
Postuar mė parė nga
urtesa
”Holiday Inn”, “saunė” e Marrėveshjes sė Ohrit
Laura Papraniku
Shėnimi i 7-tė vjetorit tė Marrėveshjes sė Ohrit, tė mėrkurėn mbrėma nė kryeqytet, pa dyshim se do tė shėnon manifestimin e parė institucional tė organizuar me paratė e qeverisė. Mirėpo, nuk as mė tė voglin dyshim se ai nuk do tė harrohet as pėr vapėn tmerruese qė bėnte nė sallėn “Milenium” tė Hotelit Holiday Inn, nė Shkup. Pėrgjegjėsit e sallės, ose vėrtetė kishin harruar tė lėshojnė me kohė kondicionerėt, sikurse pretendojnė nga kabinetit i Abdulaqim Ademit, zėvendėskryeministrit pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, ose vėrtetė kishin ardhur dyfish mė tepėr mysafirė, sikurse pretendojnė pėrgjegjėsit e hotelit.
“Pėr organizimet e radhės do tė jemi tė rezervuar dhe nuk do tė pranojmė ashtu lehtė qė ata ti bėjmė nė ‘Holiday Inn” por do tė shohim edhe oferta tjera”, pohon Armir Sadiku, shefi i kabinetit tė zėvendėskryeministrit Ademi. Kondicionerėt e sallės, e kishin tė pamundur tė freskonin ajrin edhe pse punon vazhdimisht, pasi qė nė minutat e para vendi nisi tė shėrohet nė njė “saunė”. Shefi i sallės, Toni Milenkovski, e kėrkon shkakun tek “ardhja e menjėhershme e njerėzve”.
Edhe vetė keni mund tė vėreni se tė gjithė erdhėn gati se pėrnjėherė dhe kjo ėshtė problem, sidomos, kur tė vijnė dyfish me tepėr njerėz se sa tė ėshtė thėnė, pohon Milenkovski. “Tė gjitha marrėveshjet, me organizatorėt i kishim pėr 300 persona, kurse erdhėn shumė me tepėr se sa dyfishi”, shprehet ai. Sipas tij, nė manifestimin e rastit, ishin prej 600 deri nė 750 veta, kurse kondicionerėt kanė qenė ndezur jo dy orė por pesė orė pėrpara. “Kondicionerėt i lėshuam qė nė orėn 15:00 dhe punonin me kapacitetin e plotė”, pohon ai. Mysafirėt ishin ftuar nė orėn 19 e 30 minuta kurse “Mileniumi”, sikurse pohon edhe vetė Milenkovski, ka kapacitet pėr mė tepėr se 450 persona. “Ky ėshtė numri i ulėseve. Kur njerėzit qėndrojnė nė kėmbė sigurisht se salla merr mė tepėr veta”, thotė ai.
Nė secilin rast, qoftė me “mysafirė tė pa planifikuar” qoftė me “air condecioner tė vonuar”, tė gjithė mysafirėt u ankuan, me shumė tė drejtė. Me djersėt qė ndritnin nė fytyrėn e secilit mysafir, me ofshama e gjeste qė tregonin sikletin nga vapa e papėrballueshme, u krijua njė atmosferė aspak tė denjė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e njė marrėveshje aq tė rėndėsishme sikurse ėshtė kjo e 13 gushtit. Milenkovki, thotė se as nuk do t’ju kishte shkuar nė mendje tė ‘sabotonin’ nė kėtė 7-tė vjetorin e Marrėveshjes sė Ohrit, kurse edhe Sadiku nuk dyshon se “Holiday inn” do ta kishte bėrė kėtė.
Bashkėpunimi i radhės nė pikėpyetje
“Mungesa e ajrit freskues ishte diēka shumė e dukshme pėr tė gjithė dhe pėr kėtė pėrgjegjėsit e sallės na kėrkuan falje, pasi kondicionerėt i kishin lėshuar tė punojnė gjysmė ore pėrpara dhe jo dy orė”, pohon Sadiku, shefi i kabinetit tė zėvendėskryeministrit Ademi. Ai shprehu keqardhje qė mysafirėt kaluan natėn nė mungesėn totale tė ajrit freskues dhe se zyra e zėvendėskryeministrit pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, pas kėsaj, do tė peshon pak mė me kujdes prestigjin e hotelit.
Krijoni Kontakt