Kush e bën më mirë rolin e bosit, gratë apo burrat?
Një studim i fundit ka dalë në konkluzion se gratë ja kalojnë burrave kur bëhet fjalë për drejtim kompanie.

Shekulli Online
Enjte, 04 Shtator 2008 15:01:00

Një studim i fundit ka dalë në konkluzion se gratë ja kalojnë burrave kur bëhet fjalë për drejtim kompanie.

Javën e kaluar, Qendra e kërkimit Pew publikoi të dhënat e studimit të bërë me 2 250 amerikane. Ata u morën në studim për 8 çështje të lidershipit, përfshirë, ndershmërinë, inteligjencën, mëshirën dhe pëlqimin në punonjës.

Gratë tejkalonin burrat sa i përket 5 kategorive. Ndërkohë në dy kategori të tjera për “dëshirën për punë” dhe “ambicien” burrat dhe gratë ishin në të njëjtin nivel. Burrat dilnin në krye vetëm sa i përket vendimmarrjes.

Gratë kanë edhe emocionet në mes. Shumica e menaxhereve që shprehnin emocion u gjykuan më mirë se ato që nuk shprehnin sensibilitet.

Megjithatë menaxheret femra kanë probleme: - tha Kristin Byron, profesor në Syracuse University. “Njerëzit mendojnë se karakteristikat e lidershipit janë maskiliste. Por menaxheret femra janë kryelarta dhe nuk pyesin shumë për këtë.

Akuza më e madhe për burrat është se ata kërkojnë të vënë tutelë dhe janë arrogant.

“Burrat në pozicionin e drejtuesit mbajnë shumë distancë me punonjësit dhe kërkojnë të jenë gjithmonë në krye, ndërkohë që gratë tregojnë më shumë mëshirë dhe kuptojnë më mirë problemet e punonjësve” – tha Craig Huffstetler, profesor marketingu.

Sociologët kanë zbuluar se kur në krye të një kompanie ka menaxhere femër, rrogat e punonjësve janë pothuaj të njëjta si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas tij gratë luajnë rol kryesor në reduktimi e këtij hendeku.