Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    Telekomi i Maqedonisë filloi instalimin e kabllove optikë

    Implementimi i kabllove optikë është pjesë teknologjisë së re të cilën “Telekomi i Maqedonisë” e zbaton për herë të parë në vend.

    Me instalimin e kabllove optikë në katër ndërtesa në qendër të Shkupit “Telekomi i Maqedonisë” ka startuar me pilot projektin për instalimin e kabllove optikë, i cili amvisërive dhe komunitetit të biznesit do t’u ofrojë shërbime të shpejta interneti, televizion dhe telefoni. Implementimi i kabllove optikë është pjesë teknologjisë së re të cilën “Telekomi i Maqedonisë” e zbaton për herë të parë në vend.

    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, sepse jemi duke hapur një faqe të re në historinë e telekomunikimeve në vend. Do t’i ofrojmë Maqedonisë dhe komunitetit të biznesit një rrjet të ri, i cili punon me shpejtësi prej mbi 100 megabajtëve në sekondë dhe me këtë Maqedonia me të vërtetë do të jetë në të njëjtin nivel me Singaporin apo Korenë e Jugut që janë liderë botëror”, tha drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” Nikollaj Bejkers.

    Nga “Telekomi i Maqedonisë” thonë se klientët e parë të tyre do të përfitojnë oferta atraktive dhe se do të mundësojë lehtësira gjatë tre muajve të parë të shfrytëzimit të kësaj oferte.

    “Periudhë tremujore të servisëve gratis me këtë nënkuptohet internet i shpejtë simetrik nga 40 megabajt, up-link: dovn-link, dy orë voice kanale dhe IT Shërbime. Të gjitha këto produkte do t’i ofrojmë nëpërmjet një pajisjeje të integruar me të cilën do të ofrojmë internet, televizion dhe telefoni”, nënvizoi Samoil Angelovski, punonjës i “Telekomit”.

    “Telekomi i Maqedonisë” ende nuk e publikon shumën të cilën do të duhet ta ndajnë qytetarët e vendit për këtë ofertë atraktive por thonë se do të jetë e kapshme për të gjithë. Kompania T-Home për këtë investim ka ndarë dhjetëra milionë euro. Përfundimi i plotë i këtij investimi pritet të bëhet në afat prej tre viteve duke filluar nga qyteti i Shkupit dhe më pas edhe qytetet tjera të vendit. /ALSAT/

  2. #2
    Més que un club Maska e zoomen15
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    133
    deri sa nuk ka oferta,cmime perseri mbetet thjeshte nje lajm e asgje me shume!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BHGod : 15-09-2008 më 19:44
    To be or not to be!

  3. #3
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga zoomen15 Lexo Postimin
    deri sa nuk ka oferta,cmime perseri mbetet thjeshte nje lajm e asgje me shume!
    Perseri nuk e kupton. Kur nuk din hesht.

    Lexoje lajmin mire dhe nese kupton pak nga bota e informatikes do te dish se per cka flitet.

  4. #4
    Po ne shqipri kur do vihet kjo lloj lidhje???
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2008
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga P@R4nOi@C_LorD Lexo Postimin
    Po ne shqipri kur do vihet kjo lloj lidhje???

    2020

  6. #6
    Me mire se sa fare.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •