Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Specialistë dhe inspektorë

    Turi elektoral, "Shqipëria e sqaruar", vazhdon.


    Këtë radhë të rinjtë pyesin ish-Dogbanin për prostitucionin:

    -Po në diktaturë kishte prostitucion?
    -Jo, jo, as që bëhej fjalë.

    -Po pse?

    -Epo, ai diktatori e kishte bërë zap këtë fushë.

    -Po në diktaturë kishte njerëz që merreshin me këtë punë?
    -Po, edhe atëherë kishte ca.

    -Si i quanin ata që bridhnin në atë kohë?
    -I thërrisnin kodoshë, ose lëngaraqë.

    -Po zyrtarë kishte?
    -Kishte, kishte plot.

    -Po zyrtarët e tillë, si i quanin në atë kohë?
    -I quanin qejflinj, ose hamshorë.

    -Kush ishte më i mirë?
    -Kodosh Langaraqi, apo Qejfli Hamshori?

    -Qejfli Hamshori ishte më i respektuar.

    -Po atëherë si quheshin ato femrat që bënin të tillë punë?
    -Atëherë quheshin "mësimore".

    -Po pse?

    -Po ishin si ato makinat e kursantëve, që bënin kursin se si të mësonin të ngisnin makinën.

    -Vërtet?!
    -Po, po, e vërtetë.

    -Po në demokraci si quhen këta që merren me prostitucion?

    -Këta quhen specialistë të shfrytëzimit të burimeve njerëzore.

    -Po femrat që merren me këtë punë si quhen?
    -Quhen inspektore të shfrytëzimit të kapaciteteve mashkullore.

    -Po a është i mirë prostitucioni?
    -Ka anë të mira, ka edhe anë të këqija.

    -Kush janë anët e mira?
    -Po ja, është biznes me fitim.

    -Po anë e keqe?

    -Po ja, nuk është mirë kur e bën ndonjë që ka të bëjë me ne.

    -Po për politikën pse thonë që është prostitutë?

    -Epo janë llafe kot, politika s'ka të bëjë fare me këtë fushë.

    -Po në diktaturë kishte SIDË?
    -Jo, jo, atëherë vetëm plevit kishte.

    -Po SIDA?
    -SIDA është sëmundje demokratike.

    -Po Doktori nuk e ka gjetur ilaçin kundër SIDA-s në Shqipëri?
    -Jo, jo, ilaçin e ka gjetur një shoku im nga Mallakastra.

    -Vërtet?!

    -Po, po.

    -Po ka marrë ndonjë çmim Nobel ai?
    -Jo akoma, se edhe çmimet jepen me mik.

    -Po ai e ka bërë publike shpikjen e tij?
    -E ka bërë, po nuk u pëlqen ta zbatojnë.

    -Po pse, do jetë formulë e komplikuar?

    -Jo, jo, është e thjeshtë fare.

    -Po ty ta ka thënë ai formulën?
    -Po, po, unë e di.

    -Po na e thuaj edhe neve...
    -Ja, ai ka thënë që, nëse doni të shpëtoni nga SIDA dhe që ajo të mos përhapet, secili të shkojë vetëm me gruan e tij.

    -Kaq?!

    -Po ore, kaq.

    -Oooo, sa e thjeshtë ore.
    -Po, po, e thjeshtë fare.

    -Po pse nuk i kanë dhënë çmimin Nobel atij?

    -Epo ata kërkojnë formula të komplikuara, por që zbatohen lehtë.

    -Po pse, kjo si është?

    -Kjo është formulë e thjeshtë, por e vështirë në zbatim.

    -Po pse?
    -Epo nuk zbatohet në praktikë, se të gjithëve u pëlqen të mos shkojnë vetëm me një grua.

    -Po mirë, ta bëjë Doktori ynë ligj, edhe të zbatohet në vendin tonë. Pastaj, bota, po deshi, le të bëjë si ne, po nuk deshi, në hale të vejë.
    -Ia kemi sugjeruar edhe këtë, po atij i vjen inat, se nuk e zbuloi vetë këtë formulë të rëndësishme, dhe mbase e ka lënë kur të marrë mandatin e dytë.

    -Sa mandate do Doktori që të kënaqet?

    -Me këto mandate që janë në tokë, nuk kënaqet ai. Vetëm po i dha Zoti atë mandatin e fundit do gjejë derman ai.

    -Po në demokraci pse nuk lejohet prostitucioni?
    -Epo është shfaqje e huaj për moralin tonë.

    -Pse, kemi moral ne?
    -Po, po, ne jemi moralistët më të mëdhenj të globit.

    -Po ne kemi mbushur rrugët e Europës me prostituta.
    -Epo kjo tregon se jemi pastruar nga elementët e këqij. Ne të gjitha anët e këqija i flakim jashtë nga atdheu dhe të gjithë të mirat i mbajmë këtu për vete.

    Shekulli (satire)
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 30-04-2009 më 15:21
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Aksioni "Duar të pastra"
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 02:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •