Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Michele
    Anëtarësuar
    08-08-2008
    Postime
    5

    Tubimi i Bollanos: S’njohim ligjet shqiptare për pronat

    • Përkrahësit e Vasil Bollanos nuk do njohin ligjet shqiptare për pronat dhe nuk do i zbatojnë ato.

    Qemal Biraku

    Kështu janë shprehur njëzëri pjesëmarrësit në takimin e thirrur nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, në bashkëpunim me shoqatat politike të minoritetit grek. Edhe pse nuk pati konfrontime dhe përplasje përkrahësish nga dy takimet, falë dhe masave të marra nga policia, tensioni shoqëroi gjatë gjithë ditës së djeshme qytezën e vogël jugore.
    Takimi i organizuar nga shoqatat e bregdetit u zhvillua në sallën e madhe të bashkisë së Himarës, ku ka pasur me qindra pjesëmarrës, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin emigrantë të ardhur nga Greqia, enkas për këtë rast. Segmente të caktuara brenda takimit kërkuan me ngulm që diskutimi në këtë takim të zhvillohej vetëm në greqisht. Një anëtar i "Omonias", student në Athinë, nisi të flasë në greqisht dhe kjo u prit me entuziazëm, por ndërhyrja që diskutimi të bëhej në shqip solli reaksione më të mëdha, që kulmuan me thirrjet në greqisht "Hiqni duart nga Himara". Është dashur ndërhyrja e përsëritur e kryetarit të bashkisë së Himarës, që salla të qetësohej dhe diskutimet të vazhdonin nën një klimë disi më të qetë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe drejtues të lartë të OMONIA-s. Burime konfidenciale konfirmuan se disa dhjetëra shtetas janë sjellë me 4 autobusë ditën e djeshme enkas, me qëllim për të qenë pjesëmarrës në këtë aktivitet. Por parullat në greqisht që mbanin të pranishmit pas takimit dekonspiruan qëllimin kryesor të takimit, përmes të cilave nuk kërkonin vetëm zgjidhjen e çështjes së pronave, por kërkonin dhe shkolla greke në Himarë. Në qendër të këtij takimi ishte kërkesa për abrogimin e ligjit 7501, i cili u cilësua nga drejtuesit e shoqatës së bregdetit, si një ligj komunist, të cilin Himara as nuk e ka zbatuar ndonjëherë e as nuk do ta zbatojë në të ardhmen. Sipas tyre, tokat do të ndahen ashtu si janë regjistruar para 1944-ës. Përmes këtij kuvendimi "fshatçe", organizatorët kërkonin të bënin presion për gjetjen e një zgjidhje të çështjes së pronave, që sipas tyre po mban peng zhvillimin e Himarës, që është edhe një nga perlat e turizmit në vendin tonë.
    Bollano
    Duke luajtur dhe rolin e moderatorit në këtë takim, në të cilin tendenca e zhvillimit ishte që të flitej në gjuhën greke, ku nuk munguan dhe thirrjet në greqisht, Bollano kërkoi që të gjithë të fokusoheshin te çështja e pronave. "Qëllimi ynë është që të diskutojmë e të merremi vesh të gjithë, pasi ky s'është një takim vetëm i Himarës, apo vetëm shoqatës 'Bregdeti' apo 'Omonia', ky është një takim i gjithë zonave të bregdetit dhe për këtë duhet të merremi vesh të gjithë. Në Himarë janë shkatërruar pemtaritë, ullinjtë, agrumet etj., e për këtë jemi bashkëpërgjegjës të gjithë. Ne duhet të gjejmë strategjinë që do të na kthejnë pronat e do të zgjidhë këtë çështje që na mundon prej 15 vjetësh. Janë disa lloj akuzash që kalojnë për çështjen e pronave në Himarë, siç është rasti i Porto Parlemos, që ne do i vemi deri në fund", tha Bollano. Kryetari i bashkisë së Himarës gjatë fjalës së tij kërkoi t'i japë përgjigje edhe akuzave që deputeti i LSI-së, Neranxi, i bënte në protestën me banorët e Himarës. "Thonë që kam vjedhur pronat, mos prisni t'ju them unë, po i kam vjedhur, por faktojini, dhe më diskretitoni më pas. Këtu duhet menduar sesi t'i zgjidhim çështjet", tha Bollano, pa mundur të japë asnjë shpjegim më tepër.
    Komisionet
    Në fund të diskutimeve u hodhën propozime që të krijohen komisione të tokave në çdo fshat, ku një ekip, mes të cilëve dhe një topograf, do të shqyrtojnë dokumentet dhe do të finalizojnë ato, duke parë edhe ato që ka bërë 7501, konfrontuar me dokumente të para vitit 1945. Data 30 nëntor 2008 u cilësua e pranueshme që këto komisione të kenë detyrën për të finalizuar këto dokumentime, të cilat do t'i prezantohen më pas qeverisë, e cila për këtë proces nuk do të shpenzojë para, por do të bëhet me paratë e vetë himarjotëve. Ata, madje, u shprehën se për çështjen e pronave do t'i drejtohen dhe gjykatave evropiane, pasi nuk kanë besim te shteti shqiptar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bollano si perhere gjen shesh e ben pershesh.
    Saliu deshtak si kurdohere kurre sgjeti kohe te merret me trathetaret e kombit si Bollano e co.
    Po na can ****** me viziten ne Kine sikur ka gjetur eureken.
    Njehere vete te sulltani Brunejit e ngazellohet, pastaj vete ne Slloveni shikon internet e ngazellohet, shkon ne Arabi Saudite e ngazellohet, tani ne Kine prape ngazellohet si cilimi.
    Dhe cdo ngazellim te tij shpura e tij e zeze kerkon ta quaje sukses.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    ska shtet ska ligj ska kryeminister ska qeveri , ka anarki ka ilegalitet ka nje kryehajdut dhe disa rrugecer qe na drejtojne , dhe sa te jene keta do te bejne qejf bollanot e tiranes durresit himares dhe te cdo vendi tjeter , nuk eshte se ka vetem nje bollano ka secili qytet te tijet , por ky eshte i vecante se ky e ka deklaruar hapur ambicien per tja dhene jugun grekut dhe ky eshte nga ata qe kane dale me shpate ne dore.
    por nje dite do te paguajne te gjithe bollanot berishat nanot dhe ramat qe po shesin shqiperine.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    me sa di un Bollano e ka fjalen per ato troje qe ishin reparte ushtarake,dhe ketu ka te drejte,
    ish objektet ushtarake ne zonen e bregdetit e mbaruan misionin e tyre, dhe tani duhet ti kthehet ish pronarit te saj, pse te vine disa bismesmen politikan e te marrin trojet e atij qe i takon,ky problem i trojeve eshte per gjithe shqiperin e jo vetem per Himaren ,por himara eshte shume joheshe
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    ne kyt rast bollano ka te drejte,,,,,,, ishalla bohen shkas minoritaret (me ndihmen nderkomtare) qe Shqipnia te demokratizohet ma shum

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Salihu / Qeveria kan koke.. sjan gjith si ju , mendojn per nje te ardhme me te mire dhe me te sigurt per popullin e tij , pasi per te ardhur drejt Europes duhet me qen vend i lire/demokratik pra.. Salihu ska koh te meret me keta , ka punet e shtetit dhe popullates... e kete Bullanin ju ka len juve trimave.. qe shkruani ne cdo cep t'forumit... vetem a ka ndonjetem .. Saihu haha..

    Salihu i shkret nuk e ka fajin pasi 97/05-ja e pushtetit greko/shqiptar qe ishte ne shqiperi i mesoj qe te sillen ne kete menyr , tani shkon gjenerata deri sa ti kthejm perseri ne rrugen e zotit , e per deri ather 2..3 Saliha duhet me /lind/vdek qe me u ardh ne pushtet e me ardh taman ashtu si duhet keta ne mend.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Normal qe ky maskara krekoset si gjel kur nuk ka shtet qe ti tregoje vendin!
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •