Close
Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 268
  1. #141
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Per cfare do ishte e lodshme dhe e dhimbshme?
    Gjeorgjia ka 150 avione luftare ( te marre nga rusia ) kurse russia rreth 10.000 pa futur ne to tipat e avioneve te patreguar dhe sekrete. Bej icik krahasimin dhe me thuaj si mund te lodhen ruset me Gjeorgjine?

    Pastaj, veprimi qe moren Ruset me duket veprim i drejt, por gjynah per gjeorgjianet e shkrete. Ato raketa duhet ti perfundojne bushit dhe atyre b.q te tij qe luajne kete lloj politike vetem e vetem per te nenshtruar rusine. Putin eshte njeri i zgjuar dhe gjithashtu shume patriot. Ra rehat Amerika nja 8 vjet me ate plakun e thinjur tradhetar (jelcin), po me putin ska shume llafe. Un mendoj qe putin eshte ne gjendje te plase luften dhe te hedhe bombat berthamore nqf se amerika ben ndonje veprim ushtarak.

    Ishalla te mbyllet me kaq, dhe ata gjeorgjianet te kenaqen me kaq, se sduhet tu hante b..... asnjehere me ruset ( vetem e vetem se ngrifen nga amerikanet me shoke ).

    Hajt me tmira.

    E lodhshme dhe e dhimbshme do jete po zgjati, sepse do jene nje grusht rusesh te mjerre, larg shtepive e familjeve te tyre qe do kene okupuar token gjeorgjiane, dhe do jene grupe partizane gjeorgjianesh te inatosur qe cizmja komuniste e Putinit iu ka shkelur token. Do jete vullneti i gjeorgjianeve per te cliruar vendin e tyre ndaj vullnetit te ushtareve ruse te cilet Putin i ka derguar te okupojne nje toke qe eshte qindra kilometra larg rehatise se shtepive te tyre.

    Rusise mbase dhe nuk i plasi per 70,000 njerez ne Osetine Jugore, por i intereson te kontrolloje territorin gjeorgjian, per te patur ne kontroll te plote gypat e gazit natyror me te cilat furnizon Evropen, per ta mposhtur kesisoji Evropen kur t'i doje qejfi Putinit. Kjo lufte eshte pertej interesave Gjeorgjiane per te mbajtur nen territorin e vet Osetine e Abkhazine, per te cilat pretendon se jane territore te saja, dhe pertej interesave Ruse per te mbrojtur ata banore te Osetise e te Abkhazise.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #142
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Saliu e politikanet bejne mire te qepin gojen e mos leshojne shume kakardhija sepse 1. Se can by.. shume njeri per to ne bote dhe 2. perkeqesojne marredheniet me Rusine pa arsye.
    Ca marredheniesh ka Shqiperia me Rusine? Konkretisht!?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #143
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Ca marredheniesh ka Shqiperia me Rusine? Konkretisht!?
    Arsimore (ka shume studente shqiptare ne Rusi), kulturore dhe marredhenie diplomatike normale. Situata ne Osetine e Jugut ne vija te pergjithshme nuk eshte shume ndryshe nga Kosova, na pelqen apo s'na pelqen kjo. Sidomos me sulmin ushtarak qe e beri e para vete Gjeorgjia. Megjithate sic e thashe me pare nuk eshte nje ceshtje ku Shqiperise i kerkohet ndonje rol aktiv diplomatik. Te vetmet deklarata qe une i shoh me vend jane ato qe sherbejne si kundrapergjigje ndaj atyre qeverive qe paralelizojne ceshtjen e Kosoves me Osetine e Jugut. Te tjerat deklarata qe vijne sipas avazit nuk ngrejne peshe gjekundi.


    P.s. Sapo lexova artikullin per qendrimin e Berishes pasi me pare thjesht lexova titullin qe kishte vene dikushi dhe per mungese kohe s'mora mundimin ta lexoja gjithe artikullin. Mendoj te bej nje korrigjim ne qendrimin qe shpreha me pare duke qene se deklarata e Saliut ishte bere per te njejtat arsye qe permenda une me pare. Pra si kunderpergjigje per paralelizimin e ceshtjes se Kosoves me Gjeorgjine. Qendrimi ne kete rast eshte korrekt, gabimi im qe se lexova artikullin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 11-08-2008 mė 16:12
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #144
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kur Kosova mori pavarsinė nga Serbia, u tha (kryesisht nga serbėt dhe rusėt) se ky do tė ishte njė precedent i rrezikshėm. Qė atėherė u pėrmend Osetia Jugore dhe Abkazia si shembuj pse Kosova nuk duhej tė merrte pavarsinė.

    Sot kemi njė konflikt midis Rusisė dhe Gjeorgjisė, pikėrisht pėr kėto dy provinca. Ata kėrkojnė tė ndahen nga Gjerogjia, dhe kanė votuar pėr pavarsinė qė nė fillimet e viteve 1990.

    A mund tė bėhen paralelizma midis Osetisė Jugore apo Abkazisė dhe Kosovės?
    Rusia, apo dhe te tjere ne shtypin, politiken perendimore e bejne ate paralelizem. Per mua me pak rendesi ka kjo se sa nje analogji me e rrezikshme per Jugun e Shqiperise.

    (Vetem ne kete aspekt them qe beri mire Berisha qe leshoi ate deklarate.)

    Ja paralelizmat:

    Osetia e Jugut ka qene de facto qeveri me vete qe ne 1992. Nderkohe u eshte dhene pashaporta ruse me shume se gjysmes se popullesise.

    Ne Jug, me sakte ne mollen e sherrit te Himares, nderrohen tabelat e behen ne greqisht se i teket mirditorit skipetar Bollos t'i ndryshoje. Asgje s'ben shteti.
    Sa kane pashaporta greke aty nuk dihet, se ne s'kemi as regjistrim popullesie e as ashtu me tresh.
    Ministria greke del me vendim te ri para pak ditesh qe "homogjenet" greke te Shqiperise qe marrin nenshtetesine greke, do kryejne po te duan, apo po jetojne ne Greqi, ushtrine per nja tre muaj. Ne vija te para, s'ka ndonje problem ky ligj, se ashtu e ka ligjin Greqia per te gjithe homogjenet kudo qe jane qe u jepet nenshtetesia (bile dhe nga US te vish.) Ne vija te "mshefta" duhet te lloisemi pak per pasojat.
    Sot del Bollua prape e hap nje zyre pronash paralele per Himaren, duke anashkaluar autoritetin e hipotekes zyrtare te shtetit shqiptar. Kam rene dakort me kryeministrine thote.

    Nuk dua ta perfytyroj skenarin, por me keto gjema pas nja pese vjetesh do na dali de facto ndonje ..... dhe ec e merru pastaj.

  5. #145
    Ore, po ky Putini e beri si Hitleri me Polonine. Me duket pak si tip Hitleri ky, per nja 3-4 dite do e pushtoje gjithe Gjeorgjine pasi gjysmen e ka pushtuar tashme. Po pastaj kush e ka rradhen?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #146
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ta shohesh mire e mire, eshte Gjeorgjia qe i kruhet kurrizi. Tani edhe Tadic doli duke i kerkuar Bushit qe ta ndihmoje ne lidhje me kosoven, Kina e mbeshteska Presidentin serb, Putin do i kthehet te gjitha vendeve perreth duke i ber pervete sic ka qene dikure Bashkimi Sovjetik. Pritet lufte me e madhe! Cuna ; 2009 do jete fillimi i nje fundi per neve si specie njerzore.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #147
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kur Kosova mori pavarsinė nga Serbia, u tha (kryesisht nga serbėt dhe rusėt) se ky do tė ishte njė precedent i rrezikshėm. Qė atėherė u pėrmend Osetia Jugore dhe Abkazia si shembuj pse Kosova nuk duhej tė merrte pavarsinė.

    Sot kemi njė konflikt midis Rusisė dhe Gjeorgjisė, pikėrisht pėr kėto dy provinca. Ata kėrkojnė tė ndahen nga Gjerogjia, dhe kanė votuar pėr pavarsinė qė nė fillimet e viteve 1990.

    A mund tė bėhen paralelizma midis Osetisė Jugore apo Abkazisė dhe Kosovės?
    Nje pergjigje tjeter:

    Kosova nė paralelet ruse pėr Gjeorgjinė

    (Nga Ingo Manteuffel*)


    Ndėrkohė qė situata luftarake ėshtė ende e paqartė, mes Gjeorgjisė dhe Rusisė, kjo e fundit, (padrone tradicionale e osetiano-jugorėve) ka filluar njė luftė paralele propagandistike dhe mediatike. Kjo nuk do ta bėjė mė tė lehtė gjetjen e njė zgjidhjeje politike nė kėtė konflikt. Ndoshta konflikti mund tė ēojė edhe mė tej procesin e tėhuajėzimit mes Perėndimit dhe Rusisė.

    Presidenti gjeorgjian, Sakashvili e paraqet ndėrmarrjen e veprimeve ushtarake kundėr regjimit nė Osetinė jugore si njė aksion legjitim. Dhe nga njėri kėndvėshtrim juridik nuk ėshtė se nuk ka tė drejtė. Sepse formalisht Republika e Osetisė jugore, e panjohur ndėrkombėtarisht, i pėrket shtetit tė Gjeorgjisė, edhe pse Tbilisi faktikisht e ka humbur kontrollin aty qė prej 15 vjetėsh. Banorėt ndėrkohė kanė tė gjithė pasaporta ruse.

    Interesante tė ndjekėsh se si Sakashvili, si argument pėr ofensivėn ushtarake pėrdor tė njėjtat parulla me tė cilat Rusia ka justifikuar ndėrhyrjen e saj nė Ēeēeni. "Rivendosje e rregullit kushtetues" nė Gjeorgji. Sipas Sakashvilit ndėrhyrja ruse nė Osetinė jugore ėshtė deklarim luftė ndaj Gjeorgjisė dhe njė pėrzierje nė ēėshtjet e brendshme tė njė shteti sovran fqinj. Ai shpreson nė mbėshtetjen e Perėndimit, veēanėrisht tė amerikanėve, kundėr agresorit rus, sipas tij.

    Gati nė tė njėjtėn mėnyrė pėrpiqet ta argumentojė edhe Rusia politikėn e saj. Duke u mbėshtetur tek argumentimi qė i bėri Perėndimi ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s kundėr Serbisė, nė mbrojtje tė kosovarėve, politika ruse e paraqet ndėrhyrjen e saj nė Gjeorgji si njė "intervenim humanitar". Nga ana tjetėr, Moska thotė se duhet tė mbrojė "jetė ruse" dhe tė pėrforcojė trupat e paqes.

    Edhe sikur tė ēalojė krahasimi mes intervenimit tė NATO-s nė luftėn nė Kosovė, ku u bė fjalė pėr pengimin e gjenocidit ndaj kosovarėve dhe ndėrhyrjes ruse, prapė formula e intervenimit humanitar nga pala ruse zė vend me qėllim qė tė justifikohen bombardimet e qyteteve gjeorgjianė dhe infrastrukturės.

    Dhe nė rast tė njė intervenimi ushtarak tė suksesshėm nė Osetinė jugore, po sipas skenarit tė Kosovės, arsyetohet pavarėsia e Osetisė jugore dhe bashkimi i mėvonshėm me Rusinė. Po t’u vėsh veshin "urra" -ve dhe atmosferės patriotike nė Rusi, njė fund i tillė i kėtij skenari do tė gjente mbėshtetje nė shoqėrinė ruse, e cila ende ėshtė e traumatizuar nga rrėzimi i Bashkimit Sovjetik.

    Se si do tė marrė fund ushtarakisht konflikti dhe se si do tė jenė zhvillimet e ardhshme politike nuk bėhet dot aktualisht si profeci. Por njė gjė ėshtė e qartė: Tė dyja palėt kanė mėsuar nga njėra-tjetra, por nuk kanė kuptuar asgjė. Tėhuajėzimi mes Rusisė dhe Gjeorgjisė, mes Rusisė dhe Perėndimit, do tė thellohet edhe mė tej me luftėn nė Osetinė Jugore.

    *Autori ėshtė i dėrguar i shtypit gjerman nė Tbilis, Gjeorgji

  8. #148
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Me heret ndegjova lajmet dhe Gjeorgjia kishte hequr dore nga armepushimi dhe i kishte urdheruar forcat e saj qe te mbrohen me te gjitha mjetet ne dispozicion.

  9. #149
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ore, po ky Putini e beri si Hitleri me Polonine. Me duket pak si tip Hitleri ky, per nja 3-4 dite do e pushtoje gjithe Gjeorgjine pasi gjysmen e ka pushtuar tashme. Po pastaj kush e ka rradhen?!
    Por edhe mund ta pesoje si Hitleri? Kete duhet ta llogarise mire Putini se nuk eshte koha e Bashkimit Sovjetik kur jane tallur me te gjithe boten deri sa u be president Ronald Regani u tha 'nuk luani dot me mua jo' dhe shpetoi boten nga ajo mizerje. Rradhen e kane te gjitha ato shtete qe rrezikojne interesat e Rusise per dominim ne ate rajon, e ne rradhe te pare Ukraina. Kjo ska te beje asgje me Kosoven, Rusia e perdore kete vetem si pretekst, ne Kosove ka pasur gjenocid, masakra dhe pastrim etnik ndersa atje eshte tjeter situate, Ruset me dekada te tera kane shantazhuar ato shtete dhe kane luajtur sic kane dashur vete eh tani koha u ka ikur, por po mundohen ta kthejne me terror por sdi sa gjate do ju shkoje. Eh cfare eshte duke bere ky Putini tashme, deshiron qe ta theje ligjin nderkombetar dhe ta terrorizoje nje shtet dhe nje popull te tere por te dobet dhe ne hapat e pare te demokracise.

  10. #150
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Per mendimin tim eshte shume e rendesishme qe te vihet ne pyetje cd'o lloj paralelizimi qe kekrohet te behet midis Kosoves e Osetise Jugore. Berisha ka bere mire qe e ka perjashtuar kategorikisht nje paralelizim te tille. Mgjths nuk mundet te perjashtohet kategorikisht (per mendimin tim), te pakten duhet vene ne pyetje... ne menyre qe te vihen ne dukje elementet e perbashketa dhe ato te ndryshme, midis dy ceshtjeve. Kjo mund te jete edhe ne te miren e shqiptareve.

    Ne radhe te pare... Rusia nuk po kerkon t'i jap pavaresine atij vendi dhe te ndertoj nje shtet te ri, te quajtur Osetia Jugore, sic ndodhi me Kosoven, por po kerkon ti bashkoj Republikes se Osetise Veriore, provincen e asaj jugore. Kjo nuk ndodhi me Kosoven. Kosova e Shqiperia nuk u bashkuan bashke ne nje shtet, por jane tani dy shtete. Ne fjale te tjera, Kosoves i'u dha pavaresi e kushtezuar (qe eshte paradoks llogjikor), nderkaq qe Osetise se Jugut po kerkohet t'i jipet nje pavaresi e pakushtezuar.

    (Republika me e vogel e Federates Ruse eshte ajo e Ingushetise, me 470.000 banore e me 4000 km2. Osetija Jugore ka 70.000 banore e 3900 km2. Dikush mund te thot se 70.000 banore jane shume pak per te formuar nje republik me vete... por kjo nuk ka pse na intereson ne kontekstin e Kosoves.)

    Nqs do te kemngulin te shohin Osetine Jugore si analogji per Kosoven, atehere shqiptaret duhet te ngrene zerin e te kerkojne heqjen e kushtezimit prej pavaresise se Kosoves. Me pas kjo do te coj ne pergatitjet drejt shkrirjes graduale se dy shteteve ne nje shtet te vetem.

    Kjo eshte thjesht pikepamja e nje shqiptari, e analogjise Kosove-Oseti Jugore... nje pikepamje te cilen s'ka per ta patur askush tjeter... as SHBA... nderkaq qe shume do te jene kategorikisht kundra saj dhe eshte e fundit qe do te duan te degjojne ne kto momente... sdq mendoj se i duhet dhene ze.

Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:06
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Ligji i konfliktit tė interesave, deputetėve s’u lejohen biznese
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 19:52
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •