TIRANE - Ka shfaqur pendese perpara gjykates 79-vjecari Selman Lala, i cili qelloi me armen e gjahut mbi gruan e tij. Ai eshte shprehur se ka qene i dehur ne momentin qe ka qelluar mbi bashkeshorten. Ai ka kerkuar qe te mos gjykohej ashper nga gjykata, pasi ka qene i papergjegjshem ne momentin e vrasjes, duke kerkuar meshire. Nje dite me pare, Gjykata e Tiranes, ka dhene masen e sigurise per plakun e arrestuar diten e hene, ne Kombinat. Togat e zeza te ketij institucioni kane vendosur qe i moshuari te rrije ne qeli deri ne perfundimin te hetimeve. Gjate seances se djeshme eshte miratuar kerkesa e prokurorise, per masen e sigurise "arrest me burg", per te pandehurin.
Nderkohe qe nga ana tjeter perfaqesuesi ligjor i te moshuarit ka kerkuar qe klienti i tij, te mos lihej ne qeli, per shkak te moshes se madhe te tij. Avokati ka kerkuar qe te jepej nje mase me e lehte. Por gjykata ka vendosur qe te pranoje kerkesen e institucionit te akuzes, bazuar ne provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes. Mbi te pandehurin kane rende dhe faktet se, ai eshte kapur ne flagrance ne shtepi, me armen ne dore si dhe pranimin qe i ka bere ngjarjes, duke thene se e kishte bere vete krimin. Ngjarja per te cilen gjykata vendosi qe te leje ne qeli Selman Lalen, ka ndodhur pak dite me pare, kur ai ne gjendje te dehur qelloi mbi gruan e tij, Sofie Lalen, duke e lene te vdekur.
K.J
Krijoni Kontakt