Close

Rezultati i Sondazhit: A e keni kryer shërbimin ushtarak ?

Votues
31. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    9 29.03%
  • Jo

    22 70.97%
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    ..ehhh,..kan qene kohe te lavdishme atehere...

    ..barkas..cohu..barkas..cohu..barkas cohu..e gjithe toga si nje trup i vetem dhe nuk guxonte njeri me thene 1/2 fjale..mund te shashe neperdhembe por mos ta degjonte njeri pervec se shoku qe kishe ne krahe..se po te degjonte komandanti i toges dhe po e kuptoi qe ti fole..atehere toga ndalonte dhe ti budallai dilje dy hapa para dhe vazhdoje i vetmi ..barkas..cohu..barkas..cohu..dhe toga te shikonte dhe thonin shyqyr qe foli ky trapi se u bome telef..te nesermen une trapi kisha zene mend dhe hasha vehten me dhembe dhe nuk u ankosha dhe si perfundim u shtrosha edhe une ashtu sic ishin shtruar trimat te tjere te toges time..barkas ..cohu..barkas..cohu..edhe tani e kujtoj dhe them shyqyr qe jam para compjuterit dhe jo para komandantit te toges..disa here me del ne ender..barkas..cohu..barkas..cohu

  2. #22
    ~SmiLe~ Maska e BaBy_BiRbA
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Melbourne, Land Down Under
    Postime
    582
    Pyetje per kuriozitet: Vazhdon akoma sherbimi ushtarak ne Shqiperi?
    Shmile Pweet Face..Me Wubz U :D

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Unë edhe pse nuk jetoj në Shqipëri mirëpo edhe këtu në vendlindjen time, nuk e kam kryer këtë shërbim.
    Sui generis

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Une pervec qe kam qene ushtar kam qene edhe ne shkollen ushtarake "Skenderbej".


    Ushtria pervec shume te keqijave ka patur edhe te mira. Pasi kryen ushterine njerzit sikur te shikojne me sy tjeter dmth te bene me burreror. Ne ushtri meson shume gjera por dhe te pergatitesh se si te perballosh veshtersite ekstreme. Te disiplinon me veten dhe me te tjeret.

    Por me kryesorja qe te meso nga ushteria eshte shoqeria. Provohesh dhe kualifikohesh ne menyre perfekte me rregullat dhe ligjet e shoqerise.


    Nese dikush do me pyste personalisht nuk do ja rekomandoja ushtrine

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Qyfyre, meqë gjithë shteti ynë nuk ka organizim tamam, pse të mos bëhemi të gjithë italianë apo grekë? Dmth të mos jemi më shqiptarë.
    Meqë shteti nuk ka organizim tamam, (meqë dikush me para tha që ushtria ka dhe pëfitime) ato përfitime që do kishe nga ushtria, mund ti arrish dhe vetë, pa shkuar nnë ushtri. Kush dëshiron akoma mund të shkojë ushtar për të mësuar disiplinë. Kush do stervitje mund ta bëj dhe pa shkuar në ushtri.

    Kurse ata që kanë qef të bëhen italianë e grekë, do bëhen, si të kemi shtet si të mos kemi shtet. Nuk e shof shum lidhjen.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga BaBy_BiRbA Lexo Postimin
    Pyetje per kuriozitet: Vazhdon akoma sherbimi ushtarak ne Shqiperi?

    kshu per hobi e kan o baby,kush e ka me qef shkon vet



    ne 5 te mengjezit me zor na shpia tmer fugoni per tkyr sherbimin ushtarak
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  7. #27
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kush dëshiron akoma mund të shkojë ushtar për të mësuar disiplinë. Kush do stervitje mund ta bëj dhe pa shkuar në ushtri.
    Je shumë i ndikuar nga mentaliteti individualist perëndimor. Ja në këtë postimin tënd dallohet mospërfillja për shtetin. Dhe po të pyes për vërtetim, si do silleshe ti ndaj atyre që do shkonin ushtar? Do i trajtoje si njerëz që bëjnë diçka në të mirë të kombit, apo thjesht si rrogëtarë që bëjnë një punë për të mbajt familjen?
    Thellohu...


    Kurse ata që kanë qef të bëhen italianë e grekë, do bëhen, si të kemi shtet si të mos kemi shtet. Nuk e shof shum lidhjen.
    Jo, nuk është kështu. Nuk e vë re lidhjen, po lidhja është. Pse kanë turp shqiptarët të thonë se janë shqipo në Greqi apo Itali? A do të ishte njësoj nëse shteti ynë do të kishte një farë prestigji?

    Lidhja jote me të qenurit shqiptar, nuk është diçka e dhënë, apo natyrale. Është investim.
    Psh ti që identifikohesh si shqiptar, identifikohesh me simbolet, flamurin, himnin, sportistët, kombëtaren e futbollit, lojtarët olimpikë të Shqipërisë, njerëzit e famshëm shqiptarë, aktorë, këngëtarë, duke kaluar më tej në elitat. Shtetarët që kanë pushtetin.
    Përveç kësaj lidhja është materiale. Punë, rrogë, prona. Mendo të mos kesh asnjë nga këto, apo të ndjesh mungesë të theksuar cilësore të këtyre parametrave. Ta siguroj unë që do ndiheshe më pak shqiptar.
    Ezekiel 25-17.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Julius, e kot kshu i pytje nga shkenca!!

    ca tka dhen shteti shqiptar ty ??!!?! {ktu spo flasim per atdheun por per shtetin}
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Je shumë i ndikuar nga mentaliteti individualist perëndimor. Ja në këtë postimin tënd dallohet mospërfillja për shtetin. Dhe po të pyes për vërtetim, si do silleshe ti ndaj atyre që do shkonin ushtar? Do i trajtoje si njerëz që bëjnë diçka në të mirë të kombit, apo thjesht si rrogëtarë që bëjnë një punë për të mbajt familjen?
    Thellohu...




    Jo, nuk është kështu. Nuk e vë re lidhjen, po lidhja është. Pse kanë turp shqiptarët të thonë se janë shqipo në Greqi apo Itali? A do të ishte njësoj nëse shteti ynë do të kishte një farë prestigji?

    Lidhja jote me të qenurit shqiptar, nuk është diçka e dhënë, apo natyrale. Është investim.
    Psh ti që identifikohesh si shqiptar, identifikohesh me simbolet, flamurin, himnin, sportistët, kombëtaren e futbollit, lojtarët olimpikë të Shqipërisë, njerëzit e famshëm shqiptarë, aktorë, këngëtarë, duke kaluar më tej në elitat. Shtetarët që kanë pushtetin.
    Përveç kësaj lidhja është materiale. Punë, rrogë, prona. Mendo të mos kesh asnjë nga këto, apo të ndjesh mungesë të theksuar cilësore të këtyre parametrave. Ta siguroj unë që do ndiheshe më pak shqiptar.
    Ti vazhdo pergjigjesh pa e kuptuar që un fillimisht ju përgjigja dikujt tjetër që thoshte se ka gjëra pozitive ushtria. Po ta kuptoje ktë, s'do e shifje atë mentalitetin individualist perëndimor, po do thoje, që po ashtu është, ushtria nuk është më si më parë ku me vërte bëhej.

    Mbase duhet ta bëjm dhe ne si individualistat perëndimor që të shkojnë qindra mijra ushtarë në luftë për shtetin.

    Ata që shkojnë ushtarë kur është e detyruar, do i trajtoja si njerëz që zbatojnë ligjet e vendit. Ata që shkojnë luftojnë vullnetarisht për Shqipërinë, do i quaja heronj. Se të detyrojnë të shkosh ushtar, s[do të thotë se do të të bejnë më patriot.

  10. #30
    ' Maska e Earta
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Postime
    336
    Jo. :P
    **** ** ** ***** ** ***!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •