Ushtria e Poetėve Nate, 06/ 08/2002
Roman
Ylldrin Bejtohysa po shkruante i ulur ne bisht ne fletet e bllokut me katrore strofen e fundit per perendimin e diellit, kur pikat e para te shiut i shuan cigaren qe i digjej ne buzet e trasha. Me fijen e fundit te shkrepses kishte kruajtur veshin, dhe sigurisht nuk do ta ndizte dote perseri cigaren. Mendoi te nisej per shtepi, dhe atje te hidhte fjalet e fundit, si dhe te mendonte per titullin e poezise. Me keto vargje beheshin rrafsh 50 poezi, aq sa duhej per nje liber. Rruges i mermeriste vargjet nen ze, duke menduar se edhe peisazhi qe duhet per librin eshte i mbaruar. Te gjitha librat me poezi qe kishte lexuar deri atehere, kishin edhe nje peisazh, pervec shume poezive me temen e dashurise. Ai perdreq deri atehere nuk kishte shkruar asnje varg per dashurine, per nje arsye fare te thjeshte; ai nuk kishte te dashur, dhe as qe i kishte rrahur ndonjehere zemra per ndonje vajze.
Nuk deshi ta vriste mendjen per nje gje te tille. Do mjaftohej me ate lirike, dhe mendoi se kishte bere dicka te mire. Madje metrika i dukej interesante, figura e goditur. Qe sonte do ti hidhte te gjitha poezite ne fletoren e re. Javes tjeter do shkonte ne Tirane, dhe atje do takonte vet Driteroin. Kishte degjuar se Driteroi eshte njeri shume i dashur, e nese do kishte fat, ai mund ta priste qe diten e neserme.
Une po shkruaj nje roman. Ky nuk eshte nje roman i zakonshem, me personazhe te sajuara, me figura letrare, me pershkrime te holla e te sterholla, me aludime, me strukture dhe ndonje bosht. Une thjeshte do ta quaj roman, sepse mendoj se tek e fundit ai ka angazhimin e nje romani. Do te shkruaj per ne, rracen e rralle te poeteve. Nese gjate librit, Ylldrin Bejtohysa takon shume poet dhe shkrimtar, takon edhe piktor e poetesha te reja, nese ai bie ne dashuri me ndonjeren, dhe nese ai deri sot nuk eshte bere aspak i njohur, dmth nuk ka fituar akoma famen e madhe te Poeteve te Shquar, ky nuk eshte aspak faji i tij, ose faji i te tjereve qe nuk e njohin. Puna eshte se askush nuk ka faj per kete gjendje, sepse thjeshte ka shume vite qe poetet nuk i lexon me njeri. Kete gje e ka kuptuar edhe Ylldrini, por ai perseri shkruan poezi. Dhe shpreson se ndonje dite do te njihet pertej kujteses se atyre qe i njeh drejtperdrejt. Kjo edhe mund te ndodhe. Puna eshte se kete roman duhet ta mbaroj, dhe te mos e le ne mes, ashtu sic kam lene shume e shume te tjere. Madje diku ne nje bllok duhet te kem shume paragrafe te nje romani qe asnjehere nuk e lexoi njeri, sepse kisha frike se nuk do te pelqehej.
Une po e shoh se keshtu nuk ecen ritmi, pra duhet te nderroj stil, te shkoj ne ritmin tim, atje ku une ndjehem si ne enderr. Shumkush e perdore fjalen enderr, por per mua ajo ka nje vlere te vecante. Neper endrra une gjithmone kam bere gjera te mahnitshme, dhe besoj se edhe vepra ime e tille do dale, po te shkruaj ashtu, si ne enderr. Pra, po filloj. Do zoti arrij atje ku dua.
Une me Agronin jemi ushtar te thjeshte. Keshtu ne kemi vetem nga nje laps plumbi dhe nje fletore 40 qindarkeshe. Keto jane armet tona, dhe megjithse askush nuk na e kerkon, ne perseri do ti mbushim fletoret tona me vargje. Une vargjet i bej te thjeshta dhe te tejdukshme. Keshtu me kane pelqyer gjithmone. Perpiqem nganjehere tu jap nje ngjyre te lehte grije, por sapo futem tek grija, ato sikur nxihen fare. Po u futa ne gri, e kam shume te veshtire te dal. Madje grija ime eshte si nje gure i rende. Gjitmone mi gjakos vargjet, me llangos ne gjak duart, me shtyp brinjet sa mezi arrij te rri ne kembe. Pastaj Agroni me jep doren e une perseri e marr veten, por aha, keshtu nuk kam gje ne vije. Agroni eshte nje djale shume energjik, ka trup te lidhur, qafen e shkurter, floket kacurrela. Flet ngadal, sa mezi kuptohet, dhe nese nuk e degjon me vemendje, zor se do te kuptosh se per cfare e ka fjalen. Zeri i duket si i pasigurte, por ne te vertet duke belbezuar ai arrin te thote sakt gjithmone ato qe i ka ne mendje. Fushen e betejes e njeh mire. Ai do te ec perpara mendoj une, se eshte shume kembengules, por pak i heshtur. Agroni ka lene mjeker.
Pak perpara nesh eshte Marku, edhe ky nje zeshkan, por me i hequr se Agroni. Eshte elegant. Ka veshur nje kemishe te bardhe bore, ka nje stilolaps dhe nje bllok. Vargjet e tij nuk i njoh mire, sepse asnjehere nuk na i jep ti lexojme. Ka frike se mos i kopjojme gje. Asnjehere nuk fle pa fjetur ne te gjithe, dhe bllokun e ve gjithmone poshte kokes gjysem tullace. Ervini eshte me i gjate se te gjithe ne, me mjeker dhe pantallona as te shkurtra as te gjata. Eshte shume kockegjere, kokalla, keshtu i quajn nga anet tona. Kete nuk ia kam thene askujt, sepse e di se nuk do ti vije mire. Ervini nuk e di se cfare vargjesh shkruan, por me sa di une ai eshte i gjate, pra eshte i madh ne poezi ashtu sic e ka trupin. Tani per tani nuk shoh njeri tjeter afer nesh. Te tjeret e di se jane diku rrotull, por sic duket muzgu i ka fshehur, dhe me te shquarit po merren me te dashurat dhe poetet e Ushtrise Tone.
Fusha jone e betejes eshte rreze nje mali hijerende, qe emrin nuk ia di. Di qe ky mal ka ne bark nje mal tjeter qe quhet Mali me Gropa. Atje thone se ka shume te vdekur. Te vdekur ka gjithandej, por atje thone se jane te groposur me buldozer, dhe jane mbuluar shume thelle. Rrotull majes se malit eshte nje re, krejt e zeze, nuk ka si te jete ndryshe. Mund te kete edhe furtune, ku i dihet, e ne rrezik na lagen fletet me poezi. Fillon nje ere e forte sa guret e vegjel ngrihen nga fusha e betejes, duke na qorruar syte e mbushur gojen me dhe. Muzgu po bie me shpejtesi, e ne jemi akoma ne vargjet e para te poezive tona. Vertet sonte do na zere nata, e ndoshta ndonje stuhi .
Kjo eshte skena e pare e Betejes Poetike. Madje nuk eshte thjeshte nje skene, por eshte Beteje e Vertet se ate nate shiu na lagu gjere ne palce, Marku u ftoh, une theva krahun, Agroni grisi pantallonat, Ervini mori nje frakture ne kokallen e kembes se majte. Per te tjeret nuk morem vesh gje, sic duket ata u fshehen neper shtepite e fshtarave rreze malit, por nuk shkuan ne Malin me Gropa.
Vijon
Krijoni Kontakt