Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Bollano, "vegël" e Berishës për të spostuar vëmendjen nga krizat dhe krimet e pushtet

    Në çdo dy tre muaj, Himara bëhet objekt debati dhe konfliktesh brenda vetes, konflikte të cilat na janë bërë si "ushqim" bajat. Jo se nuk duhen ndjekur, por sespe të gjithë konfliktet kanë përmbajtje teatrale që luhen prej afro 10 vjetësh prej një "aktori" të vetëm, të cilit edhe po të mos ia përmendim emrin ia dinë të gjithë: Vasil Bollano,Bollano, "vegël" e Berishës për të spostuar vëmendjen nga krizat dhe krimet e pushtetit Nga Përparim HALILI Në çdo dy tre muaj, Himara bëhet objekt debati dhe konfliktesh brenda vetes, konflikte të cilat na janë bërë si "ushqim" bajat. Jo se nuk duhen ndjekur, por sespe të gjithë konfliktet kanë përmbajtje teatrale që luhen prej afro 10 vjetësh prej një "aktori" të vetëm, të cilit edhe po të mos ia përmendim emrin ia dinë të gjithë: Vasil Bollano, madje i din edhe pozicionin zyrtar: kryetar bashkie i Himarës. Këto konflikte hapen dhe mbyllen si me "buton" nga duar të padukshme. Konfliktin e fundit, pra shfaqjen e rradhës e "ndezi" këto ditë problemi i pronave të himariotëve, problem i ekspozuar nga dy shoqata me epiqendër bashkinë dhe konkretisht, kryetarin saj, Vasil Bollano. Çuditërisht, sa herë që ka konflikte në Himarë, në epiqendër të tyre është përherë kryebashkiaku Bollano. Nis konfliktin, e mbyll, tërhiqet dhe pas një kohe shfaqet përsëri me tjetër konflikt, por gjitnjë problematik, acarues që tërheq vëmdnejn e shqiptarëve. Të gjithë rendin pas konflikteve, madje dhe politika e mediat e paguara natyrisht, duke hedhur akuza e kundërakuza, duke krijuar "probleme" e alibi, të cilat duket, se përveç faktit që Bollano është personazh i tyre i telekomanduar, asnjë problem tjetër nuk qëndron në Himarë. Përkundrazi, ato sajohen e trashen, acarohen dhe shuhen si me urdhër, zgjatin vetëm 1 javë dhe kaq, pastaj krijohet qetësi, palët shkojnë ne vendet e tyre, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në fakt, në Himarë nuk ka asnjë probelm. Gjithçka sajohet qëllimsiht me prapvijë poltikën qeverisëse shqiptare. Sipas një vëzhgimi qoftë edhe të thjeshtë, konstaton se Vasil Bollano ka vite që përdoret për situata të tilla, qëllimisht prej "duarve" që tashmë kanë dalë në skenë. Këto tre vitet e fundit, këto duar janë të Sali Berishës, të cilat e komandojnë dhe e drejtojnë Bollanon në atë drejtim që i duhet politikës së tij qeverisëse. E themi këtë, pasi sa herë që Berisha ka probleme me qeverisjen, me drejtësinë, me skandalet e pushtetit, apo me prapaskenat "Berisha-Rama" që duhet të mos jenë në vëmendje të askujt, apo sa herë ka probleme të mëdha publike me partnerët politikë brenda dhe jashtë vendit, çuditërisht del në skenë "problemi Himarë", shpërthen një konflikt në këtë zonë të quajtur krejt në mënyrë absurde "zonë e nxehtë", aq sa drejt saj "desantojnë" edhe politikanë e zyrtarë të lartë grekë dhe shqiptarë. Nuk ka qënë rastësi, që kur Berishës i doli në skenë lidhja e fshehtë politiko-korruptive me Edi Ramën, doli në skenë lufta e simboleve greke kundër simboleve shqiptare, ku personazhi që u shfaq dhe u akuzua për këtë akt anti-kushtetues, ishte pikërisht krybashkiaku Bollano, i cili në vend të flamurit zyrtar shqiptar, kishte vënë në bashki flamurin zyrtar grek. Shqiptarët filluan të merren me Bollanon, duke shkëputur vëmendjen nga pazaret e bëra natën mes Ramës e Berishës. Nuk është rastësi, që pesë ditë pasi shpërtheu Gërdeci, "shpërtheu" dhe Himara me heqjen e tabelave zyrtare të qarkullimit rrugor në gjuhën shqipe, duke u zvendësuar me tabela dhe emërtime fshatrash në gjuhën greke. Shqiptarët iu kthyen përsëri Himarës dhe Bollanos, duke u marrë 10 ditë me të. E kush e bëri Gërdecin? Natyrisht Berisha. Pikërisht këtij i interesonte, që të krijonte një vatër konflikti tjetër publik me thashetheme e sajesa publicitare, tipike për mentalitetin e shqiptarëve, të cilët edhe kur gjenden të zhytur në halle buke mbijetese, papunësive dhe grabitjesh të pasurive, i lënë ato mënjanë dhe merren me fjalët që hedh në ajër politika. Dhe Berisha e ka gjetur "veglën", ose më skatë "këmborën" që tërheq vëmendjen e shqiptarëve kur gjendet në krizë qeverisëse, apo kur përfshihet në krime të shtetërore që i zbulohen. Dhe kjo "vegël", kjo "këmborë" që tundet sa herë i duhet Berishës zhurma e saj në këto 3 vjet është përzgjdhur të jetë kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i cili po me "viston" e Berishës e përdor Himarën dhe popullin e saj, për të bërë zhurma false, duke krijuar konflikte të qëllimshme që përfundojnë si flusk sapuni. Kështu pra, Berisha e ka këtë "monedhë" si mjet për të spostuar vëmendjen e shqiptarëve nga problemet e shumta sociale, nga korrupsioni që tashmë e ka platformë pune përfitimi, për veten dhe klanin me të cilin po mban pushtetin. Nuk është aspak çudi tashmë, që Bollano, personazhi i të gjithë konflikteve dhe qëndrimeve të hapura shoviniste greke antishqiptare, vazhdon të jetë në krye të detyrës si kryebashkiak, kur në fshatrat e largët të Pukës arrestohen dy adoleshnetë, se kanë quajtur "fashist" një policë zone! Nuk është rastësi që Bollano, me gjithë abuzimet me pronat e himariotëve, për të cilat thuhet se po bënë tregti edhe me shtetas grekë, vazhdon të jetë në krye të bashkisë së Himarës, kur një zyrtar komune në Velipojë, apo në Sinjë të Beratit, denoncohen publikisht dhe kërkohet arrestimi i tyre për krimin e abuzimit me pronat, se kanë bërë devijime në hartat e parcelave! Si është e mundur, që në Himarë, kryetari i bashkisë Bollano, në kundërshtim me ligjin shqiptar, pa asnjë miratim (publik) nga qeveria pranon investime greke për ngritjen e shkollës greke dhe urdhëron të bëhet vetëm mësim greqisht e jo shqip, kur në Maqellarë është përjashtuar nga arsimi dhe është penalizuar një mësues gjuhe, sepse recitoi një strof në gjuhën maqedone? Si është e mundur, që kryebashkiaku i Himarës, Bollano, jep vetëm çertifikata në gjuhën greke për banorët e Himarës dhe qeveria hesht, kur në Tiranë janë arrestuar shtatë persona përse kishin nderuar emrin e një emigranti nga Jonuz, në Jani, në çertfiikatën e lëshuar. Të gjithë qëndrimet e Bollanos, nuk kanë lidhje me drejtësinë, por me qeverinë dhe qeverinë e drejton shtetasi shqiptar Sali Berisha. Rrjedhimit dhe pa asnjë dyshim, që qëndrimet anti-kushtetuese të Bollanos i incion, i lejon dhe nuk i ndëshkon me koshiencë vetëm kryeministri Sali Berisha. Këtij i duhet Bollano, për aq kohë sa është në pushtet, sepse në opozitë përdori Lazartin, të cilin e ngrinte në proetsa antiqeveri sa herë donte të krijonte trazira fiktive. Boillano për Berishën është një vegël, të cilën e përdor me efektivitet, sa herë që ia kërkon situata për të shëptuar nag ballafaqimi publik, për të shkëputur vëmendjen e shqiptarëve nga shqetësimet që u krijon, sa herë që qeverisja përfshihet në skandale. Nuk është rastësi psh, që kur Berisha dhe Rama nënshkruan paktin e 21 prillit për shkatërrimin e Kushtetutës Shqiptare, Bollano doli në mes të Himarës dhe tha, se Himara është etnitet dhe tokë greke. Kjo dihet që është shpifje pro-greke. Pas kësaj, në Himarë plasi "lufta" mes palës së Bollanos dhe himariotëve të ndjeshëm e patriotë, që për të mbrojtur Flamurin dhe Identitetin Kombëtar Shqiptar, përfshihen verbërisht në këtë lojë të ndyrë shërbesash të qeverisë së shërbesave (në favor) të Berishës. Ditët e fundit, Bollano u hodh përsëri në aksion, por me konfliktin e pronave të himariotëve, me të cilat po luan me kartën e padrejtësive dhe të grabitjes së tyre e të rindarjes sipas ligjit. Në këtë lojë u përfshi dhe ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, i cili flet për rishikimin e tokave të ndara me Ligjin 7501, por nuk thotë që këtë ligj komunist e hartoi Ramiz Alia dhe e zbatoi me "betim komunist" Sali Berisha, i cili sa herë që është kërkuar shfuqizimi i këtij ligji, ka kundërshtuar dhe e ka mbrojtur me këmbëngulje. Por këtu nuk është fjala, se Himara është ndezur vërtetë për pronat. Mbasi pronat, tokat, rëra, deti, pyjet, gurët dhe përrenjtë e Himarës nuk lëvizin nga vendi as me lojërat e Bollanos e as me parullat greke që shkruhen e ngjiten natën prej ekipeve të Bollanos, këtij lojtari të dekonspiruar tashmë si vegël qorre e Berishës. Në rastin e protestës së para tre ditëve, ku u bënë manifestime me parulla "lufte" të shkruara shqip prej shoqatës së pronarëve të tokave, dhe greqisht prej palës së Bollanos, nuk ishte rastësi, por skemë e Berishës për të shkëputur vëmendjen e shqiptarëve nga fakti, që ditët e fundit, atij i janë "hapur letrat" e trafikut dhe të krimit të Gërdecit në SHBA. Sepse ditët e fundit, Berishës i kanë ardhur shumë mesazhe goditëse për qeverisjen e tij të dështuar dhe të korruptuar, të zhytur në trafiqe kriminale. Protesta e trojeve në Himarë e nxitur dhe e acaruar po nga Bollano, bëhet vetëm 10 ditë, pasi në shtyp dhe konkretisht në gazetën "SOT" është publikuar skandali i tij me kryebashkiakun Edi Rama, për shkatërrimin dhe kthimin në sheshe ndërtimi gardacelash të Parkut Kombëtar të Liqenit, të klubeve sportive "Partizani" e Dinamo", të Kopështit Botanik, të Gardës së Republikës dhe të tjera skandale. Dhe përsëri "vatra" e sherrit është "çuditërisht" Himara, ndërsa personazh është përsëri Bollano, ndërsa pala e interesuar për të bërë 1-15 ditë zhurmë është kryeministri Sali Berisha. Sepse po të qe ndryshe, sepse po të ishte realitet, me ato që ka deklaruar dhe që ka bërë Bollano në Himarë, do kishte kohë që do të ishte klient i përjetshëm i qelive të burgut, për veprimtari flagrante antikushtetuese, si organizator i veprimtarisë për cënimin territorial të kufijve Shtetëror Shqiptar. Mirëpo Bollano, jo të tilla veprime, por edhe zjarrin t'i vërë Himarës, nuk ndihet i shqetësuar, nuk e prek askush, madje duhet thënë, se qëndron i qetë në krye të pushtetit që ka në Himarë dhe të sundimit që i ka akorduar dhe garantuar Berisha mbi Himarën dhe popullin e këtij qyteti, të cilin Bollano e konsideron "turmë" dhe që e përdor sa herë merr urdhër për të krijuar nga një tarzirë me motiv të ndryshëm, por që cënon ndjenjat kombëtare shqiptare mbi këtë zonë. Në këto 17 vjet, Berisha ka dëshmuar me prova e jo me fajlë, se është inskenuesi dhe prodhuesi më i madh i kaosit në Shqipëri dhe i futjes së konfliktit mes shqiptarësh. Nëse Shqipëria vazhdon të mbetet e ndarë në "malokë" dhe "lebër", këtë politikë përçarëse e ka inskenuar dhe e po mban në aktivitet Sali Berisha. Sepse në fakt, Shqipëria dhe shqiptarët janë një. Mirëpo Berishës i duhet kjo kartë dhe sa herë që mendon, se i shërben krijon konflikte në shtyp, apo dhe konflikte fizike, si në vitin 1997, për të tërhequr vëmendjen nga varfëria e Tropojës dhe braktisja e zonave të jugut. Berisha ka patur disa "vatra" të tilla dhe disa vegla si Bollano, të cilat i përdorte në raste emergjente, për të evituar qëndrimin publik prej krizave që kanë shoqëruar pushtetin e tij. Fillimisht ka patur Lazaratin. Sa herë që i nevojitej, inconte trazira në Lazarat, ose në Kavajë. Edhe tani po e përdor Lazaratin, por në kahje të kundërt. Po e sulmon për të tërhequr vëmendjen, që njerëzit të merren disa ditë me "luftën" në Lazarat. Por rradhën e aksitivzimit për konflikte artificiale të ndjeshme dhe me reagime publike tashmë e ka Bollano me Himarën, ndaj dhe Berisha shkoi në zyrën e tij dhe fill pasi iku andej plasi konflikti i cili do të zgjas aq sa i duhet Saliut

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    askush nuk e beson kete

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    budalleqe shkruan ky perpo halili..

    nji her thot pula ben vez pastaj thot pula nuk ben vez.. pastaj prap se ben pula vez.. por ato nuk jan vez..thot.. si perfundim.

    shpifaraket jan shtuar shume ne media..

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Po kerkoni te na hiqni vemendjen nga politika greke e Himares duke u marre me Berishen!
    Shkoni bashkohuni me Bollanon po su pelqen Berisha.

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  3. Berisha: Vizita e parë si kryeministër do jetë në Greqi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Lideri që i nevojitet Shqipërisë?...
    Nga DeuS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 15:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •