Babai saudit vret vajzen e tij qe kishte nderruar besimin.
Nje vajze saudite kishte zgjedhur qe te nderronte besimin islam me ate kristian.
Por ajo u vra nga babai i saj pasi ai me pare i pat prere gjuhen.
Kete e lajmeron Spitsnews.nl duke u bazuar ne njoftimet e "Arab Vision", nje organizate qe pergatit emisione kristiane per boten arabe.
Babai i saj nuk u fajesua per vrasjen. "Kjo sepse ne Arabine Saudite mbizoteron mendimi qe babai duhet te laje turpin qe vajza e tij i kishte bere familjes"- tregon Inge Verhoef e Arab Vision ne Hollande.
Vajza kishte nje blog ne internet ne te cilen ajo kishte shkruar per zgjedhjen e saj. Disa dite para vrasjes se saj, ajo shkruante se familja e saj ja kishte zbuluar aktin e nderrimit te besimit.
18/08/08 15u58
hln
Krijoni Kontakt