Bardhyli dhe flamuri bardhė e blu
Pjesa 1
Ka ca ditė nė Tiranė tė cilat papritmas tė ngarkojnė tė gjithė peshėn e qytetin mbi shpatulla. Miq qė i kishe harruar tė marrin nė telefon pėr atė muhabetin qė ti s'mban mend fare, femra qė deri dje nuk tė shikonin me sy tė ftojnė pėr njė Bardhylo, ke humb fare, po mo, kafe te blloku lal, tė lej numrin e telefonit...ė?, e ke numrin? ...po ke atė tė vjetrin ti, kam ndėrru numėr se ata tė rripnin..., dhe ndėrkohė Tirana blen aq shumė lojtarė saqė e ke tė pamundur ti analizosh tė gjithė .
Po marr kafen e mėngjesit nė njė lokal nė qėndėr dhe ėshtė pak a shumė mesditė. Jemi buzė rrugės dhe makinat kalojnė shpejt por jo sepse kanė ndonjė punė, vetėm pėr tė ngritur pluhur kundėr meje. Pendohem gjithmonė kur ulem nė lokale buzė rrugės sepse zakonisht ēohem si njė raft i papastruar qė nga viti 1945. Por ulem gjithmonė, dua tė shikoj se si ndryshon qyteti im, tė imagjinoj histori tė bukura me femrat e bukura qė kalojne rrugės e histori tė shėmtuara me ato tė shėmtuarat. Pėrballe kam njė pike bastesh, njė pastiēeri dhe njė dyqan qė shet pllaka. Njė zhurmė qė dikush quan muzikė arrin deri kėtu por edhe mushkonjat qė tė vijnė nė kokė kur fle gjume kanė mė shumė ritėm se sa muzika qė del prej andej. S'e di se pse nė kėtė vend kėngėtarėt kanė filluar tė marrin emra popullorė apo emra modern. Klodi i Rremes, Gjymi i Gimit, Goni i Shpetimit, Soni, Xheni, Xhoi. Mungojnė Xhejmsat e Bobat por do mbėrrijnė edhe ata, qyteti jonė ka nevojė pėr xhejmsa e pėr boba.
Nė kėtė qytet, kur tė kėrkojnė, tė kėrkojnė tė gjithė. Kėshtu qė nga njė anė arrin njė mesazh nga njė mikeshe qė mė fton pėr drekė ndėrsa nga ana tjetėr shfletoj gazetėn dhe lexoj Kėrkojme shtėpi serioze, pa humbje kohe 113 metėr katror. Kontakt i menjėhershėm, jo e-mail.
Natyrisht qė nuk ka asnjė adresė e-maili, ėshtė njė mesazh i fshehur dhe duhet tė shkoj nė njė pallat luksoz nė qėndėr. Nė njė kuti poste ka njė mesazh pėr mua. Njė tavolinė mė tej njė vajzė e njė djalė zihen me shumė edukatė.
Nė njė rast tjetėr do hidhesha pėrpjetė nga ēudia sepse ėshtė e rralle qė ata tė mė kėrkojnė dhe duhet tė ketė ndodhur diēka shumė e rėndė, por pėr momentin pėrtoj. Do doja tė porosisja njė kafe tjetėr, do doja tė rrija kėtu deri sa bobat e xhejmsat tė dalin e tė zhduken e derisa Durrėsi tė bashkohet me Tiranėn.
<< Po tė mos flisje me tė tjerėt e tė mė doje seriozisht nuk do shkoje me shokėt e tu tamam pėr pėrvjetorin tone. Nesėr mbushim njė muaj nga hera e parė qė kemi dalė bashkė...>> thotė vajza.
<< Po po tė mos shkoja do bėhesha ai lloj njeriu qė urrej, ai qė braktis shokėt. >>
Tani kanė ngritur zėrin dhe dėgjoj ēfarė thonė. Vajza ėshtė e lezetshme por ka njė zė gati histerik, sikur nga momenti nė moment do fillojė tė qajė. Tė gjithė nė Tirane kanė dy lloj fytyrash: sikur janė gati tė qajnė apo sikur po shkojnė nė luftė. Dakord, s'ėshtė shumė e saktė po ama tingullon mirė. Vė bast me veten qė nėse muhabeti bėhet i rrezikshem vajza do qajė. Ėshtė menyra mė e mirė pėr ta bindur qė tė mos shkojė me shokėt, por kur e shikoj pėrsėri kuptoj qė ajo s'do ketė nevojė pėr kėtė truk, do e bindi shumė mė shpejt. Vė bast me veten time qė vajza do fitojė pa qarė fare.
<< Por nėse pėr ty ėshtė mė e rendesishme qė tė shkosh me ta...>> thotė me njė keqardhje tė shtirur.
Sikur t'a dija. Ky po qė ėshtė kundėrsulm model, jo si ata qė ben Tirana kohėt e fundit qė edhe njė sulmus i joni kundėr njė mbrojtėsi kundėrshtar arrin tė dali nė jashtėlojė, Z-ti vetėm e di se si.
<< Pėr mua s'ėshtė e rėndėsishme tė shkoj me ta. Nėse do qė tė rrimė bashkė...>>
Ka ndeshje nė tė cilat e di qė nuk do fitojmė sepse nuk do shėnojmė edhe sikur tė bashkohet qielli me tokėn. Atėherė lė stadiumin ca minuta para dhe pres tė dalin tifozėt e tjerė. Studioj zhgėnjimin e tyre dhe bashkohem me ta. Edhe tani e di si do mbarojė ndaj paguaj dhe dal. S'do shkojė me shokėt, mirė ti bėhet. Boll halle kam vetė. Arrij pallatin nė pak minuta dhe gjej ēelėsin e kutisė nėn qylym. Mė vonė do kujtohem qė ēelėsi nuk ndodhej tamam aty ku duhej tė ndodhet. Ėshtė pak mė anash po pėr momentin nuk e vė re. Hap kutinė dhe gjej njė makinė fotografike nga kėto tė rejat. Kėrkoj mė tej e gjej njė copė letėr gjysėm tė grisur. Jam me fat sepse sapo marr letrėn ikin dritat dhe si gjithmonė nė kėto raste veshi kap zhurma qė mė parė nuk do i kapte. Kaloj disa sekonda nė errėsirė pastaj dėgjoj dikė qė merr frymė shumė afėr, pak metra sipėr meje. Ėshtė normale qė tė mė pėrgjojnė, por s'ėshtė hiē normale zhurma metalike qė dėgjoj njė sekond mė vonė. Truri im punon me dyfishin e shpejtėsisė. Zhurma, metali, ushtria, policia, TT, duhet hequr gjithmone siguresa. Njė sekond para se tė dėgjoj tė shtėnėn e parė hidhem pėrtokė nga ana e daljes qė ėshtė akoma hapur. Aroma e barutit sikur mė zgjon, nga jashtė shtyj portėn me kėmbė dhe filloj tė vrapoj me aparatin nė njė dorė e me letrėn nė tjetrėn. E mbaj vrapin shumė larg nga pallati, nė njė treg afėr dhe gjėja e para qė bėrtas ėshtė Robt motrėn robt motrėn roooooooooooooobt.
S'ma var njeri, vetėm ndonjėri mė shikon shtrembėt por kur i kthej shikimin ul kokėn. Ndoshta mendojnv qė po flas me celular. Celularet e vegjėl na kanė shpėtuar neve, s'na quan mė njeri tė ēmendur. Rrasem nė cep tė njė dyqani, bėj radhen me tė tjerėt qė tė jem i mbuluar dhe lexoj letrėn. Letra ėshtė e grisur dhe lexohen vetėm dy rreshta : Nisu tani! Dhėrmi ose Himarė. Shko dh!
<< Ēa djathi do? >> mė pyet shitėsi. Shikoj me ēudi pastaj kuptoj qė jam i pari i radhės. << Kemi djath Berati, djath grek e Gjirokastre. >>
__________________________________________________ ______________
Dy fjalė biēim pasthėnje
Sikur tė isha pak mė dinak do filloja kėtė paragraf me diēka tė tipit Ja mė nė fund, mbas suksesit tė madh tė librit Vrasėsi i qymyrit, mbas kėrkesave tė mėdha tė admiruesve, mbas miliona shkarkimesh e komentesh nga www.albstudent.eu/darien kthehet pėr ju hetuesi i famshėm Bardhyl Nini, njė figurė me tė cilėn nė tashmė jemi dashuruar bla bla bla bla bla bla.
Po tė isha pak mė dinak e po tė mos kisha shumė respekt pėr inteligjencėn tėnde. Gjėra qė unė kam. Ndaj...thjesht, qartė, bukur.
Shkruajta njė libėr. Quhej Vrasėsi i qymyrit. Tregonte njė histori e kishte ca personazhe. Njė hetues qė quhet Bardhyl, njė mik qė quhet Olti. E vura pėr shkarkim falas te ky siti qė ėshtė sipėr. Deri tani ėshtė shkarkuar nja gjashtėqind e ca herė. Nuk qe ndonjė sukses apo dėshtim i madh si libėr .
Ka diēka qė ēdo shkrimtar i mirė apo i keq e di : nuk ėshtė se personazhet janė gura shahu qė i nxjerr e i heq nga fusha sa herė tė duash ti. Kanė njė jetė tė tyren. Ndonjėherė ti kėrkon tė tregosh njė histori po ata s'duan, ikin, refuzojnė tė tė binden. Mund tė tė bejnė edhe me nerva, s'tallem.
Ka edhe anė tė bukura. Njė nga kėto ėshtė qė ti je pėr qejf, po studjion kur kėta zgjohen e pretendojne. Janė si ca femra a si ca meshkujt tė keqinj, s'mund ti evitosh. Duhet tė ulesh, tė shkruash.
Dhe shkruan kėtė tregim i cili s'ka akoma njė titull, po do e ketė kur tė mbarojė. Ky ėshtė pėr ju e pėr mua. Ky ėshtė pėr tė mos harruar se kush jemi e, mbi tė gjitha, kush-nuk-jemi. Ka gjashtė pjesė dhe do botohen tė gjitha tek ky sit, ēdo tė Mėrkurė. Kaq. Gjithė tė mirat.
Darien
Bardhyli dhe flamuri bardhė e blu ėshtė njė krijim i fantazisė. Ēdo pėrkim me emra, gjėra apo ngjarje tė vėrteta ėshtė i rastėsishėm.
Krijoni Kontakt