Implementimi i kabllove optikë është pjesë teknologjisë së re të cilën “Telekomi i Maqedonisë” e zbaton për herë të parë në vend.
Me instalimin e kabllove optikë në katër ndërtesa në qendër të Shkupit “Telekomi i Maqedonisë” ka startuar me pilot projektin për instalimin e kabllove optikë, i cili amvisërive dhe komunitetit të biznesit do t’u ofrojë shërbime të shpejta interneti, televizion dhe telefoni. Implementimi i kabllove optikë është pjesë teknologjisë së re të cilën “Telekomi i Maqedonisë” e zbaton për herë të parë në vend.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, sepse jemi duke hapur një faqe të re në historinë e telekomunikimeve në vend. Do t’i ofrojmë Maqedonisë dhe komunitetit të biznesit një rrjet të ri, i cili punon me shpejtësi prej mbi 100 megabajtëve në sekondë dhe me këtë Maqedonia me të vërtetë do të jetë në të njëjtin nivel me Singaporin apo Korenë e Jugut që janë liderë botëror”, tha drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” Nikollaj Bejkers.
Nga “Telekomi i Maqedonisë” thonë se klientët e parë të tyre do të përfitojnë oferta atraktive dhe se do të mundësojë lehtësira gjatë tre muajve të parë të shfrytëzimit të kësaj oferte.
“Periudhë tremujore të servisëve gratis me këtë nënkuptohet internet i shpejtë simetrik nga 40 megabajt, up-link: dovn-link, dy orë voice kanale dhe IT Shërbime. Të gjitha këto produkte do t’i ofrojmë nëpërmjet një pajisjeje të integruar me të cilën do të ofrojmë internet, televizion dhe telefoni”, nënvizoi Samoil Angelovski, punonjës i “Telekomit”.
“Telekomi i Maqedonisë” ende nuk e publikon shumën të cilën do të duhet ta ndajnë qytetarët e vendit për këtë ofertë atraktive por thonë se do të jetë e kapshme për të gjithë. Kompania T-Home për këtë investim ka ndarë dhjetëra milionë euro. Përfundimi i plotë i këtij investimi pritet të bëhet në afat prej tre viteve duke filluar nga qyteti i Shkupit dhe më pas edhe qytetet tjera të vendit. /ALSAT/
Krijoni Kontakt