A e dinë të rinjtë e Kosovës se sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë?
Prishtinë, gusht 2008-Si në gjithë botën edhe në Kosovë sot ka filluar të shënohet me aktivitete të ndryshme kryesisht në Prishtinë, 12 Gushti Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Komuna e Prishtinës dhe Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës, me rastin e kësaj dite në bashkëpunim edhe me OJQ-të rinore vendore dhe ato ndërkombëtare, sot do të organizojnë disa aktivitete të cilat kanë filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes. Megjithëse sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë të rinjtë kosovarë shumë pak janë në dijeni se kjo ditë ju kushtohet atyre.
__________________________________________________ _________
Vushtrriasit e rinj pak të interesuar për ditën e tyre
Vushtrri,gusht 2008-Në qytetin e Vushtrrisë, disa të rinj të intervistuar nga VushtrriaPRESS-i, as që e kishin idenë se 12 Gushti ju kushtohet atyre, madje asnjëri nga ta nuk kishte dëgjuar se në Vushtrri kremtohet kjo ditë.Shumë të rinjë në qytetin e Vushtrrisë janë shumë pak të angazhuar në manifestime të këtij karakteri, kurse mos të flasim për të rinjtë e zonave rurale të kësaj komune, ku përveç lojës me top nuk ka ndonjë aktivitet tjetër.VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com
www.vushtrriapress.tk
Krijoni Kontakt