Ora 1 e nates...
Qente zgjebarak te komshiut bejn gam-gam kot se koti. Te vjen te marresh ciften dhe tjua shperthesh kokat me sacme. Qen ****. Po ska faj qeni, e ka fajin komshiu. Nje nga ata tironsat e vjeter ky, nga ata te pjerdhurit, qe gjithe pasditen e kalojne duke luajtur tavell dhe duke pire birre Norga.
Kaloj shpesh ne dritare. Vajza perballe nuk e ka fikur ende driten e dhomes. Kalon here pas here, se cfare dreqin le dhe se cfare ***** merr dhe hoooop...iken prape. Me la ne dritare dreqi. Ta mendosh qe mund te pres ketu me minuta te tera, vetem per 10 sekonda qe ajo zhvishet dhe une e shoh gjysem lakuriq. Pffff....cfare budallalliku. Po cti bej thuaj, ja qe prape bej vara-vingo te dritarja.
Muzika po ma bombardon koken fare. Te degjosh tingujt e pianos se Chopin dhe te te bombardohet koka vetem ne oren 1 te nates mund te te ndodh. Ja...e degjove ? Ndjeva nje sol tani, ptuu mor ***. Se na cmende fare !
Pagjumesia me eshte bere zakon. Verdallisem qytetit gjithe diten dhe kur vjen puna prape sme ze gjumi. Si tip romantik qe jam thash ta shfrytezoj per te pare ndonje hen apo ndonje yll apo...ku di une mo, kto gjerat romantike kshu. Po as yll as hen spaska ktu... Nje sekonde...
.......................
Ne fakt tani qe bera nje xhiro te dritarja sikur ma zuri syri henen. Ku dreqin ka qen kjo qe se kisha vene re ??? A leviz hena ? Mos ka qen mbi sacin e ktij lart dhe prandaj se kisha ven re se ska mundesi !
........
........
Ja se jam te dritarja
.................
............................
............................
Opaaa erdhi ajo. Ika ika se po zhvishet !
Krijoni Kontakt