Unė sonte jam i gėzuar se ndodhem midis jush! Ju hapni hartėn gjeografike tė Sicilisė, afėrsisht ndo njėzet kilometra nė jug tė Palermos, gjeni tė shkruar: Piana degli Albanesi; thėnė nė gjuhėn tone tingėllon: Hora e Arbėreshėvet. Emri vetė na jep lajmin kryesor: aty para pesė shekujsh u strehuan disa mijėra arbėreshė tė shpėrngulur nga Morea, Labėria, Ēamėria e nga treva tė tjera ku flitej gjuha jonė e ėmbėl.
Unė jam bir i Horės sė Arbėreshėvet. Dhe vij kėtu me kredenciale tė larta, sepse Hora e Arbėreshėvet ėshtė nėnė e disa bijve tė shkėlqyer nė tėrė botėn shqiptare me mbiemra si Matranga, Guxeta, Brankato, Kamarda, Guidera, Petrotta, e gjithė ajo radhė Skiro: Zef Skiroi, Pal Skiroi, Gjergj Skiroi. Ne pra do tė themi edhe pėr kolonitė e tjera nė tokėn siciliane, si Kuntisa, Pallaci, Adriano, Munxifsi e Sėndastina, tė gjitha brenda krahinės sė Palermos, duhet tė shtojmė mbiemra si Filja, Keta, Krispi, Dara. Njė traditė letrare tė shkėlqyer jona dhe njėkohėsisht juaja.
Edhe sot tradita letrare nė Horėn e Arbėreshėvet vazhdon e rritet. Aty bėhet poezi, bėhet teatėr, muzikė, art.
Cilat janė motivet kryesore qė frymėzojnė punėn e shkrimtarit arbėresh:
- ruajtja e gjuhės, nė vend tė parė;
- ruajtja e identitetit, sot mė problematike se dje pėr shkak tė globalizmit;
- krijimi i shpėrnguljes sė vjetėr e prandaj
- nostalgjia letrare pėr dheun e tė parėve tė braktisur;
- situatat e shqiptarėve ku do tė ndodhen edhe janė: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni si dhe nė disa shtete fqinj;
- jeta e pėrditshme e arbėreshit me hallet, gėzimet, lipet, ėndrrat, fantazitė, zhgėnjimet.
Ashtu edhe kam kėnduar dhe kėndoj:
- pėr temat themi kėshtu universale: si ardhja e ēuditshme midis tė gjallėvet; si dhembja e shkėputjes nga tė gjallit; si liria; si pėr tė drejtat e njeriut sidomos minoritar; etj.
nė veēanti:
- pėr Gjinden time, pėr agimet e perėndimet e saj; pėr bukurinė e saj; pėr ndjenjėn e nostalgjisė sė kohės qė kalon; pėr pėrjetėsinė e vlerave tona;
- pėr mbrojtjen e gjuhės si pasuri tė gjallė jo vetėm monumentale, ku tė vjen lehtė tė pėrdorėsh ironinė e sarkazmin pėr disa sjellje joarbėreshe tė vendėsve;
- pėr gjithė katundet arbėreshe kėtej e andej Ngushticės sė Mesinės;
- pėr Italinė dhe Sicilinė tė tė cilave ne arbėreshė jemi bij dhe ndėrmjetės tė urtė kulturorė qė ka pesė shekuj;
- pėr Evropėn, qė ėshtė nėna e tė gjithė popujve qė thithin qytetėrim nga gjiri i saj e qė do tjetė atdheu i madh i pėrbashkėt;
- pėr tė Bukurėn More, dje ndoshta si tokė e caktuar gjeografikisht, sot si tokė mendore e pėrrallore, ku nė ēdo rast ekzistonte dhe ekziston pėrsosria;
- pėr Shqipėrinė si vendi kryesor i tė gjithė shqiptarėve;
- pėr shpėrnguljet antike e ato moderne, pėr tė cilat kemi vuajtur: ikjet tona nėpėr dete me anije me vela a me motor;
- pėr Kosovėn e viteve 1981 e 1998 e pėr Kosovėn e sotme;
- pėr Tetovėn e Strugėn, ku shkova nė fund tė prillit tė sapokaluar dhe bėra poezi;
- e do tė bėj poezi edhe pėr Ulqinin tė bukur e tė pranishėm, me tė cilin takohem pėr tė parėn herė e ku mė duket se ndodhem te shtėpia ime.
Edhe dy fjalė pėr teatrin tim.
Kam shkruar dhe shfaqur teatėr pėr gjinden time e me gjinden time duke pėrdorur mėnyrat e dramės dhe tė komedisė deri te kabareti, qė pėr dallim nga kabaretet e tjera, quaj kabaresh, dmth. kabare arbėresh.
Temat e teatrit janė edhe ato lidhur me ruajtjen e gjuhės, me ruajtjen e tė qenit arbėresh vėrejtur shpeshherė me sy ironik e me ca komicitet, me ruajtjen e dinjitetit tė njeriut qė ka tė bėjė me vėshtirėsitė e jetės sė pėrditshme dje si edhe sot.
Mbyll me njė nderim ndaj njė poeti qė me poezinė e tij ka hapur gjithmonė pėrmasa tė ēuditshme tek unė lexues: them pėr poetin Ali Podrimja, mikun e vjetėr dhe gjithmonė tė ri, dhe nėpėrmjet tij mbyll me njė nderim Kosovės: tė cilėve u kushtoj kėtė poezi me titull Te Hora e Arbėreshėvet mora njė zarf:
Te Hora e Arbėreshėvet mora njė zarf
Te Hora e Arbėreshėvet mora njė zarf
me brenda dy libra. Punė
krejt normale thua. Por
ai qė mė dėrgon librat ėshtė
Ali Podrimja, poeti. Gėzim
krejt normal thua. Por
nėn adresėn e tij pėr tė parėn herė
me natyrshmėri shoh shkruar
REPUBLIKA E KOSOVĖS. Hare
krejt normale thua?
Tė jesh vėrtet arbėresh ėshtė para sė gjithash njė mėnyrė e shpirtit, njė praktikė e jetės. Shoh se edhe ju jeni vėrtet arbėreshė.
* Ai vjen nga vatra arbėreshe e Sicilisė
Autori i kėtij shkrimi, Xhuzepe Skiro di Maxho, ėshtė poet dhe dramaturg i njohur qė shkruan nė gjuhėn italiane dhe shqipe. Ai vjen nga vatra arbėreshe e Sicilisė. Ka qenė drejtor nė revistėn Mondo albanese (Bota shqiptare) si dhe kryetar i shoqėrisė me tė njėjtin emėr. Xhuzepe Skiro Di Maxho ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė botės letrare arbėreshe. Poet lirik, epik e satirik, dramaturg, pėrkthyes, publicist, si dhe veprimtar i dalluar i lėvizjes mbarė arbėreshe. Ėshtė autor i njėzetė pėrmbledhjeve poetike, i disa poemave epike-satirike, i pesėmbėdhjetė dramave e komedive ai bėhet i pranishėm nė sa e sa antologji letrare brenda dhe jashtė Italisė. Veprat mė tė njohura tė tij janė Lufta e mivet me brethqit1975, Pugare tė reja, Trima tė rinj arbėresh apo arsyea e gjėrave, Sunata 1976, Nėpėr udhat e parrajsit shqiptar dhe arbėresh 1974, Mė para se tė ngryset 1977, Kopica e ndryshkut 1981, Vjeē tė tua 500, 1988, Learti i jati 1989, Metaforė 1990, Kosova lule 1991, Anije me vela e me motor 1992, Ne pas se pencher au debors 1994, Poezi gushtore e tjera 1994,opshti im me dritare 1996, Dhembje e ngrirė 1998-Palermo, Gjuha e bukės 1981-Prishtinė, Pėrtej maleve, prapa kodrės1985 Tiranė. Meritat e tij janė se lėvron letėrsi nė njė tė folme arkaike qė vjen nga ishuj gjuhėsorė mesjetarė, me njė leksik tė kufizuar dhe frymėmarrje tė gjerė linguistike. Ai synon me kėtė mėnyrė pėr tė komunikuar nė radhė tė parė me njė lexues brenda komunitetit etnik dhe ky ėshtė njė gjest jo i zakonshėm. Bashkė me poetėt bashkėkohore arbėreshė; D. Vetmon e Ll. Peronen, V. Belmonten e K. Cukaron, P. Napolitanon e M. Belicin, Vorea Ujko, etj, Xhuzepe Skiro Di Maxho, i bashkohet denjėsisht yllėsisė poetike arbėreshe tė kohėve moderne. Duke u renditur nė krye tė zėrave poetikė tė Pianės, ai iu bashkua asaj gjenerate qė vėrshoi nė letėrsinė e re arbėreshe dhe realizoi kthesėn dhe ringjalljen e saj. Vepra e poetit Xhuzepe Skiro Di Maxho janė tė frymėzuara drejtpėrdrejtė nga jeta nė Sicilinė arbėreshe dhe e katundeve tė saj tė pėrhapura nėpėr ishull e nė radhė tė parė tė Horės aq tė njohur Piana degli Albanesi. Nė kėtė katund me histori dhe vlera tė shquara atdhetare dhe kulturore lindi, u brumos dhe u formua poeti Di Maxho.
Zef Skiro Di Maxho
(Dhurata Hamzai)
Krijoni Kontakt