Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    ###########
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 12-09-2008 mė 22:35

  2. #122
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga deshmoriheshtur Lexo Postimin
    heu cpo shohe shume te gjore,
    mbi nane tvete po ngrejn dore,
    mos mendoi ore te ndyte,
    nana tjeter s'ja cel syte.
    Dine mire ju nje gja,
    Nana Kombit eshte kjo,
    nuk ka fare rendesi,
    se cfare feje kishte kjo,
    si per ju musliman,
    tmirat asaj ja keni ngrane,
    ajo ishte dhe do t'jete,
    Nane e SWhqipes ne cdo shtet.
    Ju mund t'lehni kote se koti,
    Ajo eshte shenjtreshe e Zotit.
    Se te ka plas ty Zoti syte
    mos i quaj shqiptaret te ndyt!!
    se shqiptari qe eshte burre
    nanen e vet se mohon kurre!!

    prandaj ti,ke mendjen tane
    mund ta quash TEREZEN "nane"
    por me kanun dhe me burreri
    Nane
    eshte ajo qe te jep gjit me pi!!

    mos zbato kohen e Enverit
    qe dikur ka pas thane
    Nana juaj eshte Partia
    per sa kohe qe jeni gjalle!

    dhe nje gja ta kesh ne memorie
    nuk ka shejt,as s`ka shejtore
    nuk ka Krisht,as Muhamed
    qe t`me zevendsojn ate qe me ka sjelle ne jet!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 13-09-2008 mė 09:07

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nuk ka pasur dhe nuk ka edhe sot nje persone qe nuk vuan kriza.
    Kriza e Nenes Tereze e kane bere me e shenjte e me te nderuar edhe nga shqiptaret e vertete.
    Nje Shqiptar i vertete ka mesuar veprat e Nenes, ka botuar nje liberestamenti shpirtwror e saj. Shqiptaret me vullnet te mire e te paster, qe e lexojne, do te jene te lumtur per madhestine e motres se tyre.

    Dashuria ndaj Hyjit dhe ndaj njeriut-qenėsi e testamentit shpirtėror tė Nėnės Tereze

    Thjeshtėsia qė fshehte thellėsi
    Nė rrjedhėn e historisė janė tė pakta rastet qė janė shkruar kaq shumė libra pėr njė krijesė njerėzore,siē ka ndodhur me Gonxhe Bojaxhiun, motėr Maria Tereza, qė mė vonė u bė e njohur me emrin Nėna Tereze. Nga 6 janari i vitit 1929 (sa kishte mbushur 18 vjeē) e deri sa kaloi nė amshim (mė 5 shtator 1997) jetoi nė Kalkutė tė Indisė dhe u bė aq e ēmuar dhe e dashur sa qė bota e quajti NĖNĖ.
    Besimin e thellė nė Hyjin dhe Birin e tij, Jezu Krishtin, pėrshpirtshmėrinė e palėkundur, qėndresėn, aftėsinė vepruese, flijimin e jashtėzakonshėm pėr njerzit mė tė varfėr, Nėna e dėshmoi sidomos nėpėrmjet rendit tė Misionareve tė Dashurisė, tė themeluar nga ajo mė 1950, dhe me shtėpit e shumta tė hapura nė vende tė ndryshme tė botės pėr njerzit e mbetur nė rrugė, pėr tė braktisurit, pėr fėmijėt me tė meta mendore si dhe me ndėrtimin e qytetit pėr tė gėrbulurit nė rrethinėn e Kalkutės dhe mė vonė me hapjen e shtėpive nė qendra tė tjera tė Indisė dhe nė shtete tė tjera, edhe nė kryeqytetet: Romė, Londėr, Paris, Nju-Jork, Moskė, madje dhe brenda vetė Vatikanit.
    Njė pjesė e madhe e librave tė shumtė pėr Nėnėn Tereze u shkruan gjatė kohės kur ajo ishte gjallė, pra kur ēdo gjė tė qenėsisė sė veprimit, tė dijes e tė aftėsisė sė sajė e dėshmonte me punė konkrete e me flijime tė pandėrprera pėr Hyjin krijues dhe pėr njerzit e shtresave mė tė ulėta tė mjediseve tė ndryshme shoqėrore, sidomos atij Indian.
    Mbas ndėrrimit tė jetės sė Nėnės- kthimi nė shtėpinė e Atit-siē thoshte ajo zakonishtė, vijuan tė botohen pėr tė njė varg librash tė tjerė. Nė mėnyrė tė veēantė njė “vėshtrim” e shkaktoi zbulimi dhe ndriēimi i tė dhėnave tė jetės e tė veprimit tė saj tė gjatė procesit pėr lumturim, qė dėshmohet, qoftė me libra tė rinj, qoftė me ribotimin e atyre paraprakė.
    Numrin mė tė madh tė librave tė shkruara e tė botuara pėr Nėnėn Tereze gjatė jetės sė saj, e shkruan autorė e autore, qė e njohėn pandėrmjetėsishtė Nėnėn ose bashkėpuntorėt, barinj shpirtėrorė e laikė. Mirpo, jashtė kėtyre librave (monografi, studime, pėrmbledhje uratash e tekstesh tė saj) kishte mbetur njė varg letrash e dokumentesh, qė Nėna qėllimisht i mbajti pėr vete ose ua besoi pak bashkėpuntorėve ose bashkėpuntoreve tė saj, si si, fjala vjen, prifti Celeste Van Exem-it.
    Me bėrjen publike tė teksteve tė nxjerra nga shiritat e magnetofonit, tė letrave e dokumenteve tė tjerė, pasuria shpirtėrore, guximi, pėrshpirtshmėria dhe flijimi i Nėnės Tereze pėr njeriun, sidomos pėr tė varfėrin, dalin nė njė dritė mė tė plotė, mė bindėse dhe heqin dhe ato pak dyshime qė ndonjėri mund t’i ketė pasur pėr qenėsisė e veprimit, dhe tė besimit tė saj nė Hyjin dhe nė dashurinė nė njeriun, sidomos pėr atė tė braktisur, tė pėrbuzur, tė droguar (Mt 25,31-40).
    Nė kėtė rrjedhė me rėndėsi tė jashtėzakonshme janė sidomos ditari i saj, letrat dėrguar kryeipeshkvit tė Kalkutės, mons. Ferdinand Perier-it dhe priftit Celeste Van Exem-it, Testamenti shpirtėror i saj , i shkruar pak kohė para vdekjes, tekste tė shkruara nga ajo si dhe nga mendimet e bashkėpuntorėve, qė, pėr procesin e lumturimit, u morėn si dėshmi.
    Tė gjitha kėto e pėrligjin sa veēantinė aq edhe madhėshtinė e Nėnės Tereze, aftėsinė vepruese e organizative, kulturėn dhe dijen e saj sa tė gjerė aq dhe tė thellė, pjekurinė shpirtėrore befasuese, pėr pėrshpirtshmėrinė e thellė dhe flijimin e vijueshėm, sidomos nga tė varfėrve ndėr tė varfėr pėr tė pėrmbushur thirrjen e dytė tė Birit tė Hyjit, Krishtit, qė e pėrjetoi mė 10 shtator 1946 nė tren duke shkuar pėr Darjeeling (Indi).
    Rėndėsinė e zbulimit dhe tė bėrjes publike tė dokumenteve tė ndryshme e dėshmojnė dhe fjalėt e atit Braian Lolodiejchuk, hulumtues (postulator) i ēėshtjes sė procesit tė lumturimit tė Nėnės Tereze, i cili duke u pėrgjigjur nė pyetjen se ēfarė frytesh kishte sjell puna hulumtuese e mijėra dokumenteve e tė dhėnave rreth figurės sė Nėnės , thotė:
    “Ka mundėsuar tė kuptohet qė thjeshtėsia e saj ka fshehur nė realitet njė
    Thellėsi,tė cilėn pak persona e kishin vrejtur e aq mė pak [e kishin] imagjinuar. Para se t’i mbushte 36 vjet, nė moshėn kur e themeloi rendin e Misionareve tė Dashurisė, shkrimet e saj dėshmojnė pėr njė pjekuri shpirtėrore befasuese. Dinim qė njė person me famė botėrore tė shėnjtėrisė,qė tėrheqte vėmendjen e jashtėzakonshme, duhej tė kishte ‘diēka’. Po ēfarė ishte kjo? Ishte sekreti i saj.
    “Thellėsia e saj, jeta e saj shpirtėrore, dashuria e saj dhe nė veprimin konkret, po zbulohen sot”.
    Pa dyshim, gjatė hulumtimeve tė mėtejshme dhe me gjetjen dhe tė dokumenteve tė tjera, qė mund tė zbulohen gjatė procesit pėr shenjtėrimin e saj, do tė njihen dhe tė dhėna tjera, tė cilat do tė mundėsojnė ndriēimin dhe mė tė plotė tė kėsaj figure pėr shumėēka tė pazakonshme tė njerėzimit, jo vetėm tė shekullit XX.
    Dokumentet, letrat dhe tekstet e zbuluara tė Nėnės Tereze e pėrligjin punėn me rėndėsi tė shumėfishtė tė saj dhe tė motrave, qė vėrtet, ishte ditur dhe ishte ēmuar edhe mė parė nga bashkėpuntoret dhe bashkėpuntorėt, nga njerėz tė thjeshtė, nga ata pėr tė cilat ajo dhe motrat e rendit tė saj u flijuan me vite tė tėra, po dhe nga personalitete botėrore mė tė shquara fetare, politike e kulturore. Pra, u ridėshmua fakti i njohur se Nėna Tereze nuk ishte quajtur rastėsishtė nė tė gjallė tė saj “Shenjtėreshė e gjallė” e mė vonė edhe Nėnė.
    Ajo qė nė tė vėrtet e kushtėzoi dhe do ta kushtėzojė dhe nė tė ardhmen interesimin e shumė penave tė njohura e tė panjohura, qė u morėn e do tė merren me figurėn dhe me punėn e saj shumė tė ēmuar, sidomos me mė tė varfėrit ndėr tė varfėrit dhe me mė tė mjerėt e shoqėrisė njerzore, qenė dy cilėsi kryesore:
    Veprimi konkret dhe
    pėrmasa hyjnorja.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Qenėsia e veprimit konkret

    Rėndėsia e veprimit konkret nė jetėn e Nėnės Tereze pėrligjet nga ēasti i mbėrritjes nė Indi pėr t’u shėrbyer tė varfėrve,pėr t’i ndarė vuajtjet, dhembjet dhe pėsimet me ta. Pra, ēdo gjė e qenėsishme, qoftė ndaj Hyjit, qoftė ndaj njeriut, ajo e dėshmoi nėpėrmjet veprimit konkret.
    Nėna Tereze nė ēdo punė tė Misionareve tė Dashurisė u flijua e para : e para u mor me njerzit e mbetur nėpėr rrugė tė Kalkutės, tė atyre qė vdisnin tė dėshpruar e tė vetėmuar, tė harruar dhe nga antarėt e familjes, me tė gėrbulur, me ata me tė meta fizike e mendore, pėr tė cilėt as individėt, as institucionet shoqėrore nuk kujdeseshin! Ky pėrkushtim dhe flijim i saj nė veprimin tė pėrditėshėm, i pėrshkuar nga drita dhe dashuria hyjnore, bėri qė ajo dhe motrat e rendit tė Misionareve tė Dashurisė, tė ēmohen e tė nderohen nė mėnyra tė veēanta kudo.
    Ideja e Gonxhe Bojaxhiut pėr t’iu pėrkushtuar njerėzve tė shtresave mė tė ulta shoqėrore, para se gjithash nė Indinė e varfėr, nuk lindi mbas mbėrritjes sė saj nė kėtė vend, po ishte mė e hershme dhe e vijueshme. Kėtė e thotė ajo vetė:

    “Kam ardhur nė Indi me tė vetmen shpresė qė t’i shpėtoj shumė shpirtėra dhe ta meritoj larin e martires. Puna, qė e kam bėrė gjatė gjithė kėtyre viteve, mė ka ndihmuar mjaft ta pėrmbush kėtė dėshirė timen. Tash, nė vitin e fundit, Zoti ka ndėrhyrė [mė 10 shtator 1946] me njė thirrje tjetėr (t’u shėrbej mė tė varfėrve ndėr tė varfėr). Kjo thirrje u rrit aq fort, aq qartė nė ēdo meshė e nė ēdo kungim, sa shpesh mė pushton dėshira pėr kėto rrugė tė reja. Ju e dini [(Van Exem-i)] se nuk dua ta lė Loreton, s’kam asnjė lloj motivi personal, absolutishtė asnjė, pėrveē thirrjes [sė Hyjit]. Jeta dhe puna qė Hyji dėshiron qė unė t’i pėrmbush janė kaq tė ndryshėm nga jeta dhe nga puna nė Loreto, sa, nėse do tė mbetja [kėtu] , nuk do ta pėrfillja vullnesėn e Tij. Varfėria absolute qė Hyji e dėshiron kaq shumė, qė do ishte jashtė rregullave qė janė kėtu [nė rendin e Loretos]. Shėrbimi i vijueshėm ėshtė tė pėrzihesh me mė tė varfėrit ndėr tė varfėr, qė nė tė vėrtet, ėshtė e kundėrta e saj qė zbatohet kėtu”.

    Dashuria pėr Indinė dhe tė varfrit e kėtij vendi dhe pėr tė varfrit kudo nė botė i kishte rrėnjėt nė dashurinė e saj pėr Hyjin, nė Birin e tij, Krishtin tė kryqėzuar e tė ngjallur pėr shėlbimin e njeriut, dhe pėr pėrligjjen e rėndėsisė sė hirit hyjnor e tė dritės hyjnore pėr jetėn e njeriut nė tokė.
    Pra, Nėna Tereze njėsoi dashurinė e pafund pėr tė Birin e Hyjit, Krishtin, dhe dashurinė e pafund pėr njeriun. Me fjalė tė tjera, me punėn e vet tė pėrditshme me mė tė varfėrit ndėr tė varfėr, me lutje, me flijimet qė bėri, me vetminė e vet, me gjithēka qė i takoi asaj dhe jetės sė saj tė pėrvuajtur, gjakoi ta shuajė “Kam etje” te Krishtit.
    Thėnja e Krishtit nė kryq: “Kam etje”, pėrligj dashurinė e Tij ndaj Atit krijues po dhe ndaj njeriut, njerėzimit. Pikėrishtė “Kam etje” – dashuri qė nėnkupton qenėsin dhe thellėsinė e jashtėzakonshme pėr jetėn e njeriut- u bė pėr Nėnėn Tereze udhėrrėfyes, u bė baza e ēdo mendimi e veprimi tė saj, edhe nė ēastet mė tė rėnda jetėsore.
    Nė Testamentin shpirtėror tė Nėnės Tereze dėrguar motrave tė Misionareve tė Dashurisė dhe pjestarėve tė degėve tė tjera tė themeluara nga ajo, pėr kėtė thotė:
    “Kam etje ėshtė fjalė shumė mė e thellė sesa Krishti tė kishte thėnė thjeshtė:’Ju dua’. Derisa tė mos e kuptoni nė mėnyrė shumė intime, qė Krishti ka etje pėr ju, do tė jetė e pamundur tė mėsoni atė qė dėshiron tė jetė ai pėr ju; as atė qė ai don qė ju tė jeni pėr tė. Zemra dhe shpirti i Misionareve tė Dashurisė qėndron krejtėsishtė nė kėtė: Etja e Zemrės sė Krishtit ėshtė e fshehur tek tė varfėrit”.

    Shuarja e “Kam etje” te mė tė varfėrit ndėr tė varfėr, por edhe tek tė tjerėt, u bė pjesė e pandashme e shpirtit dhe e veprimit tė Nėnės Tereze pėr arsye se, siē thotė ajo, “Jeta ėshtė vetė jeta e Zotit nė ne”.
    Sipas Nėnės pėr ta shuar kėtė etje duhet tė kesh shpirt tė pastėr e tė mbushur me dashuri dhe kėtė dashuri ta dėshmosh ndaj Hyjit dhe ndaj njeriut. Nė ungjillin sipas Gjonit theksohet nė mėnyrė tė qartė ky pėrbėrės i qenėsishėm i bėsimit nė Zotin:
    “Hyji ėshtė dashuri, dhe, kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė”(1Gjo.4,11-16).
    Duke folur pėr jetėn shpirtėrore, Nėna Tereze thotė se ajo ėshtė “Bashkim i dashurisė me Krishtin, nė tė cilin hyjnorja dhe njerėzorja njėsohen krejtėsishtė njėra me tjetrėn. Gjithė atė qė mė kėrkon Krishti ėshtė qė t’i jepem atij me gjithė varfėrinė time dhe me hiēin tim”

    Sipas Nėnės, Hyji-dashuri banon Brenda nesh:
    “Zoti ėshtė Brenda meje, njė prani mė intime sesa e marr me mend vetė”. Sė kėndejmi, sipas saj, dashuria hyjnore nuk duhet kėrkuar askund tjetėr pos nė zemėr: “Njė zemėr e pastėr mund ta shohė Zotin tek tė tjerėt”.

    Duke u nisur nga njė pėrcaktim i kėtillė, Nėna Tereze thoshte: “Mos i lejoni asnjė dhimbjeje,asnjė shqetėsim t’ju godasė nė mėnyrė qė t’ju bėjė ta harroni gėzimin e Krishtit tė ngjallur”.
    Pėrmbushja e dashurisė ndaj Hyjit krijues dhe dashurisė ndaj njeriut, sidomos atij tė varfėr, qė bėjnė tė njejtėn gjė, pėr Nėnėn ishte ligji mė i lartė dhe mė i qenėsishėm, ligji i flijimit, qė duhet tė zbatohej duke dhėnė shembullin vetijak, pra duke filluar gjithmonė nga vetvetja. Kjo gjė kushtėzoi qė Nėna dhe motrat e rendit tė saj, duke u ofruar dashurisė sė Hyjit dhe jetėn e tyre njerėzve tė religjioneve tė ndryshme, dhanė shembullin e flijimit tė Krishtit e tė dashurisė sė tij nė veprimin e pėrditshėm.
    Nga ēasti i mbėrritjes nė Indi e deri sa ndėrroi jetė, Nėna Tereze e zbatoi nė jetė e me jetė thėnjen e Shėn Palit: “Nuk jam unė mė qė jetoj, po Krishti jeton nė mua”(Gal 2,20).
    Kėtė e pėrligjin dhe fjalėt e Nėnės:

    “Derisa nuk do ta dėgjoni Krishtin nė qetėsinė e zemrės suaj, nuk mund ta dėgjoni tė thotė ‘Kam etje’ nė zemrėn e tė varfėrve. Mos e braktisni kurrė kėtė kontakt intim e tė pėrditshėm me Krishtin, jo si ide tė thjeshtė, po si person tė gjallė”.

    pėr arsye se

    “Krishti dėshiron qė secili prej nesh ta dėgjojė, ai ėshtė qė ju flet nė qetėsinė e zemrės”. Pra, Nėna thotė: “Pėr mua ėshtė shumė e qartė se gjithėēka [tė gjitha veprimet] nė Misionaret e Dashurisė ka si objekt shuarjen e etjes sė Krishtit”.

    Pėr Nėnėn “Kam etje” ėshtė dashuri e pėrjetshme, ėshtė qenėsia e veprimit dhe e jetės sė Misionareve tė Dashurisė dhe e degėve tė tjera tė kėtij rendi:

    “Nje ditė do t’ju lė, por etja e Krishtit nuk do t’ju lerė kurrė. Krishtin e etur nė tė varfėr do ta keni pėrherė me ju”.

    Pra, thėnia “Kam etje”, qė Nėna e lidhte me tė varfėrit, ishte njė gjė qenėsore:
    “Tė jemi tė varfėr nėnkupton tė jemi tė lirė, aq tė lirė sa tė mos jemi tė zotruar nga pasuritė tona, aq tė lirė sa qė pasuritė tona tė mos na sundojnė… Tė mbesim tė zbrazėt sa mė shumė qė ėshtė e mundur nė mėnyrė qė Zoti mund tė na mbushė [plotėsojė]”.

    Kjo dėshmohet dhe nga fjalėt e Krishtit, tė thėna nėpėrmjet gojės sė Nėnės Tereze:
    “Tė varfėrit, qė dua tė na i sillni mua, ty dhe motrave tua , qė do tė ofrojnė jetėn e tyre si viktima tė dashurisė sime, do tė m’i sjellin ata shpirtėra”
    dhe

    “Dėshiroj rregulltare tė lira, tė mbėshtjella nė varfėrinė time tė kryqit. Dėshiroj rregulltare tė bindura, tė pėrshkuara nga bindja e ime e kryqit. Dėshiroj rregulltare plotė e pėrplot me dashuri e mirėsi tė kryqit”.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pėrmasa hyjnore

    Cilėsimi:”shenjtėreshė e gjallė” pėr nėnėn Tereze u bė qysh gjatė jetės nga ata qė e njohėn pėr sė afėrmi, e panė nė aktin e lutjes, tė veprimit e tė vuajtjes, tė kėmbnguljes pėr ta shuar “Kam etje”tė Krishtit tek tė varfėrit, pa marrė parasysh se ku ishin e kush ishin, cilės racė e cilit religjion i takonin. Nė qoftė se thellohemi nė mendimin e saj, nė njėsimin shpirtėror tė saj me Hyjin dhe me Birin e tij tė kryqėzuar, Krishtin, me Shėn Marinė, pra me hirin hyjnor, atėherė cilėsimi “shenjtėreshė e gjallė” del krejtėsishtė i natyrshėm. Nė tė vėrtet, mbas dy thirrjeve tė Krishtit, qė i pėrjetoi( tė parėn nė Letnicė e tė dytėn nė Darjeeling), Nėna Tereze njėsohet, bėhet njė me Krishtin, pėr asryes se bėhet vegėl, mjet i tij, shėndėrrohet nė krijesė qė pėrmbush vetėm dashruinė dhe kėrkesat e Krishtit e tė nėnės sė tij, Marisė. Nėna Tereze zhvishet nga ēdo gjė e saj pėr t’u vėnė krejtėsishtė nė duart e Hyjit, pėr tė kryer vetėm atė qė dėshironte Ai: sjelljen e gėzimit e tė Dashurisė mes mė tė varfėrve ndėr tė varfėr, mes tė braktisurve, tė vetmuarve, tė gėrbulurve. Pra, ndodh njė proces i natyrshėm, siē thekson vetė Nėna:”Ja dhuroj veten Zotit dhe e bėjė Zotinin timin”.
    Ky bashkim i saj me Hyjin dėshmohet me pėrkushtimin nė lutje pėr arsye se lutja ishte i vetmi mjet pėr bartjen e dashurisė sė tė varfėrve tek Krishti dhe barjen e dashurisė sė Krishtit tek ata si dhe pėr t’i zgjedhur vėshtėrsitė konkrete tė jetės sė njeriut. Pėr kėtė Nėna thotė:
    “Lutja nuk ėshtė asgjė tjetėr por njėsim me Krishtin. Siē thuhet nė Letrėn e Shėn Palit: ‘Nuk jam mė unė qė jetoj, po Krishti qė jeton nė mua’. Krishti lutet nė mua, Krishti mendon nė mua, Krishti sheh nėpėrmjet syve tė mi, Krishti flet me anėn e fjalėve tė mia, Krishti punon me duart e mia, Krishti ecė me kėmbėt e mia, Krishti dashuron me zemrėn time”.

    Lutjen, si pėrbėrs tė qenėsishėm nė jetėn e Nėnės Tereze, e thekson dhe pasardhsja e saj, qė e mori udhėheqjen e Misionareve tė Dashurisė, motra Nirmala:” Lutja i ka shėrbyer Nėnės Tereze ta pėrballoj varfėrinė, zhgėnjimin, t’i pėrballoj dhimbjet, vujtjet e veta dhe tė tjerėve. Varri i saj nė Shtėpinė amė nė Kalkutė,ndodhet pikėrishtė nė vendin ku ajo, e gjunjėzuar, lutej me orė tė tėra, qė ishte mjet mė i qenėsishėm i jetės dhe veprimit te saj. Ajo, siē dėshmojnė motrat e rendit tė themeluar nga ajo, Misionaret e Dashurisė, po dhe persona tė tjerė, vazhdon tė jetė e pranishme nė veprimet e motrave nė ēdo kėnd tė botės, ku vuajtja e kafshon mishin e njeriut”.

    Hyjnorja, qė e cilėsoi Nėnėn Tereze, pėrligjet edhe nga letrat dhe dokumentet qė u zbuluan dhe u shtjelluan gjatė pėr lumturimin e saj. Nė librin Terezja e Kalkutės njė mistike midis Lindjes dhe Perėndimit, autorja, Gloria Germani, thotė:”[Tekstet] ofrojnė perspektiva interpretuese rrėnjėsishtė tė reja” pėr arsye se jeta, veprimi i Nėnės Tereze, ėshtė “pėrvoja e njė uniteti tė thellė”.
    Pėrvoja e unitetit tė thellė tė Nėnės Tereze duhet kuptuar para se gjithash nė bashkimin e plotė tė konkretes dhe tė hyjnores nė shpirtin dhe veprimin e pėrditėshėm tė saj.Pėr tė pėrligjur atė qė u tha mė sipėr, po sjell mendimin e kardinalit Martinit, tė botuar nė La repubblica mė 18 tetor 2003, njė ditė para se Nėna Tereze tė shpallej e lumturuar nga papa Gjon Pali II:
    ”Sa herė qė, nė dhjetėvjetshat e shkuar, e kam takuar Nėnėn Tereze tė Kalkutės, qė do tė lumturohet nesėr nga Gjon Pali II, kam fituar pėrshtypjen e thellė, si tė njė krijese jashtė asaj tė pėrditshmes, gati si vegim tė njė qenieje qė nuk i pėrket kėsaj toke, edhe pse me aftėsinė t’i administroj gjėrat e kėtij dheu. Kishte nė tė njė tė pėrbashkėt unike tė butėsisė e tė forcės, tė shpirtėshmėrisė e tė konkretėsisė, tė pėrvujtėrisė e tė vetėdijes sė dinjitetit e tė misionit tė saj, qė mė bėnin tė me shfaqej si diēka, rrėnjėt e sė cilės nuk dukej tė ishin nė kėtė botė”.

    Kėtė cilėsi tė Nėnės Tereze e bėn edhe mė tė qartė mendimi i motrės Nirmala, jo vetėm qė ėshtė nga mė tė rrallat dhe mė tė vėēantit qė mė ka rėnė tė lexoj, por pėrligj nė mėnyrė tė pamėdyshtė njėsimin e dy cilėsive Brenda figurės sė Nėnės Tereze: njerėzoren dhe hyjnoren:
    “Zemra e Nėnės [Tereze] digjej nga dashuria pėr Krishtin- nė kungim (eukaristinė), tė cilit ajo ia kushtoi krejtėsisht dhe paanėsisht jetėn e saj, me njė besim tė pėrzemėrt nė Tė, e Ai e shėndrroi [Nėnėn Tereze] nė Veten e vet. Kėshtu, kur njerzit e shihnin atė, nė realitet e shihnin vetėm Krishtin”.

    Shėndėrrimi i Nėnės Tereze nė vegėl tė Krishtit, nė dashurinė e tij nė mėnyrė qė ajo t’i bartė tė varfėrit, tė braktisurit, tė gėrbulurit tek Krishti dhe dashurinė e Krishtit ta bart tek ata, dėshmon shėndėrrimin e saj nė vetė hirin e Krishtit.
    Rreth kėsaj dukurie motra Nirmala thotė:
    “[Nėna] e dashuronte dhe i shėrbente Krishtit nė mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. I ftonte tė gjithė ta ndanin me tė gėzimin pėr t’i dashur mė tė varfėrit ndėr tė varfėr dhe e ftonte secilin qė mos tė dhuronte atė qė e kishte tepricė, por tė bėnte flijime pėr dashurinė. Varej [Nėna Tereze] krejtėsishtė nga provania hyjnore pėr tė gjitha nevojat tona e pėr ato tė tė varfėrve”

    Dhe

    “Nuk du tė pėrmend ndonjė episodė tė veēantė, por nuk e harroj dashurinė e saj tė vijueshme tė pakushtėzuar pėr tė gjithė personat. Kush ka takuar mund tė dėshmoj pėr kėtė. E, pastaj, mendoj pėr pėrvujtrinė e saj. E kujtoj pėrherė, ėshtė pėrherė nė zemrėn time. Mė kujtohet se sytė e Nėnės Tereze shikonin pėrtej kėsaj bote. Nėna Tereze i qe dorzuar nė mėnyrė tė thellė, absolute, vullnesės sė Zotit, e Zoti e pėrdori si vegėl pėr dashurinė e tij”.

    Nėna Tereze jo vetėm ishte vetė e shenjtė, por “ I ftonte tė gjithė qė tė jenė shenjtėr nėpėrmjet lutjes dhe verpave tė mėshirės, duke i pėrsėritur pėrhere fjalėt e Krishtit:’ Pėr tė vėrtet po ju them: ēka do bėtė pėr njėrin nga kėta vllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua’(Mt 25,31-46).

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pėrvojė dhe dije sa e gjerė aq e thellė.

    Kur i analizon me vėmendje letrat, Testamentin shpirtėror, tekstet e lutjeve, tekstet nga ligjėratat e ndryshme tė Nėnės Tereze dhe thellohesh nė mendimet qė dalin prej tyre, bindesh se ato dėshmojnė njė dije dhe njė pėrvojė sa tė gjerė aq edhe tė thellė. Fjalia e saj ėshtė me drejtpeshim, kuptimisht e pasur, e saktė dhe e qartė. Duke i njohur mjediset shoqėrore, kulturat dhe religjionet e ndryshme, ajo mbėltoi nė vete njė dije e njė pėrvojė tė madhe, e cila i mundėsoi t’i shohė, t’i shqyrtojė e t’i shprehė gjėrat me njė lehtėsi e natyrshmėri tė rrallė. Mendimet dhe interpretimet e ungjijve pėrligjin njė njohje tė thellė tė Biblės e tė literaturės biblike. Nėna kishte njė besim dhe dashuri tė palėkundur ndaj Hyjit dhe ēdo punė e bėnte sikur ēdo gjė varej prej saj, ndėrsa frytet tė vareshin prej Hyjit:

    “Duhet ta kryej punėn time sikur gjithēka varet prej meje dhe ta pres rezultatin sikur gjithēka varet prej Zotit”.

    Krahas kėsaj, Nėna Tereze njihte edhe veprimtarin e njė vargu shenjtėrish e shenjtėreshash, sidomos e njihte jetėn dhe pėrshpirtshmėrinė e Terezes sė Lisieux, Maria Franēeska Kabrinit, po dhe veprimtarinė e shumė personaliteteve tė tjera, midis tyre dhe tė Gandhit.
    Nėna qe e vetėdijshme se para Zotit ishte njė hiē, por duke u njėsuar dhe duke u ndriēuar nga hiri i tij, mendimin e saj e veēon njė siguri e guxim i madh, ndonjėherė i pazakonshėm. Nė tė vėrtetė, nėpėrmjet gojės sė vet ajo i shqiptoi fjalėt dhe dėshirat e vetė Hyjit. Ajo, si thoshte vetė, ishte njė vegėl nė dorėn e Krishtit; ēdo gjė qė vepronte, nuk ishte tjetėr pos miratim e plotėsim i dėshirės dhe i pėrcaktimeve tė hirit tė Hyjit.
    Nė qenėsinė e vet, mesazhi i Nėnės i drejtohet, para se gjithash, zemrės sė njeriut, qė pėr tė nėnkupton shpirtin. Zemra ėshtė vendi ku pėrligjet shpirtmadhėsia dhe dashuria hyjnore, pėrvuajtėsia, po dhe egoizmi, mendjemadhėsia, lakmia, kryeneēėsia. Nėna Tereze ishte e bindur se vetėm njerėzit me zemėr tė mirė mund ta shuajnė etjen e Krishtit tė kryqėzuar:

    “Etja e Krishtit ėshtė vatėr, pikė e pėrkimit, qėllim i gjithė asaj qė janė dhe bėjnė Misionaret e Dashurisė”.

    Pra, pa pasur njė zemėr tė madhe dhe tė pastėr nuk mund ta pėrfillim dashurinė e Hyjit dhe nuk mund t’u ndihmojmė tė tjerėve. Rreth kėsaj Nėna thotė:

    “Nuk mund t’u japim asgjė tė tjerėve nėse jeta jonė nuk ėshtė plot e pėrplot me dashuri tė Hyjit, nėse zemrat tona nuk janė tė pastra. Krishti ka thėnė:’Lum ata qė i kanė zemrat e pastra pėr asrye se e shohin Zotin’(Mt 5,8). Nėse nuk e shohim Zotin, ėshtė e vėshtirė ta duam njėri tjetrin”.

    Sė kėndejmi, dashuria ndaj Hyjit krijues dhe dashuria ndaj tė varfėrve, sipas Nėnės Tereze, nuk mund tė mendohen jashtė zemrės, jashtė vullnetit tė individit. Askush nuk mund tė jetė i pėrvuajtur, i butė, i mėshirshėm, i gatshėm tė flijohet pėr tjetrin nėse nuk e ka njė zemėr tė madhe, qė nė qenėsi nėnkupton dashurinė hyjnore. Pėr kėtė arsye nė Testamentin Shpirtėror, drejtuar motrave tė rendit tė saj dhe bashkėpuntorėve tė degėve tė tjera, ajo shkruan:

    “… me kėtė letėr dua t’u drejtohem zemrave tuaja. Krishti dėshiron t’i lėvizė zemrat tona pėr tė mos humbur dashurinė tonė tė parė, veēmas nė tė ardhmen, kur do t’ju lė [tė ndėrroj jetė]. Ja, pse ju kėrkoj qė ta lexoni kėtė letėr para Sakramentit tė shenjtė, pikėrisht aty ku u shkrua, pėr arsye se Krishti vetė mund t’i flasė secilit prej jush”.

    Besimi i njeriut nė Hyjin, natyrisht, dėshmohet me anėn e mendjes, me pėrcaktimin dhe me vullnetin e tij, me ndėrgjegjen e tij. Pra, sipas Nėnės, besimi (feja) ėshtė fakt i ndėrgjegjės dhe jashtė kėsaj ai nuk mund tė kuptohet mirėfilli, ajo thotė :

    “Religjioni ėshtė kulti i Zotit, pra njė fakt i vetėdijes” dhe “ Tė besosh, domethėnė tė jetosh”. Kjo ndodh nga fakti se, siē thotė Nėna, “Besimi ėshtė e vetmja gjė qė qenėsisht ėshtė e jona” dhe se “ Feja ėshtė njė dhuratė e Hyjit. Pa fe jeta ėshtė e pamundur”.

    Duke u nisur nga ky pėrcaktim qenėsor, Nėna thekson:
    “T’i japem Zotit, domethėnė t’i ofroj atij vullnesėn time tė lirė, arsyen time, jetėn time…Besim, domethėnė edhe dashuri. Sa mė shumė qė besojmė, aq mė tepėr e duam Zotin dhe njerėzit”.

    Nėna Tereze qe njė qenie njerėzore konkrete, e lindur e rritur nė njė familje e njė mjedis shoqėror konkret, nė frymėn e pėrshpirtmėrisė sa tė veēantė aq edhe tė pasur. Nė moshėn 18 vjeēare e pėrjetoi thirrjen e parė tė Krishtit. Dy vite mė vonė vendosi t’i pėrkushtojė jetėn e vet Hyjit dhe njerėzve tė varfėr, tek tė cilėt shihte Hyjin, shihte Birin e tij tė kryqėzuar dhe dashurinė e Tij. Janė me qindra e mijrėra tė varfėr e tė lėnė nė mėshirėn e fatit, tė cilėve, e prirė nga hiri i Hyjit, ajo u tha njė fjalė tė ngrohtė, u fali njė buzėqeshje, ua fali dashurinė e saj prej nėne ose e strehoi nė shtėpitė e Misionareve tė Dashurisė.

    Torrkerry

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Thirrja e dytė

    Pas pėrjetimit tė thirrjes sė dytė (10 shtator 1946) qė ta braktisė rendin e Loretos dhe t’u pėrkushtohet krejtėsisht mė tė varfėrve ndėr tė varfėr, pra tė bėhet “viktimė e dashurisė” sė Hyjit, pėr tė pėrmbush dėshirėn e Krishtit, Nėna Tereze cilėsohet dhe me pėrmasėn hyjnore. Nė tė vėrtetėn, thirrja e dytė e njėson krejtėsisht me Hyjin; veprimet e mendimet e saj marrin pėrmasėn hyjnore: drejtohen prej hirit dhe dritės sė Hyjit. Pra, ajo vihet krejtėsisht nė duart e Tij qė Ai e udhėheqė me tė, siē del dhe nga letra e saj dėrguar priftit, Van Exem-it:

    “I thuaj (kryeipeshkvit tė Kalkutės, F. Perier) se nuk dėshiroj asgjė tjetėr pos ta pėrfill e ta pėrmbush vullnetin e shenjtė tė Zotit. Tash s’kam frikė. I vihem Zotit krejtėsisht nė duar. Ai mund tė veprojė me mua sit ė dojė”.

    Nėna donte qė me vullnetin e vet tė pėrmbushe vullnetin e Hyjit. Ky pėrcaktim rridhte nga fakti se:

    “Me qenė e shenjtė, domethėnė me u lirua (me heq dorė) nga gjithēka qė nuk ėshtė Zot. Do t’ia shpaloj zemrėn e do ta zbraz nga tė gjitha gjėrat e krijuara; do tė jetoj nė varfėri dhe e tėrhequr. Do tė heq dorė nga vullneti im, nga prirjet e mia, nga ėndrrat e mia dhe nga fantazimet e mia dhe to tė bėhen njė skllave e vullnetshme e vullnetit tė Zotit”.

    Pra, Nėna Tereze e ndjeu thellė nė shpirt praninė dhe zėrin e Birit tė Hyjit, po dhe foli nė emėr tė tij, siē dėshmohet nga letra e 13 qershorit 1947 dėrguar kryeipeshkvit tė Kalkutės, Ferdinand Perier:

    “Dua indiane rregulltare (religjioze), viktima tė dashurisė sime, qė janė Maria dhe Marta, qė tė jenė tė bashkuara nė mua pėr tė rrezatuar dashurinė time drejt shpirtrave. Dua rregulltare tė lira, tė mbėshtjella nė varfėrinė time tė kryqit”.

    Kjo mėnyrė e njėsimit tė zėrit tė Krishtit me zėrin e saj pėrligjet edhe nė letrėn e 3 dhjetorit (1947) nė krempten e Shėn Franēeskut Saverio, po ashtu dėrguar F. Perier”

    “Vogėlushja ime, eja, afromu: mė prij nėpėr kasollet (anglisht: slums) tė tė varfėrve. Eja, bėju pishtarja ime. Nuk mund tė shkoj vetė. Nuk mė njohim dhe pėr kėtė arsye nuk me dashurojnė. Eja, shko nė mesin e tyre. Bashkė me ty mė drejto te ta. Tė hyhet si etje nė kasollėt e tyre, nėpėr vendbanimet e tyre tė errėta e tė papėrshtatshme! Eja, natyrės sė veprimit tė Misionareve tė Dashurisėotrat duhet tė jetojnė nė varfėri tė plotė –varfėrinė e Kryqit – pa asgjė tjetėr pos me Zotin. Pėr tė shmangur qė pasuritė tė zotėrojnė zemrat e tyre, nuk do tė kenė asgjw jashtė trupit, po do tė mbėshteten me punėn e duarve tė tyre: varfėri franēeskane, punė benediktine”.

    Nėna Tereze ishte e vetėdijshme pėr njėsimin shpirtėror tė saj me dashurinė e Hyjit, prandaj thotė:

    “Ēdo frymėmarrje imja, ēdo shikim im, ēdo veprim
    do tė jetė njė akt i Dashurisė hyjnore
    e ēdo gjė qė do tė bėj
    do ta bėj pėr dashurinė tėnde, o Zot i dashur”.

    Pikėrisht kėtė njėsim e kėrkonte dhe nga motrat e rendit tė saj, po dhe nga tė tjerėt. Veprimi i Nėnės Tereze duhet tė shėrbėnte si shembull:

    “Nuk mendoj se kam cilėsi tė veēanta, nuk kėrkoj asgjė pėr punėn qė do tė bėj. Ėshtė vepėr e tij.
    Unė jam si njė lapės i vogėl nė duart e Tij, asgjė tjetėr. Ėshtė ai qė mendon. Ėshtė ai qė shkruan: lapsi nuk ka tė bėjė asgjė me gjithė kėtė. Lapsi vetėn duhet qė tė pėrdoret”.

    Besimi i Nėnės nė Zotin ishte aq i thellė dhe zemra e saj aq e pastėr sa ajo e shihte Atin Krijues, e ndiente zėrin e tij dhe kuvendonte me tė:
    “Zemra ime ėshtė aq e pastėr qė unė mund tė shoh fytyrėn e Zotit nė vėllanė tim, nė motrėn time, nė zezaken, nė lakuriqen, nė atė tė gėrbulurėn, nė atė qė ėshtė duke vdekur? Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn duhet tė lutemi”.

    Besimi i palėkundur nė Hyjin dhe dashuria hyjnore e bartur nė shpirtin e saj kushtėzuan qė njerėzit tė jenė pėr tė vėllezėr e motra, anėtarė tė njė familje; ata njėsohen me dashurinė dhe nė dashurinė e Hyjit, e cila i fisnikėron, i afron dhe i bėn tė lumtur pikėrisht mbi bazėn e kėsaj dashurie:
    “Meqė Zoti jeton nė ne e na bėn tė hyjnueshėm, ne tė gjithė jemi vėllezėr e motra: njė familje e madhe e fėmijėve tė Zotit”.

    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nena Terese eshte imja. Me perket mua. Me shume, ajo eshte per mu nje dhurate e Zotit per kishen time, qe duke i ndjekur mesimet dhe shembullit e saj, te jete me e shenjte e te rinovoje metoda baritore dhe te jete me e perkushtuar ne esencen e mesazhit ungjillor.
    Me falni per materialin qe kam derguar. Eshte vetem per ata qe deshirojne te dine diēka per jeten intime e nje shenjte.
    Ju falenderoj per mirekuptimin.

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 13-09-2008 mė 10:39

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    OOOooooooo mbeten terroristat pa fjale,sepse kurr Testamentin e Nanes tone Tereze nuk e kan pa.
    Mos te flasim me se kan pas mundesi te e lexojne sepse jane injorante dhe fare pa arsye.

    Torrkerri te lumte

  10. #130
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga BEHARI Lexo Postimin
    ademmerovci!!!
    nga prapashtesa ne emerin tend te mora sikur te jeshe sllavo maqedonas ose bullgar!!
    mir por me sa shikoj une qenke bere ushtar i keti nazistit
    white-kniaht!! keshtu qe sherbej uniformes naziste dhe mos u merr me shqiptaret pasi po verteton se nuk je i tille!!
    Shkruhet white-knight mer BEHAR turku.Ik e nderroje emrin ne Pranvera se do behesh shqiptar nga emri por te mbeten shume gjera te tjera si gjuha,kultura,sjellja ngjyra e lekures,jane shume por mund tja arrisesh me pak mund

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •