hahahahaaha c'me ke kenaq, mesoi mire cfare te thone keto se do vij dhe une te shoh filxhan tek ti.
P.sh:
Tek filxhani mund te thuash... ke dal e kuqe flake, prite se do marresh nje lajm te bukur (nga qeveria, nese pret ndonje leter a dokument). Pastaj thuaji ke nje 7 plotesim deshire, per 7 ore ose per 7 dite do marresh nje lajm qe do te gezoj.
Hmmm pastaj mund t'i thuash... ke ca neperka rreth e qark por ti je siper tyre, ia ke shkelur koken me kembe.
Nese e di qe personi do blej ndonje gje, ose meqe po vine dhe festat thuaji: seē ke ketu nje kater lekesh te zeze, do nxjerresh leke.
Kur e di qe do marri rrogen thuaji... te del te filxhani nje kater lekesh e kuqe, ke per te marre ca leke...
Je goje me goje me nje person... ke bere llafe me dike, ose prite se do besh llafe (se keshtu te thone kur ti thua qe nuk je zene me njeri), por do jene pa qeder keto llafe, sepse te del nje miresi pas koke.
Pastaj thuaji hmmmm e sheh kete rrethin ketu, ke nje rreth kunore ne shpi ose do degjosh per dike qe do fejohet dhe do gezohesh pa mas. (se ne fis nje here ne muaj fejohet gjithmone ndonje

)
Kur te filxhani kafes ke nje vize te bardhe do te thote rruge, ke nje rruge te gjate ose nje rruge te shkurter, do e besh vetem thuaji ose do e besh me disa persona.
Ke nje njeri si qen qe te rri siper kokes... po ti i ke kthy kurrizin.
Pastaj thuaji... ka dal nje zemer e kuqe, nje njeri te ka shume per zemer dhe te mban siper kokes, ka llafe te mira per ty.
Pastaj prape thuaj: Te del nje flake qiriri... duhet te ndezesh nje qiri per njetin qe ke kthyer filxhanin (sepse kur kthehet filxhani i themi me njete: per vete, per familjen, per punen, per bobin hahahahahaha.
drague e sheh sa me kane rrejt re, i kam mesuar te gjitha hapat permendesh...
Ps. Filxhani eshte kot se askush nuk e lexon te ardhmen tone... thjesht eshte per te kaluar kohend he per t'ia futur nje te qeshure kur degjon.
Krijoni Kontakt