Shėn Bartolomeu Apostull, qė kremtohet mė 24 gusht!


Bartolomeu ėshtė njėri nga tė Dymbėdhejtė Apostujt, qė e ndoqėn Jezusin. Dimė se ishte nga Kana e Galilesė, Vdiq nga gjysma e shekullit I, nė Siri. Qe Katolikosi i tė gjithė armenėve. Festohet mė 24 gusht.


“Zoti na befason, duke na bėrė ta gjejmė atė qė kėrkonim, pikėrisht atje ku nuk e prisnim” – kėtė u kujtoi Benedikti XVI nė audiencėn e 4 tetorit 2006 shtegtarėve, tė cilėve u paraqiti shembullin e Shėn Bartolomeut.

Apostulli njihet edhe me emrin Natanael, qė do tė thotė “Zoti ka dhėnė”. Shėn Filipi Apostull e njofton se kishin gjetur Jezusin, tė birin e Jozefit nga Nazareti. Natanaeli i pėrgjigjet me njė paragjykim: “A mund tė dalė gjė e mirė nga Nazareti?”. E Filipi ia kthen: “Eja e shih”. Prej kėndej do kuptuar se nė lidhjen tonė me Jezusin nuk duhet tė pėrqėndrohemi vetėm tek fjalėt; qė ta njohim mirė, kemi nevojė pėr njė pėrvojė tė gjallė:

Dėshmia e tė tjerėve ėshtė sigurisht e rėndėsishme, sepse si rregull, e gjithė jeta jonė e krishterė fillon me kumtimin qė vjen deri tek ne pėrmes veprės sė njė ose disa dėshmitarėve. Por mė pas duhet tė jemi ne vetė qė hyjmė personalisht nė lidhje tė ngushtė e tė thellė me Jezusin.

"Qe njė izraelitas i vėrtetė, nė tė cilin nuk ka dredhi”, brohoret Jezusi duke takuar Natanaelin, i cili i pėrgjigjet: “Rabbģ, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”. Kemi tė bėjmė me pohimin e njė feje tė pastėr, qė nxjerr nė dritė pėrmasėn e dyfishtė tė Jezusit.

Nuk duhet ta humbasim nga sytė as njėrėn as tjetrėn nga dy pėrmasat, sepse po tė shpallim vetėm pėrmasėn qiellore tė Jezusit, krijohet rreziku ta bėjmė njė qenie qiellore dhe tė vagėlluar; e nė qoftė se, pėrkundrazi, pranojmė vetėm praninė e tij nė histori, errėsojmė pėrmasėn hyjnore, qė e cilėson Krishtin nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės.

Bartolomeu i cili kremtohet me 24 gusht, na mėson se bashkimi me Jezusin mund tė jetohet e tė dėshmohet edhe pa kryer vepra tė jashtzakonshme.