Shumicën prej artikujve që kam lexuar për jeten e perbashket qe e bejne mashkulli me femren, kryesisht fokusohen në atë se si e dashura duhet të jetë e besueshme, lojale, e dashur, e butë ndaj te dashurit të saj. Këta artikuj të cilet i kam lexuar janë shumë dobiprurëse dhe kështu unë pyes veten .. Si është e mundur që ne mezi të takojmë artikuj ku i thuhet te dashurve për obligimet e tyre ndaj te dashurave të tyre? Fatkeqësisht shumë prej njerëzve besojnë se nuk kanë dhe aq shumë obligime ndaj te dashurave të tyre përvec asaj se duhet t’iu sigurojnë strehim, ushqim dhe veshëmbathje..
Por cka për ndjenjat e saj, mendimet, pikëpamjet që ajo shfaq për gjëra të ndryshme?
Unë nuk e di pse disa nga partneret nuk i konsiderojnë të rëndësishme mendimet apo edhe sygjerimet që ato bëjnë, apo pse ata nuk pëlqejnë kur te dashurat e tyre i pyesin ata –qetësisht- për të bërë diq? Nuk po vendos gisht në askë dhe as që i përgjithësoj gjërat.. Por vec se po vë në pah këtë çështje shumë të ndieshme që ne si meshkuj duhet të kuptojmë se është koha që ti përmbushim kërkesat dhe nevojat e pranueshme të dashurave të tyre..
1) I dashuri duhet ti jep mundësi te dashures së tij që t’i shpreh ndjenjat e saja, që të bisedoj për gjërat të cilat atë e bëjnë të jetë e mërzitur vecanërisht për atë se femrat janë shumë të ndieshme dhe emocionale..
2) I dashuri duhet të jetë respektues ndaj te dashures së tij dhe cdo herë duhet të kujtoj që ta trajtojë në atë mënyrë në të cilën edhe ai do të pëlqente të trajtohej nga ajo…
Arsyeja se perse e hapa kete teme eshte se shpeshhere jemi deshmitare te padrejtesive qe ju behen femrave.
Pyetje per tu diskutuar :
Cili duhet te jete roli i saj ne shoqerine shqiptare?!
Cili eshte obligimi yne ndaj femres ?!
Krijoni Kontakt