Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Ngrihu, muzgu i zgjimit !

    "Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!" – Kur’an, 39:12


    Shkruan: Avni Tafili


    Bėhu i pari qė lind me ditėn e re, me muzgun e lindjes sė diellit: i bindur plotėsisht nė Zotin e vet, i pėrkushtuar plotėsisht nė fjalėt e Tij, i palėkundur nė bindjen se Zoti ėshtė me tė, ėshtė me ty, muzgu i lindjes erdhi: nėnshtroja tėrė qenien tėnde Zotit tė saj, ji musliman i devotshėm!


    O njeri i bindur nė Zotin e vet, ngrihu, mposhte epshin, mposhte armikun, ti ke Zot qė dėgjon, sheh, tė mbikėqyrė, pėrkujdeset pėr ty; ke Zot qė tė premtoi ty dhe vetėm ty, qė tė ngadhėnjesh mbi ēdo gjė!


    Po duken shkėlqesat e para tė diellit; rrezet e zgjimit! Qielli po hapet. Mendja po kthjellet. Nuk ka mė ē’tė pritet. Fundi i muzgut tė errėsirės po ikėn, e muzgu i lindjes, zgjimit, po duket. Ti po kupton, ti po arsyeton, ti po ndjen fuqinė tėnde; tani, ngrihu, e thuaj: jam zgjuar, jam i fuqishėm, unė kam Zot qė mė mbron e mė ndihmon: jam musliman, krenar e i palėkundshėm!


    Ajo ditė e re me diell tė ri qė po fillon, pėr ty ka njė porosi! Pranoje, mos e refuzo, qėndro, mos prit mė, se: Zoti yt tė do, Zoti yt tė mėshiron, Zoti yt tė premton: ti kurrė nuk do tė jesh i poshtėruar pėrderisa Zot ke Atė, Allahun, qė gjithēka filloi prej Tij!


    Mesazhi: Nuk je vetėm. Nuk je i gjorė. Nuk je i paaftė. Je njeri i dalluar. Je mė i miri i njerėzimit. Ti mund tė shpėtosh drejtėsinė. Ti mund tė ndryshosh botėn. Ti mund t’i bashkosh njerėzit. Ti mund tė pėrhapėsh fjalėn e bukur. Ti mund t’i pėrfitosh zemrat e njerėzve qė ato tė mos e adhurojnė askėnd pėrveē Krijuesin e tyre, Allahun e Gjithėpushtetshėm!


    Ka mesazh, pėr ty ėshtė, e pėr askėnd tjetėr, e kush tjetėr, pėrveē pėr atė qė iu premtua ngadhėnjimi e triumfi. Ti je, sepse Zoti yt drejtėsinė nė tokė do ta kthej, drita e Tij nuk shuhet kurrė! Ti nėn atė dritė do tė zgjohesh. S’ka dritė mė tė fuqishme se Drita e Zotit; ajo pėrfshin gjithēka. Pėrfshinė ēdo gjė; ti jeto me tė, jeto nėn tė, merre, sepse Allahu ty tė zgjodhi!


    Je njeri i bindur, qė nuk pranove tė adhurosh kė tjetėr pėrveē Zotit tėnd, Krijuesin e jetės, tė tokės e tė qiejve; tė Gjithėpushtetshmin, qė gjithēka i nėnshtrohet Atij me vullnet apo pa vullnet. Po, Atij i takon sundimi! Qėndro nėn sundimin e Allahut me ndjenjat, mendjen, zemrėn, shpirtin; lėviz me emėr tė Allahut, ndih pėr hir tė Allahut, mendo pėr hir tė Allahut, duaj tė tjerėt pėr hir tė Allahut; ti je nėn Pushtetin e Tij tė pakufishėm e tė pafundmė!


    Ti nuk je i huaj! Ke Zot, e kjo tokė ty tė takon! Ngrihu, agonia po zhduket, papėrgjegjėsia po shkulet, pandėrgjegjshmėria po ērrėnjoset! Ti ke rrėnjė, ke identitet; trashėgimtar i tokės je! E kush pėrveē teje, o besimtar, o i bindur ndaj Krijuesit tė jetės!


