Prej 22-25 korrik 2008 u zhvillua ne Struge, Fyrom Seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe ne diasporë, me mësueset dhe mësuesit e SHSHMP në diasporë.

Seminari 2008 realizoi këto qëllime e objektiva:
- Ishte një vazhdimësi konceptuale e seminareve të mëparshme dhe u zhvillua më tej si në përmbajtje ashtu edhe në përfshirje;
- Me përmbajtjet e tij të larmishme dhe me shumësinë e qasjeve, solli ndërveprim e ndëreflektim të konsiderueshëm profesional;
- Krijoi lidhje të reja komunikimi e bashkëpunimi ndërmjet personave, qarqeve dhe institucioneve me interes /në të gjitha lidhjet dhe shtrirjet; Atdhe- diasporë dhe anasjelltas , pastaj brenda Atdheut, ne kuadër te diasporave etj./ për zhvillimin e SHSHMP në diasporë;
- E zhvilloi edhe më tej bashkëpunimin me institucionet përkatëse të shteteve përkatëse në funksion të zhvillimit të SHSHMP në diasporë /ligjëruesja mysafire nga Ministria e Arsimit e Austrisë/;
- Provoi ta ngrinte në nivel të subjektit dhe të bashkorganizatorit edhe komunën e Strugës, që, në këtë rast, reprezentonte institucionin shtetëror të Maqedonisë;
- Rikonstatoi dhe rikonfirmoi edhe njëherë se Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë është unike dhe edhe politikat shtetërore ndaj saj duhet të jenë unike apo se pakut të koordinuara ne nivel kombëtar;
- E mirëpriti, e “miratoi” dhe e afirmoi hartimin e Kurrikulës së SHSHMP në diasporë nga MASHT e Kosovës / dokument që u zbërthye dhe u interpretua profesionalisht në zërat e tij kryesor dhe iu shpërnda të gjithë pjesëmarrësve/ dhe konstatoi se tashmë ekziston një referencë institucionale kurrikulare e bërë enkas për SHSHMP në diasporë /e cila edhe do të duhej të zhvillohej në vazhdimësi/, dhe prej këtij viti duhet të zbatohet në praktikën mësimore-pedagogjike;
- Shtroi edhe njëherë zëshëm dhe argumentueshëm nevojën e shpejtimit të hartimit të teksteve mësimore KOMBETARE mbi bazën e Kurrikulës .....;
- Krijoi premisa të reja për ndërgjegjësimin dhe riorganizimin kulturor-arsimor të diasporave të reja /Greqi, Itali/ dhe të forcimit e të thellimit të përkujdesjeve të institucioneve të Atdheut ndaj tyre;
- Realisht në aspektin e përmbajtjeve profesionale brenda seancave plenare dhe të punëtorive u realizua në të gjithë zërat e tij /por, për shkaqe thjesht banale-procedurale ndërkufitare nuk u realizua në planin e vizitës qytetit të Pogradecit dhe të shtëpisë së Lasgush Poradecit !/;
- Ishte një kontribut në integrimet shqiptare;
- Ishte shumë i dukshëm opinioni që edicioni i radhës /2009/ të mbahet në Kosovë /Pejë apo gjetkë/.

Ju pershendes dhe Ju uroj nje vit te mbare dhe te sukseshem shkollor.