Biofidbeku dhe Relaksimi
Kur disa psikologė filluan tė eksperimentojnė me mėnyrat pėr tė trajnuar njerėzit pėr tė pėrmirėsuar rrahjet e tyre tė zemrės dhe presionin e gjakut pėrmes kontrollit tė vetėdijshėm, shumė nga kolegėt e tyre menduan se ata ishin tė ēmendur. Kėto funksione janė, para sė gjithash, tė kontrolluar nga sistemi nervor autonom (jovullnetar). Me pas, nga fundi i tė gjashtėdhjetave, eksperimentet nga psikologėt e respektuar filluan ti bėjnė mosbesuesit tė habiten. Neal Miller zbuloi se mijtė mund tė modifikonin rrahjet e tyre tė zemrės nėse ju jepet njė stimulim i kėnaqshėm i trurit kur rrahjet e zemrės sė tyre janė pėrshpejtuar ose janė ngadalėsuar. Mė vonė, studiuesit zbuluan se disa njerėz tė paralizuar mund poashtu tė mėsonin tė kontrollojnė presionin e tyre tė gjakut (Miller & Brucker, 1979).
- Miller po kryente eksperimente me biofidbekun, njė sistem pėr regjistrim, zmadhim, dhe grumbullim tė dhėnash mbi reagimet delikate psikologjike. Instrumentet e biofidbekut janė krahasuar me njė pasqyrė. (Norris, 1986). Instrumentet nuk kontrollojnė trupin njėlloj si njė pasqyrė nuk na krehė flokėt. Mė saktė, duke pasqyruar rezultatet e pėrpjekjeve personale tė njė njeriu, i lejojnė njė personi tė vlerėsojė se cilat teknika janė mė efektive nė kontrollimin e njė reagimi psikologjik.
- Pėr shembull, njė sensor regjistron tensionin nė muskulin e ballit tė njė personi me dhimbje koke kronike. Njė kompjutor procedon kėto informata fiziologjike dhe aty pėr aty ia pėrcjell tė dhėnat personit nė njė imazh tė kuptueshėm lehtė. Derisa personi relakson muskulin e ballit, akrepi nė ekran bie poshtė, ose njė dritė bėhet mė e fortė. Detyra e pacientit ėshtė tė mėsojė tė kontrollojė akrepin ose dritėn, dhe kėsisoji tė mėsojė tė kontrollojė tensionin nė muskulin e ballit dhe dhimbjet e kokės qė e shoqėrojnė.
- Fillimisht, hulumtuesit dhe praktikuesit e biofidbekut thanė qė njerėzit mund tė mėsonin tė rrisnin prodhimin e valėvė alfa tė trurit, ti ngrohnin duart e tyre, dhe tė ulnin presionin e gjakut tė gjitha shenjat e njė gjendjeje mė tė relaksuar. Kėto raporte nxitėn edhe ngazėllim edhe njga 4,000 studime, nga tė cilat mė shumė se 400 vetėm nė Rusi (Sokhadze & Shtark, 1991). Pas njė dekade studimesh, hulumtuesit u ndalėn pėr tė vlerėsuar rezultatet dhe konkluduan qė pohimet e para pėr biofidbekun kishin qenė tė fryera jashtėmase (Miller, 1985). Biofidbeku nuk ju mundėson ca njerėzve tė ndikojnė tek temperatura e gishtave tė tyre ose ke tensioni i muskujve tė ballit, dhe mund tė ndihmojė sadopak nė uljen e intenzitetit tė migrenės dhe dhimbjeve kronike (King & Montgomery, 1980; Qualls & Sheehan, 1981; Turk & tė tjerėt, 1979).
- Nėse relaksimi ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e biofidbekut, a mund tė jetė njė antidot natyral ndaj stresit atėherė? Kardiologu Herbert Benson (1976 deri 1996) u intrigua me kėtė mundėsi kur kuptoi se medituesit me pėrvojė mund tė ulnin presionin e tyre tė gjakut, tė pėrmirėsonin rrahjet e zemrės, dhe konsumimin e oksigjenit, si dhe ngritjen e temperaturės nė gisht. Mund ta pėrjetoni thelbin e kėtij reagimi tė relaksimit, siē e quan Benson, menjėherė tani: Merrni njė pozitė tė rehatshme, merrni frymė thellė, dhe relaksoni muskujt tuaj nga gishtat e kėmbėve deri nė ballė. Tani pėrqėndrohuni nė njė fjalė ose njė frazė. (80 pėrqind e pacientėve tė Bensonit preferuan tė pėrqėndroheshin tek lutja e tyre e preferuar.) Mbyllni sytė dhe lejoni qė mendimet tjera tė fluturojnė larg kur ato mundohen tė imponohen pėrderisa ju po pėrsėrisni frazėn tuaj vazhdimisht pėr 10 ose 20 minuta. Kėsisoji, shumė njerėz raportuan qė kishin ndjerė njė qetėsi tė madhe gjatė ditės. Stresi pėrkeqėson dhimbjet, infertilitetin, dhe pagjumėsinė, dhe poashtu dėmton sistemin imunitar. Relaksimi meditues i kundėrvihet gjithė kėtyre efekteve, thotė Benson. Njė studim mahnitės caktoi 73 banorė tė azilit tė pleqve qė disa nga to tė bėjnė sė paku njė herė meditime gjatė ditės, ndėrsa pjesa tjetėr nuk do meditonte fare. Pas tre vitesh, njė ēerek nga ata qė skishin medituar kishin vdekur, ndėrsa nė grupin e medituesve tė gjithė ishin gjallė (Alexander & tjerėt, 1989).
- Nėse viktimat e infarktit, pjesėtarė tė Tipit A mund tė mėsoheshin tė relaksohen, a mund tė reduktohet rreziku nga njė sulm tjetėr i mundshėm tek ata? Meyer Friedman dhe kolegėt e tij kanė zgjedhur rastėsisht qindra pacientė tė moshave mesatare, sipas pėrshkrimit tė mėsipėrm, nė San Francisco nė njė nga dy grupet. Grupi i parė morri kėshillat standarde nga kardiologėt qė kishin tė bėnin me meditimet, dietat, dhe zakonet e ushtrimeve. Grupi i dytė morri kėshillat e ngjashme, plus mbėshtetje tė vazhdueshme dhe kėshillim nė modifikimin e stilit tė jetės si tė ngadalėsojnė dhe si tė relaksohen nė ecje, nė tė folur, si tė hanė mė ngadalė duke buzėqeshur tė tjerėve ose duke qeshur me vete; duke pranuar gabimet; duke u munduar tė shfrytėzojnė kohėn pėr tu kėnaqur; dhe duke ripėrtėrirė besimin e tyre religjioz. Gjatė tre viteve qė vijuan, grupi i dytė pėrjetoi mė pak se gjysmėn e sulmeve tė pėrsėritura tė zemrės qė kishtė pėrjetuar grupi i parė gjatė tė njėjtė kohė. Kjo, shkroi Friedman, ėshtė njė reduktim i paparė, spektakolar nė pėrsėritjen e sulmeve tė zemrės. Njė studim pak mė i vogėl Britanez ngjashėm caktoi nė dy grupe viktimat eventuale tė sėmundjeve tė zemrės nė grupe kontrolli dhe modifikimi tė stilit tė jetės (Eysenck & Grossarth-Maticek, 1991). Gjatė 13 viteve qė pasuan, poashtu u zbulua njė 50 pėrqind reduktim i masės sė vdekjeve midis atyrė qė ishin trajnuar pėr tė ndryshuar mendimin dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės.
- Ngelet pėr studiuesit tjerė tė bėjnė punė tė pėrpikta pėr tė identifikuar cilat nga ushtrimet e shumta tė Friedmanit pėr reduktimin e stresit mund tė jenė tė dobishme. Edhekur Friedman grumbullonte tė dhėnat, studiuesit tjerė studionin amortizatorėt tjerė tė stresit. Pėr shembull, qeshja funksionon ngjashėm si ushtrimet, na ngre, na masazhon muskujt, dhe pastaj na relakson (Robinson, 1983). Kjo mund tė ndihmojė pėr tė sqaruar gjetjet se ngjarjet stresusese tė jetės janė mė pak shqetėsuese pėr njerėzit me humor tė mirė (Lefcourt & Davidson Katz, 1991; Nezu & tė tjerėt, 1988). Megjithėse me siguri do ishte pak e tepėrt tė thonim qė qeshja ėshtė ilaēi mė i mirė, nuk ka ndonjė arsye tjetėr pėr tė besuar qė ata qė qeshin jetojnė mė gjatė.
Nuk ka shumė qeshje nė medicinė,
por ka shumė medicinė nė njė qeshje.
HUMORISTI JOSH BILLINGS (1818 1885)
Krijoni Kontakt