    Po fundoset errėsira e errėsirave, po ndriēon drita e Islamit; ti je ai qė do tė mbash atė dritė nė dorė! Po, ti je, e kush tjetėr pėrveē teje, ty Zoti tė emėroi tė vėsh drejtėsinė nė tokė, tė shkulėsh errėsirėn e tė ujitėsh bimėn e dritės. Fjala e bukur, e a ka fjalė mė tė bukur se Fjala e Zotit tė tokės e tė qiejve e ē’ka mes tyre, Jetėdhėnės i gjithēkaje!


    Ngrihu, koha erdhi! Fjala e Allahut kurrė nuk ka qenė e mposhtur. Kurrė ISLAMI nuk iu pengua shkėlqimi i dritės, ėshtė fjalė qė nuk shuhet, ėshtė fjalė qė nuk vdes, ėshtė fjalė qė pėrfiton zemra, mendje, shpirtra! Ėshtė Islami, qė secili njeri prej tij nuk pavarėsohet kurrė! Dritė, njeriu nuk mund tė jetojė nė errėsirė. Nuk mund t’i bėjė ballė humnerės. E do gjerėsinė, e do tė pastrėn, e do tė bukurėn, e do paqen shpirtėrore!


    Jo, mos shiko ē’thonė gojėt e njerėzve. Ata gėnjejnė. Ata nuk e dinė se ē’ėshtė ISLAM, mos i dėgjo ē’pėshpėritin mendjet e tyre! Ti qėndro kokėlartė, qėndro krenar, qėndro zemėrgjerė, qėndro i ngritur; ti je i madh, ti je i fuqishėm – nuk ka madhėshti e fuqi mbi fuqinė e atij njeriu qė ėshtė i lidhur me tė Gjithėfuqishmin!


    Ti ke Zot qė dėgjon, ke Zot qė sheh, ke Zot qė tė mbikėqyrė, ke Zot qė nuk e merr gjumi e as nuk kotė kurrė! Ke Zot qė ėshtė i Gjallė, pėr asnjė ēast fare nuk mund t’i ik gjė kurrė. Gjithnjė je nėn pėrkujdesjen e Tij – Ai ėshtė Allahu, emėr qė ēdo shpirt ishte i devotshėm ndaj Tij, por padrejtėsia e errėsira e vullnetit tė ulėt njerėzor e ndryshoi kėtė dashuri qė ka pėr Zotin e tij. Ti ke shpirt qė e do Zotin e vet, ke zemėr qė rrah pėr Tė, ke mendje qė i pėrkulet Zotit tė vet, ke trup qė e ke nėnshtruar nė adhurim ndaj Zotit tė tij!


    Njeri i madh je! Mposhte epshin. Mposhte armikun! Ti nuk ndėrrove Kėnaqėsinė e Zotit tėnd me asgjė. I the “Jo!” fjalės sė tjerėve, e iu binde me arsye tė zgjuar e me zemėr tė pastėr, dhe u pėrqendrove vetėm nė Fjalėn e Tij. O njeri madhėshtor, ke njė trashėgimi qė nuk shuhet, ke njė burim qė nuk shteret, ke Kur’anin, ke njė Libėr qė askush nuk mund ta sfidoj, jo kurrė! Njė libėr qė kur ti i pėrmbahesh, je i dėgjueshėm dhe e respekton atė me pėrpikėri, edhe ti je i pasfidueshėm, i pamposhtur!


    Nuk ka mė agoni tė pritjes! Agonia ėshtė pėr njerėzit e vdekur, njerėz pajetė, njerėz qė nuk njohin Zotin e tyre!


    S’ke ē’pret, mjafton tė thuash: O Allah! Nė Ty mbėshtes qenien time, mbėshtes ēėshtjet e mia, pėr Ty jetoj, pėr ty sakrifikoj, pėr Ty lėviz, pėr Ty shpenzoj, pėr Ty kėshilloj, pėr Ty edhe vdes; pa Ty jeta s’ka kuptim, pa Ty jam asgjė! Mė pėrqendro nė rrugėn Tėnde, qė Ty nė xhennet tė tė shoh! Ja Allah!


    Ti, o musliman i dashur, pasha Atė qė krijoi jetėn time, e krijoi jetėn tėnde, e krijoi jetėn e ēdo gjėje, me Tė ke pėr tė qenė njeri i pandalshėm, i papengueshėm, i pamposhtur; plot vendosmėri, plot shpresė, plot gėzim, plot fuqi, plot lumturi!


    Ty tė do Allahu, ty tė mėshiron Allahu, ty tė zgjodhi Allahu: je musliman!

    MUSLIMAN, kodi i zgjimit, kodi i ngadhėnjimit, kodi i jetės sė gjallė!



    Ve-l-hamdu lilahi, ve salAllahu alejhi ve selem


    http://atafili.wordpress.com/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    burbuqe 1, faleminderit per tekstin e A. Tafilit.

    Me simpati. crici_01

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Vellezer dhe motra e hapa kete teme jo pa qellim, edhe pse mund te jem i regjistruar me vone se prej disave prej jush desha tju keshilloj per nje fenomen qe e shikoj ne dukje shume problematik.

    E shoh se ne forum jane shume tema kunder islamit dhe muslimaneve.Nuk dua ti permend me emra pasi nuk ia vlen.Sikur te ishin tema konstruktive dhe debatuese nuk do ishte ndonje problem mirepo ne to ka nje fryme urretje kunder muslimaneve dhe islamit.Shumica e ketyre temave jane te hapura nga individe qe e kane mbushur zemren e tyre me mosbesim dhe politeism.Edhe pse ne shume tema postojne persona te dyshimte qe fshihen me shume nickname prape doja qe ju si muslimane si pasuesit e Muhamedit a.s dhe Kuranit famelarte ti permbaheni disa kritereve islame.

    Allahu thote ne Kuran.

    9:32. Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij, ndonėse jobesimtarėt e urrejnė.
    9:33. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt.

    Gjithashtu thote per urretjen e tyre

    3:118. O ju qė besuat, mos i zini pėr miq tė ngushtė tė tjerėt jashtė mesit tuaj, ata nuk pushojnė sė vepruari nė dėm tuajin, u dėshirojnė ēka u mundon juve. Urrejta kundėr jush duket nga gojėt e tyre, por ajo qė fshehin nė gjoksat tyre ėshtė edhe mė e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nėse ju i kuptoni.

    3:119. Ja, ju (muslimanė) jeni qė i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat nė tėrėsi (tė gjitha shpalljet), e kur ju takojnė thonė: “Ne kemi besuar”! E kur veēohen, ata nga mllefi kundėr jush grisin majet e gishtėrinjve. Thuaju: “Vdisni me atė mllef tuajin”! All-llahu e di shumė mirė se ēka mbajnė (tė fshehtat) zemrat e tyre.

    3:120. Nėse ju pėrjetoni ndonjė tė mirė, ata i dėshpėron ajo, e nėse ju godet ndonjė e keqe, ata gėzohen pėr atė. Po, nė qoftė se ju bėheni tė durueshėm dhe ruheni (mėkateve), dinakėria e tyre nuk do t'u dėmtojė aspak. ?shtė e sigurt se All-llahu e ka nė dorė atė qė punojnė ata.

    Te tillet flasin me nje krenari te kote sikurse thote Allahu ne Kuran

    48:26. Kur ata qė nuk besuan ndezėn nė zemrat e tyre euforinė dhe atė kryelartėsi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetėsimin e Vet ndaj tė dėrguarit tė vet dhe ndaj besimtarėve dhe pėr ata zgjodhi besimin e drejtė (fjalinė: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin mė me meritė pėr tė dhe mė tė zotėt e saj, e All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send.

    Ata perpiqen vazhdimisht ti konvertojne muslimanet ne ateiste dhe krishtere duke i vene para presioneve te shumellojta sikurse thote Allahu en Kuran

    2:109. Shumė ithtarė tė librit (jehudi, krishterė) edhe pasi u ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj t'iu kthejnė nė mosbesimtarė, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhrin e vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.

    2:135. Ata (ithtarėt e librit) thanė: “Bėhuni jehudi ose tė krishterė, e gjeni rrugėn e drejtė”! Thuaj: “Jo, (asnjėrėn) por fenė e drejtė tė Ibrahimit qė ai nuk ishte nga idhujtarėt”.

    3:69. Njė grup nga ithtarėt e librit kishin dėshirė t'u shpiejnė nė rrugė tė gabuar por ata nuk mashtrojnė tjetėr pos vetes sė tyre, dhe nuk e vėrejnė.

    3:99. Thuaj: “O ithtarė tė librit, pėrse e pengoni atė qė besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar qė ta paraqitni atė tė shtrembėr, ndėrsa vetė ju, jeni dėshmues se ėshtė e vėrtetė! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikėqyrjes sė All-llahut.
    3:100. O ju qė besuat, nė qoftė se ju i bindeni njė grupi tė atyre qė iu ėshtė dhėnė libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnė nė mosbesimtarė.

    Prandaj vllezer dhe motra muslimane une ju keshilloj me ajetin e Kuranit

    29:46. Ithtarėt e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni nė fenė tuaj) vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri, pėrveē atyre qė janė mizorė dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj qė na u zbrit neve dhe qė u zbriti juve dhe se Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė, dhe se ne i jemi dorėzuar Atij.

    Une ju keshilloj qe nese debatoni me to debatoni me krenari dhe urtesi.

    21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin(kuranin) nė tė cilin gjendet krenaria juaj?

    63:8. .... ai mė i forti patjetėr prej aty ka pėr ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin!” (ashtu thanė jobesimtaret) Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė.

    Shume prej muslimaneve lodhen psikoligjikisht dhe ne vend qe ta ruajne autoritetin e krenarise se tyre bien ne dilema, dyshime, dhe perbuzje duke u justifikuar ne debate se kjo seshte prej islamit, kete se thote Kurani kete se ka bere filani ose kollani.Kjo lloj perbuzje dhe inferioritet qe ato bien eshte e demshme per to sepse ato se pari nuk e paraqesin veten krenare dhe dinjitoze per ta mbrojtur fene e tyre.se dyti bien ne dyshime, mohime dhe largim te diturive shpjeguese nga presioni i disa ateisteve ose kristianeve.|Thuaj keto njerez kane zhveshur shpatat kunder muslimaneve dhe po i qellojne.Mirepo shejtani dhe miqet e tij jobesimtare i fut ne kurthin e inferioritetit.

    Nese shikojme temen me Shqiptaret e Maqedonise, temat e tjera qe vete keto muslimane hapin me tituj shume inferiore eshte vertet per te ardhur keq.

    Pse ofendoni thote nje musliman?
    Tjetri e shan kurse muslimani tjeter i thote e pe ndeshjen me juventusin?
    Kurse jobesimtari i pergjigjet e pashe po ti sdi te shkruash shqip.
    Njeri filloj justifikimet se gjoja nuk eshte magjyp ose arab por eshte shqiptar krenar dhe se eshte nacionalist i flakte.
    Tjetri thote se keto musliment qe bejne keshtu nuk jane te grupimit tim.
    Tjetri eshte gati te pranoje cdo gje te kristianeve dhe ateisteve vetem mos biere ne presionin e inferioritetit.

    O muslimane, O ymeti i profetit te fundit Muhamedit a.s, o ymeti i Kuranit famelarte, op te zgjedhurit e Zotit, o ju qe faleni 5 here ne dite agjeroni dhe jeni te moralshem a mos valle duhet te jete krenar nje qafior kundrejt jush.A mos valle nje politeist ateist, pagan, krishter, cifut duhet te jete me krenar se ju?Kush beson Allahun Nje dhe i permbahet ligjeve te tij ai e meriton te jete krenar.

    Eshte turp per ne qe te hiqemi naive me keto persona.Eshte turp per ne qe mos e shpallim islamin si krenar.Nese nuk e bejme kete atehere fene tone demtojme.A jemi en rrugen e drejte monoteiste.Mbajeni koken lart dhe mos u poshteroni nga disa tema te tilla.

    Uallahi sme vjen mire qe disa prej jush silleni keshtu.Krenaria eshte per besimtaret .Qafirat skane krenari .Ato kane poshterim ne kete bote dhe boten tjeter per shkak te veprave te tyre te ndyra si idhujtaria, degjenerimi etj,

    Une do i dhuroj vleresim negativ per cdo musliman i cili nuk e paraqet veten denjesisht ne tema qe flasin kunder islamit dhe muslimaneve dhe do ishte me e mira per disa vllezer mulsimane qe postet e tyre, temat e tyre ti hapin ne forumin islam.Pse u dashka me hap teme pse ofendoni ne nje forum tjeter nga nje musliman.Ore musliman ku e ke dinjitetin ti.Ke po pyet dhe kujt po i thua?O musliman a nuk e di ti se ti je krenar dhe sduhet ti qahesh jobesimtareve per demin qe te sjellin atyre.Nuk ka be vaki ne historine islame qe muslimanet ti qahen jobesimtareve pse jobesimtaret i fyejne ato.Neve na mjafton Allahu per durimin qe bejme kundrejt ofezave, fyerjeve dhe keqdashesimit te tyre por kurre sduhet ti perulemi deri ne ate forme sa ti pyesim pse na ofendoni.

    Kujt i thua o fisnik o fisnik e emrin e ke te bukur dhe ashtu te befte Zoti.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=95814

    Nje tjeter thote duke pare nje video me dua se keto dua sjane ne Kuran.Sepse keto duate ishin kunder jobesimtareve edhe ky bie ne presion dhe thote qe duate sjane ne kuran.Po vlidhje ka jane apo sjane.Ato jane dua.A mos duhet ti begatojme me dua armiqte e islamit.Ne vend qe te lutemi per vetet tona te lutemi per armiqte qe te shtohen dhe ne ti perbuzemi.

    O muslimane une ju keshilloj per hire te Allahut dhe e shikoj te arsyeshme qe se pari askush prej jush mos flas per fene pa njohurite e duhura.

    E para detyre per njeriun eshte te mesoje fene e tij pastaj ta perhapi ate.
    Se dyti ju keshilloj qe ne tema qe luftohet islami mos merrni pjese sepse ska ndonje dobi.Keni mundesi me shkruajt vetem tek komuniteti fetar.Nese e beni kete do ia shikoni urtesine kesaj pune.
    Nese debatoni me dike debatoni me urtesi, butesi dhe krenari.
    Mos u tregoni te ashper ne debat porse mos u tregoni te perulur dhe ti ikni debatit nga presioni qe ushtrohet nga postimet.

    “E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshproni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqert.” (Kur’an, 3: 139).

    Me poshte do iu paraqes nje histori qe tregon per sjelljen e muslimaneve ndaj jobesimtareve

    All-llahu s.v.t te shperblefte per kete teme i nderuar vella.
    Kjo teme ishte zhyt diku ne fund te forumit, sot derisa shfletoja e gjeta dhe thash ta rifreskoj.

    Se di pse moderatori se ka vendos kete teme si kryeteme, ne fakt eshte nje nga temat me me vlere dhe kete e them duke i pare rrethanat dhe shkrimet e ketij forumi.

    Rasti me i fresket tema: "Sa hoxhollare paguan serbia..." ku nje anetar i vetem ka hap plote llogaria dhe ngacmon muslimanet, shan dhe hedh balte mbi fene tone, shpif padrejtesisht persona te caktuar ndekohe nuk don mend se ai vete eshte i shitur!

    I lus gjith vellezerit dhe motrat mos lejojne qe shkrimet provokative ti nxjerin jashte edukates Islame.

    InshaAllah e lexojne kete shkrimin tend!



    Wes'selamu aleikum wr wb

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    ne kete teme te hapur muslimanet jene shembull te feve tjera,
    Allahu na bashkoft ne Xhenet te gjith muslimanet,dhe atje do ti shohim pabesimtaret duke vuajtur,
    pershendes muslimanet dhe vecanrisht hapesin e temes"mjekesia"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Gjendja jonė e dhimbshme?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •