Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55

    Post Ftesë: Kudo që jeni Shqiptarë



    LIDHJA ËSHTË GJALLË

    Aktivitetet e RrOSh-it në shënim të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-2009),
    10 Qershor 2009, Prizren


    1.Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
    2.Tryeza mbarëkombëtare në Prizren “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit ”. 10 qershor 2009, ora 10:00-16:00
    Në tryezë do të flitet për rëndësinë politike dhe ushtarake të Lidhjes së Prizrenit
    Vendi i mbajtjes: Hotel Therranda
    Ora: 10:00-14:00
    Pjesëmarrës: 30 pjesëmarrës (profesorë, historianë, analistë, figura politike) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria.
    3.Defileu përgjatë sheshit të shatërvanit deri tek Muzeu i Lidhjes së Prizrenit i rreth ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
    4.Organizimi i panairit me prodhime artizanale shqiptare në sheshin Shatërvan në të cilën presim të marrin pjesë afërsisht 20 prodhues (veshje kombëtare, tepihë, qilima, punë dore, nënkresa, mbulesa, filigran, prodhime druri- çiftelia, vegla/pajisje të drurit për kuzhinë, çeleshe, etj).
    5.Ekspozita me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë.
    Ekspozita përmban materiale dhe relikte si: libra të vjetër, flamuj, simbole kombëtare, dokumente të vjetra që i përkasin kryesisht viteve 1800- 1900
    6.Ekspozita e 160 fotografive në sheshin Shatërvan me motive nga historia shqiptare, trashëgimia kulturore dhe trashëgimia natyrore.
    7.Defileu i motoçiklistëve: Në koordinim me shoqatën e motoçiklistëve Shqiponja nga Prizreni në bashkëpunim me shoqatat dhe grupet tjera nga Tirana dhe Shkupi. Gjatë defileut do të bartin flamuj dhe simbole kombëtare
    8.Përformanca e Tifozëve Kuq e Zi dhe shfaqja e ndeshjes së kombëtares (në rast se ka lojë atë ditë)
    9.Ndeja e RrOSh-it: në kompleksin e kafiterive në sheshin Shatërvan, me muzikë nga 2 rock grupe.
    10.Ndezja e flakadanëve në Kalanë e Prizrenit dhe marshimi drejt Muzeut të LSHP-së
    11.Dekorimin e pjesës së qytetit nga shatërvani deri tek Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe në Kalanë e Prizrenit me flamuj kombëtar dhe balona.
    12.Vendosja e banerëve dhe muraleve në hyrje të qytetit dhe në hapësirat afër shatërvanit me mbishkrime për përvjetorin e LSHP-së.
    13.Mbulimi medial: Televizioni Opinion nga Prizreni do të mbulojë të gjitha aktivitetet gjatë ditës dhe do të jetë ne transmetim direkt. Kurse përpjekjet janë që edhe mediat tjera qendrore të kyqen përmes emisioneve të mëngjesit, intervistave, emisioneve dhe ekipeve të tyre të terrenit.








    Programi

    10 qershor 2009 Prizren

    00:00-09:00 Dekorimi i pjesës së qytetit nga shatërvani deri tek Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me flamuj kombëtar si dhe në Kalanë e Prizrenit

    09:00-09:20 Ceremonia e hapjes pranë muzeut dhe në sheshin shatërvan

    09:20-18:00 Hapja dhe mbarëvajtja e panairit të artizanateve

    10:00-18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore përgjatë sheshit Shatërvan deri tek muzeu.

    10:00-14:00 Tryeza mbarëkombëtare “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit” në Hotel ‘Therranda’, Prizren.

    10:00-19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare

    10:00-19:00 Hapja e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptar

    12:00-13:00 Defileu i motoçiklistëve të shoqatës ‘Shqiponja’ nga Prizreni

    14:00-16:00 Performanca e tifozëve Kuq e Zi

    19:30-21:00 Ndezja e flakadanëve në Kalanë e Prizrenit dhe marshuta drejt muzeut të LSHP-së

    21:00-24:00 Ndeja e RroSh-it, në kompleksin e kafiterive të Sheshit ‘Shatërvan’.



    FTOHENI QE TE MERRNI PJESE NE FESTIMIN E 131 VJETORIT TE LIDHJE SHQIPTARE TE PRIZRENIT te organizuar nga RrOSh-i (Rrjeti i Organizatav Shqiptare )

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55
    Ftoheni ku do qe jeni nga te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale qe te merrni pjese

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55
    Shqiptaret me sa po shoh une nuk qenkan me te vertet shqiptar me ndjenja kombetare shqiptare se nuk po e shof interesimin e askujt ne kete forum edhe pse ka me se shumti antar se forumet tjera por kjo eshte nje shperfillje e punes se kesaj organizate qe me pune dhe mund na mundesoj qe ta festojme 131 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit me kete po shof se nuk ka asnje te interesuar qe ti pergjigjet kesaj thirrje nga kjo organizat pra RROSH-i per ta festuar 131 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit . Ka po shkon qeshtja kombetare ku shkoj sakrifica e deshmorve cili ishte amaneti i tyre ishte qe ti bashkojme dhe çlirojme te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale qe nga Qameria Tuzi Ulqini Shkupi tetova Lugina e Presheves Prishtina Mitrovica pra te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale ti bashkojm ne nje Shqiperi te vetme

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    TË GJITHË ME 10 QERSHOR NË PRIZREN!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po ne qe nuk dime turqisht mund te marim pjese???

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    po ne qe nuk dime turqisht mund te marim pjese???
    ti shko n'turqi e rri me me kulqedra
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga rrezon Lexo Postimin
    ti shko n'turqi e rri me me kulqedra
    Po ti do rrish ne Shqiperi? Me tapet te kuq ta shtrojne rrugen ne Beograd o UDBash.

    Unitrashnja Derzhavna Bezbednost,Nezir Myrta.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55
    Prizreni nuk eshte i Turqis eshte mesi i Shqiperis Natyrale prandaj mos u mundoni qe te paraqitni budall ketu ne forum po rrini si njerez te kulturaur nese ju intereson per temen pergjigjuni nese jo rrini mos folni hiq

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55
    ne kete link e keni komplet programim per 10 qershorin http://www.facebook.com/friends/?ref...4142128&ref=mf

  10. #10

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •