Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    41

    Arrow 7 Vjetori i MARREVESHJES se OHRIT

    NE MENYRE INSTUTUCIONALE U SHENUA PERVJETORI I NENSHKRIMIT TE MARREVESHJES SE OHRIT

    Sipas liderit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim Ali Ahmeti, nga Marrėveshja e Ohrit nuk pėrfitojnė vetėm shqiptarėt por edhe maqedonasit. Shtatė vjetori i kėsaj Marrėveshje pėr herė tė parė u shėnua nė mėnyrė institucionale.

    “Mendoj qė fitorja mė e madhe pėr Maqedoninė, pėr maqedonasit si komb, pėr shqipatrėt si komb fitorja mė e madhje ėshtė qė me Marrėveshjen e Ohrit tė gjithė e ndjejnė Maqedoninė si shtet dhe tė gjithė janė lojal ndaj Maqedonisė. Kjo ėshtė fitore e madhe edhe pėr vetė kombin maqedonas kur shqiptarėt janė lojal ndaj shtetit. Mendoj qė ēėshtjet lėvizin nė drejtim tė duhur, kėshtuqė pėr katėr vite unė pres qė tė kemi rezultate mjaftė tė mira nė kėtė drejtim”, tha lideri i BDI-sė Ali Ahmeti.

    Marrėveshja e Ohrit ėshtė vlerė e pėrbashkėt pėr tė gjithė qytetarėt dhe shėrben si urė lidhėse pėr afrimin e bashkėsive etnike tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.

    “Pas 7 vite nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit mund tė konstatojmė se ky dokument me vlera ndėrkombėtare ėshtė nė mesin e dokumenteve tė ralla qė implementohet nė praktikė. Gjithashtu mund tė konstatojmė e kjo ėshtė njė storje e susksesshme pėr Maqedoninė dhe model pėr zgjidhjen e kontesteve ndėretnike”, theksoi zv/kryeministri pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit Abdilaqim Ademi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    41
    Mbreme me rastin e 7 vjetorit te MO, Ali Ahmeti organizoi Dasem ne Holiday Inn, ku bashk me Rafis Halitin i pritnin mysafiret te dera si dasmore.
    Por, lideri i partise se koalicionit, Nikolla Gruevski nuk i perfilli aspak, nuk iu erdhi ne dasem.

    Ne pyetjen e gazetareve, se pse nuk erdhi lideri i partise se koalicionit, Aliu u pergjigj ne shkinisht:

    "Ova e dobro, mnogu dobro, za gragjanite, za Makedonija, dobro e shto vlada go organizira"
    ("Kjo eshte mire, shume mire, per qytetaret, per Maqedonine, mire eshte sepse qeveria e organizon")

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Marreveshja e Ohrit eshte shkelur nga te dyja partite politike shqiptare dy here njera pas tjetres.

    Heren e pare, me Marreveshjen e Majit, BDI dhe DPMNE shkelen Marreveshjen e Ohrit, duke ngritur mbi te Marreveshje Nderpartiake per te plotesuar disa nga pikat e Marreveshjes se Ohrit.

    Heren e dyte, me Kushtet e Menduhit per te mos u larguar nga Qeveria Gruevski, ne vitin 2008 u shkel perseri Marreveshja e Ohrit, sepse Menduhi kishte paraqitur "kushte" qe direkt buronin nga Marreveshja e Ohrit.

    Ne vend qe te implementonin Marreveshjen e Ohrit, partite shqiptare ne pushtet (edhe PDSH edhe BDI) bejne Marreveshje nderpartiake, pa kurfare garancish nderkombetare.

    Pas zyrtarizimit te Univerzitetit te Tetoves, partive iu tha goja sepse s'kishin cfare t'ju premtonin shqiptareve, prandaj po zhagisin implementimin e Marreveshjes se Ohrit, per ta perdorur si Marketing Politik dhe per ta perfshire ne tubime parazgjedhore.

    Marreveshja e Ohrit duhet implementuar nje dite e me pare, dhe duhet vene ne praktike, jo vetem ne leter, sepse ajo ishte Marreveshja qe nderpreu luften, por qe fatkeqesisht, edhe pas 7 vitesh nuk ka arritur te ndertoje paqen.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po se di cka festojne more?

    PDSH nuk mori pjese sepse ska nevoj pse te merr pjese.


    Ne anen tjeter BDI feston sikur te kishte realizuar ate Mareveshje, ku faktet flasin krejt ndryshe dhe ligjet miratohen krejt ndryshe.


    Hajde Ali vllasti, shpori shqiptaret prej ketu, se ate ta ka dhene per qellim Gruevski dhe Crveni.
    Sui generis

  5. #5
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anėtarėsuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    mundohen te genjejne popullin me kesisoj pallavrash festash duke u mohuar atyre te drejtat egzistenciale si gjuha, flamuri etj, mareveshja e ohrit jo qe a realizuar por aspak nuk ka filluar, nje rast me enklatand ku qart tregon anashkalimin e shqiptareve ishte dje ku ne pishinen BIser ne shkup nuk u lejua hyrja e shqiptareve te cilet edhe u kercenuan dhe policia nuk ndermori asgje, dhe shume raste tjera te diskriminimit etnik gjoja se maqedonia eshte e maqedonasve, gjersa ne baze te mareveshjes se ohrit maqedonia eshte e te gjithve dhe qe te gjithe kane te drejta te barabarta, ali na ngel tash te festoje ashti si shkel mbi varet e deshmoreve duke ngitur lapidare e ne anen tjeter duke mos e zgjidhur ceshtjen e tyre, cfar festash cfar genjeshtrash hajde mor ali ik nga maqedonia si dikur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faruk_01 : 14-08-2008 mė 12:28
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anėtarėsuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Alienated;1996464]Marreveshja e Ohrit eshte shkelur nga te dyja partite politike shqiptare dy here njera pas tjetres.

    Heren e pare, me Marreveshjen e Majit, BDI dhe DPMNE shkelen Marreveshjen e Ohrit, duke ngritur mbi te Marreveshje Nderpartiake per te plotesuar disa nga pikat e Marreveshjes se Ohrit.

    Heren e dyte, me Kushtet e Menduhit per te mos u larguar nga Qeveria Gruevski, ne vitin 2008 u shkel perseri Marreveshja e Ohrit, sepse Menduhi kishte paraqitur "kushte" qe direkt buronin nga Marreveshja e Ohrit.


    Shume mire vet e pranove. Duke u munduar te kritikon PDSH-ne, shkrove dicka qe na e tregon te kunderten.

    1. Ti thae se DUI ben marveshje nderpartiake duke shkelur ketu marveshjen e Ohrit.
    2. Heren e dyte thae PDSH i ka vene kushte qe burojn direkt nga marveshja e Ohrit, harove te shkruajsh se Menduhi e afatizoi kete marveshje por nuk ju realizua sepse Gruevski e gjeti China Shopin te DUI.

    Dmth DUI ka bere per se dyti her kompromis me marveshjen e Majit, ne dem te shqiptarve.

    Alienated je bere Menduhist ha? hahahaha

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga BAC4 Lexo Postimin
    Shume mire vet e pranove. Duke u munduar te kritikon PDSH-ne, shkrove dicka qe na e tregon te kunderten.

    1. Ti thae se DUI ben marveshje nderpartiake duke shkelur ketu marveshjen e Ohrit.
    2. Heren e dyte thae PDSH i ka vene kushte qe burojn direkt nga marveshja e Ohrit, harove te shkruajsh se Menduhi e afatizoi kete marveshje por nuk ju realizua sepse Gruevski e gjeti China Shopin te DUI.

    Dmth DUI ka bere per se dyti her kompromis me marveshjen e Majit, ne dem te shqiptarve.

    Alienated je bere Menduhist ha? hahahaha
    O BAC
    E kam thene disa here deri tani kete muhabet dhe do vazhdoj ta them pa problem. S'di pse te entuziazmon kaq shume "zbulimi" qe vet e pranova, sepse s'eshte hera e pare qe e them. Duke me pare qe jam kunder politikave te Menduhit (ne mase me te madhe) ju me keni vleresuar se jam i BDI-se. Megjithese m'u lodh shpirti duke e sqaruar qe s'jam i BDI-se, perseri vazhdoj t'ju them, dhe ma merr mendja qe perseri do me etiketoni si "i BDI-se".

    E para, BDI ka bere marreveshje me Gruevskin, pikat e te ciles kane buruar nga Mareveshja e Ohrit.
    E dyta, Menduhi "i vuri" kushte shefit te vet Gruevskit, me te cilat ky do dilte nga qeveria, dhe ashtu ndodhi. Keto kushte (6) ishin kryesisht nga Marreveshja e Ohrit, pervec dy kushteve te cilat ishin te bazuara ne rrethanat aktuale, e qe ishin Njohja e Pavaresise se Kosoves, dhe mbyllja e rasteve te kthyera nga Haga (te cilat ndodhen pas 2001).

    E rikonfirmoj mendimin: Edhe BDI edhe PDSH e kane shkelur Marreveshjen e Ohrit, e cila ishte Marreveshje me garanca nderkombetare, per te bere Marreveshje nderpartiake, te cilat, ne rastin e asaj te Majit s'u be asgje, ndersa ne rastin e "kushteve te Menduhit", u krijuan grupe pune nder partiake (jo qeveritare, kujdes), te cilat do shqyrtonin nese keto kushte duhen pranuar. Dmth nuk ishin grupe pune qe do hartonin ligjet per te permbushur kerkesat, por grupe pune qe do shihnin ne duhet apo s'duhet permbushur kerkesat.

    Alienated s'eshte bere Menduhist, larg qofte kjo gje...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nuro1
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    wien
    Postime
    133
    o te dy qe jeni larte shume mire e dini se skina zgjedhje tjeter na ka mbet me zgjedh prej dy pisllekeve njeren por ktyre te duit u vin era e keqe nuk i lan vardari e as dunavi, tash menduhi e ka shansin te pastrohet prej mbeturinave te veta se ska dalje tjeter,e ma e keqja eshte se populli i shkrete e paguan cekin ne fund shqiptaret ktu ke na kane ardh ne nje gjendje te keqe ekonomike a kto zotnit(hajduta)ppd,pdsh,bdi(dui) qe jane be miljonar ne krah te popullit do ta gjejn denimin por shkon pak ma rend se e kan mund haramin, zot ndihmoju shqiptareve,el fatiha
    http://www.youtube.com/watch?v=TB_HUUdwIYY
    Not All Virgins Are Angels , And Not All Angels Are Virgins

  9. #9
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Do behet edhe 100 vjetori i ksaj marreveshtje dhe ne funf kur do shohem se prap nuk eshte miratuar komplet si duhet .
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    41
    ”Holiday Inn”, “saunė” e Marrėveshjes sė Ohrit

    Laura Papraniku


    Shėnimi i 7-tė vjetorit tė Marrėveshjes sė Ohrit, tė mėrkurėn mbrėma nė kryeqytet, pa dyshim se do tė shėnon manifestimin e parė institucional tė organizuar me paratė e qeverisė. Mirėpo, nuk as mė tė voglin dyshim se ai nuk do tė harrohet as pėr vapėn tmerruese qė bėnte nė sallėn “Milenium” tė Hotelit Holiday Inn, nė Shkup. Pėrgjegjėsit e sallės, ose vėrtetė kishin harruar tė lėshojnė me kohė kondicionerėt, sikurse pretendojnė nga kabinetit i Abdulaqim Ademit, zėvendėskryeministrit pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, ose vėrtetė kishin ardhur dyfish mė tepėr mysafirė, sikurse pretendojnė pėrgjegjėsit e hotelit.

    “Pėr organizimet e radhės do tė jemi tė rezervuar dhe nuk do tė pranojmė ashtu lehtė qė ata ti bėjmė nė ‘Holiday Inn” por do tė shohim edhe oferta tjera”, pohon Armir Sadiku, shefi i kabinetit tė zėvendėskryeministrit Ademi. Kondicionerėt e sallės, e kishin tė pamundur tė freskonin ajrin edhe pse punon vazhdimisht, pasi qė nė minutat e para vendi nisi tė shėrohet nė njė “saunė”. Shefi i sallės, Toni Milenkovski, e kėrkon shkakun tek “ardhja e menjėhershme e njerėzve”.

    Edhe vetė keni mund tė vėreni se tė gjithė erdhėn gati se pėrnjėherė dhe kjo ėshtė problem, sidomos, kur tė vijnė dyfish me tepėr njerėz se sa tė ėshtė thėnė, pohon Milenkovski. “Tė gjitha marrėveshjet, me organizatorėt i kishim pėr 300 persona, kurse erdhėn shumė me tepėr se sa dyfishi”, shprehet ai. Sipas tij, nė manifestimin e rastit, ishin prej 600 deri nė 750 veta, kurse kondicionerėt kanė qenė ndezur jo dy orė por pesė orė pėrpara. “Kondicionerėt i lėshuam qė nė orėn 15:00 dhe punonin me kapacitetin e plotė”, pohon ai. Mysafirėt ishin ftuar nė orėn 19 e 30 minuta kurse “Mileniumi”, sikurse pohon edhe vetė Milenkovski, ka kapacitet pėr mė tepėr se 450 persona. “Ky ėshtė numri i ulėseve. Kur njerėzit qėndrojnė nė kėmbė sigurisht se salla merr mė tepėr veta”, thotė ai.

    Nė secilin rast, qoftė me “mysafirė tė pa planifikuar” qoftė me “air condecioner tė vonuar”, tė gjithė mysafirėt u ankuan, me shumė tė drejtė. Me djersėt qė ndritnin nė fytyrėn e secilit mysafir, me ofshama e gjeste qė tregonin sikletin nga vapa e papėrballueshme, u krijua njė atmosferė aspak tė denjė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e njė marrėveshje aq tė rėndėsishme sikurse ėshtė kjo e 13 gushtit. Milenkovki, thotė se as nuk do t’ju kishte shkuar nė mendje tė ‘sabotonin’ nė kėtė 7-tė vjetorin e Marrėveshjes sė Ohrit, kurse edhe Sadiku nuk dyshon se “Holiday inn” do ta kishte bėrė kėtė.


    Bashkėpunimi i radhės nė pikėpyetje
    “Mungesa e ajrit freskues ishte diēka shumė e dukshme pėr tė gjithė dhe pėr kėtė pėrgjegjėsit e sallės na kėrkuan falje, pasi kondicionerėt i kishin lėshuar tė punojnė gjysmė ore pėrpara dhe jo dy orė”, pohon Sadiku, shefi i kabinetit tė zėvendėskryeministrit Ademi. Ai shprehu keqardhje qė mysafirėt kaluan natėn nė mungesėn totale tė ajrit freskues dhe se zyra e zėvendėskryeministrit pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, pas kėsaj, do tė peshon pak mė me kujdes prestigjin e hotelit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 14:14
  2. Sot mė 6 gusht bie 61 vjetori i bombardimit atomik nė Hiroshimė
    Nga NoName nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:56
  3. 14 - Vjetori I Demonstratės Sė Brestocit Dhe Katėr Dėshmorėt E Sajė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 17:01
  4. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •