Pjesa 3
<< Erdhėt? >> thotė
<< Siē e sheh. >> pėrgjigjem unė
<< Mirė se ju gjetėm>>thotė Olti
<< Kristo.>>dhe zgjat dorėn.
<< Bardhyli. Olti. >> them unė.
<< Shyqyr qė erdhėt. >> thotė ai por nuk e mendon, duket qė nuk e mendon. << Po ju prisnim. Nesėr kemi manifestimin dhe na duhen dy krahė mė shumė. >>
<< Pėr ēfarė jemi kėtu? >>pyet Olti.
<< E dini se pėr ēfarė jeni kėtu. >>thotė duke qeshur.
<< Si t'a thonė emrin tamam? >>pyes. << Jo si tė thėrrasin tani po si tė thėrrisnin mė para? >>
<< Kjo s'ka rėndėsi. >>
<< Pėr pisqollat e bacė Isės, ky nuk e di kodin. >>i them Oltit<>
Nė fakt nuk ka asnjė kod po ai nuk e di. As unė nuk e di kėshtu qė dua vetėm t'a provokoj. Kristo heziton.
<< Olto ky s'di asnjė gjė. >>bėrtas me zė tė lartė. <>
Bėrtas sepse dua tė di emrin e tij tė vėrtetė por jo vetėm pėr kėtė. Mbas nesh dikush po zvarritet dhe nuk ėshtė njeri i Kristos. Ėshtė dikush tjetėr qė ndalet kur unė mbaroj sė bėrtituri. E kam mbuluar deri diku, tani le tė rrijė e tė dėgjojė aty, s'kam besim nėse afrohet mė shumė dhe nuk e di se ēfarė do. Nga mėnyra se si lėviz mund tė jetė vetėm njė burre ose njė hardhucė gjigande, por le tė dėgjojė.
<< Ikim Olto. >> them unė.
<< Dakord dakord. Qazim. >>
<< Qazim. >>qesh Olti.
<< Ai qeka. Nė rregull. >> them unė kot fare. <>
Sheh me dyshim rreth e rrotull dhe kam frikė se mos e ka dėgjuar edhe ai spiunin tonė. Por pas pak fillon tė flasi dhe kuptoj qė nuk dyshon asgjė.
<< Nesėr kemi dimostratėn. Tani do shkojmė tek shtėpia ime e do flemė ca orė. Nė mėngjes pastaj kemi punė. Ju do ecni vetėm me mua, do bėni ēa t'ju them unė. Ata qė ju kanė dėrguar duan qė demostrata tė zhvillohet nė mėnyrė demokratike, pa incidente. Ndaj na duheni ju. Po tani mė mirė tė ikim.>> thotė duke na kthyer shpinėn.
<< Si tė dush ti mėr babė.>> i pėrgjigjem.
Mbyllim makinėn dhe e ndjekim. Kur Qazimi nuk mė sheh pėrfitoj dhe kthej sytė nga Olti. Tund kokėn pėr tė thėnė qė jo dhe edhe ai ul kokėn pėr tė thėnė qė e ka kuptuar. Ndoshta ėshtė njė kurth por nuk kemi zgjedhje. Ecim deri te shtėpia e tij dhe dy hijet na ndjekin disa qindra metra, pastaj nė fillim njėri e pastaj tjetri ndalen. Besoj se po shkojnė secili nė shtėpi dhe marr frymė i qetė, mė nė fund.
Shtėpia e Qazimit ėshtė e vogėl dhe pis. Na tregon njė dhomė dhe na sjell ēarēafė. Thotė qė ai do flejė nė korridor. Unė mundohem tė marr ndonjė lajm tjetėr por kyēet si kasafortė. Pėrsėrit vetėm qė duhet t'a ndihmojmė sepse demostrata ėshtė e rėndėsishme dhe demokratike, pastaj shtrihet dhe gėrhet. Nuk besoj se po fle. Nė dhomė gjej gazeta, ca shqiptare e ca nė gjuhė tė huaj. Dreqi t'a marrė, ēa po bėj kėtu? Dua tė flas me Oltin por ia ka futur gjumit i lodhur nga rruga. Shtrihem dhe mendoj. Tani nė korridor Qazja nuk gėrhet mė por ėshtė akoma aty. Afrohem te dera pa bėrė zhurmė dhe dėgjoj qė edhe ai ėshtė nga ana tjetėr e derės, po na pėrgjon. Asnjė nga tė dy s'lėviz pėr disa minuta. Qazja ka njė frymėmarrje tė rėndė dhe kushedi se sa kohė do rrijė aty sikur Olti tė mos fillojė tė gėrhasi. Atėherė shkėputet dhe e dėgjoj tek vishet. Pas pak minutash ka dalė. Unė jam i veshur, hidhem nga dritarja pa bėrė zhurmė dhe kėmbėt mė gjakatosen sipėr gurėve. Nė nxitim e sipėr s'marr kėpucėt, pendohem po do ishte e rrezikshme, preferoj tė mos bėj zhurmė. Kėshtu mund t'a ndjek Qazen pa rėnė nė sy dhe pėrsėri ėshtė e rrezikshme. Ai e njeh kėtė qytet si xhepat e tij, unė thjesht duhet ta ndjek pa ditur se ku shkon. Pėr ca minuta zhduket nė njė tip kasolleje afėr shtėpisė dhe une e pres jashtė. Del me diēka nė dorė pastaj niset. Dėgjohen vetėm zhurmat e natės derisa ai bashkohet me dy hijet. Dėgjoj pėrshėndetjet pastaj Qazimin qė shpjegon diēka. Janė ndalur ndaj pėrfitoj, afrohem edhe pak. Qazimi heq diēka nga shpina dhe ja kalon njėrit prej miqve. Objekti ėshtė i mbėshtjellė me rrecka dhe s'kuptoj se ēa ėshtė por miku i tij e hedh nė krahė tamam sikur tė ishte njė pushkė.
<< ...heronj tė mėdhenj. >>thotė Qazimi.
<< Duhej, kjo duhej. >> i pėrgjigjet dikush.
<< Fat i rėnė nga qielli. >>vazhdon Qazimi. <>
Ecin me nxitim dhe i ndjek pėr mė shumė se njė orė. I humbas shumė herė dhe gjithmonė kam frikė se s'do i gjej mė e do sillem rreth e rrotull gjithė natėn. Plani im po shkon pėr kurva, tamam pėr kurva. Mendoja t'i ndiqja e tė kthehesha nė dhomė para Qazimit po tani kam humbur rrugėn e sikur tė dua s'kthehem dot as nė shtėpi. Kontrolloj orėn, ka kaluar ora katėr dhe ata ecin akoma. Nuk bėjnė asnjė pushim ndėrsa unė shpohem e gėrrvicem nė kėmbėt e zbathura. Ēorapet janė copė, ndjej gura qė mė futen mes gishtave e mė ēajnė por eci. Ndalen pas nja njė ore e gjysėm nė majė tė njė kodre ēuditėrisht tė ndriēuar. Shpresoj qė tė jenė duke zbritur nga ana tjetėr dhe mbas shumė vitesh lutem. Ishalla janė duke zbritur, them, ndryshe do gjendemi ballė pėr ballė.
Pastaj ngjitem edhe unė, tė dali si tė dali.
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
Del qė janė duke zbritur. Unė ndalem nė majė tė kodrės dhe i shikoj nė rrėzė tė saj tek zbresin me vrap. Poshtė ėshtė njė si fushė e vogėl ku janė ndalur pesė apo gjashtė autobuza me drita ndezur. Duhet tė kenė udhėtuar gjithė natėn. Shikoj qė autobuzet janė akoma plot me njerėz qė flenė ndėrsa tė tjerė presin jashtė.
Pinė cigare, ecin lart e poshtė pastaj kthejnė sytė nga Qazimi. Era mė sjell deri kėtu copa diskutimesh dhe jo, nuk flasin shqip. Qazimi dhe dy miqtė e tij zbresin nen shikimin e tė gjithėve dhe ndalin para njė burri qė duhet tė jetė shefi. Ndėrkohė kam nxjerrė makinėn dhe filloj tė fotografoj. Shyqyr Z-tit kujtohem qė ti heq dritėn. Shefi ndalet para miqve tė mi dhe u bėrtet diēka ndėrsa kėta rrinė me kokė ulur. Nuk dėgjoj gjė por besoj se po i shan sepse kanė arritur me vonesė. Pasagjerėt e tjerė shikojnė pa folur, dėgjojnė tė bėrtiturat qė nuk pushojnė mė. Mbas dhjetė minutash apo njė ēerek ore njė nga miqtė e Qazimit thotė diēka. Mė mirė t'a kishte mbajtur gojėn mbyllur. Shefi afrohet dhe i gjuan me tė dyja duart nė tė dyja faqet. Profesori im kėtė e quante sanduiē shqiptar dhe tė dhemb shumė. Hija nuk flet mė. Pėr pak minuta rrinė nė heshtje pastaj Qazimi merr guxim dhe fillon tė shpjegojė diēka. Shefi e dėgjon pastaj qesh. Qeshin tė gjithė, edhe ai qė ka ngrėnė shpulla. Qazimi i bėn me dorė nga pushka dhe vazhdojnė qeshin. Kushedi ēa ndodh. Mėrzitem e vendos qė mund tė pi njė cigare. Nėse era e ēon tymin deri aty, edhe ata do jenė duke pirė dhe nuk do e dėgjojnė. Ėshtė rrezik por po mė ēahen hundėt.
Ndez cigaren e shikoj rreth e rrotull, derisa kuptoj qė nuk jam i vetėm. Me qindra metra larg meje njė dritė tjetėr fiket e ndizet. Mirė mirė, jemi dy sot. Besoj se ėshtė Hardhuca Gjigande qė po na pėrgjonte mė para. Nėse ėshtė aq i pakujdesshėm sa tė mos vėri dorėn para cigares kur e thith mund tė mė krijojė veē probleme. Pres. Pret Hardhuca, presin pasagjerėt poshtė.
Organizohen mbas njė ore. Mbushin autozubin e parė dhe Qazimi hip te vendi i shoferit pėr ti futur nė qytet ndėrsa unė vazhdoj tė fotografoj. Niset me drita fikur dhe kthehet mbas nja gjysėm ore, me autobuzin bosh. E ngarkon pėrsėri dhe niset. Pres deri kur niset autobuzi i parafundit dhe pastaj zbres e kapem mbas tij. Qazimi ėshtė i detyruar tė eci ngadale sepse mban dritat fikur. Kur merr kthesa tė rrezikshme lėshohem nga autobuzi e eci nė kėmbė. Para se tė futet nė qytet ndalet e shkarkon pasagjerėt. Kėtu i marrin dy miqtė e tij dhe i shpėrndajnė nėpėr shtėpi, lėnė ca kėtu e ca atje kurse Qazimi kthehet mbrapsht. Buzėqeshni, po dilni nė resme, mendoj. Jam gati tė bashkohem me ta por do ishte shumė e rrezikshme. Atėherė sillem nėpėr qytet pėr tė gjetur shtėpinė por nuk ja dal mbare. Mendoj tė marr Oltin nė telefon por do ishte e kote, as ai nuk e di se ku ndodhet. Jam akoma nė xhiro kur zbardh agimi dhe s'ėshtė ide e mirė tė vazhdoj pa kėpucė . Pėr momentin s'ka akoma njeri por se shpejti do mbushet plot. Njė i dehur mė del perballe dhe mezi mbahet nė kėmbė , mė shikon dhe bėn tė mė afrohet duke mė parė nė sy. Tamam atėherė dėgjojmė zėra qė vijnė nga njė pallat afėr. Janė shumė burra dhe po zbresin, pas pak sekondash do dalin. Unė largohem shpejt derisa shikoj njė kafe nė qender. Futem nė njė cep ku nuk mė duken kėmbėt dhe pres kamarierin. Ėshtė ora shtate e gjysėm dhe kam gjumė. Duhet tė shkoj nė banjo tė laj gjakun nga kėmbėt e sakatosura po pėr fat tė keq lokali fillon mbushet dhe nuk lėviz dot.
- Ti je me Kriston? - mė pyet dikush.
- Po. -
Ulet pa mė kėrkuar leje.
- Unė jam Sandri. - thotė. - Jam mėsues nė gjimnaz. Edhe ti pėr demonstratėn? -
- Po, natyrisht.-
- Sot do u'a tregojmė se kush jemi.-
Sandri duhet tė jetė rreth 35 vjeē dhe ėshtė njė ēun vėrtet i bukur. Por ka njė lloj bukurije qė urrej, ajo qė tė jep tė drejtėn tė sillesh keq me tė tjerėt. Ndoshta kur ka qėnė i ri femrat linin kokėn mbas tij, ndėrsa tani e lėnė gjimnazistet. Edhe ai si mua ka sytė e fryrė, duket qė nuk ka fjetur shumė.
- Ēa lėnde jep? - pyes sa pėr tė pyetur diēka. Meqė Qazimi do qė ky Sandri tė mė ruajė, pse tė mos e mbaj me muhabet.
- Gjuhe-letėrsi. - shpjegon. Pastaj kthehet nga baristi dhe bėrtet . - Kafe pra. Ka ardhur miku nga Tirana. -
- Erdha. -
- Dėgjo Sandro...se mua mė doli gjumi e dola shpejt pėr tė pire njė kafe. Gjeta kėtė barin po nuk e di tamam se ku jam e shoku im ėshtė te shtėpia e Kristos. Ja shpjegon pak si tė vije?-
I jap telefonin tim dhe ai zgjon Oltin. I shpjegon si tė na arrijė dhe pastaj mė kthen celularin.
- E sheh atė Bencin jashtė? - pyet Sandri. Kėrkoj me sy dhe e shikoj.
- E shoh. -
- Ėshtė imi. - thotė me kėnaqėsi. Pres tė vazhdojė fjalinv po ka mbaruar mė duket, kaq ishte. E di se kvshtu kam Lymin unė nė Tiranė. Lymi vetėm kėtė muhabet ka. E shita Fordin Bardhylo bleva njė Benc, makine gjermane mė, e shita edhe Bencin pastaj, bleva nja Ford.
- Ėhė, po pastaj Sandro? -
- Kaq mo. Ėshtė makina ime. Kap 170 pa problem, e ha rrugėn. Djeg shumė benzinė ama. -
- Po mirė o Sandro, makinė ėshtė. Edhe unė kam kėtė ēakmakun kėtu po s'mburrem. E di ēa i puno benzinės ky, e bo shkrumb. Po s'ėshtė puna me u mburr tani.-
- Jo mo, kot. -
- Duhet ti ēoj njė mesazh gruas. - them duke marrė celularin. Nuk jam shumė i shpejt pėr tė shkruar mesazhe por arrij tė shkruaj lal merr kpucet e mia para se tė vish. pa tė parė njeri. Ja nis dhe shpresoj qė tė mi sjelli. S'mund tė mė zbulojnė pa kėpucė, mund tė kuptojnė gjithēka. Dhe pastaj, sinqerisht, mbas asaj qė kam fotografuar do ishte turp sikur tė mė zbulojnė sepse s'kam kėpucė.
Mbėrrijnė kafet dhe mbėrrijnė edhe klientė tė rinj shoqėruar nga Qazimi. Pėrfitoj nga fakti qė Sandri pėrshėndet ca tė njohur pėr tė derdhur njė gote uji nėn tavolinė dhe i ve kėmbėt sipėr. Mė nė fund pak paqe. Pastaj shikoj Qazimin e miqtė e tij. Edhe dhjetė metra larg duket qė nuk janė shqiptarė. Qazimi u sillet rreth e rrotull si qeni para kockės, futet mbas banakut pėr tė bėrė frape dhe ua ēon nė tavolinė, pastaj mė shikon mua.
- Miku im.- bėrtet para se tė ulet me ne. - Mė fal, sot dola herėt nė mėngjes e mendova tė mos tė zgjoj.-
- S'ka problem. Ja edhe unė sa u zgjova e erdha pėr tė pirė njė kafe. -
- Olti? - pyet.
- Po vjen tani. -
- S'ke fjetur mirė ? - thotė duke mė parė me dyshim.- I ke sytė pak tė fryrė.-
- Dhėmballa Qazim, dhėmballa. Mė lė pa gjumė. -
- Edhe sonte? - pyet. - Ēa bėrė, dole? -
- Jo mo ēa tė dilja. Shtri nė krevat, duke menduar pėr misteret e jetės edhe tė dhėmbėve. Ja, shiko kėtu. - Hap gojėn dhe i tregoj njė dhėmb kot. - E shikon? -
- Po po, e shikoj. Po mos mė thėrrit mė Qazim.
- Dakord Qazo.
Sandri qesh pak, shumė pak dhe Qazimi nuk e sheh.
- Ne duhet tė flasim, - mė thotė Qazja. - Jashtė prej ketej. Sapo tė mundemi.
- Dakord, dalim. - them unė dhe i tregoj cigaren akoma nė gjysėm . Duhet tė mbaroj cigaren, normalisht. Jam nė kurth, jam pėrsėri nė kurth. S'mund tė ēohem sepse do mė shikoje zbathur dhe do e kuptoje. Kap filxhanin e kafes, ėshtė akoma nė gjysėm dhe po mbaron, gjithēka mund tė mbaroje nga njė moment nė tjetrin.
Tė bertitura nė gjuhė tė huaj, kthejmė kokėn andej. Njė vizitator i ri plaset tek tavolina e grekeve dhe rrezon gjithēka nė toke. Gota qė thyhen dhe i ardhuri i ri qė ecen duke u tundur. Qazimi vrapon atje ndėrsa i dehuri drejtohet nga tavolina jone.
- Ėshtė i dehur. - mė thotė Sandri, - mos ja var e iken vete ai. -
- Jo mo, unė s'ja var -.
- Unė jam Gjergji. - thotė i dehuri duke mu ulur pėrballė. - Gjergji si Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ke noj problem ti? -
- Jo. - pėrgjigjet Sandi.
- Mirė. O ēuno, sill pra njė raki. -
Qazimi vazhdon tė rehatojė miqtė e tij ndėrsa Gjergji kthen gotėn e parė.
- Pėr demostraten? mė pyet.
Bej me shenjė qė po.
- Nga dheu dilni ju kur ka demostrate qė dheu ju hongert. Se nga vini s'e di? -
Unė e di, e di shumė mirė, e kam edhe prova por s'mund t'ja them.
- O ēuno, sill edhe njė tjetėr.-
As Gjergji s'ka fjetur. Duket sikur kėtė natė kėtu s'ka fjetur asnjė, pėrveē Oltit qė futet duke hapur gojėn. E shoh me kujdes, nuk ka kėpucė tė fshehura nė xhakete. Ta marrė dreqi ta marrė. Ulet nė tavolinė me mua dhe e shikoj me inat po s'ma var fare. Ndoshta i ka lėnė kėpucėt jashtė dhe ka ndonjė plan djallezor qė tė mos zbulohemi. Normal, kėshtu duhet tė jetė .
- Mė jep njė sekond celularin Olto se s'kam lek te imi.-
- Patjeter. - thotė duke ma zgjatur. Njė mesazh i palexuar. Nga Bardhyli, domethėnė nga mua. Shpresa ime e fundit shkon pėr kurva.
- Duhet tė dalim. - thotė Qazimi. Ėshtė nė kėmbė afėr tavolinės tonė dhe pret qė unė tė ēohem.
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
Pjesa 5 -
<< Po po, ty po tė prisja. >> pėrgjigjem duke u menduar. Tė porosis edhe njė kafe tjetėr? Duke u mendiuar lėviz kėmbėt dhe has diēka tė forte. S'ėshtė kemba e tavolinės, janė kėpucėt e dikujt. I ve kėmbėt sipėr dhe janė bosh. Falenderoj Z-tin dhe kollitem fort. Trupi im merr forma tė ēuditshme dhe arrij tė fus kėmbėn nė njė kėpucė pastaj nė tjetren.
<< Dalim. >> them duke u ēuar. << U be ēerek ore qė po tė pres. >>
Nuk shkojmė shumė larg, ndalemi mbrapa lokalit ku nuk kalon asnjeri. Nė fillim jemi vetėm unė e Qazimi po pastaj vijnė tė tjerė , dy hijet e tij. Jam i mbėshtetur mbas murit, i rrethuar nga ta.
<< Erdhi edhe dita jone. >> thotė Qazja. <>
<< Domethene? >> e pyes me gjakun e ngrire.
<< Domethene qė organizuam gjithēka vete. >>flet njėri nga hijet. <>
<< Ah, dakord, >> them unė .
<< Ti dukesh qė je ēun i zgjuar e qė tė hane duart po do kesh raste tė tjera, mos u merzit. >> mė ngushellon hija duke mė rėnė lehte nė shpatull.
<>pėrgjigjem. << Kisha bėrė gjithė atė rrugė pėr kėtė demostrate po, ca ti besh? >>
<< Kaq kisha. >> pėrfundon Qazimi.
<< Kur nisemi? >> e pyes.
<< Pėr njė ore. A je gati, a je i forte? >>mė pyet duke qeshur e duke mė qelluar nė shpatull sikur do tė mė japi zemer. Ėshtė shumė simpatik biri i kurves.
<> them duke mbledhur grushtet e duke treguar muskujt.
<< Mirė ateherė. Takohemi mė vonė.>>
Ikin pa kthyer kokėn mbrapa por tė qeshurat e tyre mė vertiten nė kokė pėr shumė kohė. Unė futem pėrsėri nė lokal dhe ulem me miqtė e mi. Olti e Gjergji po diskutojnė pėr diēka ndėrsa Sandri dėgjon me vemendje. Heq kėpucėt dhe i le aty ku i gjeta. Por plani im prishet pėrsėri kur Olti mė thotė qė nuk i ka celesat e shtėpisė sė Qazimit. Mbreterinė time pėr njė pale kėpucė , mendoj.
Nuk besoj se nė Himarė e kanė zakon qė tė lėnė kėpucė nen tavolinė kėshtu qė duhet tė marr njė vendim. Por s'kalon shumė dhe na bertasin qė duhet tė dalim, po fillon ngjarja qė tė gjithė nė prisnim. Qazimi vjen e na ngre gati me forcė. Ndjekim kontingjentin grek qė ishte nė tavolinėn afėr, ndėrsa Sandri e Gjergji rrinė akoma ulur. Djelli i mengjesit mė godet papritmas dhe ve dorėn mbi sy pėr tė parė mė mirė . Jemi me dhjetėra veta, shumica kanė flamuj dhe parrulla greke.
Deshe dasem Bardhylo, mendoj, hajde, kerce tani.
Para se tė dalim dėgjoj qė mė bje telefoni. Shikoj ekranin. Ime mė qė mė merr ne kėtė ore nuk ėshtė normale dhe vendos tė mos pergjigjem. Ēėshtja ėshtė qė ime mė ka shume talente. Njė ndėr kėto ėshtė qė mė merr nė telefon nė momentet mė te papėrshtatshme. Acarohem nga zilja e shėmtuar qė kam – cerr, cerr, cerr, - dhe pėrgjigjem.
<< Alo. >>
<< Alo, bir. >>
<< Ė ma? >>
<< E di pse te morra? >>
<< Jo. >>
<< Si je? >>
<< Mirė ma, mirė jam. >>
<< Se tė pashė nė ėndėrr ndaj. >>
<< Ėhė. >>
<< E thashė mos kishte ndodhur ndonjė gjė. >>
<< Jo ma, mirė jam. >>
<< Po s'e di, se si ta pashė nė ėndėrr. Sikur ishe nė njė pyll edhe ishe vetėm ti. >>
<< Ėhė. >>
<< Edhe s'e di po po ndodhte diēka. Pastaj u zgjova. A je mirė mo bir? >>
<< Mirė jam o ma, shėndosh si molla. >>
<< Po ku je? >>
<< Po ku jam, hė? >>
<< Ė? >>
<< Nė Tiranė jam o ma, ku do jem? >>
<< E mirė mirė se mbaroi kjo e mallkuar. >>
<< Hė se do kaloj nesėr nga shpia. Mirė? >>
<< Mirė po ki kujdes. >>
<< Po ma, mirup...>>
M'a mbyll telefonin te p-ja.
<< ...afshim. >> them duke dalė.
Demostrata fillon jashtė lokalit. Jemi tė pakten nja tridhjet e ca veta, udhėhequr nga Qazimi qė flet me tė gjithė. Afrohen tė tjerė dhe askush nuk flet shqip, vetėm femijeve. Ka shumė femije, sikur tė isha nė Tiranė do i kisha kapur tė gjithė me shpulla e do i kisha nisur nė shtėpi .
<< Miqte e mi. >> na bėrtet Qazimi. <>
<< Shkojmė. >>thotė Olti.
Afrohemi te Qazimi qė na pėrqafon tė dyve. Pastaj kush e di se nga ngre njė gramofon dhe flet. S'e kuptoj se ēfarė thotė po besoj se po u shpjegon rrugėn miqve. Ata rrinė bashkė, diku mes tyre duhet tė jetė edhe shefi qė i keputi nė shpulla. Do doja ti jepja dorėn e ti thoja qė ja ka bėrė mirė po nuk e kam idene se kush ėshtė nga gjithė ata njerėz.
<< Nisemi.>> urdheron Qazimi. Dhe nisemi.
Nuk e di se pse unė e Olti gjendemi nė rresht tė parė, anash Qazimit dhe anash miqve tė tij. Bejmė tė kthehemi mbrapa por na ndal. Keni bėrė gjithė atė rrugė, thotė , e meritoni vendin e parė. Pastaj dalim nė rrugėn kryesore dhe na ndjekin. Unė e Olti jemi nė fillim tė turmes, rrethuar nga Qazimi dhe miku i tij nuk ka lėshojnė.Por duke qeshur, gjithmone duke qeshur e duke na folur pėr rendesinė e demostrates. Mbrapa na shtyjnė ndėrsa hija tjetėr zhduket. Ka diēka qė nuk shkon, ka diēka qė nuk shkon fare.Jemi tė rrethuar nga policia shqiptare por nuk nderhyjnė, nuk komentojnė, s'bėjnė asgjė. Janė tė armatosur por duken si kukulla, nuk lėvizin fare. Ndonjėri na shikon me inat, sidomos mua, Oltin e Qazimit qė udhėheqim turmėn . Kthej kokėn mbrapa dhe shikoj qė nuk jemi pak, tani jemi me qindra. Edhe pse shumė janė ēilimij prape jemi shumė , tepėr. Nė televizor do duket sikur jemi me mijera.
Televizori, gazetat, ku janė? Kėtu s'ka asnjė njeri.
<< Sheh ndonjė gazetar ti Olto? >>
<< Asnjė. Ėshtė e ēuditshme. >>
Qazimi merr gramafonin dhe thotė diēka po jo nė shqip. S'mė duhet shumė kohė pėr ta kuptuar se ēa ka thėnė: ata mbrapa nesh fillojnė tė provokojnė policinė, i shajnė dhe i shtyne. Tamam nė atė moment ndryshojmė rrugė dhe shikoj se ku po drejtohemi: Rajoni i Policisė. Ėshtė njė godinė dy kateshe e rrethuar nga policia. Pse dreqin po shkojmė atje? Pse atje?
Policet dhe koleget e mi tė minorances na shtyjnė para e mbrapa, jemi si njė dallge qė lėviz me ritėm tė shpejte e pėrplasemi te njėri tjetri. Qazimi mė largohet dhe hija e tij mė shikon duke qeshur. Tani unė e Olti jemi tė rrethuar vetėm nga femije, mė i madhi ėshtė njė meter. Qazimi ėshtė disa metra larg dhe mė shikon nė sy, kėsaj herė me tė keq, me njė shikim tė mbushur me urrejtje. Mė shikon sikur s'ka mė nevojė tė sillet mirė me mua, sikur tani loja ka mbaruar edhe s'duhet tė shtiret mė . Kur kthen sytė nga godina e policisė kuptoj se ēfarė po ndodh. Kap Oltin dhe e shtyj me forcė. Rrezoj ca kalamaj por arrijmė qė tė dalim nga fillimi e tė pėrfundojmė nė cep tė turmes. Fus dorėn nė xhepin e xhaketes, makina s'ėshtė mė aty. Qazimi biri i kurves, kur mė pėrqafoi apo kur po mė shtynte.
<< Tani vrapo. >> i them Oltit. << Tani vrapo. >>
Dhe vrapojmė. Marr frymė vetėm kur kalojmė kthesen. Ndalemi njė sekond por s'mund tė humbasim kohė. Vrapojmė deri te makina dhe Olti kėrkon shpjegime por i them tė vrapojė nėse e do kokėn . Unė vrapoj duke bertitur, mė duket sikur po eci mbi zjarr dhe kėmbėt mė dhembin e mė therin. Hipim nė makinė dhe e ve nė motorr. Sapo i jap gaz mijera thika mė ngulen nė tė gjithė trupit por i duroj. Eci shpejt derisa dalim nga qyteti dhe vazhdoj me tė njėjten shpejtesi pėr nja katėr a pesė kilometra tė tjera, pastaj dorezohem. Nderroj vendin me Oltin dhe mė nė fund heq kėpucėt . Gjej njė shishe uji nė sedilen mbrapa dhe laj kėmbėt .
<< Po tani? >> pyet Olti.
<< Tani ec vetėm drejt. >>
<< Drejt ku? >>
<< A kemi benzinė? >>
<< Plot. Bera dje para tė futeshim nė qytet.>>
<< Bukur. Tani kėtė makinėn duhet ta fikesh nė Tiranė. >>
<< Pse? >>
<< Bo bo, tė gjitha unė duhet tė ti shpjegoj. Dakord. Ti jepi makinės unė flas. >>
Qendroj pak nė heshtje pėr tė lidhur tė gjitha detajat pastaj filloj ti shpjegoj.
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
- Pjesa 6 & e fundit-
<< Ata sdo mė ēonin kurrė pėr tė organizuar budalliqe si kėto manifestime pa logjike. Po unė se dija. Domethene, e dija po nuk isha i sigurt. Ata mė lane letrėn e aparatin. Por para se tė arrija aty dikush, njė mik qė sna do tė miren hapi posten e nderroi mesazhin. Mesazhi thoshte diēka tė tipit Nisu tani! Dhėrmi-Himarė. Shiko ku tė mblidhet milet dhe fotografo. Na sill provat se si kėta tė minorances nė fakt vijnė tė gjithė nga jashtė Shqipėrisė. Pastaj eja me ato foto dhe dorezoji direkt nėpėr gazeta. >>
Marr frymė, hedh pėrsėri uje nė kėmbė dhe shikoj Oltin. Mė bėn shenjė qė tė vazhdojė.
<< Nė fakt sjam i sigurt qė mesazhi ishte tamam kesthtu, po ėshtė e vetmja gjė qė ka logjike. Dinin qė po organizohej diēka nė njė nga kėtė qytete, po nuk e dinin ku dhe kur. Shkoj pėr tė marrė letren por dikush arrin aty pak para meje. Ndoshta po lexonte akoma mesazhin kur unė isha jashtė duke hapur derėn. Nė nxitim e sipėr gris pjesen e dyte tė mesazhit. Detyra e tij ishte tė mė bllokonte. Besoj se duhej tė shkruante njė leter qė thoshte pak a shumė anullim loje, mesazhi nė gazetė ishte gabim dhe duhet ta linte aty. Nuk e vuri dot sepse mberrita tamam nė atė moment. Kur morra mesazhin vendosi qė duhet tė mė frikesonte. Nuk gjuajti pėr tė vrare, thjesht pėr tė mė thėnė qė sduhet tė fusja hundet nė kėtė muhabet. Besonin se mbas asaj tė shtėne unė do futesha nė ndonjė strucė pėr ca muaj, po nuk ndodhi kėshtu. Ky ishte gabimi i vetėm qė bėnė, por ai qė hapi letrėn skishte kohė, duhet tė vepronte shpejt. Mendoi qė duke mė frikesuar do mė evitonte. Po kjo nuk ndodhi e unė e ti erdhem kėtu, duhet tė merreshin me ne. Por ata e dinin qė unė se dija tamam se pse ndodhesha kėtu, kupton? Nė kėtė pike futet nė lojė Qazimi. >>
<< Kristo. >>
<< Kristo i sateme. Qazim e ka. Qazimi e di se ēa mesazhi kam unė dhe mendon se mund tė na manovrojė fare lehte. Po niset pėr tė marrė miqtė kur shikon dritėn e fotografisė. Kthehet te ne dhe na heq qafe duke na ēuar nė shtėpi. Pastaj shtrihet dhe pėrpunon njė plan. Na thotė atė gjėnė, qė duhet tė ndihmojmė pėr tė organizuar demostraten e mė the tė thashė. Sikur tė kishte mė shumė kohė besoj se do na e mbushte mendjen, por ai skishte kohė. Qazimi nuk ishte kontakti jone. Nga ana tjetėr Gjergji dinte apo dyshonte diēka. Erdhi mbrėmė kur po prisnim te makina por kur pa qė ishte Qazimi nuk mund tė dilte. Qazimi nga ana tjetėr duhet tna hiqte qafe dhe na ēoi pėr tė fjetur gjumė, pastaj doli pėr tė marrė demostruesit e pėr ti futur nė qytet natėn qė tė mos i shikonte njeri. Ndaj nuk kishte gazetarė, nuk i kanė thirrur sepse do shikonin autobuzat plot. Gjithēa ishte sekret. >>
<< Ēa autobuzazh? >> pyet Olti.
<< Sonte, kur ti flije Qazimi u vesh pėr tė dalė dhe unė e ndoqa. Morri autobuzat mbushur plot me grek dhe i futi nė qytet natėn. Bėra foto, u bėra fotografi tė gjitheve. Edhe ndėrsa po i fuste nė qytet kontakti jone ishte aty, pinte cigare afėr meje, por nuk mė pa. Ah, unė isha pa kėpucė ? >>
<< Ēa? >>
<< Isha pa kėpucė . U hodha nga dritarja pėr tė ndjekur Qazen dhe mendova qė sdo vonohej. Ai i mallkuar mė nxorri xhiro nėpėr male e mė beri kėmbėt copė. Ndaj tė kam nisur edhe njė mesazh. Nejse. >>
<< Po tani ke kėpucė . >>
<< Po, tani po. Nuk besoj se Gjergji ėshtė njeriu jone, po diēka kuptoi e diēka beri, edhe pse ai rrezikon mė shumė se ne duke qėnė se banon aty edhe e shikojnė tė gjithė . Smund tė dilte haptaz. Se di, ndoshta ėshtė thjesht njė simpatizant i zgjuar qė e kuptoi qė isha nga e njėjta anė me tė , ndaj mė ndihmoi. Dje spati ku tė mė takonte sepse na morri Qazimi. Kur u ktheva nė mėngjes mė pa qė isha zbathur dhe e kuptoi se ēfarė kishte ndodhur. Donte tė mė takonte por kishte njerėz e sishte e mundur. Por mė pa pa kėpucė dhe e kuptoi ēa kisha bėrė. Ndaj mi solli nė lokal. Ai ėshtė pijaneci i qytetit, sja var njeri. Sdo e ketė tė vėshtirė tė shkojė deri nė shtėpi pa terhequr vemendjen. Se di si do ja kisha bėrė pa tė . >>
<< Ne ishim kėtu pėr fotot? >> pyet Olti.
<< Po, bėra me qindra foto. E dimė tė gjithė se kush merr pjesa nė kėto tubime, e dimė se nga vijnė por deri mė sot skemi pasur asnjė provė, kupton. Fotot ishin prova qė kerkonim. Duhet ti ēonim nėpėr gazeta e telviziona. Ky ishte qėllimi. Ata qė mė kanė nisur janė vėrtet patriotė. Vetėm se edhe mes tyre duhet tė ketė njė tradhėtar. Ndoshta i njėjti qė mė priste te kutia e postes. Qazimi nuk dyshonte shumė. Ishim vetėm dy budallenj nga Tirana, kupton. Ky ishte roli qė kam luajtur gjithmone me Qazimin, nuk doja tė kuptonin gjė. Ti nga ana tjetėr skishe nevojė tė luaje fare rol. Mund tė kishim zbritur nė qytet pa lajmėruar njeri por kėshtu skishim asnjė shprese, besoj se do na gjenin menjėherė. Ndėrsa duke bėrė foton i thashe tamam : shiko, ne jemi dy trapa qė kanė nevojė pėr udhėzime, hajdeni e na udhėhiqni. Jemi aq trapa saqe bejmė foto e ju themi qė jemi kėtu. Kaq. Sikur tė ishim treguar pak mė budallenj do e kishte kuptuar qė po shtireshim. E sikur tė ishim treguar pak mė tė dyshimtė, e njėjta gjė. Ndaj u solla ashtu. Edhe unė edhe ai loznim lojėn tonė por ai kujtonte se unė skisha kuptuar asgjė. Mendonte se ne do duronim edhe pak. Punė minutash e do bėheshim heronj, do bėheshim kufoma! >>
<< E? >> bėrtet Olti i lemerisur dhe humbet kontrollin e makinės. << Kufoma? >>
<< Kufoma qė do behemi po tė mos i japesh me kujdes makinės. Po tė thoja, Qazimi largohet nga shtėpia ku jemi ne dhe pėrpunon njė plan, njė plan shumė tė bukur. Ky plani parashikon qė unė e ti tė bėhemi mish pėr top. Rrugės i jep njė pushkė njėrit prej zagarėve tė tij. Plani ėshtė i thjesht dhe i bukur. Ne jemi nė rresht tė parė, jemi dy simpatizues qė janė nisur nga Tirana pėr tė bėrė njė demostrate paqesore. Kur i afrohemi rajonit ata fillojnė provokojnė policinė. Rremuje, grushta, tė shtyra. Nė rremuje e sipėr zagari i tij qė ėshtė nė njė pallat afėr gjuan. Kur u afruam Qazimi po kerkonte me sy dritaren apo ballkonin ku fshihej zagari i tij. Unė vdes, ti vdes. Besoj se sikur tė na plagosnin do na vriste Qazja me duart e tija. Ndaj na u larguan tė gjithė nė atė moment. >>
<< Po, kishte vetėm femije. Domethene kemi shpetuar kot? >> pyet Olti.
<< Po. >>
<< Dhe mė vonė. >> vazhdon Olti. << do thonin qė policia diktatoriale ka vrare dy njerėz paqesor. Do merrnin kufomat tona, do na varrosnin mbeshtjelle me flamur bardhė e blu, do ngrinin zerin deri nė komunitet evropian mbi gjendjen e degjeneruar tė minorances nė Shqipėri. Ky ishte plani i Qazimit. >>
<< Po, tamam. Besoj se plani ishte ky. >>
<< Do plaste njė skandal. Njė diskutim mbi ēmimin e domateve nė tregun e Himarės andej paraqitet si protestė paqėsore e mbytur nė dhunė. Njė protestė paqėsore emigrantėsh e mbytur nė dhunė nė tokė greke paraqitet si sherr banal te tregu i peshkut. >> vazhdon Olti
<< Tamam. >> pėrgjigjem. << Propagandv zemra. Por Qazimi kishte edhe njė frikė tjetėr. Se dinte se ēa fotosh kisha bėrė ndaj kur mė pėrqafoi apo kur po na shtynin nė turmė mė vodhi aparatin. >>
<< Ēa? >>
<< Mė vodhi aparatin dhe unė si peshk nuk e ndjeva fare. >>
<< Bir kurve. >> bėrtet me nerva. Sapo gjen njė vend pėr tė kthyer makinėn ndalet. Ndez njė cigare pėr tu qetėsuar por nuk i bėn gjė sepse e fik menjėherė. Ndez njė tjetėr.
<< Ēa do tė besh? >> e pyes.
<< Duhet tė kthehemi mbrapsh. >> pėrgjigjet dhe nis tė ktheje makinėn . << Duhet tė kthehemi mbrapsh. Pa foto gjithēka ėshtė e kote. >>
<< Jo sot lal. Jo sot. >>
<< Tani! >>
<< Jo sot. Ti e di qė unė nuk para bėj premtime, po tė premtoj qė do kthehemi. Vetėm, jo sot. >>
<< Skemi asgjė Bardhylo. Skemi prova, skemi deshmimtar, skemi aparatin. Skemi asgjė. Pa fotografite qė ke bėrė ėshtė gjithēka e kote. Pastaj ndoshta po na ndjekin.>>
<< Spo na ndjekin. Tani jemi tė panevojshem, aparatin e kanė ata. >>
<< Ne skemi asgjė. >> thotė duke ndezur motorrin. << Kapim Qazimin, do jetė akoma nė turmė dhe i marrim aparatin. >>
<< Ndalu ndalu, kemi kėtė. >> them duke futur dorėn nė xhepin e vogėl. Ai ndalon ndėrsa unė e nxjerr dhe ja tregoj. << Ti qė je trendy Olti, si ja thonė kėsaj? >>
Nuk pėrgjigjet, qesh. Qesh derisa i dalin lot nga sytė dhe filloj tė qesh edhe unė . Ėshtė thejsht njė menyre pėr tė shkarkuar tensionin, dhe lotėt ndoshta sjanė nga e qeshura por nga poshtėrimi qė na bėnė e qė vazhdojnė tė na bėjnė ditė pėr ditė.
<< Ska lindur akoma ai bir kurve qė tja fusi Bardhylit. >> them unė.
<< Ndoshta ka lindur po ėshtė akoma ēerr. >>
<< Hė pra, si i thonė kėsaj se sja di emrin.>>
<< Memoria dixhitale. >>
<< Kjo i ka tė gjitha fotot qė kam bėrė? >>
<< Po. >>
<< E ka bėrė kaurri qė tė mos kesh nevojė pėr aparat? >>
<< Po. >>
Pushon se qeshuri dhe mė shikon, tashmė serioz.
<< A e di qė je shumė shkėrdhatė? >>
Tund kokėn nė shenjė pohimi. E di.
<< Atėherė nėse ske punė. >> them unė. << kthehu drejt Tiranės se e di qė tė ka marrė malli. >>
<< Njė ditė jashtė Tiranės ėshtė shumė pėr mua. >>
<< Shkojmė te tė gjitha gazetat e televizionet e mundshme. Pastaj kapim njė lokal, njė nga ato ku njerėzit sbėrtasin e radio nuk jep muzikė vallėzimi. Pimė sa lek kemi nė xhep. Nėse nuk ke punė?>>
<< Nuk ke kurrė punė ditėn nė tė cilėn mund tė vdisje. >> pėrgjigjet me ton tė rėndė duke kthyer makinėn drejt Tiranės. << Vetėm etje. >>
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
heu
sa heshtje?
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
Krijoni Kontakt