Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Berisha karshillëk SHBA, integrimi për në BE do vijë nga Kina Popullore

    Berisha karshillëk SHBA, integrimi për në BE do vijë nga Kina Popullore Nga Përparim HALILI Dje kryeministri i vendit Sali Berisha, paraqiti nëpërmjet një konferencë për shtyp, “sukseset e jashtëzakonshme të vizitës së tij olimpike në Kinë”. Nëpërmjet kësaj konference kryeministri Berisha, u mundua të sqarojë shqiptarët se vizita e tij është kyçi i suksesit për të integruar Shqipërinë në Europë. Tashmë, sipas kryeministrit të shqiptarëve rruga më e re dhe më e afërt për t’u integruar në BE është Kina komuniste.Berisha karshillëk SHBA, integrimi për në BE do vijë nga Kina Popullore Nga Përparim HALILI Dje kryeministri i vendit Sali Berisha, paraqiti nëpërmjet një konferencë për shtyp, “sukseset e jashtëzakonshme të vizitës së tij olimpike në Kinë”. Nëpërmjet kësaj konference kryeministri Berisha, u mundua të sqarojë shqiptarët se vizita e tij është kyçi i suksesit për të integruar Shqipërinë në Europë. Tashmë, sipas kryeministrit të shqiptarëve rruga më e re dhe më e afërt për t’u integruar në BE është Kina komuniste. Në konferencën e djeshme për shtyp, kryeministri Berisha, u mundua të konvertojë këtë vizitë sportive, në një vizitë të mirëfilltë politike, duke e paraqitur para publikut, si “një sukses dhe eveniment të qeverisjes së tij”. Politikani Berisha edhe një shtrëngim të rëndomtë dore që pati me presidentin e SHBA, George Bush, u mundua ta paraqesë si një vlerësim të tij, për qeverisjen shqiptare që drejton. Kriza morale, politike dhe qeverisëse e kryeministrit të vendit, duket se e ka kthyer doktor Berishën, në një njeri që nuk i duhen marrë gjërat seriozisht. Nëse në një vizitë, ku morën pjesë qindra kryetarë shtetesh, të cilët shkëmbyen mesazhe kortezie me njëri-tjetrin në takimet e shtruara nga presidenti, apo dhe kryeministri i Kinës konsiderohet e suksesshme, atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë në mënyrë urgjente ekzaminimin e shëndetit të kryeministrit të tyre. Pavarësisht demagogjisë së kryeministrit Berisha, për shtrëngimet e duarve me presidentin Bush, apo edhe me kryeministrin francez Sarkozy, një gjë është e qartë: Sali Berisha është në një krizë të thellë besimi, që i buron nga keqqeverisja, nga tragjedia e Gërdecit, nga implikimi i tarafit familjar në afera korruptive, si dhe nga izolimi ndërkombëtar që i është bërë nga ndërkombëtarët. Duke kërkuar në Kinën e largët aleatin e madh, Sali Berisha, vazhdon të ngelet i mbërthyer nga nostalgjitë e të shkuarës komuniste. Në të njëjtën kohë, që shumë krerë shtetesh e abandonuan olimpiadën, duke mos shkuar në Kinë, në shenjë proteste për shkeljen e të drejtave të njeriut, Sali Berisha u mundua të paraqesë si “demokratike” qeverisjen e Ten Hsiao Pinit, duke anatemuar Lin Biaon dhe Cian Cinin. Ky kryeministër, shkon shumë larg dhe të vjen keq, kur e shikon të mbërthyer nga reminishenca të cilat i transmeton sipas dëshirave personale. Kina është e vërtetë, që është superfuqi ekonomike dhe këtë e dinë edhe bebet në çerdhet e pa rikontsruktuara nga Berisha dhe kryebashkiaku Rama. Por, të paraqesësh si demokratike qeverisjen që vrau mijëra studentë në Tien An Men, kjo vazhdon të ngelet pjesë e krizës së Berishës, krizë që kërkon ta largojë me një vizitë në Kinë dhe me ftesa bajate që nga Brazili, Vietnami, Kamboxhia, Filipinet etj. Për më shumë, që vizita e Berishës në Kinë, vjen si një paralajmërim për amerikanët, pas kritikave që kanë ardhur nga Deparatamenti Amerikan i Shtetit. Kryeministri shqiptar, me këtë mesazh i thotë shkoqur amerikanëve, se “duhet të sillen mirë me të (Saliun), pasi ai mund të lidhet fuqishëm me Kinën Popullore dhe pastaj, të harrojnë marrëdhëniet e mira me Shqipërinë”. Kush kryeministër, pas viteve ‘90 ka bërë kinezëri të tilla, veç Sali Berishës? Padyshim vetëm Sali Berisha. (box) Tha Berisha: Shqipëria dhe Kina kanë pasur në të kaluarën lidhje të fuqishme. Kina e ka ndihmuar Shqipërinë, sepse në mbarë vendin janë ndërtuar dhjetëra e qindra uzina e fabrika, në të cilat shqiptarët, me punën e tyre, kanë siguruar jetesën. Një ditë, kur Kina u shkëput nga kursi aventuresk i Cian Cin-it dhe Lin Biao-s dhe përqafoi kursin e reformave të Ten Xiaopin-it, udhëheqja paranojake politike shqiptare e denoncoi atë si një superfuqi dhe në mënyrën më mosmirënjohëse ndërseu megafonat e shpifjes e të mashtrimit kundër tyre. Natyrisht, edhe në vitin 1996 unë e sigurova Presidentin e Kinës dhe tani Kryeministrin e saj se shqiptarët ruajnë mirënjohjen për ndihmën që kanë marrë nga Republika Popullore e Kinës dhe nuk pajtohen kurrë me mosmirënjohjen dhe paranojën e udhëheqjes së tyre. Por, theksova se në të shkuarën Çu En Lai ka vizituar tre herë Shqipërinë dhe se shqiptarët presin me kënaqësi vizitën e Kryeministri Ëen Jiabao, në Shqipëri. Kryeministri e priti me shumë kënaqësi ftesën dhe më siguroi se do ta vizitojë Shqipërinë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    gomare qe pellet dhe kur e din se e ka gabim vetem ky saliu eshte po hajt se na ben te qeshim me budalleqet e dites qe servire

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Si nuk pertoni te shkruani budalliqe te tilla.
    Ku qendron gabimi i Berishes ketu?
    Ma quakeni Kinen akoma shtet komunist. Kines edhe vet Amerika po i ulet ne gjunje.
    Ne Kine sot nuk ka papunesi ashtu si ne Evrope apo Amerike; Kina eshte nje model per gjithe boten.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Si nuk pertoni te shkruani budalliqe te tilla.
    Ku qendron gabimi i Berishes ketu?
    Ma quakeni Kinen akoma shtet komunist. Kines edhe vet Amerika po i ulet ne gjunje.
    Ne Kine sot nuk ka papunesi ashtu si ne Evrope apo Amerike; Kina eshte nje model per gjithe boten.



    hhhaaaaaaaa ca na kenaqe me siguri duhet kesh maru shkollen e partise se skrapari dallohet per nxensit pioneret komunistat e enverit mos flit budalleqe kina varet ekonomikisht nga evropa shba o rrot po shko njeher dhe lexo mbi ekonomine pasi ne kine ka rritje vetem per partin se populli jeton me 3 dollare ne jave o rrot e hajne barishte

  5. #5
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    sigurisht rruga per ne evrope del nga kina.
    po ti biesh rruges maqedoni-turqi- siri-irak-iran-afganistan-taxhikistan-kirgistan-kine,hap sinjalin, mer djathtas per ne vietnam zbret ne indonezi,futesh ne ndonje traget klandestince sumatra-sri lanka-yemen,kalon neper kanalin e suezit me vrap se mos na kap ndonje rrob
    ndalon cik ne egjypt sa per tu clodhur dhe mer nje varke per ne itali dhe...............................

    JA KU ESHTE EVROPA,para syve tuaje.ka te drejte bac saliu qe i bie si magelanoja
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711

    Smile

    Citim Postuar më parë nga bledikorcari Lexo Postimin
    sigurisht rruga per ne evrope del nga kina.
    po ti biesh rruges maqedoni-turqi- siri-irak-iran-afganistan-taxhikistan-kirgistan-kine,hap sinjalin, mer djathtas per ne vietnam zbret ne indonezi,futesh ne ndonje traget klandestince sumatra-sri lanka-yemen,kalon neper kanalin e suezit me vrap se mos na kap ndonje rrob
    ndalon cik ne egjypt sa per tu clodhur dhe mer nje varke per ne itali dhe...............................

    JA KU ESHTE EVROPA,para syve tuaje.ka te drejte bac saliu qe i bie si magelanoja
    PRAPE SDO TE MARRIN VESHT KOT LODHESH SE KUJTOJNE SE GOMARE SHKOHET KUDO SE GOMARIN E KANE PERENDI NE TROPOJE :

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juan..

    pse nuk shenon burimin e artikullit..?

    landush.. lexova diku se 12 vjec ke ik nga shqiperia e ke 18 vjet jasht..

    ta kishe then me pare kete qe te mos lodhemi te te lexojm ty piciruk qe na ben politik ketu..
    ti sfolke me mend e tua po te gjyshit a babit.. qe do jet ndonje ish-xhelat enverist..

    suksese berishes.. ne punen e tij te lavdishme ne te mire te shqiptareve..!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Si nuk pertoni te shkruani budalliqe te tilla.

    Ku qendron gabimi i Berishes ketu?
    Ma quakeni Kinen akoma shtet komunist.
    Kines edhe vet Amerika po i ulet ne gjunje.Ne Kine sot nuk ka papunesi ashtu si ne Evrope apo Amerike;
    Kina eshte nje model per gjithe boten.
    shum e vertet, bushi me kuc e me mis shkoi me pa lojrat po se la problemi i gjerogjis...
    sarkozi shkoi tuj nga .....
    tregoju injoratneve o skrapari se do ju ik shendeti duke folur kot....ketyre te deshtuemeve ..
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    juan..

    pse nuk shenon burimin e artikullit..?

    landush.. lexova diku se 12 vjec ke ik nga shqiperia e ke 18 vjet jasht..

    ta kishe then me pare kete qe te mos lodhemi te te lexojm ty piciruk qe na ben politik ketu..
    ti sfolke me mend e tua po te gjyshit a babit.. qe do jet ndonje ish-xhelat enverist..

    suksese berishes.. ne punen e tij te lavdishme ne te mire te shqiptareve..!!!
    o brari une kam biznes ne shqiperi dhe vij te pakten nja 7-8 here ne vit

    babi per fat keq si dhe gjyshi kane vdek njeri ne internim e tjetri i pushkatuar

    por ndryshe nga ti qe per demokracin ske bere gje pasi ka ketu ne forum qe te njohin me emer e mbiemer une nuk hiqem demokrat por jam demokrat dhe kemi dhene per demokraci po qe do qe tipa si ti ose

    idhulli yt sali berisha
    erdhen ne pushtet pasi qene 20 vite komunista u bene demokrate me urdher brenda nate.

    pse nuk heton kush e vrau azem brocin
    pse i shiti arme serbise e nafte e shkeli embargon
    pse nuk heton per vrasjet ne tropoje
    pse nuk thirren deshmitaret ne vrasjen e hajdarit dhe pse nuk behet gjygji taman
    pse nuk akuzohet asnje per 97 piramidat shkaterrimet apo vrasjet
    pse nuk arrestohen per gerdecin asnje pavarsisht se burri motres berishe e la angline dhe u largua duke thene qe do fillonte pune ne nje fabrike cmontim paketimi dhe la biznese ne angli

    pse nuk hapin dosjet

    dhe ty me kane thene se kush je ca anetare te forumit qe te njihnin

    ne luftuam per demokraci dhe ju po e gezoni por sja vlen te diskutosh me nje komunist qe hiqet demokrat te pakten komunistat e atehershem e pranonin se qa ishin jo si ju qe mashtroni se gjoja jeni demokrat


    18 vjet demokraci
    pa uje
    pa drita
    pa gjykata
    pa polici
    pa spitale
    pa rruge
    pa kthim prone
    pa levizje te lire
    pa dhe fjale te lire
    pa dogana
    plus qe jemi ne vend te trete per korrupsion

    e ne vend te fundit ekonomikisht ne evrope per te ardhura per person

    lista smbaron me te vertet para berisha mevjen keq se ky popull se kupton se sali berisha fatos nano edi rama skende gjinushi po tu hapen dosjet pale qa pseudonimesh do u gjenin se shikoje shahen e shahen po bizneset i bejen bashke per para
    me mire thuaj qe je komunist e ish sigurims se fundja m..u t...it i vjen era e nuk fshihet dot
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 14-08-2008 më 21:13

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •