Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Emo", adoleshentėt e trishtuar!

    Teksa ecte dėgjoi njė zė nga pas: "Ej, qenka njė emo vetėm". Para se tė arrinte tė kuptonte se ēfarė po ndodhte, i erdhi njė goditje e fortė nga disa djem dhe pas kėsaj e gjeti veten tė shtrirė pėrtokė. Gjėja e parė qė ai mund tė kujtojė pas rrėzimit ėshtė fytyra e disa djemve qė po i qethnin flokėt. Pas kėtij sulmi dhe tashmė me kokėn tėrėsisht pa flokė, ai mundi zvarrė-zvarrė tė kthehej nė shtėpi. Rasti i kėtij djali, goditja dhe qethja qė iu bė, nuk ėshtė i vetėm. Shumė dhunime tė tilla ndodhin herė pas here nė rrugėt e qytetit nga grupe tė rinjsh qė ia kanė vėnė emrin vetes "emo". Ata janė njė grup relativisht i ri, njė nga grupet e shumtė tė tė rinjve qė qarkullojnė nė qytetin e Meksikės. Pjesė e tyre janė tė rinj qė ndajnė sė bashku tė njėjtat preferenca muzikore, estetike dhe ideologjike. Tributė qytetase janė njė fenomen social shumė i ndėrlikuar dhe me njė traditė relativisht tė gjatė, sidomos nė kryeqytetin meksikan, por edhe nė vende tė tjera tė Amerikės Latine dhe tė botės. Ēdo grup ka nėngrupet muzikore tė preferuara, stilin e tij, ideologjinė, pozicionimin politik, mėnyrėn e tė veshurit, dyqanet e preferuara tė veshjeve, vendet e takimit e madje edhe mjetet e komunikimit, si gazetat dhe faqet e internetit. Megjithatė, "lėvizja emo" ėshtė e ndryshme nga tributė e tjera urbane tradicionale. Sipas njė pėrkufizimi, ato janė "njėsia e parė rinore tėrėsisht e depolitizuar". Lėvizja me emrin "emo" qė vjen nga fjala emocional, ka lindur nė vitet ‘80 nė Uashington. 20 vjet mė pas kjo lloj kulture shpėrtheu dhe lulėzoi falė grupeve tė ndryshme muzikore.

    Ndikimi qė pati tek adoleshentėt ishte i menjėhershėm dhe i jashtėzakonshėm dhe bėhet fjalė pėr adoleshentė qė u pėrkasin familjeve tė shtresave tė mesme dhe tė larta tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilėt gjetėn nė kėtė lėvizje njė mėnyrė pėr tė shprehur tendencat e tyre depresive dhe vetmitare. Nė kulturėn "emo", melankolia, depresioni dhe mėnyra e rėndė e veshjes janė njė normė. Kėta tė rinj preferojnė tė dėgjojnė grupe rroku qė kėndojnė kėngė tė trishtueshme e qaramane, me akorde herė pas here tė forta e me tekste nė tė cilat shprehet inati dhe zemėrimi, pėrveēse trishtimi. Stereotipi botėror i "emo"-s ėshtė njė adoleshent anglosakson qė i pėrket sėrės sė mesme, apo tė lartė, i cili ndihet i vetmuar dhe i rrethuar nga njerėz qė nuk e kuptojnė dhe qė mendon se ėshtė shumė mė i ndjeshėm nga tė tjerėt dhe shumė mė emocional. Ky adoleshent ka njė paraqitje fizike tipike: preferon ngjyrat e errėta, ėshtė i dobėt, ka tendenca vetėvrasėse, ose i shkakton vetes goditje e dėmtime fizike pėr tė pėrjetuar dhimbje. Instrumenti muzikor i preferuar ėshtė kitara, por ndėrkohė praktikon edhe aktivitete tė ndryshme artistike. Tė rinjtė qė i bashkohen kėsaj lėvizjeje takohen me njėri-tjetrin nė qendrat tregtare pėr tė kėrkuar veshjet qė i pėrshtaten psikologjisė dhe gjendjes sė tyre emocionale. Pak nga pak kjo lėvizje, fillimisht muzikore, ėshtė shndėrruar nė njė lėvizje gjithnjė e mė nė modė dhe mė nė fund, siē ndodh me tė gjitha rrymat qė e kanė zanafillėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka nisur tė pėrhapet edhe nė vende tė tjera tė botės, por mė sė shumti nė Meksikė. Edhe ata takohen me njėri-tjetrin nėpėr sheshe tė ndryshme pėr tė kaluar nė shoqėrinė e ndjenjave dhe emocioneve tė njėri-tjetrit disa orė. Nėse do tė dalėsh nėpėr rrugėt e qytetit e ke tė lehtė tė dallosh tipat qė i pėrkasin "emo"-s. Ata janė tė gjithė me flokė tė zinj, me ndonjė fije rozė nėpėr to. Veshin gjithmonė vetėm xhinse, kanė njė numėr tė madh vėthėsh e pirsing nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe mbajnė unaza e byzylykė, pa harruar tė lyejnė sytė me tė zi. Bluzat e tyre janė gjithmonė tė zeza. Por, sa mė shumė qė rritet e shtohet numri i tė rinjve qė i pėrkasin njė grupimi tė tillė, aq mė e madhe ėshtė edhe pakėnaqėsia dhe kundėrshtia e tė tjerėve ndaj tyre. Shumė anėtarė tė tribuve tė tjera urbane, si "punk", "dark" e tė tjerė, i shohin "emo"-t me sy tė keq, pasi ata nuk kanė njė bazė ideologjike dhe nuk janė njė kulturė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Ata akuzohen se janė plagjiatorė tė ideve e tendencave tė grupeve tė tjera dhe pėr kėtė qėllim i tallin me shprehjen "grup qendre tregtare". Tė tjerėt i urrejnė sepse "emo"-t janė disi tė brishtė e vajzėrorė. Nga ana e tyre, "emo"-t u kanė shpallur njė betejė tė vėrtetė kundėrshtarėve nė internet. Pėrmes faqeve tė pafundme ata kundėrshtojnė dhe hedhin baltė mbi grupet kundėrshtare dhe mundohen qė t‘i bindin tė tjerėt se edhe ata kanė njė ideologji tė tyren dhe njė mėnyrė tė menduari. Urrejtja dhe frika ndaj "emo"-ve sa vjen e po pėrhapet gjithnjė e mė tepėr nė shoqėrinė meksikane. Madje ajo ėshtė shndėrruar nė njė kulturė tė vėrtetė dhune ndaj pjesėtarėve tė kėtij grupi emocional. Askush nuk e di nėse tė bėsh pjesė nė "emo" ėshtė vetėm njė modė, apo njė pjesėmarrje nė njė grup qė mbart njė ideologji tė caktuar rinore. Njė pjesė e madhe e tė rinjve qė bėjnė pjesė nė kėtė grupim nuk di asgjė nė lidhje me thelbin e tij dhe vjen nė takimet e mėdha vetėm pėr tė ndjekur modėn, apo pėr tė dėgjuar muzikė. Rekrutimet kryesore bėhen pėrmes internetit dhe njė veēori e kėtij grupi ėshtė papėrcaktueshmėria seksuale. Sipas njė anėtareje tė kėtij grupi, tė gjithė fillimisht duhet tė kalojnė eksperienca tė pėrziera, pra biseksuale, e mė pas mund tė pėrcaktojnė shijet e tyre, pra nėse duan tė vazhdojnė tė jenė heteroseksualė apo homoseksualė. "Emo"-t luajnė gjithmonė rolin e viktimave qė refuzojnė dhunėn e ēfarėdollojshme dhe i pėrgjigjen asaj me tėrheqje dhe me qetėsi. Tributė e tjera i konsiderojnė "kopjacė" dhe ndjekės tė njė tendence e mode kalimtare, por "faji" i tyre mė i madh ėshtė se ata janė njė risi nė vetėve dhe sa herė qė nė njė shoqėri tė caktuar shfaqet njė gjė e re, kundėrshtitė janė tė kuptueshme. Por, pėr arsye ende tė panjohura, inati ndaj "emo"-ve ėshtė aq i madh, saqė ka nga ata qė do tė donin t‘i shihnin tė eliminuar, madje edhe fizikisht. Qė kėtej kanė ardhur pėrleshjet e dhunshme mes grupeve, qė shpesh pėrfundojnė edhe me tė plagosur rėndė. Nė kėto rrethana askush nuk e ka marrė nė konsideratė faktin se dhuna e pastėr dhe e pamenduar ėshtė njė instinkt i njeriut dhe mbi tė gjitha i tė rinjve. Historia e dhunės mes grupeve tė ndryshme nuk ėshtė e re. Ajo qė ndodh aktualisht tė sjell ndėrmend dhunėn mes grupeve britanike "mod" dhe "rocker" nė vitet ‘60, si dhe trazirat racore nė Los Anxhelos nė vitin 1992.


    "Gazeta Shqip"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Fėmijėt "emo"

    Ėshtė termi pėr adoleshentėt qė dėgjojnė muzikė tė tipit "emocore". Shumėkush mendon se ata janė tė dėshtuar, se nuk kanė forcėn e duhur pėr tė fshehur emocionet e tyre, se janė jashtėzakonisht tė ndjeshėm, tė turpshėm, tė mbyllur nė vetvete dhe shpesh tė heshtur. Fėmijėt "emo" parapėlqejnė t‘i shprehin ndjenjat e tyre pėrmes poezive, nė tė cilat trajtojnė ēėshtjet e depresionit dhe tė humbjes sė shpresės qė ndjejnė, problemet e konfuzionit, inatit dhe e gjithė kjo sepse ata mendojnė se bota, duke filluar qė nga prindėrit e tyre, nuk ėshtė nė gjendje qė t‘i kuptojė. Poezitė e tyre kanė njė tonalitet shumė emocional, nuk ndjekin ndonjė skemė tė pėrcaktuar rime, u referohen gjithmonė problemeve tė zemrės dhe dhimbjes. Kėta tė rinj qė kanė zgjedhur tė bashkohen nėn kėtė grupim e kanė shumė tė vėshtirė ekzistencėn edhe pėr shkak tė paragjykimeve tė shoqėrisė, tė cilat shndėrrohen herė pas here edhe nė persekutime tė mirėfillta. Nė rrethet e adoleshentėve termi "emo" ka kuptim fyerjeje. Nėse do tė quash dikė "emo", atėherė do tė kesh dashur tė thuash se personi ėshtė jashtėzakonisht emocional, domethėnė i dobėt. Muzika "emo" krahasohet me tė ashtuquajturat "boyband" tė viteve ‘90.


    Skeda


    Termi "emo" vjen nga anglishtja (emocional) dhe i referohet njė dege muzikore qė e ka prejardhjen nga "punk rok" nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė mesin e viteve ‘90.
    Sot, muzika "emo" pėrfshin edhe kėngė shumė melodike e emocionale. Grupet mė tė preferuara nga "emo"-t janė: "My chemical romance", "Tokio Hotel", "Funeral for a friend".
    Vajzat dhe djemtė "emo" vishen me xhinse llastiku, bluza tė zeza, nė tė cilat stampohen figura tė bandave tė preferuara dhe mbajnė vėthė nė pjesė tė ndryshme tė trupit.

    Nga : Gazeta Shqip


    Mendoj se pikerisht keta adoleshente te trishtuar po perhapen gjithandej dhe po merren si shembuj nga femijet me personalitet te vuajtur dhe te fshehte...
    Shume prej tyre kalojne ne Vetevrasje per fatin tone te keq..

    Si mund ta parandalojme?
    Mendoni se muzika e trishtuar luan nje rol negativ mbi ta?
    A njihni persona te tille dhe si mund ti ndihmonit ju personalisht ose kush do ishte mesazhi qe do tu jepnit?!
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. Kur jemi tė trishtuar
    Nga Ang&Dem nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 17:21
  2. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  3. Alone Again (poezi personale nga shpirti i trishtuar)
    Nga IsiNYC nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 20:15
  4. Poetėve tė trishtuar!
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 15-09-2003, 12:41
  5. Dy sy te trishtuar
    Nga Arval nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-11-2002, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •