Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime, urime, urime miku dhe inkurajuesi im Agim, per botimin e librit me poezi. Gjithmone ke dhuruar poezi, gezim dhe kenaqesi me vargjet e tua. Dhe kjo dhurate e shpirtit tend vazhdon e do vazhdoje pambarim. Shendet pac gjithmone per me shume shendet poetik ne vazhdimesi. Perqafime nga Mondi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pershendetje z.Agim!
    Tek ju lexojme vertet poezi per te cilat une ftoj edhe shoke te mi t`i lexojne.
    Ju uroj gjithmone suksese!

    P.s. Mondi ka botuar liber dhe nuk na ka derguar nje kopje!!!!!
    Mondi!Mos u bej djale i keq!

    Gimi me fal qe po shkruaj ne faqen tende!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Tė dashur dhe tė nderuar vllazėn tė Forumit. Botova vellimin tim poetik me titull "Rrezuar mbi vetminė". Po hedh ketu disa nga poezite e krijuara nga une nder vite.
    Librin e kam DHURUAR dhe nuk e kam shitur.
    Kjo ne vazhden e asaj qe une nuk bej BIZNES me magjine e poezise!...
    Ata qe perfaqsojnė MAGJISHEM POEZINE SHQIPTARE janė: At Fishta, Koliqi, Mjeda, Prenushi, Naim Frasheri, Chajupi, Kristo Floqi, Lagushi i Madh, Driteroi, Kadare, Xh. Spahiu, H. Milloshi, A. Duka, Zh. Jorganxhi, K. Petriti, Ali Asllani, etj.etj.

    Letrės sė bardhė

    Ajo qė mbeti gjithė jėtėn ė virgjėr
    Mė ran ė dorė krejt rastėsisht…
    Dhe unė rrugaēi i poezive
    E zhvirgjėrova pėrfundimisht,

    9 maj 1974

    Kush jam unė…

    Unė milingonė kam qefė tė isha
    Sa forcė tė madhe ajo ka!
    Se mban mbi supe tėa tilla pesha
    Shtatė herė nga vehtja mė tė mėdha

    Do kisha qejfė tė isha buall
    Tė ēel ugaret ku mbillet drithė
    Tė hiqja pas qerret me grurė
    Tė kishte BUKĖ…BUKĖ pėr tė gjithė !

    S’do ishte keq tė isha zog
    Dhe krahė tė kisha pėr fluturim
    Por jo ama tė isha korb,
    qė kėrrmat ha nė pikėllim…

    dhe peshk me hala do tė pranoja
    nė det tė kripur…o nė liqen
    por midis shokėve kurr s’do doja
    tė isha unė njė peshkaqen!

    Ndaj jam mė i lumturi shqiptarė
    Madje dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe tė thjeshtėn fjalė
    Tė madhėrishmen fjal’ NJERI.

    Gusht 1986

    DIVERSIONIZĖM…..

    i shkela telat e kufirit shpirtėror
    dhe hyra nė poezi me varg “interesant”
    u dėnova: - Me pushkatim vjerrshėror!
    bile Gjykata e Poetėve mė quajti diversant!...

    E pranova dėnimin se mė erdhi mirė
    Po ende nuk kam zgjedhur ku do mė flakin
    Nėse at Fishtėn e hodhėn nė Lumin Kir...
    mua nėpėr kėngė le tė ma coptojnė shtatin!...



    Istambul maj 2004



    ZHGĖNJIMI I POETIT

    E dija botėn shumė tė sinqertė
    Dhe vehten time – njė pjesėz tė saj!
    Por kur zhgėnjehesh, s‘qenka e lehtė
    Tė ulėrij apo tė qaj?!……

    U fola njerzve gjithmonė ndėr sy!
    Kaq hidhur vallė u erdhi vėrtetė?….
    Zhgėnjimi im, I madh pėr Ty
    Ndaj thashė: - Ti botė je e padrejtė!

    Ndaj kėrkoj, sot po kėrkoj
    Nga ju tė gjithė njė fjalė tė ngrohtė
    Dhe nuk dyshoj, aspak s‘dyshoj
    Nuk ekziston njė tjetėr Botė….

    Dhe qielli, edhe toka
    Dhe bora lart nė mal
    Dhe dielli do tė thosha
    Dhe deti plot me val‘
    Dhe shiu me gjėmime
    Dhe era me furtunė
    Janė pjesė e botės time
    Ashtu siē jam dhe unė!

    Pra njerėz shumė ju dua!
    Mė doni edhe Ju!!!
    Tė gjitha dashuritė
    Shijojini kėtu!
    Dhe flakni tej mėritė!
    Tė bėhemi mė tė mirė
    Nė doni qė fėmijtė
    Tė jenė vėrtetė tė lirė
    MĖRGIMTAR
    Eh ē’mė vdiqėn baballarėt
    jashtė truallit tė gjithė!
    Ku t’ua gjej varret, eshtrat
    ku ju prehen baballarėve?
    Fusha e lėnė djerr, magja pa brumė,
    hambari pa drithė.
    Kokėn nėn sqetull.
    Krismat mbi vetull
    ky paska qenė fati i shqipėtarėve...


    korrik 1991 Brindisi

    RROFTĖ SHQIPĖRIA!

    Rroftė Shqipėria e lirė“
    dhe e coptuar!

    Rroftė Shqipėria e kioskave,
    e vjedhur dhe e pėrcėlluar!

    Rroftė Shqipėria e krisur nė tru,
    e goditur nė zemėr,
    as mashkull as femėr!
    E tradhėtuara nė lėkurė,
    Rroftė Shqipėria qė nuk vdes kurrė…
    E plagosur nga gazetat,
    nga ethet E PUSHTETIT e sėmurė,

    Rroftė Shqipėria e ndotur,
    e pėrlotur.
    Nga deti e mallkuar,
    e palarė, e parruar!

    Rroftė Shqipėria natyrore qė po harrohet,
    qė trishtohet edhe kur dashurohet(!)
    Gjysma martire
    Gjysma pa fat!
    Rroftė Shqipėria lakuriq
    Qė s‘e pati hak!
    Koskė e lėkurė
    Me absurdin Pajtim - Gjak!

    Rroftė Shqipėria lugat
    Magjia qė mbijeton
    me korrupsion!
    Shqipėria me 3 Fé,
    qė trembet nga ne!

    Rroftė Shqipėria - Atdheu i fėmive!
    Shqipėria e 3 milion Partive!


    Maj 1996





    VARGJET DHE NJERĖZIT!….

    Po, po!
    Vargjet janė njėlloj si njerzit dhe nuk ėshtė aspak ēudi!
    Ka vargje tė shkurtėr,
    vargje tė gjatė
    vargje tė revoltuara !
    vargje plot me dashuri.
    Ka vargje rrebele,
    vargje tė sakatuara
    vargje tė pisėta
    Vargje tė ėmbėla si …karamele
    Ka vargje pa kuptim
    Vargje qė tė mashtrojnė
    Ka vargje qė u vjen era qė pėrtej…
    Vargje pėrēmim
    Vargje qė tė gabojnė !
    vargje qė kurvėrojnė…

    pa dilni nė bulevardet e mbretėrisė sė poezisė
    tė takoni Naimin, At Fishtėn a Chajupin
    merrni dy vargje prej
    autostradės Migjeni
    se shėtitorja Jeronimit dhe Gavrilit
    thellėsive tė legjendave
    vargjet nuk di ku i humbi !
    Kėrkoni nė shkėmbenjt
    e Xhevahirit
    tė gjeni mademet e vargut tė protestės
    zbrisni nė fushat e Myzeqesė
    tė merrni pak humus prej vargut tė Visar Zhitit
    Ndaluni tek balta e Devollit
    Dhe merini falas vargje prej Driteroit.
    Se matanė Bjeshkėve tė Namuna
    Azemi Shkreli nuk b’zan…
    U ēliruen bjeshkėt…

    Vargjet janė si njerzit!
    Ka njerėz tė shkurtė dhe tė gjatė,
    Barkalecė, mistrecė,
    Njerėz tė llangosur
    Njerėz gjenial
    Ka edhe njerėz vrasės, njerėz viktima
    Njerėz tė pangopur
    Njerėz qė u kruhet…
    Njerėz pa vlerė, tė ftohur
    Njerėz tė lirė !!….ah ? ēfarė the ?… vargje tė lirė ???
    Ah po mė fal !
    Harrova t’a marrė dreqi!
    Vargjet janė si njerzit!


    Nentor – dhjetor 2005

    A e dini?

    E dini qė mbrėmė ma vranė vehten time
    A e dini qė sot e tutje do mungoj gjithandej!?
    Mė ka mbetur vetėm njė kartė telefoni
    Agjensisė sė Funeraleve njė telefonatė t’i bej…



    Respekt tė gjithėve!
    Mė duket qė botimin e kėtij vėllimi e ke bė pėr " inat timin" por megjithatė tė pėrgėzoj shumė- shumė dhe sinēerishtė,,,
    Edhe pse mė mbeti hatri qė s'mė kishe vė edhe mua tek ato emrat e mė lartėm sė paku si Preng,,,

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Adash i nderuar, Ju uroj dhe Ju pėrgėzoj pėr botimin e librit mė tė ri me poezi!

    Ju dėshiroj shėndet tė mirė, jetė tė gjatė e pastaj, Ju do tė na gėzoni edhe me librat tė tjerė e do ta zbukuroni edhe mė shumė mozaikun lėetrar me poezitė e Juaja cilėsore...

    Ju pėrqafoj vėllazėrisht adash i nderuar!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    RROFTĖ SHQIPĖRIA!

    Rroftė Shqipėria e lirė“
    dhe e coptuar!

    Rroftė Shqipėria e kioskave,
    e vjedhur dhe e pėrcėlluar!

    Rroftė Shqipėria e krisur nė tru,
    e goditur nė zemėr,
    as mashkull as femėr!
    E tradhėtuara nė lėkurė,
    Rroftė Shqipėria qė nuk vdes kurrė…
    E plagosur nga gazetat,
    nga ethet E PUSHTETIT e sėmurė,

    Rroftė Shqipėria e ndotur,
    e pėrlotur.
    Nga deti e mallkuar,
    e palarė, e parruar!

    Rroftė Shqipėria natyrore qė po harrohet,
    qė trishtohet edhe kur dashurohet(!)
    Gjysma martire
    Gjysma pa fat!
    Rroftė Shqipėria lakuriq
    Qė s‘e pati hak!
    Koskė e lėkurė
    Me absurdin Pajtim - Gjak!

    Rroftė Shqipėria lugat
    Magjia qė mbijeton
    me korrupsion!
    Shqipėria me 3 Fé,
    qė trembet nga ne!

    Rroftė Shqipėria - Atdheu i fėmive!
    Shqipėria e 3 milion Partive!


    Maj 1996





    VARGJET DHE NJERĖZIT!….

    Po, po!
    Vargjet janė njėlloj si njerzit dhe nuk ėshtė aspak ēudi!
    Ka vargje tė shkurtėr,
    vargje tė gjatė
    vargje tė revoltuara !
    vargje plot me dashuri.
    Ka vargje rrebele,
    vargje tė sakatuara
    vargje tė pisėta
    Vargje tė ėmbėla si …karamele
    Ka vargje pa kuptim
    Vargje qė tė mashtrojnė
    Ka vargje qė u vjen era qė pėrtej…
    Vargje pėrēmim
    Vargje qė tė gabojnė !
    vargje qė kurvėrojnė…

    pa dilni nė bulevardet e mbretėrisė sė poezisė
    tė takoni Naimin, At Fishtėn a Chajupin
    merrni dy vargje prej
    autostradės Migjeni
    se shėtitorja Jeronimit dhe Gavrilit
    thellėsive tė legjendave
    vargjet nuk di ku i humbi !
    Kėrkoni nė shkėmbenjt
    e Xhevahirit
    tė gjeni mademet e vargut tė protestės
    zbrisni nė fushat e Myzeqesė
    tė merrni pak humus prej vargut tė Visar Zhitit
    Ndaluni tek balta e Devollit
    Dhe merini falas vargje prej Driteroit.
    Se matanė Bjeshkėve tė Namuna
    Azemi Shkreli nuk b’zan…
    U ēliruen bjeshkėt…

    Vargjet janė si njerzit!
    Ka njerėz tė shkurtė dhe tė gjatė,
    Barkalecė, mistrecė,
    Njerėz tė llangosur
    Njerėz gjenial
    Ka edhe njerėz vrasės, njerėz viktima
    Njerėz tė pangopur
    Njerėz qė u kruhet…
    Njerėz pa vlerė, tė ftohur
    Njerėz tė lirė !!….ah ? ēfarė the ?… vargje tė lirė ???
    Ah po mė fal !
    Harrova t’a marrė dreqi!
    Vargjet janė si njerzit!


    Nentor – dhjetor 2005

    A e dini?

    E dini qė mbrėmė ma vranė vehten time
    A e dini qė sot e tutje do mungoj gjithandej!?
    Mė ka mbetur vetėm njė kartė telefoni
    Agjensisė sė Funeraleve njė telefonatė t’i bej…




    Megjithese te gjitha ishin te bukura, une vecova keto tre qe japin nje truall te tere shqiptar te ngjizur ne nje njeri.
    Poeti A.Doci eshte i vjeter ne pene dhe njeh mire poezine shqipe te kulitvuar, keshtu qe kursejini kritikat joserioze per nje pene te tille.
    Do vdisja ta kisha shkruajtur une ate poezine - strofe " A e dini ?"

    POET, do t`ju uroja jete te gjate dhe miresi ne jeten tuaj, pasi poezia dhe kenga poezi, kane qene dhe shkolle per ne me te rinjte.
    Me respekt, Genti


    Njerėz tė lirė !!….ah ? ēfarė the ?… vargje tė lirė ???
    Ah po mė fal !
    Harrova t’a marrė dreqi!
    Vargjet janė si njerzit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 13-10-2008 mė 16:29

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    32
    I dashun Gimi, ne nje pushim para gjumit te lexova. Lirija e mllefi poetik me kujtuan dy gjena. E para ate BACEN e Dardanise ne nje nga keshtjellat e Konti M. Christos, kur ju uroj dy shqipeve urimin epokal " U lodhshi ne LIRI". E dyta kur debetuam njehere bashke mbi botimet ne gazeten " Bota Sot ", kur me the se une do ta mbaja vete gazeten, edhe pse ato mbeshtet nder te tjera te zt. B.Baleta, meqe merita e zoterise ka lene gjurme e ka mbjelle nje baze NACIONALE mbare shqiptare. Sot me vjen mire qe e ke mundesine ta " lodhish " me poezine tande mikun tone Baleta.
    Te fala nga AH, Kjamet Gazepi, larg e me malle duke u ngushelluar me poezine si ajo lodhja ne liri bashke me flladin poetik te tipit luznak ... lujti perdja... doli dikur ne luzni nje thanie.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Qdo situat krijon Poetź
    epoka e rilindjes me vargje flet vet
    situaten qe po e jetojmź
    asht e papjekur dhe e njomź

    sa me shum po hajm "pem e perime"
    aq me shum dhembet po na mpihen
    mjeksia asht ba biznis
    politika asht ba G8

    duhet shkru Gjahun e Malsorit
    mei rendis ne vargje te madhin e te voglin...
    sikur Kostandinin diqka me mundon
    me ket stil jeta nuk me shkon...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tė dashtun bashkėforumas, i dashtun Preng SHERRI
    Vetėm nga pamundėsia qė vėllimin tem "Rrėzuar mbi vetminė!..." tė muns tua postoja sejcilit nė vendndodhje, lejomėni qė nė FORUM tek kjo temė, ēdo 2 ditė tė "botoj" pak nga pak poezitė qė pėrfshin libri im.
    Ju faleminderit tė gjithėve pėr urimet dhe pėrgėzimet qė mė dergoni pėrherė. Do jua shlyej kėtė borxh me dashuri dhe poezi.

    Tak, tak, tak...

    Trokas nė derėn e Shėn Pjetrit
    Dhe pas dy orėsh dera s’u hap...
    Nga mbrapa shpine mė ndiqnin dreqrit
    Por unė trokisja...trokisja prap.

    Dhe nuk shikoja nė majė tė kokės
    Qė ishte shkruar njė lajmėrim
    “Lajmėrojmė tė gjithė njerzit e Tokės
    Parajasė nuk ka pėr Shqipėrinė!”

    Absurd i shkruar me kompjuter
    Tek porta e mbyllur e atij Xheneti
    Dhe njė shigjetė: Rruga pėr Ferr
    Ku do kalojė i gjithė mileti!

    Pra s’ishim popull, ishim milet
    Dhe s’meritonim aspak mė shumė!
    Xhehnemi ndoshta mezi na pret
    ...kishte qenė endėrr...isha nė gjumė.

    Dhjetor 1990












    VĖRTETĖ



    Vėrtetė ka njerėz shumė tė ēuditshėm
    Qė dashurohen me pamundsinė.
    Mė pas mallkojnė dhe neveritshėm
    Ankojnė gjith jetėn, se janė viktimė…

    Nėse ambicja dhe vet‘knaqėsija
    I bėn tė ēmendur, i len pa gjumė
    Det me njė breg, s‘ėsht dashurija
    …ai bregu tjetėr, ėsht‘ larg aq shumė!

    Prill 2002

    Arratisje...

    Tė gjitha ndjenjat u arratisėn
    siē ikėn djemt nga Shqipėria...
    Dhe njė nga njė ne u degdisėm
    Na mbeti Malli dhe Dashuria!...

    Kemi shumė Mallė pėr vendin tonė
    dhe Dashuri pėr njerzit tanė!
    Njė zė mė thotė: - Herėt a vonė
    do pimė kafenė bashkė nė Tiranė!

    E di qė prap do shkojmė nė punė!
    Tė shtyrė nga forcė e Dashurisė.
    Ndaj shkruaj netėve pa gjumė
    nga kjo Punishte e Poezisė.

    Se Malli qė tė zė pėr Tokėn
    dhe Dashurija qė ndjen nė gji
    Na shtyjnė qė ta mbėshtesim kokėn
    tek hallerėnda Shqipėri!

    Se Mjaft pa strehė mbetėm tėrė jetėn!
    si pasagjerė nė trena hallesh...
    Dhe Mjaft nė shpirt e mbajtėm Vjeshtėn!
    Ka ardhur koha qė ti tė shmallesh!!!

    dhe duke pirė kafenė e parė
    me miqt e shokėt qė do tė vinė.
    Tė gjithė njė "borxh" kanė pėr tė larė
    borxhin e fundit pėr Dashurinė!...
    Mars 1991

    Miqve tė mij tė ikur...

    Erdhėn kohėt ė ndarjes shtrigė
    I lamė tė gjitha, e lamė shtėpinė
    Si shpirtėra bosh me zemėr ngrirė
    Jami rrėzuar pėrmbi vetminė...

    Mė dhemb shumė thellė, po kujt ti qahem?
    Kjo botė e trishtė e shurdhėr mbeti
    Si pasagjerė qė s’dinė ku ndalen
    Ca nė mėrgim, ca i ha deti...

    Mars 1991







    POETĖT ditėn e Martė!.....

    Poetėt e trishtuar dalin nga pavioni i tė marrėve
    Me pizhamat e kohės amorale!...
    Numurojnė tė premtet e tė vetėvrarėve
    dhe ia nisin vajit tė marramendshėm nė korale.

    Pa ngrihuni poetė! Ju tė dashurit e mij!
    Dhe lini bubazhelėt tė sorollaten nė mjerim...
    Le tė thurim sėtoku njė Hymn e t'i vėmė nė vij
    Tė gjithė tė trishtuarit nė njė Grand Parakalim!

    Le tė ndezim ngado zjarre tė anti inkuizicionit
    dhe tė shpallim me tė madhe Vitin e Dashurisė!
    Ka ardhur koha e mbrapshtė e ekzibicionit
    Le tė bėjmė edhe né Sfilatėn e Poezisė!

    Vėrtet jemi shpirt - brishtė dhe shpesh bile rėnkojmė...
    Se nuk e dijmė ku vemi, bile as dhe nga vijmė!
    Po le t'i themi Botės se dijmė tė Dashurojmė
    Bile me tė gjithė forcėn, prandaj dhe psherėtijmė!...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Agim Vėllai,
    ty tė kam shumė-shumė " inat"!
    unė pata menduar qė " S'ka nėnė shqiptare qė e bė njė patriot mė t'madh se Prengen"!
    Po si thotė populli " kadal beg se ka hendeg"?!
    E kur tė kam dėgjuar pėr herė t'parė kam thėnė: " Ky qenka shqiptar e pėrtej shqiptarit"!
    Agim Doēi ( eshkrova mirė me " ē" t'fortė)!
    Qė at'herė tė kam " inat"!
    ( E di qė JU ( Ti) se beson(i) kėtė gjė?).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 19-10-2008 mė 10:38

  10. #30
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Se Malli qė tė zė pėr Tokėn
    dhe Dashurija qė ndjen nė gji
    Na shtyjnė qė ta mbėshtesim kokėn
    tek hallerėnda Shqipėri!
    Z. Doci .
    Kjofsh me shendet e si gjithmone fjalearte!
    Me preken shume keto fjale, shume sa, vetem nese lundron ne ujerat e shqiptarizmit mund te pershkruash, njohesh, shijosh, bashkohesh, perulesh me mesazhin qe percjell kjo strofe.
    Jam i lindur dhe rritur ne Shqiperi , une jam actor ne kete strofe. Peruljet e mia. Falemnderit!
    Bese dhe hakmarrje.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbytja e Pėrmetit - Qako Mantho
    Nga Fiori nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 19:27
  2. Tė humbur nė ITALI ose tė mbytur nė detin Adriatik
    Nga semilian nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 14:53
  3. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 08:34
  5. Tragjedi, gjashtė fėmijė tė mbytur nė njė ditė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 02:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •