Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Poeti i mbytur...

    Ky glob i mbrapshtė dhe i trazuar
    me harta popujsh ikanakė
    Pėr vendallinjt e poshtėruar
    ka mbetur veē ...i rrumbullaktė

    dhe nuk dyshoj nė "gjurmė" trojesh
    se edhe engjelli di tė kafshojė!
    kur poezija tė ofendohet
    Poeti kot, nuk djeg njė Trojė...!

    Ndaj shkruaj vargje edhe shfryj dufin
    s'ka gjė se plagėt i lė nga pas...
    kur peshkaqenėt mishin t'a ndukin
    nė fund tė detit, vetminė e vras.

    Mė mirė i zhytur larg poshtėrsive
    dhe vetė Dyshimit me erė njeri.
    Mė mirė skelet nė fund tė thellėsive
    sesa shpirt - mirė nė poezi.

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Ky glob i mbrapshtė dhe i trazuar
    me harta popujsh ikanakė
    Pėr vendallinjt e poshtėruar
    ka mbetur veē ...i rrumbullaktė

    dhe nuk dyshoj nė "gjurmė" trojesh
    se edhe engjelli di tė kafshojė!
    kur poezija tė ofendohet
    Poeti kot, nuk djeg njė Trojė...!

    Ndaj shkruaj vargje edhe shfryj dufin
    s'ka gjė se plagėt i lė nga pas...
    kur peshkaqenėt mishin t'a ndukin
    nė fund tė detit, vetminė e vras.

    Mė mirė i zhytur larg poshtėrsive
    dhe vetė Dyshimit me erė njeri.
    Mė mirė skelet nė fund tė thellėsive
    sesa shpirt - mirė nė poezi.

    E mrekullueshme poet....te pergezoj per ēdo gje qe shkruan.Mos te pushofte pena kurre miku im.

    Te perqafoj perzemersisht

    Diana
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Do vrapoj pėr ty gjithė jetėn!

    Sa kam rendur, sa kam bredhur
    Qė tė gjej nė jetė njė mik
    Nėpėr netė, hapin kam hedhur
    Herė i qetė dhe herė nevrik!

    Asnjėherė vrapin s’e ndala
    Tė kėrkoja vetėm ty!
    M’u thinj shpirti, po jo fjala
    Njerzit i shihja nė sy!

    Dhe desh Zoti tė takova
    Tek qėndroje si princeshė
    Sa u tremba, u friksova
    Se mė ngjaje Perėndeshė.

    Ti mė ndjeve, dhe mė njohe
    Veē nga zėri im gazmor
    Pak nga pak, mė robėrove
    M’u bė nata Purgator (!)...

    Doja dritė, dhe doja ajėr
    Se ēdo ēast me merrej fryma
    Nė mėngjez tė vija afėr
    Pėrmbi gjeth siē bije bryma.

    Herė je dridhur, herė je ngrohur
    Se nga vehtja kishe frikė...
    Pak nga pak duke mė njohur
    Jepje – merrje, mall dhe dritė.

    Hajt vuajmė bashkė e dashur !
    Mos ngurro se na bėn mirė!
    Nėpėr mall tė dy pėrflakur
    Veē aty jemi tė lirė!…

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Agimi po bė poezi pėr kėngėtarin/en e jo pėr artdashėsin.
    Eh, iku koha e rilindasve qė do tė thotė; sot ndryshe krijohet poezia!
    A, tekstshkruesit e kėngėve s'quhen poet por tekst-shkrues apo e kam gabim unė?

  5. #5
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit Z.Agim per pershendetjen qe me beni me ate poezi te bukur.jeni i mbrekullueshem,njeri me temperament teper aktiv,potet si ty s'njofin moshe.Dua te te pershendes dhe une me kete krijim te castit .

    Dhe bir mbreti po qe se isha,
    mendimin ndryshe prap do ta kisha.
    Kush mban ne shpirt emrin poet,
    Eshte shpirt rrebel dhe s'thyhet lehte.

    Pena e poetit shkruan me zemer,
    s'pyet per mbret,per djall a engjell.
    As njehere s'pajtohet me tradhetine,
    tek pena e poetit, filiza mbijne.

    Mu kujtua ai "revoltimi" yt(dhe ishte me te drejt) per ate tekst teper te mire dhe kompozim teper dinjitoz kenduar nga A.Shaini ne festival qe zuri vendin e pare dhe Shqiperia do per faqsohej per here te pare ne eurovizion.Festivali behej ne Turqi,dalja jote ne skene dhe urimi per fitoren u shoqerua dhe me ate thenien e goditur:S'pranon katolik Turqia nje thenie qe ka nen kuptimet e veta,por duhej thene atje ku kishte dale.Prandaj poetet si puna jote mund ti quaj poete "rrebel"..Ndoshta u zgjata pak por e kam per respektin tuaj qe e meritoni plotesish dhe e keni krijuar me punen dhe mendjen tende.Agim jeni poet i madh.Respekte te vecanta Rizai

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Pėr Prengun,
    Poezia e parė Preng,nuk ėshtė kėngė.Ajo ėshtė njė elegji pėr shpirtin qė digjet , njė ofshamė njerzore e dikujt qė i ka plasur nga ky shekull i indiferencės,snobizmit, mediokritetit dhe perditėshmėrisė monotone.Rutinės...
    -Po tė isha kėngėtar,do vrapoja pėr kompozitor pėr tė shtuar njė margaritar si stoli nė magjinė e dashurisė...kėnga e dytė.
    -Rroftė romantizmi!!!,ėndrra...jeta....!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Do vrapoj pėr ty gjithė jetėn!

    Sa kam rendur, sa kam bredhur
    Qė tė gjej nė jetė njė mik
    Nėpėr netė, hapin kam hedhur
    Herė i qetė dhe herė nevrik!

    Asnjėherė vrapin s’e ndala
    Tė kėrkoja vetėm ty!
    M’u thinj shpirti, po jo fjala
    Njerzit i shihja nė sy!

    Dhe desh Zoti tė takova
    Tek qėndroje si princeshė
    Sa u tremba, u friksova
    Se mė ngjaje Perėndeshė.

    Ti mė ndjeve, dhe mė njohe
    Veē nga zėri im gazmor
    Pak nga pak, mė robėrove
    M’u bė nata Purgator (!)...

    Doja dritė, dhe doja ajėr
    Se ēdo ēast me merrej fryma
    Nė mėngjez tė vija afėr
    Pėrmbi gjeth siē bije bryma.

    Herė je dridhur, herė je ngrohur
    Se nga vehtja kishe frikė...
    Pak nga pak duke mė njohur
    Jepje – merrje, mall dhe dritė.

    Hajt vuajmė bashkė e dashur !
    Mos ngurro se na bėn mirė!
    Nėpėr mall tė dy pėrflakur
    Veē aty jemi tė lirė!…
    shum befasi e rastit sikur te ishte shkru per mu.....
    ah vetem me duhet te lexoj dhe veten ta mbroj....

    vetem ndjenjat e thella bejn Poet te FOrt...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Shpat Berisha Lexo Postimin
    Pėr Prengun,
    Poezia e parė Preng,nuk ėshtė kėngė.Ajo ėshtė njė elegji pėr shpirtin qė digjet , njė ofshamė njerzore e dikujt qė i ka plasur nga ky shekull i indiferencės,snobizmit, mediokritetit dhe perditėshmėrisė monotone.Rutinės...
    -Po tė isha kėngėtar,do vrapoja pėr kompozitor pėr tė shtuar njė margaritar si stoli nė magjinė e dashurisė...kėnga e dytė.
    -Rroftė romantizmi!!!,ėndrra...jeta....!!!
    Edhe elegjitė - bėhen kėngė!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Kam qe pardie qe po mendohem t'a shkruaj apo jo kete qe kam ne mendje dhe ju lutem, nese nuk ju pelqen mund t'a fshini kete postim por ky eshte mendimi im i sinqerte. Z. Agim ju jeni i madh kur shkruani vargje por kjo poezi me terhoqi veshin se ka disa pika ku mendoj duhet ripare. Ju lutem, mos e merrni per kritike por thjesht si mendimi i nje lexueses tuaj.
    Ky glob i mbrapshtė dhe i trazuar
    me harta popujsh ikanakė
    Pėr vendallinjt e poshtėruar
    ka mbetur veē ...i rrumbullaktė
    Globi eshte 'kthyer permbys' sot nga prapesite, dakort, por a thua se nuk e ka me formen e rrumbullaket? Dmth vetem te vobektet e shohin rrumbullakesine e tij? Po c'fare forme duhet te kete ky glob nga te tjeret?
    Ndaj shkruaj vargje edhe shfryj dufin
    s'ka gjė se plagėt i lė nga pas...
    kur peshkaqenėt mishin t'a ndukin
    nė fund tė detit, vetminė e vras
    .
    Kur peshkaqenet te te ndukin mishin, ne fund te detit vec nje skelet do te jesh. Vetmine s'ke se si e vret pasi ti aty do jesh vet vetmia. Peshqit s'mund te te afrohen pasi ata nuk jane mishngrenes. Mishin t'a kane kaperdire peshkaqenet me kohe, keshtu qe do mbetesh thjesht nje kufome pa sy, hunde, goje vec kocka..
    Mė mirė i zhytur larg poshtėrsive
    dhe vetė Dyshimit me erė njeri.
    Mė mirė skelet nė fund tė thellėsive
    sesa shpirt - mirė nė poezi
    .
    Ndersa kjo strofe eshte vertet shume e bukur, por po nuk u rregulluan 2 strofat e para mendoj se i bie vlera. Gjithsesi ky eshte vetem nje opinioni im..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Anxhi* : 14-08-2008 mė 14:58

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    , nese nuk ju pelqen mund t'a fshini kete postim por ky eshte mendimi im i sinqerte. ..
    Ky glob i mbrapshtė dhe i trazuar
    me harta popujsh ikanakė
    Pėr vendallinjt e poshtėruar
    ka mbetur veē ...i rrumbullaktė
    Globi eshte 'kthyer permbys' sot nga prapesite, dakort, por a thua se nuk e ka me formen e rrumbullaket? Dmth vetem te vobektet e shohin rrumbullakesine e tij? Po c'fare forme duhet te kete ky glob nga te tjeret?

    Jo anxhi, klobi i trazuar normal qe asht kthy mbrapsht…
    Ka mbet veē…i rrumbullakt , ....kjo dot thot vetem i ka mbet forma qe e dim te gjith qe asht i rrumbullakt se vlera i ka humb...ketu ska nevoj foto…

    Ndaj shkruaj vargje edhe shfryj dufin
    s'ka gjė se plagėt i lė nga pas...
    kur peshkaqenėt mishin t'a ndukin
    nė fund tė detit, vetminė e vras.
    Peshqit s'mund te te afrohen pasi ata nuk jane mishngrenes. Mishin t'a kane kaperdire peshkaqenet me kohe, keshtu qe do mbetesh thjesht nje kufome pa sy, hunde, goje vec kocka..

    Anxhi mos u ben qesharake, askush ska ra ne det por pershkrim emocianal,paramendo skenen ku peshqit ta han mishin …
    Mu me duket shum pershkrim i bukur dhe e kuptoj mir se perjetoj te njeten gja.


    Mė mirė i zhytur larg poshtėrsive
    dhe vetė Dyshimit me erė njeri.
    Mė mirė skelet nė fund tė thellėsive
    sesa shpirt - mirė nė poezi.
    Ndersa kjo strofe eshte vertet shume e bukur, por po nuk u rregulluan 2 strofat e para mendoj se i bie vlera. Gjithsesi ky eshte vetem nje opinioni im..

    Qenke kritike e vogel ti anxhi ,duhet me pa shum larg e jo veten afer.
    Per mu kan shum domethenie.
    Me mir i zhytur larg poshtersive, dhe vet dyshimit me erź njeri.
    Me mir skelet ne fund te detit se sa shpirt…(.ketu kupton) q epo thuni poet i mirź.
    Nuk perkthehet asgje bukfalisht por me analiz dhe logjik.

    Mos kerkoni gjilper ne son se nuk gjeni…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 14-08-2008 mė 19:10
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    C`kuptim do te kishte ne se do te ishim te gjithe ne nje mendje?!A mundet qe nje poezi tu pelqeje te gjitheve?Ndodh rralle.Pse duhet te ngjalle reaksion nje mendim?!Ketu nuk flitet per Gimin si poet por per nje poezi.Jo vetem te tjereve por edhe vete neve nuk na pelqen ndonjehere poezia qe shkruajme.Nje verejtje qe behet,me sa kam kuptuar eshte dashamirese dhe e tille te konsiderohet.
    Agimi tashme ka vendin e vet ne fondin e poezise shqiptare dhe gjej rastin ta pershendes.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Agimi po bė poezi pėr kėngėtarin/en e jo pėr artdashėsin.
    Eh, iku koha e rilindasve qė do tė thotė; sot ndryshe krijohet poezia!
    A, tekstshkruesit e kėngėve s'quhen poet por tekst-shkrues apo e kam gabim unė?
    " Sa e bukur kjo....?!!!" Unė do shtoja se; Jo vetėm Rilindasve..por.. i ka ikur fare koha poezisė.Diēka tjetėr duhet tė bėhet...
    Bravo Pregė."Kur nuk di,heshtja ėshtė flori!"
    Respekt dhe urime pėr vargjet zoti Agim.Tė pafsha nė majat e larta tė poezisė.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Agimi ėshtė njė tekst-shkrues i mirė pėr kėngėn e ndonjė " kėngėtari" . NUk them dot ( se them) qė nuk ėshtė poet i mirė por nuk duhet harruar asnjėherė qė " Poezia i vihet ( kundėrvihet) poezis.
    Tashti nuk do tė thotė qė tė gjithė poetėt ia qėllojnė kurdoherė: i kanė huqjet e tyre edhe ata ( sė paku s'ja kishin qėlluar githherė ata qė i njohim si poet pėrherė) ngaqė helbete njerez jemi!
    Por Poezia duhet dalluar nga ajo qėshkruhet enkas pėr melodin e ndonjė kompozimi!
    ka shumė nga ato vargje qė mirren tė gatshme por njė gjė dihet: As naimi dhe shokėt e tij kur kishin bėrė Poezi nė ėndėrr s'kishin parė qė ato jo qė do tė mėsoheshin dhe recitoheshin por edhe do tė bėheshion kėngė - qė ē'ke me to bile!
    Te Agimi ėshtė e kundėrta ( kėshtu mendoj unė sė paku); ai sė pari e mendon si Tekst tė njė Kėnge dhe pastaj si poezi
    ( ndoshta edhe e kam gabim - ku ta di unė i " shkreti)..
    Por sė paku nga ky "gabim" i imi s'do tė biejn bombat nė osetin Jugore, s'do tė ketė mbarsje jashtėmartesore, divorce jo se jo pėrpos ndoshta njė shfryrje agimqe " ik or qerrata".
    Pėrse tė ikė - kur tė tjerėt mbesin?

  14. #14
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Kam qe pardie qe po mendohem t'a shkruaj apo jo kete qe kam ne mendje dhe ju lutem, nese nuk ju pelqen mund t'a fshini kete postim por ky eshte mendimi im i sinqerte. Z. Agim ju jeni i madh kur shkruani vargje por kjo poezi me terhoqi veshin se ka disa pika ku mendoj duhet ripare. Ju lutem, mos e merrni per kritike por thjesht si mendimi i nje lexueses tuaj.

    Globi eshte 'kthyer permbys' sot nga prapesite, dakort, por a thua se nuk e ka me formen e rrumbullaket? Dmth vetem te vobektet e shohin rrumbullakesine e tij? Po c'fare forme duhet te kete ky glob nga te tjeret?

    Kur peshkaqenet te te ndukin mishin, ne fund te detit vec nje skelet do te jesh. Vetmine s'ke se si e vret pasi ti aty do jesh vet vetmia. Peshqit s'mund te te afrohen pasi ata nuk jane mishngrenes. Mishin t'a kane kaperdire peshkaqenet me kohe, keshtu qe do mbetesh thjesht nje kufome pa sy, hunde, goje vec kocka..

    Ndersa kjo strofe eshte vertet shume e bukur, por po nuk u rregulluan 2 strofat e para mendoj se i bie vlera. Gjithsesi ky eshte vetem nje opinioni im..

    Te them te drejten kritika (nese mund te quhet e tille) qe ka bere Anxhi eshte krejt e gabuar.
    Vargu /ky glob i mbrapshte dhe i trazuar/, mendoj se poeti nuk ka fare parasysh globin si nje sfere qe ju te gjykoni formen, por mbrapshtesine e tij ne lidhje me ate cka ndodh ne bote. Trazimi qe permend poeti eshte pikerish mbrapshtesia qe ai ndjen.
    /ky glob/ mund te zevendesoht me /ky planet/ ose /kjo toke/, por /ky glob / eshte zgjidhja me e mire dhe ka nje ngarkese shume here me te madhe emocionale.

    Srofa e dyte esht momenti i trazires de mbrapshtesise dhe eshte shpjeguar fare qarte. Nga dufi i zemerimit poeti shkruan vargje dhe keto vargje i kundervihen pikerisht trazires dhe te keqes, prandaj poeti le plage pas.Peshkaqeni eshte nje gjetje e mire. Nuk nund te merte balenen apo delfinin si detaj, por pikerish ate te pa meshirshmin e detit.Pra peshkaqeni eshte ai i pa meshirshmi qe te bren deri ne kocke. Fundi i detit eshte skaji me i larget ku mund te gjeje qetesine nje shpirt i trazuar dhe duke pare fundin e detit si vend ku do te prehet shpirti,atehere peshkaqeni mbetet edhe gjetja me logjike.Nese poeti do te kishte gjetur si vend prehjej bie fjala polin e Veriut, do te kishte zgjedhur arinjte polare.
    /Mishin t'a kane kaperdire peshkaqenet me kohe, keshtu qe do mbetesh thjesht nje kufome pa sy, hunde, goje vec kocka.. / ( postuar nga Anxhi)
    - Me vjen keq por ju duhet te kuptoni se kemi te bejme me nje realitet letrar . Duhet te kuptoni metaforat pak me mire.

    Ndersaper strofen e trete dua te them se duhet rishkruar, sepse vargu i fundit nuk qendron ne lartesine e vargjeve te tjere.

    Nje tjeter moment ku do te doja te ndalesha eshte edhe muzikliteti qe ka kjo poezi. Te them te drejten per mendimin tim duhet ripunuar ca, duke i dhene nje muzikalitet me te embel qe vargjet te rjedhin dhe te mos shkallezohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 10-09-2008 mė 21:51
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ej kolegė! Mos u zini! Nuk kemi kohė pėr tė urryer! Sepseeeeeeeeee:

    Kur e marr vargun, ia shkul dy veshėt
    Po tė mos dalė varg i qėlluar!
    Dikur dhe poezinė e xhveshėm
    E bėmė kushtrim pėr tė mashtruar!

    Pra lėrm' or Preng tė vargėzoj!
    se herė jam mbret dhe herė jam skllav!
    Unė letrėn vetė, e zhvirgjėroj!
    Dhe jam nė varg - rrebel i madh!.....

    Ju uroj FITER BAJRAMIN! Zoti ju bekofte dhe mos harroni: JEMI SHQYPTARE!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pritja

    Vėshtirė tė presėsh
    nė shira tė panderprerė
    gjarpėrin me shtatė koka.

    Nė secilėn kokė
    vėrtitet njė vdekje
    E projektuar pėr ne!

    A, unė -po po unė
    sikur tė vdiste - VDEKJA
    Nuk do ta lutja jetėn
    Edhe pėr njė tjetėr jetė!

    P.S.

    Agim pėrshendetje vllai
    Nga preng mullai,,,

  17. #17
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Zoti Doēi jeni nje legjende e letersise shqiptare.
    Ju faleminderit

  18. #18
    i ē'regjistruar...
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Ndaj shkruaj vargje edhe shfryj dufin
    s'ka gjė se plagėt i lė nga pas...
    kur peshkaqenėt mishin t'a ndukin
    nė fund tė detit, vetminė e vras
    .
    BRAVO!!!.....

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tė dashur dhe tė nderuar vllazėn tė Forumit. Botova vellimin tim poetik me titull "Rrezuar mbi vetminė". Po hedh ketu disa nga poezite e krijuara nga une nder vite.
    Librin e kam DHURUAR dhe nuk e kam shitur.
    Kjo ne vazhden e asaj qe une nuk bej BIZNES me magjine e poezise!...
    Ata qe perfaqsojnė MAGJISHEM POEZINE SHQIPTARE janė: At Fishta, Koliqi, Mjeda, Prenushi, Naim Frasheri, Chajupi, Kristo Floqi, Lagushi i Madh, Driteroi, Kadare, Xh. Spahiu, H. Milloshi, A. Duka, Zh. Jorganxhi, K. Petriti, Ali Asllani, etj.etj.

    Letrės sė bardhė

    Ajo qė mbeti gjithė jėtėn ė virgjėr
    Mė ran ė dorė krejt rastėsisht…
    Dhe unė rrugaēi i poezive
    E zhvirgjėrova pėrfundimisht,

    9 maj 1974

    Kush jam unė…

    Unė milingonė kam qefė tė isha
    Sa forcė tė madhe ajo ka!
    Se mban mbi supe tėa tilla pesha
    Shtatė herė nga vehtja mė tė mėdha

    Do kisha qejfė tė isha buall
    Tė ēel ugaret ku mbillet drithė
    Tė hiqja pas qerret me grurė
    Tė kishte BUKĖ…BUKĖ pėr tė gjithė !

    S’do ishte keq tė isha zog
    Dhe krahė tė kisha pėr fluturim
    Por jo ama tė isha korb,
    qė kėrrmat ha nė pikėllim…

    dhe peshk me hala do tė pranoja
    nė det tė kripur…o nė liqen
    por midis shokėve kurr s’do doja
    tė isha unė njė peshkaqen!

    Ndaj jam mė i lumturi shqiptarė
    Madje dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe tė thjeshtėn fjalė
    Tė madhėrishmen fjal’ NJERI.

    Gusht 1986

    DIVERSIONIZĖM…..

    i shkela telat e kufirit shpirtėror
    dhe hyra nė poezi me varg “interesant”
    u dėnova: - Me pushkatim vjerrshėror!
    bile Gjykata e Poetėve mė quajti diversant!...

    E pranova dėnimin se mė erdhi mirė
    Po ende nuk kam zgjedhur ku do mė flakin
    Nėse at Fishtėn e hodhėn nė Lumin Kir...
    mua nėpėr kėngė le tė ma coptojnė shtatin!...



    Istambul maj 2004



    ZHGĖNJIMI I POETIT

    E dija botėn shumė tė sinqertė
    Dhe vehten time – njė pjesėz tė saj!
    Por kur zhgėnjehesh, s‘qenka e lehtė
    Tė ulėrij apo tė qaj?!……

    U fola njerzve gjithmonė ndėr sy!
    Kaq hidhur vallė u erdhi vėrtetė?….
    Zhgėnjimi im, I madh pėr Ty
    Ndaj thashė: - Ti botė je e padrejtė!

    Ndaj kėrkoj, sot po kėrkoj
    Nga ju tė gjithė njė fjalė tė ngrohtė
    Dhe nuk dyshoj, aspak s‘dyshoj
    Nuk ekziston njė tjetėr Botė….

    Dhe qielli, edhe toka
    Dhe bora lart nė mal
    Dhe dielli do tė thosha
    Dhe deti plot me val‘
    Dhe shiu me gjėmime
    Dhe era me furtunė
    Janė pjesė e botės time
    Ashtu siē jam dhe unė!

    Pra njerėz shumė ju dua!
    Mė doni edhe Ju!!!
    Tė gjitha dashuritė
    Shijojini kėtu!
    Dhe flakni tej mėritė!
    Tė bėhemi mė tė mirė
    Nė doni qė fėmijtė
    Tė jenė vėrtetė tė lirė
    MĖRGIMTAR
    Eh ē’mė vdiqėn baballarėt
    jashtė truallit tė gjithė!
    Ku t’ua gjej varret, eshtrat
    ku ju prehen baballarėve?
    Fusha e lėnė djerr, magja pa brumė,
    hambari pa drithė.
    Kokėn nėn sqetull.
    Krismat mbi vetull
    ky paska qenė fati i shqipėtarėve...


    korrik 1991 Brindisi

    RROFTĖ SHQIPĖRIA!

    Rroftė Shqipėria e lirė“
    dhe e coptuar!

    Rroftė Shqipėria e kioskave,
    e vjedhur dhe e pėrcėlluar!

    Rroftė Shqipėria e krisur nė tru,
    e goditur nė zemėr,
    as mashkull as femėr!
    E tradhėtuara nė lėkurė,
    Rroftė Shqipėria qė nuk vdes kurrė…
    E plagosur nga gazetat,
    nga ethet E PUSHTETIT e sėmurė,

    Rroftė Shqipėria e ndotur,
    e pėrlotur.
    Nga deti e mallkuar,
    e palarė, e parruar!

    Rroftė Shqipėria natyrore qė po harrohet,
    qė trishtohet edhe kur dashurohet(!)
    Gjysma martire
    Gjysma pa fat!
    Rroftė Shqipėria lakuriq
    Qė s‘e pati hak!
    Koskė e lėkurė
    Me absurdin Pajtim - Gjak!

    Rroftė Shqipėria lugat
    Magjia qė mbijeton
    me korrupsion!
    Shqipėria me 3 Fé,
    qė trembet nga ne!

    Rroftė Shqipėria - Atdheu i fėmive!
    Shqipėria e 3 milion Partive!


    Maj 1996





    VARGJET DHE NJERĖZIT!….

    Po, po!
    Vargjet janė njėlloj si njerzit dhe nuk ėshtė aspak ēudi!
    Ka vargje tė shkurtėr,
    vargje tė gjatė
    vargje tė revoltuara !
    vargje plot me dashuri.
    Ka vargje rrebele,
    vargje tė sakatuara
    vargje tė pisėta
    Vargje tė ėmbėla si …karamele
    Ka vargje pa kuptim
    Vargje qė tė mashtrojnė
    Ka vargje qė u vjen era qė pėrtej…
    Vargje pėrēmim
    Vargje qė tė gabojnė !
    vargje qė kurvėrojnė…

    pa dilni nė bulevardet e mbretėrisė sė poezisė
    tė takoni Naimin, At Fishtėn a Chajupin
    merrni dy vargje prej
    autostradės Migjeni
    se shėtitorja Jeronimit dhe Gavrilit
    thellėsive tė legjendave
    vargjet nuk di ku i humbi !
    Kėrkoni nė shkėmbenjt
    e Xhevahirit
    tė gjeni mademet e vargut tė protestės
    zbrisni nė fushat e Myzeqesė
    tė merrni pak humus prej vargut tė Visar Zhitit
    Ndaluni tek balta e Devollit
    Dhe merini falas vargje prej Driteroit.
    Se matanė Bjeshkėve tė Namuna
    Azemi Shkreli nuk b’zan…
    U ēliruen bjeshkėt…

    Vargjet janė si njerzit!
    Ka njerėz tė shkurtė dhe tė gjatė,
    Barkalecė, mistrecė,
    Njerėz tė llangosur
    Njerėz gjenial
    Ka edhe njerėz vrasės, njerėz viktima
    Njerėz tė pangopur
    Njerėz qė u kruhet…
    Njerėz pa vlerė, tė ftohur
    Njerėz tė lirė !!….ah ? ēfarė the ?… vargje tė lirė ???
    Ah po mė fal !
    Harrova t’a marrė dreqi!
    Vargjet janė si njerzit!


    Nentor – dhjetor 2005

    A e dini?

    E dini qė mbrėmė ma vranė vehten time
    A e dini qė sot e tutje do mungoj gjithandej!?
    Mė ka mbetur vetėm njė kartė telefoni
    Agjensisė sė Funeraleve njė telefonatė t’i bej…



    Respekt tė gjithėve!

  20. #20
    Me!
    Anėtarėsuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin

    Kush jam unė…

    Unė milingonė kam qefė tė isha
    Sa forcė tė madhe ajo ka!
    Se mban mbi supe tė tilla pesha
    Shtatė herė nga vehtja mė tė mėdha

    Do kisha qejfė tė isha buall
    Tė ēel ugaret ku mbillet drithė
    Tė hiqja pas qerret me grurė
    Tė kishte BUKĖ…BUKĖ pėr tė gjithė !

    Ndaj jam mė i lumturi shqiptarė
    Madje dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe tė thjeshtėn fjalė
    Tė madhėrishmen fjal’ NJERI.

    Gusht 1986

    Respekt tė gjithėve!

    Me shume kenaqesi po i lexoj Poezite e tua Z. Agim. Keto strofa vlejne sa nje thesar. Ju Uroj Shendet!
    My Code is Honer & Pride!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbytja e Pėrmetit - Qako Mantho
    Nga Fiori nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 19:27
  2. Tė humbur nė ITALI ose tė mbytur nė detin Adriatik
    Nga semilian nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 14:53
  3. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 08:34
  5. Tragjedi, gjashtė fėmijė tė mbytur nė njė ditė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 02:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •