Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje Zoti Agim!Duke lexuar poezite e tua as pak s'ngelem i habitur sepse e di qe gjithmone do gjej gjera e me te bukura.Te uroj qe i ke permbledhur ne nje liber kjo eshte nje pavdekesi e krijimtarise tende.Me gjithe ate poezite e tua nder vite duan nje arkiv te tere qe te mbahen sepse ajo eshte e bollshme dhe e larmishme.Jeni njeri i madh ne poezi te uroj gjith te mirat.Me respekt Riza Ēato.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po un isha lindur me shiun e fundit
    po lexoj vergje drit sme ben abazhuri
    apo iku treni e me zuni preng sherri
    sido qoft gyrbetit i ka dal lezeti

    vendėlijna jonź ka shum halle
    ashtu po shifet vetem ne lamje
    asnji ndodhi apo mirace nuk ndodhi
    prej qe amerika lirin na solli

    hupi puna, erdhi dhuna
    hupi drita,hupi uji
    me te huj prap na u stermbush trrulli
    rinia jon endrron emigracionin...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Po vazhdoj me vargezime nfga vellimi i sapobotuar

    Dy mbretėritė...

    Nuk ka brenda jetės, mė ēaste magjije
    se sa kur nė zemėr, futet njė njeri !
    Krejt si nė pėrralla, nė Kohė Dashurije
    Vehten e ndjen Mbret, me dy mbretėri...

    Njėra ėshtė e pasur me miljona puthje
    Tjetra e pangopur, e etur nga Malli
    Mbretėri e Parė, netėt i shtyn tutje…
    Mbretėrinė e Dytė, e qeveris djalli?…

    Jo nuk ėshtė e lehtė, kur e ndjen vetminė
    Jo nuk ėshtė e thjeshtė mallin ta durosh
    Se kur dashuron ke gjith pasurinė
    Ndėrsa kur je larg, shpirtin e ke bosh.

    Netėve pyes hėnėn a mos e ka parė?
    Ditėve pyes erėn vallė e ka takuar!?
    Orėt numėroj, koha hiqet zvarrė
    Vuaj me gjith shpirt se jam dashuruar.

    Kush e ka provuar dashurinė e parė
    Kush e ka shijuar puthjen aq tė nxehtė
    E kujton gjith jetėn ndaj dhe digjet zjarrė
    Nga dy mbretėritė qė sundon nė jetė.

    Shtator 1998



    PENDIMI

    Ne s’kemi traditė!
    Nuk dijmė tė dashurojmė njeri tjetrin!
    Sa mbrapsht jemi rritė.
    Bėjmė sherr, idhnohemi!...pse dreqin?

    Tė vetmuar bijem nė trishtim...
    Pastaj as vetė nuk e dijmė se ēfar kėrkojmė.
    Gėlltisim lotėt...mallkim
    Sepse vėrtetė nuk dijmė tė dashurojmė!

    Harrojmė vėshtrimin e parė.
    Harrojmė dhe netėt e bukura plot puthje...
    Bėhemi krejt si tė marrė
    Zbulojmė enigmat e seksit plot ngutje...

    Pastaj?...Pastaj rrijmė si tė dehur
    Pa fjalė...tė heshtur...s’dijmė nga tė shkojmė
    Fillojnė dyshimet... ndjenja ėshtė velur
    Sepse sinqerisht nuk dijmė tė dashurojmė!


    Amsterdam janar 1999














    ATA QĖ VRANĖ QETĖSINĖ E NATĖS…

    Ata vinin shtazėrisht, si hienat pas ngordhėsirės
    Ata vinin tė armatosur, me pabesinė e errėsirės.

    Ata vinin forcėrisht, shpėrthenin dyert si ujkonjė
    Ata tė vinin nė duar prangat dhe hiēi mbetej nėpėr dhomė…

    Ata tė kallnin nė dhč tė gjallė, nė baltovinat e kėnetės
    Ata pėrmirrnin mbi gjithė kombin se ishin kob i antijetės.

    Ata e trembėn ēdo gjė njerzore, i trembėn dhe pėllumbat
    Se ishin Sigurimi i Shtetit, shpirt – pistolet dhe zemėr – plumbat.

    Ata qė ishin dhe janė prap sot, mallkimi i kombit shqipėtarė
    Ata pas shpine tė vrasin kot, dhe si At Fishtėn tė lėnė pa varr!


    2 prill 1991


    TĖ AKUZOJ!!!!!!!!

    Tė gjitha veset qė djalli shpiku
    I bėre pronė tė shpirtit tėnd
    As ferri i Dantes qė shkoi dhe iku
    Pėr Enver Hoxhėn s‘do kishte vėnd!

    As vetė s‘e di se ē‘ Kod Penal
    Kish pėr t‘a dhėnė dėnimin hak.
    Ti pjellė katile nga kishe dalė?
    Qė nuk u ngope njė herė me gjak!

    Ti arrestove Lirinė e Kombit!
    Prishe faltoret e Perėndisė!
    Nuk e marr vesht nga ē‘anė e globit
    I ré mallkim ti Shqipėrisė?!….

    Ti qė ja morre nderin shqiptarit
    Ti qė ia zhduke vlerat qė kish
    Ti qė mban emrin e kryetradhtarit
    Ti qė Sėrbia tė pat kulish......

    Ti i pabesi midis ēakenjve
    Ti frikacaku, mjeshtėr – mashtrus
    Ti amorali midis shkėrdhenjve
    Nė cilin rreth vallė tė tė fus?

    Krimet e tua nuk numėrohen
    Ti qė i vrave muzėn poetit(!)
    Eshtrat e tua tokės i rėndohen
    Ti diktatori i antishtetit!

    Ti qė ia shterre trurin Diturisė!
    Ti qė shfarose e s‘tu dridh dora!
    Ti qė ia nxive jetėn Shqipėrisė
    Kafka dhe eshtrat tė zėnēin morra!

    Ti qė e vrave qetsinė e natės
    Ti qė gjithė shokėt ēove nė varr
    Ti kryedylberi i rrugėve tė Francės
    Cila hienė tė polli vallė!?…

    Ti na rrethove me tel gjėmba
    Me lukuninė qė tė erdh‘ pas!
    Ti qė shkaktove vargmal me dhėmba
    Nė ēfarė gjirizi vallė tė pėrplas!

    Persekutove nė pesdhjetė vite
    Sa vrerė, sa helm nė zemrat tona
    Ti dashurinė n‘mes njerzve fike!
    Ti ishe zgjebja, ti ishe krroma!

    Ndaj tė mallkuan gjithė nėnat tona
    „Tė humbtė emri o Enver bisha!“
    tė zuri nėma o Enver Hoxha!
    Ti qė shkatrrove xhamģ dhe kisha!

    Ti qė e vrave me thikė mbas shpine
    Fishtėn, Konitcėn, vetė Historinė!
    Ti serbo – sllavi me brumė prej Kine
    Tė humbtė varri me gjithė Partinė!

    Tė akuzojnė me mijra varre!
    Tė akuzojnė Nėnat kėrcure!
    Tė akuzojnė burrat qė vrave!
    Tė akuzojnė mijra qivure!

    Tė akuzojnė lotėt e fėmijėve!
    Tė akuzon mjerimi tipik!
    I pamėshirshėm nė ē’hithra mbive?
    Klysh i Stalinit pleh bolshevik!

    Tė akuzojnė bijt edhe bijat
    Qė thyen prangat me 2 korrik!
    Gjithė Shqipėrisė i dolėn thinjat
    Kur nėnat klithnin: - Ik!! Vetėm ik!!

    U nėpėrkėmbėm, u hoqėm zvarrė
    Nč, nip-stėrnipat e Ilirisė!
    U lemeris Evropa mbarė
    Nga shtetbunkeri i Shqipėrisė!

    Tė akuzoj nė emėr tė tė rėnėve
    Qė rrokėn pushkėt e dolėn Malit!
    Qė u zhgėnjyen nga Stani i Qenėve!
    Dhe i falėn Jetėn veē Idealit!

    Ēuditet Bota, dhe gjithė njerėzia
    Si mbijetuan vallė shqipėtarėt??….
    Por jo or jo! S’vdes shqiptarija
    Ndonse katili, na humbi varrėt!

    Pa do tė ngrihej njė ditė urrejtja
    E do t’i mblidhte populli rrufetė!
    Qė komunizmit t’i vinte vdekja
    Nė skenė tė vihej ky Akti i Tretė!

    Aktin e Parė tė Dymbėshjetės
    Vetė e rrėnuam nč shqipėtarėt(!)
    Aktin e dytė tė dyzetekatrės
    E asgjėsuan tok, tradhėtarėt!

    Por Akti i Tretė thirri nė skenė
    Njė REGJISOR qė bėn epoka!
    U ngrit njė popull, u kish bėr’ Benė!
    Dhe u rrėshqiti nėn kėmbė toka!

    Erdhi kjo ditė ndoshta me dhėmbje
    Sot Shqipėria ndrron mish e lėkurė
    U befasuan deri nė ēmėndje
    Prap ėndėrrojnė pėr diktaturė(!!)

    Por jo ore jo! Shkoj edhe vate
    Koha e Turpit! Kohė e Partisė!
    Vijmė tė hutuar si mbas njė Nate
    T’i japim fund tė gjith’ Tragjedisė!

    Le tė na rrahi era e dimrit
    Le t’i kėrcasin brinjėt vatanit
    Demokracinė KOHA e thirri
    Nė udhė tė ZOTIT jo tė shejtanit!


    Gusht 1989

    Pronarė psherėtimash...

    U bėmė si tė huaj me njėri tjetrin
    ndaj mbetėm pronarė psherėtimash...
    Nė rradhė qėndrojmė tė takojmė Shėn Pjetrin
    kjo kohė e maskarenjėve...morali struket vrimash...

    ushtarė tė idealeve..., ulogė tė pėrjetshėm
    kur kodet moralė janė nė...bregun tjetėr.
    Ky det me ujėlotėsh na gjen tė pandreqshėm
    arrnojm plagėn e ré me plagėn e ...vjetėr!


    Nė udhė metropolesh, stacione tė trenit
    nė portet e ndyra dhe pista avionesh
    shikoj rracėn time, qė bėn jetėn e qenit
    dhe trurin e atdheut nė stinė menstruacionesh...

    Hej zgjohuni Shenjtėr dhe zbrisni nga Kishat!
    Hej zgjohuni Pejgamberė e dilni nga xhamitė
    se kohėt qė erdhėn na rrėnqethin mishrat
    na vodhėn atdheun...na vodhėn poezitė!


    Piazza S. Pietro 1993

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Mbytja e Pėrmetit - Qako Mantho
    Nga Fiori nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 19:27
  2. Tė humbur nė ITALI ose tė mbytur nė detin Adriatik
    Nga semilian nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 14:53
  3. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 08:34
  5. Tragjedi, gjashtė fėmijė tė mbytur nė njė ditė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 02:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •