Hiqet shėrbimi ushtarak i detyrueshėm. Ushtria me pagese

Rekrutimi i ushtarėve do tė bėhet me pagesė dhe kjo do tė bėjė tė rritet profesionalizmi i ushtrisė shqiptare


Shėrbimi ushtarak kėtej e tutje nuk do tė jetė mė me detyrim. Kėshilli i ministrave ka vendosur sot tė heqė shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm nė kuadėr tė reformės nė ushtri. “Rekrutimi i ushtarėve do tė bėhet me pagesė dhe kjo do tė bėjė tė rritet profesionalizmi i ushtrisė shqiptare”- tha kryeministri, Sali Berisha nė mbledhjen e sotme.

Problemet e rekrutimi te ushtareve

Njė pjesė e mirė e tė rinjve qė thirren rekrut, nuk paraqiten nė Qendrėn e Rekrutim Mobilizimit megjithese ndaj tyre aplikohet edhe nje gjobe prej 30 mije lekesh nese nuk paraqiten pas fletethirrjes per kryerjen e ushtrise. Mė pas, pėr tė gjithė kėta persona bėhet denoncimi nė Prokurori

Sipas QRMT-se, numri i personave qė preferojnė tė kryejnė pagesė pėr ushtrinė, janė disa herė mė pak se ata qė kryejnė shėrbimin. Por, jo pak tė rinj i janė shmangur thirrjes sė dėrguar pėr t'u rekrutuar.