Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119

    Si është Krijua Irjm E Populli Maqedon ?

    Pse këjo republikë të quhet Maqedoni,meqë nuk u shtrika komplet në teritorin e Maqedonisë antike dhe pse ky grupacion i sllavëve të këtij teritori të quhet, pikërisht, popull Maqedon ? Pse, ky grupacion sllavësh, mandej, të ankohet se një pjesë vendi e populli(Maqedonia Egeje)u është zënë nga Grekët e një pjesë tjetër vendi e populli(Maqedonia Pirine)iu qenëka zënë nga Bullgarët, me që shteti nacional etnik i këtij populli Maqedon qenëka teritori i Maqedonisë Antike ! Ky "popull Maqedon" këtë ndiesi e shprehë rregullisht në histori,në folklor (kënga od Tetova do Solluna)me hartën gjeografike të Maqedonisë Antike të vendosur edhe nëpër libra shkollore,etj.

    Ky botëkuptim i grupacionit të sllavëve të kësaj republike maqedone,padyshim,nuk është botëkuptim rasti e fëminor.Unë mendoj se gjenezën e ka si në ideologjinë nacionaliste borgjeze të Sërbisë ashtu edhe në ideologjinë nacionaliste-borgjeze të Bullgarisë.Ideologët nacionalistë borgjezë,qofshin Sërbë apo Bullgarë,sidomos në shekujt e XVIII-t e XIX-t,atëhere kur janë këndellë ndiesitë nacionaliste,i kanë nxitë sllavët jugorë të shteteve të veta (Bullgaria monarqike dhe Sërbia monarqike)se atdheu i tyre u dashka të jetë Maqedonia e lashtë.Nga anatjetër,as Sërbia as Bullgaria,alias,Jugosllavia,asnjëhere nuk kanë njoftë ekzistencën e ndonji farë populli sllav maqedon në teritoret e veta.Ata,bile Sërbët për vete kanë pasë bindje se të gjithë krishterët lyp të jenë serbë, dhe Bullgarët për vete se të gjithë krishterët lyp të jenë bullgarë (!).Ndërgjegeja e tyre e sëmundë ka shkua aqë larg saqë edhe shqiptarët e krishterë i kanë konsiderua sërbë apo bullgarë dhe n'atë mënyrë kanë bullgarizua e kanë sërbizua mija e mija shqiptarë etnikë që nuk kanë mundë ta mbronin etnosin e vet.

    Jugosllavia e ashtuquajtur,socialiste,mandej,administrativisht,v endin e ndau në republika federale në bazë të nacionit shumicë.Vardarska Banovinën e mëparshme lyp ta bënte republikë federale,por në bazë të cilit komb ? Andaj,grupacionin e sllavëve të jugut të vet e shpalli nacion maqedon,sepse këta sllavë,siç pamë më lartë,ashtu i kishin mësua që ta quanin vetveten maqedonë.Me përvetësimin e emrit të Maqedonisë antike që ekziston vetëm si ideë gjeografike,Jugosllavia,që në AVNOJ-1943 seriozisht preku interesat e Greqisë fqinje,duke përgaditë terenin për pretendime teritoriale ndaj Greqisë.

    Jugosllavia ishte e madhe dhe e fuqishme dhe mund të pretendonte orekse teritoriale,por republika e vogël e dobët e Maqedonisë së krijuar,kur u shpallë shtet i mëvetishëm(1991)është dashtë që të mendonte mirë për atë punë meqë nuk ka takat për pretendime teritoriale ndaj Greqisë.

    Për një pretendim të tillë të mundshëm kanë mendua dhe janë prononcua edhe Aleatët Antifashista të kohës,citojmë:në raportin shtetnor që Om Serxhent ka përgaditë për kabinetin e Vinston Çerçillit, thuhet:një uniom federal i njësive të Jugo-sllavisë e të Bullgarisë,i cili do ta transformon çështjen maqedone në ekspanzion të kombinuar jugosllavo-bullgar drejt jugut,të cilin do ta përforcon iredenta maqedone dhe bullgare si presion të bashkuar për lima-nin vital të Selanikut,si interes i përgjithshëm sllav,alias,si plotësim i aspiratave të autonomisë të posaformuar maqedone...ne Anglia dhe Aleatët jemi të gatshëm të pajtohemi për formimin e një republike federale maqedone në suaza të Jugosllavisë federative,por insistojmë që ajo republikë federale maqedone të mos mundet as të anekton,as të kërkone teritore të tjera"(Memorandumi për Maqedoninë,15.XI.1944).

    Nocionet sllav / maqedonë,afërmenç përjashtojnë njeni tjetrin.Nuk mundet një grupacion njerzësh të jenë edhe sllavë edhe maqedonë.Sllavë të ardhur në shek.e shtatt në trevat e Maqedonisë antike shek.X-I para Kr. atëhere kur nuk ka ekzistua popull maqedon,por një bashkësi e organizuar fisesh të ndryshëm të shumtë.Si banorë të një areali të caktuar sllavët e R.Maqedonisë mund të quhen maqedonas ashtu si mund të quhet secili që banon në Maqedoni,njëlloj si: kumanovas,prishtinas,tetovas,etj.por jo popull maqedon,sepse,realisht nuk janë maqedonë.Nuk ka ekzistuar kurrë,n'asnjë kohë,popull maqedon.

    Sllavët e kësaj Maqedonie amallgame të ndërtuar me sherr e për sherr,në të vërtetë,nuk e kanë identitetin e vet nacional tradicional ashtu si e kan popujt tjerë.Ky identitet i vjedhur nuk i nderon si popull.

    "Ovoj makedonski rod ne se srami od toa shto mu pripagja na sllavenskiot rod.Naprotiv,toj so toa se gordee"thotë Petar Poposki ("Svedok makedonska nacija",Skopje.2004.58 ).

    Ai mund të mburet me atë,por jo edhe me vjedhje.Sllavët e ardhur nga veriu i Rusisë në shek e 7,8 mbas Kr. në ish-trevat e Maqedonisë së shek.të 7,8 para Kr.nuk mund të jenë trashgimtarë t'asaj Maqedonie dhe mos ngatrojnë kot punë me Greqinë.Me që i ka mbetë emri kësaj republike Maqe-donia,më mirë do t'ishte që të quhej Republika Maqedonia e Re dhe të mos dilnin probleme me Greqinë...

    Prof.Dr.F.Reçani

  2. #2
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    sllavo shkini petar popovski ka shkruan edhe librin per Skenderbeun ku ai thur nje sere genjeshtrash dhe ofendimesh per popullin shqiptar, ai ska fije turpi dhe njerzimi, kete duhet ta dini apo z. prof dr.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •