Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Padrejtësitë e sistemit dhe korrupsionit!

    Sa here kam udhetuar dhe gjendur ne vendin tim me ka bere pershtypje nje "dikush tmerresisht i pasuruar" dhe nga ana tjeter"ai qe ska çte haje"!
    Akuzohen njerez plot per kontrabande droge,prostitucion,kontrabande armesh,veturash etj etj,dhe gjithesesi po te shikosh se si jetojne dhe hotelet e vilat qe kane,direkt i krahason me jeten e nje "princi"!!
    Por me e keqja eshte te mendosh se shumica e ketyre "pronareve" jane njerez pa shkolle dhe shume te rinj!!
    Parate nuk ua ka dhuruar as djersa,as Perendia....por droga!
    U hedh nje sy shtepive te tyre qe duken me te vertete madheshtore....Hotele qe dhe ne Evrope nuk i shikon,ndertesa shumekateshe te veshur me gure te gdhendur me ngjyra te mrekullueshme,me ballkone e veranda te medha,me pishina,me roje dhe me porta hekuri.....
    Dhe nga ana tjeter shikon intelektualet e vjeter te jetojne me ato pak lek,me te cilat jane te detyruar te hane vetem buke thate ndonjehere,pa pretenduar per me teper!
    Me eshte dukur e padrejte !
    Se kam kuptuar kurre as sesi ne Shqiperi qarkullojne modelet e fundit te veturave boterore!Se kam kuptuar se si nje trafikant pasi paguan leke del nga burgu.
    Dhe avokatet ne çdo vend te botes vetem drejtesi nuk bejne!Madje e mbrojne te padrejtin me fanatizem......
    Avokatet mbrojne korrupsionin dhe shperblehen per kete!!
    Sa keq eshte katandisur vendi yne....sa keq!
    Njerez qe mbarojne fakultete dhe qe gjenden si punetore te thjeshte neper restorante apo salla interneti per te fituar buken e gojes.....
    Elita e sotme eshte zene nga disa njerez qe jane te shkathet per te perfituar nga çdo gje,edhe nga ajri vete!
    Njerez qe seleksionohen ne luften e pabarabarte te mbijeteses,qe jane me te paskrupullt se te tjeret dhe pa moral qe ti ndaloje,apo ndergjegje qe tu flase buze veshit.....Njerez qe kane krijuar parajsen nga hiçi dhe mbase ndonje dite ne kete parajse do te shkermoqen duke marre me vete gjithçka!
    Nuk di çte them kur filloj te filozofoj per padrejtesine,se me duket vetja e paafte per ta kuptuar dhe mundur.....
    Kam pare njerez te thjeshte dhe intelektuale qe punojne ndershmerisht per buken e gojes duke hyre ne lagjet e tyre..."Mbreterine e tyre"
    Sado te varfer te jene,keta njerez kane nje pasuri qe askush nuk e blen dot aq lehte,megjithese kthetrat ju futen gjithandej....Por askush nuk mund te zhduki ate gjalleri dhe zemergjeresi te njerezit e ndershem.

    Nje pale qe pasurohen ne kurriz te varferise dhe me ane te korrupsionit dhe pala tjeter te cileve u pihet gjaku me ngadale...Kapitalizem i vertete.

    Lind pyetja.........

    A do mund te kemi nje dite nje Shqiperi te re,pa krime,pa vrasje,pa trafiqe...pa vuajtje ne nje ane dhe trashje barku nga ana tjeter?!

    Sa intelektuale ka popûlli yne atje dhe neper rruget e kurbetit....sa shume!
    A do kthehen keta nje dite per te zhdukur dhe mundur padrejtesine?
    Kush eshte fajtori kryesor i kesaj gjendjeje ne vendin tone?

    Diskutim te mbare
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    DI Ana,

    Temë e qëlluar,shkrim i fuqishëm dhe mjeshtri shkrimi.Të lumtë !!!

    ps.do të ishte mirë t\a zgjeroni temen rreth këtyre dukurive edhe per pjesen tjetër të Shqipërisë,sepse të njejtat simptome të smundjes i kemi edhe ne -në Kosovë.

    Tangjatjeta!

Tema të Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Reforma e sistemit politik në ambientin shqiptar
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •