Forcat gjeorgjiane tėrhiqen nga kryeqyteti i Osetisė Jugore
Ministri i Gjeorgisė deklaroi se forcat gjeorgjiane janė tėrhequr nga Tskhinvali- kryeqytetit i provincės separatiste tė Osetisė Jugore, nėn presionin masiv tė Rusisė, njoftoi, Associated Press.
Ministri i Gjeorgjisė pėr Rintegrim, Temur Yakobashvili theksoi se tė dielėn forcat gjeorgjiane lėshuan Tskhinvali pėr tė ndryshuar lokacionin e tyre.
Yakobashvili tha se trupat gjeorgjiane mbesin nė zonat tjera tė Osetisė Jugore.
Ai deklaroi se tėrheqja do tė ndihmojė hapjen e njė korridori i cili do tė shėrbej pėr evakuimin e tė plagosurve nga Tskhinvali.
Qyeteti ishte shkatėrruar qysh nga e premtja nga betejat e ashpra, kur forcat gjeorgjiane ndėrmorrėn njė sulm pėr tė rifituar kontrolliun mbi Osetinė Jugore.
Delegacione tė larta tė SHBA-ve dhe BE mundohen tė ndėrmjetėsojnė mes dy vendeve pėr t’i dhėnė fund konfliktit.
Rusia thotė se roli i saj historik paqeruajtės nė Osetinė e Jugut i jep tė drejtėn pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht pėr tė mbrojtur civilėt qė sipas saj, po i bombardonte Gjeorgjia.
Rruga pėr tė dalė nga kjo gjendje, sipas Moskės, ėshtė qė trupat gjeorgjiane tė tėrhiqen dhe tė nėnshkruajnė njė marrėveshje pėr t'i dhėnė fund luftimeve.
(INA)
Krijoni Kontakt