Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Të kopjosh me celular, fantastike apo e vërtetë?

    Të kopjosh me celular, fantastike apo e vertete?



    Megjithëse celulari është i ndaluar të mbahet me vetë në provim, studentët pranojnë se jo vetëm që nuk respektohet një rregull i tillë, por ai është kthyer në një element mjaft të rëndësishëm për të marrë një notë pozitive në provim. Vendosja e kufjeve në vesh, bluetooth apo MMS-të janë jo vetëm aksesorë të komunikimit të përditshëm, por edhe një strategji e tërë për të marrë një diplomë. Më të privilegjuarat janë vajzat, sepse edhe kjo mënyrë e re e të siguruarit të notës kaluese ka strategjinë e saj. Celulari mbahet në xhep, kufjet i vendosin në vesh, lëshojnë flokët dhe profesori nuk e vë re fare. Kjo është metoda që aplikohet sidomos te fakultetet sociale. Studenti që është në provim nis pyetjen me sms, ndërsa shokët që janë jashtë gjejnë përgjigjen e saktë dhe kështu nis komunikimi on-line me kufje në vesh me studentin që është në sallën e provimeve. Por ndryshe veprojnë ata që ndjekin një fakultet të shkencave natyrore, ku studentëve u duhet të zgjidhin ushtrimi, siç është e zëmë Ekonomiku. Këtu hyjnë në lojë MMS-të. Studenti që është në provim, e fotografon ushtrimin dhe ua nis me MMS shokëve që ka jashtë. Ata e zmadhojnë me 'zoom' dhe pasi e zgjidhin, ia nisin të gatshëm, po me MMS, atij që është në provim, i cili nuk ka se përse te lodhe kokën se si gjendet X apo Y, duke qenë se teknologjia i vjen shumë në ndihmë. Dhe ai që është në sallë ua shpërndan shokëve të tij me bluetooth. E në gjithë të kësaj loje kopjeje që zhvillohet në auditor, profesorët, sado vigjilentë që të jenë, nuk arrijnë të zbulojnë asgjë, pasi ata në të vërtetë "gjuajnë" për ndonjë student që nxjerr kopjen e letrës. Por kjo metodë tashmë ka marrë fund. Studentët tregojnë se e aplikojnë shpesh këtë mënyrë të marrjes së notës, ndërsa pohojnë se liria për të hyrë në leksione dhe numri i madh i studenteve për një kurs, i ndihmon ata që pedagoget të mos e marrin vesh nëse je në të vërtetë student i X kursi, apo nuk ke lidhje fare me sallën ku je ulur.

    Marre nga:Albanian Students.info.

    Pak si neper filma kjo, a nuk ju duket edhe juve?

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e rm_renald
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Postime
    170

    Cool Kopje me celular ne lenden e biologjise

    Mua per vete me duket mjaft reale kopja me celular (sepse e kam provuar vete dhe me ka dhene rezultat 100%). Kishim provimin perfundimtar ne biologji. (viti i pare, ska 2 muaj qe ka ndodhur). Kisha tre nota 10, 9, 10. Per te siguru 10 hapa Voice recorder te telefoni im Nokia 6230. Regjistrova zerin tim duke lexuar mesimin(kuptohet jo te terin por pikat kyce). Vajta ne klase. E futa telefonin nen banke. Kalova telin e kufjes nen bluze. Vura njeren dore te veshi dhe Wow! E perdora per dy pyetje .(ju keshilloj te perdorni njeren nga kufjet jo te dyja ze me nje dore do shkruash)

    Edhe po te kapi zyshe me cel ne dore apo me kufje ne vesh se merr vesh se ca po ben ti ose i thu qe po degjoj muzike se me ndihmon te perqendrohem LOL.


  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Hej dreq, edhe kete se kisha menduar
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sa kane evoluar gjerat!ne kohen time,ne shkollen e mesme,nje goc i shkruante formulat me shkrim te vogel fare ne kofshe,gjithsesi zyshinuk mund ti thoshte ngrije fundin,po ta kapte qe kopjonte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Metoda e fundit, mbase ka qene perreth per pak kohe tani. Sidomos bluetooth ben pune te madhe keto dite pasi nuk keni nevoje as per te harxhuar leke...

    Shume metode e populluar tani ne boten perendimore, patjeter edhe ne shqiperi.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  6. #6
    Kurse ne i hedhim kopjimet te facoletat dhe bejme sikur i mbajme ne dore sikur jemi gjith diten me *****...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e soft-master
    Anëtarësuar
    18-06-2007
    Postime
    54
    A nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mend se sa rrini harxhoni kohën duke kopjuar apo duke pregatitur kopje, është më mir të mësoni???????
    Computer Engineering
    DEU

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    75
    Provimin e ke kopjue, por noten nuk e ke meritue!

  9. #9
    Po po ka te drejte ketu a4ever.Nota eshte kot fare se kur do te duhet ajo njohuri pastaj do vish anes si pordha neper brek dhe nuk do ta gjesh dot as njohurine as kopjen lol...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #10
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Pse se provonite vini siper nbankes fotokopjet e leksioneve, une keshtu kam kopjuar shume here, nje here me kapen dhe me thane "cfare i ke keto pse kopjon" ku po kopjoj i thash nese ju i konsideroni leksionet tuaja kopje atehere jam dakort i thash une po kopjoj
    Ere mire mire

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •