Pregaditi: Sokol Murtiri
Revista Kosovarja
nr. 13 e shtune
21 qershor 2008
I plagosur ne Korishe dhe i mbajtur ne spitalin e Prizrenit gjate luftes ne Kosove, Sokol Ahmetaj u trasferua ne Nish nga ushtria serbe, e prej aty ilegalisht u iku per ne Sarajeve per kurim, kjo histori i ka peripecite e veta, per ato flet Sokoli vet...
Me derguan ne Nish me ushtaret serb !!!
Sokol Ahmetaj tash 25 vjecar i ploagosur ne ngjarjen tragjike te Korishes se Prizrenit ne maj te vitit 1999 ende vazhdon te sherohet nga pasojat e goditjes ne kemben e tij qe mori diten e kobshme, ai mezi arriti te mbijetoje nga plagosja, ka qendruar kater dite ne malet e Kabashit dhe me pas eshte trasferuar ne spitalin e Prizrenit te kontrolluar nga forcat serbe, duke i propozuar prerjen e kembes e transferuan ne Kliniken Kirurgjikale te Nishit te cilet nga aty e transferuan ne kliniken civile, pas shume mundimesh Sokol Ahmetaj arriti ne spitalin e Sarajeves ne te cilin iu dha ndihma e nevojshme mjeksore per te vazhduar kurimin e kembes deri ne diten e sotme ne spitalin e KFOR-it gjerman ne Prizren, aktualisht eshte student ne Universitetin Fama, Sokol Ahmetaj ka pohuar per revisten Kosovarja per peripecite me te mundimshme qe i jane bere si i mitur nga forcat serbe duke e vene ne sprova loje jeten e tij.
Dita e plagosjes ne Korishe...
Duke shpjeguar diten e 13 majit 1999 kur forcat e NATO-s ndermoren bombardimin me bomba kasete mbi civilet e ngujuar ne depon e materialit ndertimor ne Korishe, Sokoli rrefen: jam plagosur me 13 maj ne Korishe, kam qene i ngujuar me civilet shqiptar ne depon ndertimore te fshatit, para nesh ka qen e vendosur teknologjia ushtarake e forcave serbe e cila eshte terhequr sapo jane incizuar nga forcat e NATO-s, kemi qene te rrethuar nga policet dhe nuk na kane lejuar te dalim prej aty, une jam plagosur rreth 100 metra larg vendit te traktoreve ku ka bombarduar NATO, kam qen rruges per ne fshat se bashku me rreth dyzet veta kur kam degjuar se me eshte nxehur kemba pas bombardimeve te avioneve ne depon ndertimore, nuk shkuam edhe aq larg dhe trupi me leshoi, hoqa mbathjet dhe pashe se kemba ishte mbushur gjak, mbi ne kane gjuajtur edhe serbet te cilet e kane shfrytezuar rastin e bombardimeve te NATO-s qe te vriten sa me shume civile te vendin e krimit, kur kane bombarduar avionet ata kane gjuajtur ne civile per te fajesuar NATO-n per krimet, ata u terhoqen para bombardimit nga depoja dhe kjo e qarteson pa asnje dyshim se serbet e dinin se vendi do bombardohej...
Sokol Ahmetaj ka thene gjithashtu se ne depon ndertimore ku hidheshin bombat kasete civilet i kishte kapluar nje pergjumje e pashpjegueshme sa ata flinin edhe ne kembe, aty mbizoteronte nje gjendje agonie, njerezit vdisnin nga flaka e bombave, e gjumi nuk u dilte dot, me ndihmen e njerezve kam arritur ne malet e Kabashit dhe aty me ka thene mjeku i UCK-se Jemini nga Mushtishti se plaga ne kemben time ishte shkaktuar nga plumbi i policise serbe e jo nga bombat kasete, derisa largoheshim nga fshati nje kusheri imi mbante ne dore nje femije 7/8 vjecar qe kishte vdekur ne depo nga bombardimet, e barte ne krah dhe nuk e la te digjej aty, ku flaka kishte perfshire cdogje, nuk e harroj kurre ate moment te veshtire thote Sokoli teksa kujton diten e kobshme te bombardimit te Korishes, i cili asokohe ishte 15 vjecar
Keqesimi i gjendjes....
Pas asaj nate Sokoli tregon se ka shkuar ne shtabin e UCK-se ne Kabash ku ka qendruar kater dite derisa i eshte perkeqesuar gjendja shendetesore nga kemba e plagosur, ne mungese te barerave dhe kuadrit profesional, ai kishte vendosur qe se bashku me gjyshen e vet dhe me disa te plagosur te tjere te kerkonin ndihme ne Prizren, per te arritur ne Prizren ishte vetem nje mundesi, te shkohej prej fshatit Skorobishte nga qarkullonte autobusi cdo dite per ne Prizren, kur kemi arritur ne stacionin e autobuseve ka ardhur ndihma e shpejte dhe na ka bartur ne grupe per ne spitalin e qytetit, e di se te gjitheve qe ishin plagosur nga NATO-ja iu dha ndihma ndersa mua askush nuk me ndihmoi, tha ai
E keni kerkuar NATO-n, e keni gjetur...
Duke shpjeguar gjendjen e krijuar ne spital Sokoli ka pershkruar menyre e trajtimit te pacienteve shqiptare aty, ofendimet qe e beheshin atyre si dhe kontrollin e rrepte ne spital nga forcat serbe, drejtori i klinikes Dushku me tha se duhej te ma amputonin kemben, per te nuk ekzistonte rrugedalje tjeter, por pasi e degjoi nje mjek qe ishte i vetmi anesteziolog shqiptar mu ofrua dhe me tha: nese ke para jepi dhe shpetoje kemben, ai me tha gjithashtu se kishte gjasa reale qe kemba te shpetohej pa u prere, une ia dhashte Dushkut 300DM dhe i kerkova te shkoja ne Shqiperi por ai me tha se rruga ishte e bllokuar per te kaluar andej, sa ka qene mjeku shqiptar anesteziologu, me pastronin kemben dhe me jepnin anestezion lokal, por prej dites kur ai me nuk erdhi ,me pastronin kemben pa anestezion, keshtu edhe u keqesua gjendja ime tej mase, ushtaret qe rruanin spitalin, pinin kendonin, shanin...kishte me shume pacient serb se sa shqiptar, ne pacientet shqiptar te gjithe ishim te plagosur, gjendja ime sa vinte e behej me e rende, por te mos ishte nena ime qe te jepte gjak me siguri nuk do te mbijetoja, edhe nena ime ishte e shtrire ne spital ngase ishte plagosur nga bombardimi, duke pare gjendjen se keqesohet dhe me kanosej vdekja Dushku drejtori i klinikes kishte arritur mareveshje me officerin qe me autobus i bartnin ushtaret e plagosur per ne Nish, qe edhe mua te me dergojne atje, gjate rruges per ne Nish filluan problemet, me te kuptuar se isha shqiptar filluan te me ofendojne dhe shajnem u bene agresiv duke i thene ushtarakut kryesor pse edhe une isha me ta, madje duke me thene qe: e kerkuar NATO-n ja ku e keni...kur arritem ne spitalin e Nishit aty filluan ti therisnin me emra gjithe ushtaret qe ndaleshin aty, kur me ftuan mua kur lexuan emrin dhe me pyetem se a jam shqiptar nuk me zbarkuan ne spitalin ushtarak, me than se nuk pranojn shqiptar ne spitalin ushtarak, me derguan ne nje spital tjeter civil ne te cilin askush nuk me ofroi ndihme, kam qendruar gjashte dite pa asnje trajtim mjekesor, mjeku i urdheronte te ma pastronin kemben por motrat as qe me shikonin, gjate qendrimit tim aty erdhen te me merrnin nga Sarajeva disa njerez te cilet i kishte porositur babi im por nuk me liruan, nje pacient serb i tha mjekut se duhet te me ruajn mire sepse kinse jam i rezikshem dhe mund te ikja,,, dy here kane ardhur nga sarajeva te me marrin por nuk me kane leshuar, kur vinin ata te me mernin personeli u thoshte le te vije babai i vet, heren e trete kane ardhur me gruan e djalit te axhes tim e cila kishte mbiemrin tim, kishin krijuar lidhje me rojen e spitalit qe tme linin te ikja, rojes ia kishin dhene 500DM, kemi dale me veturen e tyre nga spitali dhe rruges na kane ndalur shume patrulla policore, kishte shume postblloqe policore dhe vetura me targa te Sarajeves ndalej ne cdonjerin prej tyre, mareveshja ishte te mos flisja fare dhe te imitoja njeriun memec, gjithashtu e kisha maskuar kemben sepse po ta kuptonin se isha i plagosur ndoshta edhe mund te na vrisnin, nuk di sa ka zgjatur rruga deri ne Sarajeve, por e di se ka qene shume e gjate dhe se dy here jam alivanosur gjate rruges, me te arritur ne Sarajeve babai u tha mjekeve qe tme mundesonin shkuarjen ne Slloveni por mjeku kryesor tha se ishte e pamundur pasi isha dobet me shendet, e di se pastaj me kane vendosur aty dhe ka filluar pastrimi i kembes per ta menjanuar ate pjese qe ishte prishur ne Nish, e di se disa dite me kane perforcuar fizikisht qe te aftesohem ta perballoj operimin dhe pastaj me kane operuar, operimi ka zgjatur shume, e di se kur jam zgjuar e kam pare kemben time mbeshtjell me fasha, me kishin mare nga pjesa e siperme e kembes pjese mishi dhe ma kishin mbushur zbrazetine, mjekur tim Abdullah Fazlioviq i takojne meritat qe une sot jam ne kembet e mia, ai kishte qene edhe vete i plagosur ne luften e Bosnjes dhe e dinte rendesine se si eshte te jesh i plagosur, pas operimit babai ka dashur ta shperbleje me para por ai nuk pranoi, pas tri diteve te operimit kam filluar te cohem ne kembet e mia, fillova te ndihem i sheruar duke ditur se po me kthehet shpresa per jete dhe mbijetese, kam qendurar gjithesejt dyzet dite ne Sarajeve dhe jam kthyer pas clirimit ne Kosove,nuk e di sa ka kushtuar sherimi im dhe sa para jane dhene nga babai te me barte ne Sarajeve, kur jam kthyer ne shtepi gjithcka ishte e djegur, dhe kur jam takuar me nenen dhe gjyshen nuk kam mundur te nderroj asnje fjale por vetem jemi perqafuar me lot ne sy, askush skishte menduar qe do kthehem i gjalle ne Kosove, pastaj fillova te mjekohem ne spitalin e KFOR-it gjerman ne Prizren te cilin e falemenderoj shume per kujdesin dhe ndihmen ne sherimin tim, tash kam nevoje edhe per nje operacion ne gisht ka pohuar Sokol Ahmetaj, student i ekonomise prane Kolegjit Fama.
Krijoni Kontakt