Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Stresi dhe Shėndeti

    Tė nderuar antarė,

    Mė poshtė nė kėtė temė do ju sjell njė pjesė tė njė libri qė trajton stresin e njeriut dhe ndikimet nė shėndetin e tyre.
    Pėrkthimin e kam bėrė unė nga Anglishtja, dhe ua dedikoj antarėve tė Forumit Shqiptar dhe tė gjithė lexuesėve qė mund tė kenė nevojė pėr tė.

    Do ju isha mirėnjohės qė tė mos ndėrhyni me postime deri sa tė kem mbaruar me tė gjithė pjesėt e tekstit, pėr tė mos penguar rrjedhshmėrinė e tekstit.
    Ju falėnderoj pėr mirėkuptimin tuaj!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    STRESI DHE SHĖNDETI


    - Ēdokush e di qė gjendjet psikologjike shkaktojne reagime fizike. Kur jemi nervoz pėr njė provim tė rėndėsishėm, ndjehemi sikur kemi lepurin nė bark. Tė merakosur pėr njė fjalim publik, shpeshherė vizitojmė tualetin. Kur “hamė veten” pėr njė konflikt me njė antar tė familjes, kemi njė dhimbje tė fortė koke. Nėse njė stres i tillė zgjat, mund poashtu tė sjellė (tek ata me probleme fiziologjike) puērra nė lėkurė, sulme astmatike, ose tension tė lartė gjaku.
    - Shumė njerėz janė mė pak tė vetėdijshėm se si mund sjellja tė vrasė. Sjelljet tona ndikojnė nėse njė ditė do bėhemi viktima tė njė nga katėr shkaktuesit kryesorė tė sėmundjeve dhe vdekjes: ērregullim zemre, kancer, goditje, dhe infektim kronik tė mushkėrrive. Akademia Nacionale e Institutit Shkencor tė Medicinės (1982) tregoi ca nga shkaqet e vdekshmėrisė qė shkaktohen nga sjellja e njerėzve – duhani, alkooli, marrėdheniet seksuale pa mbrojtje, injorimi i urdhėrave tė doktorėve, ushtrime tė pamjaftueshme, pėrdorimi i narkotikėve tė ndaluar, dhe tė ushqyerit e dobėt. Nėse do mund tė kuptojmė dhe t’i ndryshojmė kėto burime sjelljesh qė shkaktojnė sėmundje, do mund t’i minimizonim vuajtjet e njerėzve dhe tė zmadhojmė shpresat e tyre pėr njė jetė mė cilėsore. Pėr tė ndjekur kėto qėllime, psikologėt dhe doktorėt krijuan fushėn interdisiplinare tė mjekėsisė sė sjelljes (bihevioristike), qė njėson njohuritė e sjelljes dhe mjekėsisė.
    - Psikologjia shėndetėsore siguron kontributin psikologjik pėr mjekėsinė bihevioristike. Pėrfshin shumicėn nga 3500 psikologėt qė tash janė nė fakultetet e shkollave mjekėsore tė Kanadasė dhe SHBA-sė (Michaelson, 1993). Psikologėt shėndetėsor pyesin: Si pėrcaktohet stresi qė ndjejmė nga perceptimi i njė situate? Si ndikojnė emocionet dhe personaliteti jonė drejt rrezikimit nga ērregullimet tona? Si e shohin njerėzit kur janė tė sėmurė, dhe kur kėrkojnė trajtim? Ēfarė qėndrime dhe sjellje ndihmojnė parandalimin e sėmundjeve dhe promovojnė shėndetin dhe mirėqenien? Si mund tė reduktojmė ose tė kontrollojmė stresin?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Sėmundjet

    Ēfarė ėshte stresi? Deri ku, dhe me ēfarė mekanizmash stresi kontribuon pėr ērregullimet e zemrės, infektimet, dhe kancerin? Cilat lloje njerėzish janė mė shumė tė rrezikuar pėr sėmundjet e lidhura me stresin?

    - Duke ecur shtigjeve drejt vendkampimit Rocky Mountain, Karl dėgjon njė fėshfėritje tek kėmba e tij. Hedh njė shikim tė shpejtė dhe sheh njė gjarpėr me zile, trupi i tij mobilizohet pėr luftim ose arratisje: tendosen muskujt, i vlon gjaku, zemra i rreh shpejtė. Zhduket, duke vrapuar drejt sigurisė sė kampit. Sapo mbėrrin atje, muskujt e Karlit relaksohen ngadalė dhe rrahjet e zemrės dhe frymėmarrja i qetėsohet.
    - Karen largohet nga shtėpia e saj nė periferi njė mėngjes dhe, e vonuar nga ndėrtimi i rrugės, mbėrrin tek parkingu i stacionit hekurudhor periferik fiks nė kohė pėr tė parė trenin e orės 8.05 tė largohet. Pasi merr trenin e ardhshėm, ajo mbėrrin nė qytet vonė dhe hap rrugėn pėrmes turmės plotė e pėrplotė me kėmbėsorė. Sapo mbėrrin ke banka e saj, ajo i kėrkon falje klientit tė parė, i cili pyet veten ku ka qenė Karen dhe pse raporti i tij i njė ēerek investimi nuk ėshtė gati. Karen bėn tė pamundurėn pėr tė qetėsuar klientin. Mė pas, ajo vėren muskujt e saj tė tendosur, dhėmbėt e shtėrnguar, dhe stomakun qė i dridhet.
    - Pėrgjigja e Karlit nga stresi i shpėtoi jetėn; ndėrsa Karen mundi tė shtonte rrezikun pėr ndonjė ērregullim zemre, tension tė lartė gjaku, dhe probleme tjera shėndetėsore qė kanė lidhje me stresin. Pėr mė tepėr, e ndjerė nėn presion, ajo mund tė flinte dhe tė ushtronte mė pak dhe tė pintė cigare e alkool mė shumė, duke rrezikuar mė tepėr shėndetin e asaj afatgjatė.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe stresuesit

    - Stresi ėshtė njė koncept dredharak. Njerėzit nganjėherė e pėrdorin shprehjen stres pėr tė pėrshkruar kėrcėnimet dhe sfidat (“Karen ishte e stresuar”), herėve tjera pėr tė pėrshkruar reagimet tona (“Kur Karli e pa gjarpėrin me zile, ai pėrjetoi njė stres therrės”). Shumica e psikologėve do e definonin trenin e ikur tė Karenit si “stresues,” reagimet fizike dhe emocionale tė Karlit si “reagim stresi,” dhe procesin pėrmes tė cilit Karl dhe Karen u lidhėn me ambientin si stres. Nė kėtė mėnyrė, stresi nuk ėshtė vetėm njė nxitje apo njė reagim. Ėshtė procesi pėrmes tė cilit ne vlerėsojmė dhe pėrballojmė kėrcėnimet dhe sfidat qė na rrethojnė.
    - Kur perceptohen si sfida, stresuesit mund tė kenė efekte pozitive, duke na nxitur dhe motivuar neve pėr t’i mposhtur problemet. Atletėt e kampionateve, hostėt e suksesshėm, dhe mėsuesit mė tė mėdhenj dhe udhėheqėsit, tė gjithė lulėzojnė dhe shquhen kur nxiten nga njė sfidė. Por mė shpesh, stresuesit kėrcėnojnė burimet tona – statusin dhe sigurinė tonė nė vendin e punės, shėndetin apo mirėqenien e atyre qė i duam, besimet tona tė thella, imazhet tona (Hobfoll, 1989). Dhe kur njė stres i tillė ėshtė i ashpėr ose i zgjatur, mund tė jetė dhe i dėmshėm.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sistemi Reagues i Stresit

    - Megjithėse interesimi mjekėsor mbi stresin daton qė nga koha e Hipokratit (460 – 377 PK), ėshtė dashur deri nė vitin 1920 qė fiziologu Walter Cannon tė konfirmojė se reagimi ndaj stresit ėshtė njė pjesė e njė sistemi tė unifikuar tė mendjes dhe trupit. Ai vėrejti se i ftohti ekstrem, mungesa e oksigjenit dhe incidentet qė nxisin emocione, tė gjitha kėto shkaktojnė njė derdhje tė epinefrinės (adrenalinė) dhe norepinefrinės (noradrenalinė). Kėto hormone tė stresit hynė nė sistemin e qarkullimit tė gjakut pėrmes fundit tė nervit simpatik nė pjesėn e brendshme tė gjėndrave veshkore. Siē kemi parė nė diskutimin e Kapitullit 13 pėr nxitjet emocionale, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e reagimit tė sistemit nervor simpatik. Kur alarmohet nga cilado prej shumė shtigjeve (rrugėve) tė trurit, sistemi nervor simpatik zmadhon ritmin e rrahjeve tė zemrės dhe frymėmarrjes, devijon gjakun drejt muskujve skeletorė, dhe ēliron yndyrė nga rezervat trupore – tė gjitha kėto pėr tė pėrgatitur trupin pėr ato qė Cannon i quan lufto ose mbathja. Nė tėrėsi, ky reagim ndaj stresit i erdhi Cannonit si mrekullisht i pėrshtatshėm. Fiziologėt poashtu kanė identifikuar njė sistem tė dytė tė reagimit ndaj stresit. Me urdhėrat e lėvozhgės sė trurit (pėrmes hipotalamusit dhe gjėndrave tė hipofizės), pjesa (mbėshtjellėsja) e jashtme e gjėndrės veshkore tajit hormonin e stresit kortisol.
    - 40 vitet hulumtim mbi stresin tė shkencėtarit kanadez Hans Seyle (1936, 1976), zgjeruan zbulimet e Cannonit dhe ndihmuan tė bėjnė stresin njė koncept tė madh edhe nė psikologji, edhe nė medicinė. Ngjarja qė pėrshkruan arritjen e Seyle nė konceptin e tij tė reagimit ndaj stresit ėshtė njė ngjarje qė ia vlen tė kujtohet nė kohėt e dekurajimit intelektual. Duke shpresuar tė zbulojė ndonjė hormon tė ri seksual, Selye injektoi minjtė me ekstrakte tė hormoneve vezore. Ai zbuloi tre efekte: zgjerėmin e lėvozhgės sė veshkave, tkurrjen e gjėndrave tymus (qė pėrmbajnė qelizat e bardha tė gjakut tė cilat luftojnė kundėr infektimeve), dhe ulcerė tė gjakosur. Meqė asnjė hormon i njohur deri tani s’ka prodhuar simptome tė tilla, Selye u ngazėllye. “Nė moshėn 28, unė si duket isha nė gjurmėt e njė hormoni tė ri.”
    - S’u desh tė kalonte shumė kohė deri kur ngazėllimi i tij tė kthehej nė zhgėnjim. Kur i injektoi minjtė me lėngje tė tjera, vėrejti tė njėjtat ndryshime. Mjerisht, Selye arriti nė pėrfundim qė rezultatet s’ishin nė sajė tė njė hormoni tė ri.
    Tė gjitha ėndėrrat e mia pėr zbulimin e njė hormoni tė ri u shkatėrruan. Gjithė koha dhe gjithė materialet e futura nė kėtė kėrkim shkuan dėm…U dėshpėrova aq shumė saqė pėr ditė tė tėra s’kam mundur tė kap punė me dorė. Kam ndenjur kot nė laboratorin tim, gjithė kohėn, duke “ngrohur vezėt”…Periudha e ardhshme e analizave tė shumta tė mbyllura doli tė ishte faktor vendimtar nė karierėn time, mė hapi rrugėn pėr gjithė punėn qė do vinte mė pas…Pėrderisa vazhdimisht tentoja t’i kapėrceja eksperimentet e mia tė mjera dhe interpretimet e mundshme tė tyre, befasisht mu shkrep ideja qė dikush mund t’i shihte ato nga njė kėnd krejtėsisht i ndryshėm. Po tė kishtė diēka tė tillė, si njė reagim i vetėm jospecifik i trupit ndaj ēfarėdo dėmtimi…ndėrlikimi i pėrgjithshėm mjekėsor i sindromit do ishtė i pamasė! (1946. f 24 – 26)


    - Pėr tė vėrtetuar kėtė lėmsh, Selye studoi reagimet e kafshėve ndaj stresesh tė ndryshme si goditja elektrike, trauma kirurgjike, dhe kufizimit tė lėvizjes. Ai zbuloi se reagimi i trupit ndaj stresit ishte shumė i pėrgjithshėm – si njė alarm i vetėm kundėr vjedhėsve qė aktivizohet, kushdo qė tė jetė futur brenda shtėpisė – dhe qė ai e quajti Syndromi i Pėrgjithshėm i Pėrshtatjes (GAS).
    - Selye e shihte GAS tė ndarė nė tre faza. Tė themi qė vuani nga njė traumė fizike apo emocionale. Nė Fazėn 1, ju pėrjetoni njė reagim alarmues pėr shkak tė njė aktivizimi tė befasishėm tė sistemit nervor simpatik. Rrahja e zemrės ngjitet shpejt pėrpjetė. Gjaku shkon drejt muskujve skeletor. Ndjeni ligėshtinė e goditjes. Me resurset e mobilizuara, ju jeni tė gatshėm tė luftoni sfidėn gjatė Fazės 2, rezistencės. Temperatura, presioni i gjakut, dhe frymėmarrja ngelin nė nivel tė lartė, dhe ka njė derdhje tė befasishme hormonesh. Nėse zgjat mė shumė, stresi mund pėrfundimisht tė zbrazė rezervat tuaja trupore gjatė Fazės sė 3, rraskapitjes. Me rraskapitje, ju jeni mė tė prekshėm nga sėmundjet ose biles, nė rastet mė ekstreme, edhe nga shembja ose nga vdekja.
    - Kėrkimet mė tė reja zbulojnė dallime delikate nė reagimet trupore ndaj stresuesve tė ndryshėm. Sidoqoftė, disa ekspertė mjekėsorė sot grinden me ēėshtjen themelore tė Selye: Stresi i tejzgjatur mund tė sjellė dėmtim fizik. Disa nga studimet e fundit kanė marrė skanime MRI tė trurit tė njerėzve qė kanė pėrjetuar njė vėrshim tė tejzgjatur hormonesh, si pasojė e abuzimi tė pandėrprerė, njė lufte, apo njė sėmundje endokrine (Sapolsky, 1996). Shumica kanė njė hipokampus tė tkurrur, struktura e brendshme e trurit vitale pėr tė braktisur kujtimet e hollėsishme (deklarative). Zbulime tė tilla shpiejnė drejt shqetėsimeve praktike tė psikologėve tė sotėm tė shėndetėsisė: Ēfarė e shkakton stresin? Cilat janė efektet e stresit? Dhe si mund t’i lehtėsojmė ato efekte?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ngjarje Stresuese nga Jeta

    - Sa tė stresuar jemi varet nga si i vlerėsojmė ngjarjet. Njė person i vetėm nė shtėpi heq nga mendja zhurmat e saj kėrcitėse dhe nuk pėrjeton stres; njė tjetėr dyshon se ėshtė futur dikush dhe alarmohet. Njė person e sheh njė punė tė re si njė sfidė tė mirėseardhur; dikush tjetėr e sheh si njė dėshtim tė rrezikshėm. Kėrkimi ėshtė fokusuar nė reagimet tona ndaj tre llojeve tė stresuesve: katastrofave, ndryshimeve tė rėndėsishme, dhe sherreve tė zakonshme.

    Katastrofat
    Katastrofat janė tė paparashikueshme, ngjarje tė njė mase tė gjerė siē janė luftėrat dhe fatkeqėsitė natyrore tė cilat pothuajsė ēdokush i vlerėson si kėrcėnuese. Edhepse njerėzit shpeshherė i ofrojnė njėri tjetrit ndihmė dhe ngushėllim pas ngjarjeve tė tilla, pasojat shėndetėsore mund tė jenė mjaft shprehėse. Tre shembuj:

    1. Nė ditėn e tėrmetit tė vitit 1994, Los Angeles pėrjetoi njė ngritje pesėfish tė infrakteve tė papritura vdekjeprurėse – sidomos nė dy orėt fill pas tėrmetit dhe fare afėr epiqendrės sė saj. Tendosja fizike (vrapimit, ngritja e copave) ishtė njė faktor nė vetėm 13 pėrqind tė vdekjeve, stresi nga ikja ishte shkak i vdekjve tjera (Muller & Verrier, 1996).
    2. Nė vitin pas rrėzimit tė njė avioni Jumbo Jet 747 nė Lockerbie, Skoci, policėt pasi kishin pėrjetuar presion duke tentuar pėr tė gjetur eshtra njerėzish dhe pasi kishin patrulluar zonėn e fatkeqėsisė – pėsuan njė ngritje prej 38 pėrqind nė sėmundjet afatshkurta (Paton, 1992).
    3. Nė Republikėn Beloruse, ku shiu solli mbeturinat mė tė kėqija radioaktive nga fatkeqėsia nukleare e Ēernobilit, edhe ata qė u larguan nga vendlinja dhe shoqėria e tyre, edhe ata qė qėndruan nė atė ambient kėrcėnues, tė gjithė pėrjetuan stres tė ashpėr. Sėmundjet qė kishin tė bėnin me stresin siē ėshtė tensioni i lartė i gjakut dhe ēregullimet e zemrės u sipas tė dhėnave u trefishuan (Kolominsky & Parkhomenko, 1993)


    A prodhojnė efekte kaq tė mėdha fatkeqėsitė nė komunitet? Pas grumbullimit tė tė dhėnave nga 52 studime tė tilla tė vėrshimeve katastrofike, uraganeve dhe zjarreve, Anthony Ruboni dhe Leonard Bickman (1991) gjetėn efektin tipik mė tė thjeshtė por megjithatė tė vėrtetė. Nė zgjimin e fatkeqėsisė, masat e ērregullimeve psikologjike, siē ėshte depresioni dhe shqetėsimi (sikleti), u ngritėn mesatarisht pėr 17 pėrqind. Aksidenti nuklear nė Three Miles Island krijoi simptome tė ngjashme stresi tek banorėt e rajonit (Baum & Fleming, 1993). Edhe refugjatėt qė braktisin shtėpitė e tyre poashtu provojnė njė ngritje nė masė tė ērregullimeve psikologjike. Stresi i tyre buron nga trauma e ērrėnjosjes dhe ndarjes nga familja si dhe nga sfida e pėrshtatjes nė njė kulturė tė huaj, me gjuhėn e saj tė re, etnicitetin, klimėn dhe normat sociale (Williams & Berry, 1991). Nė tė gjitha kėto raste, pasojat shėndetsore shpesh vijnė pas njė stresi tė tejzgjatur.

    Ndryshimet e rėndėsishme jetėsore
    Tipi i dytė i ngjarjeve stresuese nė jetė janė ndryshimet e rėndėsishme personale nė jetė – vdekja e ndonjė tė dashurit, humbja e njė punė, njė martesė ose njė ndarje. Disa psikologė studiojnė efektet e ndryshimit tė jetės duke ndjekur njerėzit kohė pas kohe pėr tė parė nėse ngjarje tė tilla i paraprijnė sėmundjeve. Tė tjerėt krahasojnė ndryshimet nė jetė tė cilat rikujtohen nga ata qė kanė ose s’kanė vuajtur njė problem tė caktuar shėndetsor, siē do ishte njė sulm nė zemėr. Njė rishikim i kėtyre studimeve i autorizuar nga Akademia Nacionale e Shkencave zbuloi qė njerėzit qė kanė ngelur tė ve nė koėht e fundit, tė pėrjashtuar, ose tė ndarė janė mė tė kapshėm nga sėmundjet (Dohrenwend & tjerėt, 1982). Njė studim Finlandez i bėrė me 96,000 vejushė konfirmoi dukurinė: Rreziku i vdekshmėrisė sė tyre dyfishohet nė javėn pas vdekjes sė partnerit tė tyre (Kaprio & tjerėt, 1987). Pėrjetimi i njė grumbull krizash e vendos njė person nė njė rrezik akoma mė tė madh.
    - Pse, atėherė, ca njerėz ndihen tė stresuar pas njė ndryshimi tė madh nė jetė ndėrsa tė tjerėt nuk preken nga kjo? Ajo qė ka mė shumė rėndėsi se sa vetė situata ėshtė vlerėsimi jonė ndaj saj. Pensionimi nga dikush mund tė shihet nga njė person si kohė pėr t’u reklaksuar dhe pėr t’u kėnaqur, ndėrsa nga njė person tjetėr si njė kėrcėnim pėr identitetin dhe tė ardhurat. Aborti mund tė krijojė stres pėr femrat qė moralisht e kundėrshtojnė abortin dhe qė u mungon pėrkrahja e parnterit ose prindėrve. Sidoqoftė, shumica e grave qė vlerėsojnė ndryshe nuk pėrjetojnė ndonjė shqetėsim tė ashpėr pas abortit (Adler & tjerėt, 1990; Major & tjerėt, 1990; Russo, 1992). Ngjarjet e jetėve tona rrjedhin drejt njė filteri psikologjik. Stresi rritet mė pak nga ngjarjet vetvetiu se sa nga vlerėsimi qė i bėjmė ne.

    Telashet e pėrditshme
    Siē e kemi parė nė Kapitullin 13, lumturia jonė buron mė pak nga fati i mirė qė na ndjek se sa nga reagimet tona ndaj ngjarjeve tė pėrditshme – njė notė e shkėlqyeshme nė njė provim, njė letėr qė ju pėrmbush njė dėshirė, fitoja e ekipit tuaj nė ndeshjen finale.
    - Ky parim funksionon edhe pėr ngjarjet negative, poashtu. Bezditė e pėrditshme mund tė jenė burimet mė tė rėndėsishme tė stresit (Kohn & Macdonald, 1992; Lazarus, 1990; Ruffin, 1993). Kėto telashe tė pėrditshme pėrfshijnė trafikun nė orėn e pikut, bashkė-banorėt acarues, linjat e gjata tė pritjes nėpėr banka ose dyqane, angazhimi i tepėrt, dhe vėndosja gabim e gjėrave. Edhe pse ca njerėz thjeshtė mund t’i ngrejnė supet ndaj problemeve tė kėtilla, tė tjerėt “stresohen” shumė nga shqetėsimet e tilla. Kėsisoji, 6 nė 10 njerėz thonė qė ndjejnė “stres tė madh” sė paku njėherė nė javė (Harris, 1987).
    - Me kalimin e kohės kėto stresues mund tė shtohen dhe tė shkaktojnė probleme nė shėndet dhe mirėqenie. Midis banorėve tė getos urbane, shumica e tė cilėve pėsojnė streset ditore qė shoqėrojnė varfėrinė, papunėsinė, njėprindshmėrinė, mbingarkesėn, niveli i hipertensionit ėshtė mjaft i lartė. Nga 1990 – 1993, pas rėnies sė socializmit nė ish Bashkimin Sovjetik, Rusia pėrjetoi divorce, vrasje, vetvrasje dhe ēregullime e sėmundje qė janė tė lidhura me stresin – dhe mosha mesatare e burrave nė Rusi u rrėzua afėr 5 vite, nė 58.9 vjet moshė mesatare (Holden, 1996). Pėr dallim nga kėto grupe tė stresit tė lartė, ka njė nivel tė ulėt tė sulmeve nė zemėr midis atyre qė jetojnė jetė tė qetė “manastiri” (Henry & Stephens, 1977).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kontrolli i perceptuar
    Katastrofat, ndryshimet e rėndėsishme jetėsore, dhe telashet e pėrditshme dhe konfliktet ajnė veēanėrisht stresuese kur i vlerėsojmė ato edhe si negative edhe tė pakontrollueshme. Nėse dy mi pranojnė shok simultan, dhe qe vetėm njėri nga minjtė mund tė rrotullojė rrotėn pėr tė ndaluar goditjet (shokun), miu i paaftė bėhet akoma mė i prekshėm nga ulcerat dhe i ulet imuniteti nga sėmundjet (Laudenslager & Reite, 1984).
    - E njėjta ndodh dhe me njerėzit: nėse s’i kemi gjėrat nėn kontroll e kemi shumė mė tė lehtė pėr t’u sėmur. Siē e kemi parė nė Kapitullin 14, pacientėt mė tė vjetėr nė azil qė kanė njė kontroll tė pakėt tė perceptuar mbi aktivitetet e tyre janė tė prirur pėr t’u sėmur mė shpejtė dhe tė vdesin mė parė nga ata qė kanė mė shumė kontroll mbi aktivitetet e tyre (Rodin, 1986).
    - Njė faktor i afėrm qė ndikon vullnetin tonė ndaj stresimit ėshtė optimizmi. Psikologėt Michael Scheier dhe Charles Carver (1992) njoftojnė qė optimistėt – njerėzit qė pajtohen me deklaratat e tipit “Nė raste tė pasigurta, zakonisht pres mė tė mirėn” – pėrballojnė mė mirė me ngjarjet stresuese dhe gėzojnė shėndet mė tė mirė.
    Gjatė muajit tė fundit tė njė semestri, studentėt qė njihen si optimistė thonė qė ndihen mė pak tė lodhur dhe kanė mė pak kollė, mundim dhe dhimbje. Optimistėt poashtu i pėrgjigjen stresit me ngritje mė tė vogla tė presionit tė gjakut, dhe ata shėrohen mė shpejtė nga operacionet nga bajpasi i zemrės. Njė studim qė ėshtė bėrė me 2428 finlandezė tė moshės mesatare pėrgjatė 10 vitesh zbuloi qė numri i vdekjeve midis burrave me pikėpamje tė ftohtė dhe pashpresė ishtė mė shumė se dyfishi qė u gjet tek pala optimiste.
    - Pse humbja e kontrollit tė perceptuar dhe pesimizmi i paraprijnė problemeve shėndetėsore? Studimet me kafshė tregojnė – dhe studimet me njerėz konfirmojnė – se humbja e kontrollit provokon njė derdhje tė hormoneve tė stresit. Kur minjtė nuk mund ta kontrollojnė shokun (goditjen) ose kur njerėzit ndihen tė paaftė pėr tė kontrolluar mjedisin e tyre, nivelet e kortisolit rriten dhe bie imuniteti (Rodin, 1986). Kafshėt e ngujuara prandaj pėrjetojnė mė shumė stres dhe janė mė tė ekspozuara ndaj sėmundjeve se sa kafshėt e egėra (Roberts, 1988). Grumbullimi qė ngjan nė lagjet e mbipopulluara, burgje, dhe nė konviktet studentore ėshtė njė burim tjetėr i ndjenjės sė zvogėluar tė kontrollit – dhe niveleve tė rritura tė hormoneve tė stresit dhe presionit tė gjakut (Fleming & tė tjerėt, 1987; Ostfeld & tė tjerėt, 1987).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi, Personaliteti dhe Sėmundjet

    Edhe pse tė rralla pėrpara kėtij shekulli, ēregullimet e zemrės – ngushtimi i enėve qė ushqejnė muskujt e zemrės – u bėnė nga viti 1950 shkaktari kryesor i vdekjeve nė Amerikėn Veriore. Veē historisė familjare tė sėmundjes, shumė faktorė tė sjelljes dhe psikologjikė rrisin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės – duhani, dhjamosja, dieta e yndyrės sė lartė, pasiviteti fizik, presioni i ngritur i gjakut, dhe niveli i ngritur i kolesterolit. Faktorėt psikologjikė tė stresit dhe personaliteti poashtu luajnė njė rol mjaft tė madh.
    - Nė vitin 1956, kardiologėt Meyer Friedman, Ray Rosenman, dhe kolegėt e tyre ngecėn me ca tė dhėna mbi rėndėsinė e njė funksioni (Friedman & Ulmer, 1984). Duke studiuar shprehinė e tė ngrėnit tek gratė e bardha tė Ligės Juniore tė San Franciskos dhe tek bashkėshortėt e tyre, Friedman dhe Rosenman zbuluan se gratė konsumonin njėlloj kolesterol si edhe bashkėshortėt e tyre, sidoqoftė ato ishin shumė mė pak tė prekshėm nga sėmundjet e zemrės. A ishte vallė pėr shkak tė hormoneve tė tyre tė seksit femėr? Jo, studiuesit pandehėn, sepse gratė Afrikano-Amerikane me hormonet e njėjta tė seksit por qė pėrballojnė mė shumė stres janė njėsoj tė ekspozueshme ndaj sėmundjeve tė zemrės si edhe bashkėshorėt e tyre.
    - Presidentja e Ligės Juniore mendoi qė e dinte pėrgjigjen. “Nėse nė tė vėrtetė dėshiron tė dish ēfarė do ju sjellė bashkėshortėve tanė ndonjė sulm nė zemėr, do ua them. Stresi,” tha ajo e dėshpėruar, “stresi qė duhet tė pėrballojnė nė punėt e tyre. Pse, kur burri im vjen nė shtėpi natėn, i mjafton vetėm njė martini pėr t’i hapur nofullat.”
    - Pėr tė testuar idenė qė stresi rrit prekshmėrinė nga ēregullimet e zemrės, Friedman dhe Rosenman matėn nivelin e kolesterolit nė gjak dhe shpejtėsinė e mpiksjes sė 40 nėpunėsve tatimorė. Nga Janari nė Mars, tė dy kėto indikatorė qė paralajmėrojnė rrezikun nga zemra ishin tėrėsisht normal. Pastaj, kur kontabilistėt filluan tė nxitojnė pėr t’i pėrfunduar tė ardhurat e tatimeve tė klientėve tė tyre dhe t’i kompletojnė para skadimit tė afatit mė 15 Prill, kolesteroli i tyre dhe mpiksja u ngritėn nė nivele tė rrezikshme. Nė Maj dhe Qershor, pasi kaloi afati i fundit, kėto pėrmasa u kthyen nė normale. Mundimi i studiuesve u shpagua: Stresi i paraprin sulmeve nė zemėr.
    U fiksua kėsisoji skena pėr studimin klasik 9 vjeēart tė Friedman dhe Rosenman tė mė shumė se 3000 njerėzve tė shėndoshė tė moshave 35 deri 59. Nė fillim tė studimit, ata intervistuan ēdo njeri pėr 15 minuta mbi punėn e tyre dhe zakonet e ngrėnies. Gjatė intervistės, ata vėrejtėn mėnyrat e tė folurit tė njerėzve dhe modelet tjera tė sjelljes. Ata qė dukeshin mė reagues, garues, mė tė furishėm, tė padurueshėm, tė vetėdijshėm pėr kohėn, shumė tė motivuar, agresiv gojarisht, dhe qė mund t’i zemėroje shumė shpejtė u quajtėn Tipi A. Njė numėr afėrsisht i barabartė qė ishin mė tė butė, mė tolerantė e mė gazmorė u quajtėn Tipi B. Si mendoni ju, cili grup ishte mė i prirur ndaj sulmeve tė zemrės?
    - Deri nė momentin kur u krye studimi, 257 nga meshkujt kishin pėsuar sulme nė zemėr, 69 pėrqind e tė cilėve ishin pjesėtarė tė Tipit A. Pėr mė tepėr, as njė nga Tipi B i saktė – mė tė butėt dhe mė tė qetėt e grupit – nuk kishte pėsuar sulm nė zemėr.
    - Siē ndodh shpeshherė nė shkencė, ky zbulim ngazėllyes provokoi interes tė madh publik. Por, pas periudhės sė muajit tė mjaltit, ku zbulimet dukeshin pėrfundimtare dhe revolucionare, studiues tė tjerė filluan tė pyesnin. A janė kėto zbulime tė besueshme? Nėse po, ēfarė ishte elementi toksik i profilit tė Tipit A? Vetėdija mbi kohėn? Ndjesia garuese? Agresiviteti?
    - Njerėzit e Tipit A mund tė jenė mė tė prirur ndaj sėmundjeve tė zemrės pėr dy arsye. E para, individėt e tillė konsumojnė mė shumė duhan, flejnė mė pak, dhe pinė mė shumė lėngje mė kofeinė, e qė tė gjitha kėto janė tė shoqėruara me rreziqe pėr zemrėn (Hicks & tė tjerėt, 1982, 1983). E dyta, temperamenti i tyre mund tė ndikojė direkt ne sėmundjet e zemrės. Nė situata relaksuese, zgjimi i Tipit A dhe Tipit B nuk ėshtė i ndryshėm. Por kur tė ngacmohen, sfidohen, ose tė kėrcėnohen me njė humbje kontrolli. Individėt e Tipit A janė psikologjikisht mė reagues. Sekrecionet e tyre hormonale, frekuencat e pulsit, dhe presioni i gjakut ngrihen, pėrderisa Tipi B qėndron mė i qetė (Lyness, 1993). Pėr shembull, kur Redford Williams (1989) kėrkoi njerėzve nė Univerzitetin Duke pėr tė zgjidhur probleme tė thjeshta matematikore (me njė shpėrblim pėr mė tė shpejtin), hormonet e stresit tė studentėve tė Tipit A u ngritėn mė shumė se dyfishi i atyre tė Tipit B. Kėto hormone pėrshpejtojnė grumbullimin e pllakėzave (tufa tė ngjashme si guralecė tė formuara nga depozitat e kolesterolit) nė muret e arterieve, duke shkaktuar aterosklerozė, ose “forcim tė arterieve”. Ateroskleroza poashtu i bėnė njerėzit reaktivė mė tė ekspozuar ndaj presionit tė lartė tė gjakut, njė faktor i rrezikshėm pėr goditje dhe sulme nė zemėr (Schneiderman & tė tjerėt, 1989),.
    - Kėto zbulime sugjerojnė se individėt reaktivė tė Tipit A janė mė shpesh tė “gatshėm pėr betejė.” Kur ngacmohen ose sfidohen, sistemi i tyre nervor simpatik rishpėrndan rrjedhėn e gjakut drejt muskujve dhe larg organeve tė brendshme siē ėshtė mėlēia, e cila largohen yndyrnat dhe kolesterolin nga gjaku. Pėr mė tepėr, stresi – qė nganjėherė aktivizohet nga vetvetja – mund tė shkaktojė ritmet e ndryshuara tė zemrės qė, nė ato qė kanė zemra tė dobėta, mund tė shkaktojė vdekje tė papritur (Kamarck & Jennings, 1991). Nė mėnyra tė tilla, mendja dhe zemra e njerėzve bashkėvepron.
    - Studimi mė i ri zbulon se bėrthama toksike e Tipit A nuk ėshtė njė jetė me ritėm tė shpejtė por mė shumė ka tė bėjė me emocionet negative - sidomos zemėrim tė shoqėruar me njė temperament agresiv (Miller & tė tjerėt, 1996, Williams, 1993). Efekti i personalitetit tė prirur pėr t’u zemėruar paraqitet mė qartė nė studimet nė tė cilat intervistuesit vlerėsojnė sigurinė verbale dhe intensitetin emocional. (Nėse pauzoni midis njė fjalie, njė person i tillė, i prirur ndaj zemėrimit, mund tė ndėrhyjė dhe ta pėrfundojė fjalinė pėr ju). Midis tė rinjėve dhe tė rriturve tė moshave mesatare, ata qė reagojnė me zemėrim ndaj pak gjėrave janė mė tė ekspozuar ndaj sulmeve koronare. Njė studim u krye me studentė tė moshave mbi 25 nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Univerzitetin Duke. Ata qė ishin tė prirur pėr tė qenė armiqėsor dhe cinikė ishin pesėfish mė tė rrezikuar pėr tė vdekur nė njė moshė tė re nė krahasim mė kolegėt e tyre mė tė qetė dhe mė tė besueshėm (Williams, 1989).
    - Zemėrimi s’ėhtė i vetmi emocion i dėmshėm. Depresioni, poashtu, mund tė jetė vdekjeprurės. Qendrat pėr studiuesit e Kontrollit tė Sėmundjeve, studiuan tė rritur qė kishin njė ndjenjė mungese shpresash ose sė paku njė depresion tė lehtė. Tė krahasuar me ata qė s’kishin ndjenja tė kėtilla, kėta njerėz tė shkurajuar ishin mė tė rrezikuar nga sėmundjet e zemrės nė 12 vitet e ardhėshme. Kjo ishte e vėrtetė edhe pas kontrollit tė mėtejshėm nė bazė tė moshės, gjinisė, konsumimit tė duhanit, dhe faktorėve tė tjerė tė lidhur me sėmundjet e zemrės (Anda & tė tjerėt, 1993). Nė vitet pas infarktit, njerėzit e deresionuar kanė njė rrezik tė katėrfishtė pėr probleme tė mėtejshme tė zemrės (Eaton & tė tjerėt, 1996, Frasure-Smith & tė tjerėt, 1995). Depresioni qė shoqėron humbjen e bashkėshortes ngjashėm zmadhon rrezikun nga infarkti ose nga goditjet e ndryshme nė zemėr (Akademia Nacionale e Shkencave, 1984).
    - Efektet toksike tė emocioneve negative ndihmojnė tė sqarohet pse afėr njė ēerek e pacientėve mjekėsor vuajnė nga njė lloj ēregullimi nė disponim osė nga njė shqetėsim, dhe pse 4 nė 10 pacientė tė sėmurė kronik vuajnė ose kanė vuajtur ndonjė ēregullim psikiatrik (Cohen & Rodriguez, 1995; Katon & Sullivan, 1990). Emocionet negative kanė pasoja fizike, dhe poashtu mund tė shpiejnė drejt praktikave tė dobėta tė shėndetit.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Rezistenca ndaj Sėmundjes

    Jo shumė kohė mė parė, termi psikosomatik pėrshkruante simptomet fizike tė shkaktuara nga aspekte psikologjike. Pėr tė shtruar njerėzit, ky term linte tė kuptohej se simptomet ishin joreale – ato ishin “vetėm” psikosomatike. Pėr tė shmangur konotacionet e tilla dhe pėr tė pėrshkruar mė sė miri efektet origjinale psikologjike ose gjendjet psikologjike, shumė ekspertė sot i referohen sėmundjeve psikofiziologjike. Kėto sėmundje, tė cilat pėrfshijnė disa forma tė hipertensionit dhe dhimbjeve tė kokės, janė tė lidhura me stresin. Njė person i stresuar mund tė ketė teprim tė sodiumit ose lėngjeve, tė cilat, sė bashku me shtėrngimin e mureve muskulore tė arterieve, kontribojnė nė ngritjen e presionit tė gjakut (Light & tė tjerėt, 1983).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Sistemi i Imunizuar

    Provat qė sėmundjet psikofiziologjike janė relae vijnė nga qindra eksperimentet qė zbulojnė ndikimin e sistemit nervor dhe endokrin nė sistemin e imunitetit. Sistemi i imunizuar ėshtė njė sistem kompleks i vėzhgimit qė mbron trupin duke izoluar dhe shkatėrruar bakteriet, viruset, dhe substancat tjera tė jashtme. Pėrfshin dy lloje tė qelizave tė bardha tė gjakut, tė quajtura limfocite. Limfocitet B formohen nė palcėn e ashtit dhe lirojnė kundėrtrupa qė luftojnė me infektimet bakteriale. Limfocitet T formohen nė tymus dhe nė indet e tjera limfatike dhe sulmojnė qelizat e kancerit, viruset, dhe substancat e jashtme – biles edhe ato “tė mirat”, siē janė organet e transplantuara. Njė agjent tjetėr i sistemit tė imunizuar ėshtė makrofagu (“ngrėnėsi i madh”), i cili zbulon, gjurmon, dhe gėlltit pushtuesit e dėmshėm. Mosha, ushqimi, gjenetika, temperatura e trupit, dhe stresi, tė gjitha ndikojnė aktivitetin e sistemit tė imunitetit.
    - Sistemi i imunizuar mund tė gabojė nė dy drejtime. Duke u pėrgjigjur shumė fortė, mund tė sulmojė dhe indet origjinale trupore, duke shkaktuar artritis ose njė reagim alergjik. Ose mund tė reagojė dobėt, duke lejuar, tė themi, njė virus herpes nė gjumė tė shpėrthejė ose qelizat e kancerit tė shumėfishohen. Gratė kanė imunitet mė tė fortė se burrat (Morell, 1995). Kjo i bėn ato mė pak tė prekshme nga infektimet. Por poashtu i bėn mė tė prekshme nga sėmundjet vetėsulmuese, siē janė lupus (njė emėr i pėrgjitshėm i sėmundjeve tė ndryshme tė lėkurės qė shpeshherė dėmtojnė dhe organet e brendshme dhe eshtrat), ose skleroza e shumėfishtė.
    - Sistemi i imunizuar nuk ėshtė njė kalorės pa kokė. Mė saktė, ky sistem kėmben informata me trurin dhe sistemin endokrin. Truri regullon sekretimin e hormoneve tė stresit, tė cilat nė kthim ndrydhin limfocitet qė luftojnė sėmundjet. Kėsisoji, kur kafshėt janė fizikisht tė mposhtur, janė mė pak aktivė nėse i nėnshtrohen goditjeve elektro shok, zhurmės, grumbullimit, ujit tė ftohtė, disfatės sociale, apo ndarjes amėnore (Maier & tė tjerėt, 1994). Njė studim vėzhgoi reagimin e sistemit tė imunitetit tė 43 majmunėve pėr mbi 6 muaj (Cohen & tė tjerėt, 1992). Njėzet e njė prej tyre ishin stresuar meqė u kishin ndėrruar shokėt e dhomės – tre ose katėr majmunė tė ri – ēdo muaj. Krahasuar me majmunėt qė kanė qėndruar nė grupe stabile, kėta majmunėt e tjerė qė janė pėrēarė nė aspektin social zhvilluan njė sistem tė shtypur imuniteti.
    - A e mposht ngjashėm sistemin e imunitetit tė njerėzve stresi? Merrni parasysh kėto:

    1. Grumbullimi i tė dhėnave tregon se stresi ul rezistencėn e trupit ndaj infektimeve tė epėrta tė frymėmarrjes njėlloj si herpesi (Cohen, 1996).
    2. Nė tre misione tė ndara Skylab, sistemet imune tė astronautėve treguan njė efektivitet tė zvogėluar menjėherė pas stresit tė rihyrjes dhe aterimit nė ujė (Kimzey, 1975; Kimzey & tė tjerėt, 1976).
    3. Zėnkat martesore nuk janė tė mira pėr shėndetin. Derisa 90 ēifte tė reja kaluan gjysėm ore duke diskutuar probleme tė ndryshme nė martesėn e tyre, disa u zemėruan mė shumė se tė tjerėt – dhe patėn dobėsim imuniteti menjėherė tė nesėrmen (Kiecolt – Glaser & tė tjerėt, 1993).
    4. Mekanizmat qė luftojnė stresin tek studentėt janė mė tė dobėta gjatė kohės me stres tė lartė, siē janė javėt e provimeve, dhe nė ditėt kur ata janė tė mėrzitur (Jemmott & Magloire, 1988; Stone & tė tjerėt, 1987). Nė njė eksperiment, njė pėrjetim stresues ngriti ashpėrsinė e simptomeve tė pėrjetuara nga vullnetarėt tė cilėt me dashje ishin infektuar me njė virus tė ftohti (Dixon, 1986). Nė njė rast tjetėr, tek 47 pėrqind e personave qė jetonin jetė plotė stres u paraqit menjėherė i ftohti pasi njė virus ishte lėshuar nė hundėt e tyre, por vetėm 27 pėrqind e atyre qė jetojnė jetė pa stres u ndikuan nga virusi (Cohen & tė tjerėt, 1991, 1993, 1995).
    5. Akademia Nacionale e Shkencave (1984) tregon se hidhėrimi dhe depresioni qė pasojnė vdekjen e bashkėshortes zvogėlojnė mbrojtjen e imunitetit (qė ndihmon pėr tė sqaruar shtimin e infektimeve midis atyre qė kanė mbetur tė ve para pak kohėsh). Nė fakt, depresioni i ēfarėdo lloji synon tė mposhtė sistemin e imunitetit (Herbert & Cohen, 1993; Weisse, 1992). Kėsisoji, nė njė studim tė pacientėve me leukemi qė prisnin tė kalonin njė transplant tė palcės sė eshtrave, 12 nga 13 pacientė tė dėshpėruar vdiqėn brenda njė viti. Midis shumicės qė s’ishin tė dėshpėruar, 39 pėrqind ishin akoma gjallė pas dy vitesh (Cohen & tė tjerėt, 1991).


    Ndikimet e stresit nė imunitet krijojnė ndjenja fiziologjike (Maier & tė tjerėt, 1994). Stresi, siē e kemi parė, pėrfshin njė reagim tė zmadhuar lufto-ose-mbathja. Stresi devijon energjinė drejt muskujve dhe trurit, duke mobilizuar trupin pėr njė veprim. Reagimi i imunitetit ndaj sėmundjeve ėshtė njė sistem garues midis energjish.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •