Berisha: Pronat, ligji 7501 nuk preket
14/08/2008 - 13:16
Pushtetarėt, kryetarėt e komunave dhe bashkive qė janė marrė me zbatimin e ligjit 7501, do tė jenė nė shėnjestrėn e verifikimit tė pronėsisė. Njė gjė e tillė ėshtė paralajmėruar nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar pushtetarėt, kryetarėt e komunave dhe bashkive, si abuzuesit dhe pėrfituesit kryesorė me zbatimin abuzues tė ligjit Pėr ndarjen e tokės e ligjit 7501. Ai ka garantuar tė gjithė pronarėt e tokave, se nuk do tė preket asnjė pėllėmbė truall qė ėshtė marrė nė pėrputhje me dispozitat ligjore. Ndėrkohė qė ka hedhur poshtė ēdo mundėsi pėr abrogimin e ligjit 7501, kėrkesė e bėrė sė fundmi edhe nga kryetari i Bashkisė sė Himarės nė protestėn e zhvilluar sė bashku me disa shoqata pronarėsh nė kėtė zonė. PD dhe koalicioni i partive tė maxhorancės, nuk kanė pranuar dhe nuk do tė pranojnė tė ndryshojė ligji 7501. Partia Republikane, partia jonė aleate, e hershme dhe tradicionale, e ka pranuar gjithnjė kėtė qėndrim tė aleatėve tė saj, - nėnvizoi Berisha.
Verifikimi
Kryeministri theksoi se larg ēdo tendence politike, kushdo qė ka abuzuar dhe ka pėrvetėsuar tokė nė kundėrshtim me ligjin, do tė pėrballet me humbjen e titullit tė pronėsisė. Ata qė kanė grabitur tokėn, nė radhė tė parė janė pushtetarė, dhe unė garantoj qytetarėt shqiptarė se nė kėtė shqyrtim nuk ka dhe nuk do tė ketė asnjė tendencė politike, tė cilėsdo ngjyre apo grupim. Cilido pushtetar vendor apo qendror qė ka pėrvetėsuar tokėn nė kundėrshtim me ligjin, do tė pėrballet me ligjin dhe humbjen pėrfundimtare tė pronėsisė mbi tė, - u shpreh Berisha. Sipas tij, grupi i dytė i abuzuesve tė mėdhenj janė kryetarė bashkish dhe kryesisht komunash, qė me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, nė kundėrshtim me ligjin 7501, kanė ndarė dhe u kanė dhėnė tė tjerėve, qoftė edhe vjet, sasi tė mėdha toke pa asnjė bazė ligjore dhe jetimė mbeten pronarėt. Nga ana tjetėr, ligji sanksionon nė mėnyrė pėrfundimtare titullin e pronėsisė atyre qė e kanė pėrfituar nė pėrputhje me kriteret e ligjit 7501. Askush tė mos pėrpiqet tė dezinformojė 400 mijė familjet shqiptare, qė kanė marrė tokė nė pėrputhje me kriteret e ligjit 7501. Ligji qė kemi kaluar, u sanksionon atyre nė mėnyrė pėrfundimtare, titullin e pronėsisė dhe nuk i mban ata pezull, pėr shkak tė grupeve grabitqare tė tokės, por i pajis me shpejtėsi dhe pėrfundimisht me titullin e pronėsisė, - u shpreh Berisha. Ai nėnvizoi se sipėrfaqet e pushtuara padrejtėsisht duhet tė kalojnė nė fondin e kompensimit tė tokės, pėr tiu kthyer pronarėve dhe pėr ta shtyrė pėrpara kėtė proces. Por ndėrkohė, kreu i qeverisė Berisha u shpreh se individėve qė kanė marrė sipėrfaqe toke nė pronėsi nė mėnyrė abuzuese, do tu lihet njė afat kohor pėr tė bėrė njė dorėzim vullnetar pranė komisioneve tė verifikimit tė titujve, qė do tė ngrihen nė ēdo qark. Sipas tij, njė gjė e tillė do tė bėhet pėr tu dhėnė mundėsi pėr tė korrigjuar padrejtėsinė qė ata kanė bėrė.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt