Lac- Historia e Romeos dhe Xhuljetes zbret ne Sanxhak te Lacit. Dashuri qe ka zgjatur me se 15 vjet dhe qe ka perfunduar ne menyren me te dhimbshme. Tre here ishte larguar nga shtepia Dranja dhe po kaq here ishte kthyer prane bashkeshortit. Derisa mengjesin e dites se djeshme, Alfred Doci pas grindjes ka therur te shoqen ne prezence te se motres se saj, kurse femijet flinin ne dhomen tjeter. Duke kujtuar se ajo kishte vdekur dhe i bindur prej njollave te medha te gjakut, ka dale nga shtepia pa adrese. Ne mengjes e kane gjetur kalimtaret te varur ne nje plep rreth 80 metra larg shtepise, ndersa policia e kerkonte per plagosjen e rende te bashkeshortes. Ndersa bashkeshortja e Alfredit, Drane Doci, pasi ka perfunduar ne spitalin e Lacit, ka marre mjekim dhe eshte larguar per tek njerezit e saj.

Burime zyrtare te policise se Kurbinit bene te ditur se ka qene ora 07:00 e mengjesit te dites se djeshme, kur edhe ka nisur konflikti mes Alfred Docit, dhe Drane Docit, 38 vjec. Nderkohe qe ne konflikt ka qene edhe motra e 44 vjecarit, dy bashkeshortet kane nisur te ofendojne njeri-tjetrin, deri sa sherri ka filluar edhe me nje perleshje mes ciftit. Ndersa tre femijet kane qene ende ne gjume. Ne keto kushte Alfred Doci, ka marre thiken e bukes dhe me pas ka qelluar Dranen ne fytyre dhe qafe, duke i shkatuar asaj plage te thella. Sipas deshmise ne polici te motres se Alfredit, Dranja ka rene pa ndjenja ne dysheme, ndersa Alfredi ka dale nga banesa duke mos u kthyer me. Menjehere ajo ka kerkuar ndihme tek fqinjet, duke e derguar ate ne spitalin e Lacit. Ndersa i pari qe i ka dhene edhe mjekimin ka qene kirurgu Leonard Zefi, i cili per gazeten eshte shprehur se, "ka qene ora 08:00 e mengjesit, ndersa eshte paraqitur ne urgjence Drane Doci, 38 vjece, e cila ishte qelluar me thike ne fytyre dhe qafe. Plaga ishte e thelle, por fatmiresisht thika nuk kishte kapur ndonje arterie te venave kryesore te gjakut". Pas mjekimit dhe qepjes se plages, Dranja eshte larguar se bashku me te afermit e saj per ne banese dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Policia e Kurbinit sapo eshte njoftuar se nje e plagosur kishte mberritur ne spital ne gjendje te rende ka shkuar ne vendngjarje. Nje grup efektivesh kane hyre ne banesen e Alfred Docit. Por ndersa kerkonin aty, njoftohen se diku rreth 80 metra larg baneses, gjendej i varur ne plep trupi i nje burri qe mendohej se ishte i 44 vjecarit. Policia ka mberritur tek pema dhe ka kryer me pas edhe ekspertizen ne vendin e ngjarjes, ndersa ka shoqeruar edhe te afermit e viktimes ne komisariatin e Lacit, duke mbledhur te dhenat rreth dy bashkeshorteve dhe konflikteve qe kishin. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se cifti kishte vite qe ishte ne konflikt me njeri-tjetrin per dy arsye. E para ishte veshtiresia ekonomike, ku burre dhe grua ishin te papune dhe me tre femije per te mbajtur, kurse si shkak i dyte shihet gjendja depresive e 44-vjecarit Doci.



"Gruaja e paste me qafe tim nip"

Ndersa ishte ulur ne afersi te baneses se Alfredit, me mjekren qe i dridhej dhe syte qe lotonin, duke thithur nje cigare te dredhur me duhan te forte, Preng Zefi, daja i Alfred Docit, shprehet se "gruaja e paste ne qafe, fiku veten dhe la kalamajte ne rruge te madhe dhe ne nje moshe ku kishin me shume nevoje per te atin". Ai flet edhe per veshtiresite ekonomike ne te cilat nipi jetonte. "Nuk e kemi zakon ne ketej te therim gruan, por e ka pasur te veshtire dhe te paperballushme situaten nipi im. Vetem dje ka ardhur tre here tek une, pasi kemi shtepite afer dhe me tha s'me len gruaja ne shtepi. Ajo ka ikur tre here ne shtepine e saj, duke thene se nuk vij me dhe perseri te afermit e kane sjelle per te jetuar me Alfredin. Nese nipi im nuk do ta pranote me ne shtepi, nuk do kishte ndodhur kjo tragjedi dhe per kete jam i bindur", vijon Prengu. I moshuari eshte i sigurt se shkak per kete ngjarje ishte sjellja e 38-vjecares. "Me vjen keq se edhe i ati i Dranes eshte me shkolle te larte dhe ka punuar mesues, por vajza e tij na dergoi ne kete gjendje. Nipi im kishte tre vite qe nuk kalonte mire me gruan dhe ja ku perfunduan", shprehet ai.



Sherret e ciftit qe cuan ne tragjedine e paralajmeruar

Alfred Doci dhe Drane Doci kishin mbi 15 vite martese se bashku. Nderkohe qe ata ishin martuar ne Lure te Dibres, Dranja ishte nga Puka dhe Alfredi nga Lura. Cifti Doci kishte sjelle ne jete edhe tre femije te mitur, dy vajza dhe nje djale. Ata kishin lene Luren dhe ishin vendosur ne lagjen nr. 5 te Lacit, ose ndryshe prane ish koteceve te fermes qe prej dhjete vitesh, qe njihej ndryshe edhe si Sanxhak. Fal punes intensive te Alfredit per dhjete vite ne Greqi, ata kishin mundur te blinin rreth nje dynym toke, te cilen ua kishte gjetur daja i 44-vjecarit, Preng Zefi dhe me pas kishin ngritur nje shtepi. Alfred Doci ishte kthyer nga Greqia para tre vitesh per te mos u kthyer me pas. Pikerisht gajte kesaj kohe nis edhe sherri mes tij dhe bashkeshortes, ku marredheniet mes ciftit sa vinin e perkeqesoheshin. Edhe mengjesin e djeshem bashkeshortet jane konfliktuar per motive te dobeta duke ofenduar dhe perleshur me njeri-tjetrin deri ne pergjakje.

Deshmia e gruas

Sipas deponimit te bashkeshortes, Dranes, pas daljes nga spitali, acarimi i marredhenieve ne cift kishte ndodhur pasi Alfredi kishte kaluar ne depresion nervor dhe kishte probleme psikike, ndaj edhe e keqtrajtonte ate vazhdimisht. Ky ka qene shkaku qe ajo eshte larguar tre here nga banesa per t'u rikthyer. Policia mori deshmine e plote te 38-vjecares pas kurimit ne spital dhe te motres se viktimes qe ka qene deshmitare e ngjarjes se rende.