Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1

    Berisha: Gjobë për ata që nuk votojnë

    Berisha: Gjobë për ata që nuk votojnë

    “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë.

    Fejzi Braushi
    Shtune, 16 Gusht 2008 08:11:00

    Kreu i qeverisë, Berisha, ka deklaruar se do të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata që nuk do të pranojnë të votojnë

    “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë. Por shumë shpejt, ushtrimi i të drejtës së votës nuk do të jetë më një detyrim moral, por një detyrim ligjor.

    Sikur bojkotimi gjithnjë e më i madh i votimeve të ishte pasojë e papërgjegjshmërisë së zgjedhësve dhe jo e zhgënjimit gjithnjë e më të madh që politika ka krijuar në popull, Qeveria ka planifikuar që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta bëjë pjesëmarrjen në votim të detyrueshëm për çdo shtetas, duke e sanksionuar këtë detyrim në ligj. Nisma është bërë publike dje nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili duke e konsideruar rritjen e indiferencës qytetare ndaj politikës si një shqetësim, është shprehur se është duke menduar që të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata shtetas që nuk pranojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

    Për të realizuar këtë nismë natyrisht që mbetet për të ndryshuar edhe Kushtetuta, prandaj shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se do t’i kërkonte dhe opozitës që ta mbështeste një ndryshim të tillë ligjor. “Një problem mbetet i hapur dhe këtë do ta diskutojmë me opozitën. Ai i qytetarëve që nuk votojnë. Ka një grup njerëzish që nuk votojnë, por unë mendoj se së bashku me opozitën, mund të përcaktojmë një sanksion ligjor për këtë rast, kurse për ata që duan të votojnë, i siguroj se do t’i kenë gati këto dokumente”,- tha Berisha, pa specifikuar se cilat do të jenë masat ligjore që mund të merren për ata persona të cilët përsëri nuk do pranonin të votonin.

    Nga ana tjetër ai ka garantuar qoftë opozitën, ashtu edhe faktorin ndërkombëtar se do të realizojë të gjithë infrastrukturën e zgjedhore për votimet e ardhshme, që me shumë gjasa pritet të mbahen në muajin qershor. Sipas tij, të gjithë shtetasit e interesuar do të pajisen me karta të sigurta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si do të realizojë Regjistrin Elektronik dhe listat e sakta të zgjedhësve. “Për sa i përket letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata i përcakton qartë detyrimin kompanisë për t’i prodhuar në kohën e duhur, para zgjedhjeve.

    Kompania është një kompani me kapacitete të jashtëzakonshme. Në raste të tjera, kjo kompani, në një periudhë kohore gjashtë javore ose dymujore ka dorëzuar miliona karta”, - tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Gjithashtu Kryeministri ka siguruar se krahas plotësimit të infrastrukturës zgjedhore, do të punohet edhe për realizimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Për këtë ai është shprehur i sigurt se do të gjejë mbështetjen edhe të opozitës.

    Gazeta Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po po
    Tani kan ngelur edhe zurnate dhe ahengjet qe bente dulla te qendrat e votimit kur votohej per nenen parti.
    Jepi Sali jepi se qafen e rosakut do maresh.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    ka mundsi kur sillni artikuj te ndryshem te mos i perserisni paragrafet sepse eshte shume e bezdishme te lexosh te njejten idiotesi 2 here. Plus qe eshte fyese... ofendon inteligjencen e lexuesit, eshte sikurse ti thuash "e lexove ne here? lexoje edhe nje here tjeter qe ta kuptosh me mire". pervec ksaj eshte edhe fyese... ofendon inteligjencen e lexuesit, eshte sikurse ti thuash "e lexove ne here? lexoje edhe nje here tjeter qe ta kuptosh".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nje hap drejt diktatures, ky sala ka ik per lesh, seriozisht e ka apo tallet sepse nese e ka seriozisht ka nevoje per nje vizite tek psikiatri.

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Mos u merrni me gazeta te tilla si Shekulli

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Seriozisht, ky lajmi i vertet eshte apo eshte ndonje trillim sepse mua po me duket ca e pabesueshme, por duke ditur koken e saliut edhe mundet te jete e vertete.

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mirë e ka, spo e prdh njeri më. lol
    Nga të mos e votojnë Salën, tani nuk po votojnë njerëzia fare.
    Në zgjedhjet lokale para dy vjetësh, rreth 50% e zgjedhësve votuan.
    Është mirë t'i thellohen muhabetit se pse populli nuk i voton.
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Pse Lexoni Gazeta Dhe i Shkruani Ktu Kot Mkot ........ Dicka Qe S~eshte e Vertete Dhe Ska per tu bo nai here ..... Gjithsesi FjaLa e SaLes Ligj
    FJªLët Janë G®ā .... VeP®aT Jãńë Bų®®ǻ

  9. #9
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    edhe ne kohen e enverit s`te detyronte njeri te votoje
    komunistet te vinin te mernin me te mire se u duhej 99,9 per qindeshi' por ama gjobe nuk te vinte njeri; s`kishte ligj te tille

  10. #10
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Berisha: Gjobë për ata që nuk votojnë

    “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë.

    Fejzi Braushi
    Shtune, 16 Gusht 2008 08:11:00

    Kreu i qeverisë, Berisha, ka deklaruar se do të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata që nuk do të pranojnë të votojnë

    “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë. Por shumë shpejt, ushtrimi i të drejtës së votës nuk do të jetë më një detyrim moral, por një detyrim ligjor.

    Sikur bojkotimi gjithnjë e më i madh i votimeve të ishte pasojë e papërgjegjshmërisë së zgjedhësve dhe jo e zhgënjimit gjithnjë e më të madh që politika ka krijuar në popull, Qeveria ka planifikuar që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta bëjë pjesëmarrjen në votim të detyrueshëm për çdo shtetas, duke e sanksionuar këtë detyrim në ligj. Nisma është bërë publike dje nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili duke e konsideruar rritjen e indiferencës qytetare ndaj politikës si një shqetësim, është shprehur se është duke menduar që të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata shtetas që nuk pranojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

    Për të realizuar këtë nismë natyrisht që mbetet për të ndryshuar edhe Kushtetuta, prandaj shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se do t’i kërkonte dhe opozitës që ta mbështeste një ndryshim të tillë ligjor. “Një problem mbetet i hapur dhe këtë do ta diskutojmë me opozitën. Ai i qytetarëve që nuk votojnë. Ka një grup njerëzish që nuk votojnë, por unë mendoj se së bashku me opozitën, mund të përcaktojmë një sanksion ligjor për këtë rast, kurse për ata që duan të votojnë, i siguroj se do t’i kenë gati këto dokumente”,- tha Berisha, pa specifikuar se cilat do të jenë masat ligjore që mund të merren për ata persona të cilët përsëri nuk do pranonin të votonin.

    Nga ana tjetër ai ka garantuar qoftë opozitën, ashtu edhe faktorin ndërkombëtar se do të realizojë të gjithë infrastrukturën e zgjedhore për votimet e ardhshme, që me shumë gjasa pritet të mbahen në muajin qershor. Sipas tij, të gjithë shtetasit e interesuar do të pajisen me karta të sigurta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si do të realizojë Regjistrin Elektronik dhe listat e sakta të zgjedhësve. “Për sa i përket letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata i përcakton qartë detyrimin kompanisë për t’i prodhuar në kohën e duhur, para zgjedhjeve.

    Kompania është një kompani me kapacitete të jashtëzakonshme. Në raste të tjera, kjo kompani, në një periudhë kohore gjashtë javore ose dymujore ka dorëzuar miliona karta”, - tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Gjithashtu Kryeministri ka siguruar se krahas plotësimit të infrastrukturës zgjedhore, do të punohet edhe për realizimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Për këtë ai është shprehur i sigurt se do të gjejë mbështetjen edhe të opozitës.

    Gazeta Shekulli
    Thuaj saliut mos na ruaj sjetullat shume do na veka gjobe ne ai
    po nuk votuam po qe jemi ne emigrim te vemi kastile te votoim
    per sali berishen po te me eqi dhe lekte e rruges iki
    una se kam problem dhe me manan e kesai takoi dhe te shpis
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  11. #11
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Mire e ben, ky ligj eshte edhe ne vendet e zhvilluara... edhe ketu ku jetoj une po s'votove 100 euro gjobe.

    Nuk don te thot qe voton per IKSIN apo IKSILONIN , kete e bejne shtetet me te forta ekonimike pse mos e pranon dhe Shqiperia ket ligj?!.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006 Lexo Postimin

    ne cilat vende te zhvilluara?

  13. #13
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ne cilat vende te zhvilluara?

    Tani kenkon dhe faturen?!... France . Belgjike . Hollande. Gjermani. e tjera.

    Mos mendoje qe e kam fjalen per italine..... sepse atje nuk pagohet asgje perveç mafise qe duhet paguar.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ne USA me sa di une nuk te detyron njeri te votosh, po nuk e kam degjuar kete punen e gjobes as ne keto vendet qe permende ti.

    MEgjithate eshte absurde, sepse e di si eshte kjo puna e votes?
    Te vene perpara dy lloje m*ti, dhe te thone qe ti si njeri i lire ke te drejte te zgjedhesh e te hash ose ate te njomin ose ate te thatin.
    Kuptohet qe ti preferon te mos zgjedhesh asnjerin, mirpo te vene gjobe po nuk zgjodhe te pakten njerin prej tyre.

    Sot vota e ka humb vleren sepse kujtdo qe tja japesh perseri m*t jane, vetem se ndryshojne nga ngjyra dhe perberja.

    Pra jemi njerez te lire, kemi mundesi te zgjedhim stilin kur te na e fusin sa krahu, por nuk jemi te lire te zgjedhim qe te mos na e fusin fare. Ja kesaj i thone liri demokraci.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 16-08-2008 më 10:17

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Rrofte SaLi Ram Berisha.
    FJªLët Janë G®ā .... VeP®aT Jãńë Bų®®ǻ

  16. #16
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ok, une e kam nga pervoja ime' te them qe kam paguar sepse nuk votova kupton tani.

    Dhe isha i detyruar te pagoja gjoben.

    Mesa di une ky ndoshta eshte nje nder standartet qe ja kerkon BE_ja dhe Nato.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006 Lexo Postimin
    Ok, une e kam nga pervoja ime' te them qe kam paguar sepse nuk votova kupton tani.

    Mesa di une ky ndoshta eshte nje nder standartet qe ja kerkon BE_ja dhe Nato.
    Nuk ka mundesi te jete standart nje kerkese e tille, madje ky nuk eshte standard fare, pse italia qe nuk e ka kete standart a nuk eshte pjese e BE dhe NATOs?

    Per mua ky lloj detyrimi me gjobe eshte shkelje e te drejtave elementare te njeriut. Une kam te drejte te zgjedh njerin prej kandidateve nese ma mbush syrin ndonjeri, por duhet te kem te drejt te mos zgjedh asnjerin nese shoh qe nuk nuk ja vlen asnjeri.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006 Lexo Postimin
    Tani kenkon dhe faturen?!... France . Belgjike . Hollande. Gjermani. e tjera.

    Mos mendoje qe e kam fjalen per italine..... sepse atje nuk pagohet asgje perveç mafise qe duhet paguar.
    Per ato vende qe permende nuk e di por per Gjermanine te siguroj une se nuk eshte e vertete ajo qe thua ti.Dole nuk dole,nuk i intereson kujt.

    E sa per Berishen qe paska deklaruar diqka te tille,mendoj se eshte vetem nje trillim i ndonje gazetari.

  19. #19
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Wink

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nuk ka mundesi te jete standart nje kerkese e tille, madje ky nuk eshte standard fare, pse italia qe nuk e ka kete standart a nuk eshte pjese e BE dhe NATOs?

    Per mua ky lloj detyrimi me gjobe eshte shkelje e te drejtave elementare te njeriut. Une kam te drejte te zgjedh njerin prej kandidateve nese ma mbush syrin ndonjeri, por duhet te kem te drejt te mos zgjedh asnjerin nese shoh qe nuk nuk ja vlen asnjeri.
    O njeri, mos me trego per italine, ligjet italiane i njoh mire edhe pse kam jetuar nje gjysme te jetes time atje' pra per italine mos me trego.

    Ke dhe ske te drejte te zgjedhesh , askush nuk te detyron por ligji po.

    Nuk mendoj qe eshte shkelje e te drejtave elementare, keshtu ndergjegjesohet populli....ka pas shkelje edhe me te renda ne shume raste, por kane shkelur syrin.

    Ka mundesi te jete, dhe ben pjese ne standarte qe duhet permbushur, gjysma e italise nuk quhet itali kete e thuajn vete italianet te veriut me plot goje...... sidomos jugu qe nuk pagojne asgje.

    Nese je ketu ku jetoj une dhe ti nuk voton eshte e drejta jote' dhe pastaj te dergojne faturen e gjobes ti e pagon po apo jo.

    Do te besh si thuash ti apo si thot ligji ketu?.... çfare mendimi te me sugjerosh tani?!.

  20. #20
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Per ato vende qe permende nuk e di por per Gjermanine te siguroj une se nuk eshte e vertete ajo qe thua ti.Dole nuk dole,nuk i intereson kujt.

    E sa per Berishen qe paska deklaruar diqka te tille,mendoj se eshte vetem nje trillim i ndonje gazetari.

    Ok Belgjika e ka....tani nuk e di si je ti me letra ne gjermani nese je nenshtetas?!.

    Une e kam fjalen per nenshtetasit dhe jo per te tjeret.

    Dole nuk dole por faturen ta dergojne .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse Veriu dhe Jugu votojnë ndryshe?
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 11:27
  2. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Ata qe s'votojne do qeverisen nga ata qe votojne.
    Nga gabriel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 08:01
  5. Deputetët e PDR votojnë për qeverinë Nano
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •