Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Me fal zoteri, ku e lexon ti qe une paskam thene se kemi qene me te lire, ose me pak te shtypur? Perse kerkon te vesh fjale ne gojen time, apo te interpretosh ato qe une i them drejtpersedrejti. Une thashe se ka pasur rend, qetesi dhe rregull social, dhe jo liri mendimi e veprimi.
    Ti seriozisht ben vete sikur skupton, besoj aty ku ste intereson argumenti. Ta citova paragrafin e me specifikisht "Kishte njerez skllever ne diktature posi, edhe te persekutuar edhe te burgosur apo keqtrajtuar, por keta ishin hicgje, krahasuar me ata mijera qe vdiqen per vetem 5 vjet Vicidol ne Shqiperi".

    Une nuk kam nderment ti hyj as shifrave as fakteve per te krahasu Shqiperine e 2008 me Shqiperine e 89 apo 90 qe mbaj mend une si femi 10 vjecar, apo te 60, 70, 80 qe e kam me te lexume e te tregume. Sepse eshte kunder nje premise qe une e quaj te mireqene per te vazhdu nje bisedim: qe ai sistem qe patem per 46 vjet ishte kriminel dhe monstruoz dhe cfaredo epiteti tjeter te llahtarshem qe mund te mendosh. Paska pas me teper rend, qetesi dhe rregull social? Te qesh a te qaj, nuk di cte bej. Te te them qe dhe Hitleri vuri rend, qetesi dhe rregull nuk ja vlen.

    Shqiperine e sotme une nuk dua ta krahasoj me Shqiperine e viteve '80 sepse biem ne nivelin e propagandes komuniste qe, pervecse ne menyre ourelliane merrte cmim per ushqyeshmerine me te mire ne bote te popullsise se vet (ka nje detaj te 1984, ku uljen e racionit te cokollates nga 30 gram ne dite ne 25, shteti e trumpeton si ngritje nga 20 ne 25), e maste veten me prodhimin e vitit 1938. Shqiperine e sotme une nuk dua ta mas as me Shqiperine e 2002 apo te 2005. Une dua ta mas me ish Lindjen, vende si Cekia e Hungaria po eshte e kote se te ardhurat per fryme i kemi 3-4 here me te ulta. Them ta ul, ta krahasoj me Bullgarine e Rumanine po dhe keto i kane afer dyfishit tone. Ja po e ul dhe ca, po e krahasoj me Maqedonine dhe Serbine. Prape dhe keto jane shume me lart se ne.

    Une nuk po mbroj Berishen sepse kam rezervat dhe zhgenjimet e mia nga qeverisja e tij. Nqs dikush e shan e quan kriminel etj, po e linte me kaq, nuk do replikoja por do mendoja qe mund te kete arsye dhe rrethana per te pas te drejte. Por te ngresh sistemin komunist mbi realitetin e sotem shqiptar, me dashje apo pa dashje, me duket si pjese e mbrojtjeve ne dukje naive por ne thelb po aq kriminale sa dhe regjime qe mbrojne: duke filluar me xhaxhot qe ngrejne akoma portretet e Enverit, njerez si ty qe thua "eh, atehere po ka pas rregull" e deri te Liljana Hoxha qe mallengjehej kur kujtonte sesa qef e kishte Enveri Edith Piafin.

    Dhe peshtiresia e fundit qe me provokon ky paragraf. Keshtu foli Zarathustra:

    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Vjen llumi i shoqerise shqiptare e te kujton sot sesi ne qenkeshim frymezuar nga gjysherit tane te kuq apo Enveri. Hej bela, mire tha ai, piqet kungulli ne hije, po keta ku u poqen 30 vjet burgjeve te Hoxhes. Enveri mbeshtetesve te vet i shkolloi dhe edukoi me se miri, kurse kundershtaret i coi ne Spac dhe u dha 8 klase shkolle, gjeje ti se kush eshte grupi me progresist ketu. Hidhi nje sy Shqiperise sot dhe me thuaj, cilet jane shqiptaret me te suksesshem ne cdo fushe te jetes, dhe sa ish-te persekutum gjeni ju ne ate grup?
    Ne mendjen time, shoqeria shqiptare ne fund te regjimit ndahej ne tre grupe:
    - shtypesit: drejtues te partise, shtetit, sigurimit, gjykates, prokurorise ne nivel kombetar apo rrethi
    - te shtypurit: ata qe guxuan me lexu dicka ne italisht, frengjisht apo anglisht, qe u munduan me be dicka te ndryshme, qe tentuan te arratiseshin po nuk munden, apo qe thjesht te munduar nga rradhet e qumeshtite ne tre te mengjezit shfryne kunder sistemit apo thane thjesht pse ska qumesht per te gjithe
    - ajo pjesa gri qe mundohej te mbijetonte brenda kushteve, pra qe as nuk spiunonte e gjykonte e vriste, por dhe qe mbyllte sqepin sa here qe shihte gjerat qe benin mu para syve.

    Ti (dmth familja jote se gjasat jane qe te jesh i ri ne moshe) ne ate qe shkruan me siper dukshem nuk je te pjesa e te shtypurve. Mbase je te grija, por me habit mbrojtja qe i ben pjeses se pare, kastes drejtuese qe kush deri ne berryl e kush vetem me cikla i kishin duart me gjak. Eshte e vertete qe ajo kaste kishte mundesine ti shkollonte femijet e vet, ti conte dhe ne France per specializim apo doktorature, nderkohe qe pjesa e te shtypurve vete dergjej burgjeve te afermit e familjes neper internime, kurse rrethi i pare e rendom dhe ai i dyti nuk kishte mundesi me u shkollu fale luftes se klasave qe udhehiqnin eterit e progresisteve te tu. Dhe tani pas 18 vjetesh, tua perplasesh ne sy sic ben ti, "ikni mor llum i shoqerise, te pashkolluar" sepse ata dhe familjet e tyre ne startin qe pati shoqeria shqiptare ne 91 e filluan pa shtepi, pa kapital, pa shkollim, kjo Zarathustra eshte si me i vra dhe internu se dyti. Kam degjuar nje histori, nuk e di sa e vertete qe nje oficer sigurimi ne tentative per ti mesuar bashkepunetoret nje personi qe kishte degjuar Zerin e Amerikes i perdhunoi vajzen para syve ketij personit. Pas gjykimit, sigurisht personi perfundoi ne Spac per agjit-prop dhe vajza ne internim. Nuk e di cka ndodhi me sigurimsin apo viktimen e tij pas 90, por supozojme qe sigurimsi pati mundesi me ane te njohjeve te veta qe ta conte djalin e tij per shkolle ne France, kurse viktima normalisht duhet te kete qene per spital pskikiatrik pas asaj traume. Vajza e tij, e perjashtuar nga gjimnazi e gjen viti 90 pa asnje kapital, mendor apo financiar pervecse krahut te punes ne nje vend ku vetem pune nuk kishte. Pas 18 vjetesh djali i sigurimsit, qe nderkohe eshte kthyer ne Shqiperi, e sheh vajzen e viktimes se te jatit dhe i thote, ik moj funderrine, llum e pashkolluar. Praktikisht te njejten gje po thua dhe ti me siper.

    Quaje kete repliken time te fundit me ty.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #42
    Esht i madh. Salen dhe Bushin ka lezet ti kesh ne krye te shtetit se nuk mbetet asnjehere gazetat pa material.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    O Albo, o shpirti i shqiptarit..

    ...10-vjet me pare nje miku im me thote se ka blere nje radio me vale te shkurtera qe degjon lajme nga Shqiperia per $ 60.00 . te nesermen une e bleva ate radio dhe u mundoja ne apartamentin tim ne Detroit te Michiganit , te USA, te degjoja ndonje lajm nga Shqiperia. Dhe i nderuar , shume i nderuar Albo, (mendoj se jeni nje nga krijuesit e te pazevendesueshmes Albasoul) nuk mund ta merrni me mend emocionet e mia kur u takova per here te pare me mikun/miken time me te mire ne emigracion, me shume te respektumen , te nderumen dhe te dashuren "Albasoul"
    Nuk jam i sigurte ka qene Dhjetori i 1999 ose Janari - Shkurti i 2000 kur une u rregjistrova si anetari i 97-te me nikun " Gery4u2".

    Qysh ne fillim me bene pershtypje shkrimet e " brarit " dhe i motivuar nga nivelet e larta te diskutimeve te "brarit' dhe nga niku i tij i thjeshte edhe une e nderrova nikun nga Gery4u2 tek Dajti. Pra kam pothuajse 8-vjet qe jam anetar i PERDITESHEM i ALBASOULIT dhe nuk me vjen aspak turp te them qe une:" ose e filloj diten me "Albasoulin" ose e mbyll me "Albasoulin" Pra dite per dite une do te takohem me Albasoulin dhe dite per dite une do te them nje falenderim mirenjohes per ata qe na krijuajn kete mundesi. Dhe nje nga ata, instikti im me thote , qe jeni edhe ju.
    Dhe ne cdo diskutimin tuaj une nuk marr kurajon ta analizoj por instiktivisht them qe ai (Albo) din se cfare thote dhe per kuriozitet ne te gjitha fjalet e juaja nuk gjej ndonje gabim.

    Pra respektin tim e keni fituar jo per nje dite, jo per nje muaj e jo per je vit!
    Respektin tim e keni fituar per punen e juaj kembengulese dhe pasionante me "Albasoul-in".
    I nderuar " Albo", ne se ju jeni krijuesi i "Albasoul-lit" ju duhet te dini qe "brari" eshte lezeti i " Albasoulit" per mua. Dhe nje nga shkaqet kryesore qe une hyj ne "Albsoul" eshte qe te lexoj " brarin".

    Pra juve qe te dy ju vleresoj maksimalisht per sa i perket 'Albasoul-it",
    juve "Albo" si krijues ( une mendoj qe ju jeni) dhe i padiskutueshmi "brari" si lezeti i forumit. Por nuk u kuptoj qe nuk u kuptoj se perse ju te dy jeni perkrahes te Berishes?
    Berisha ka qene dhe eshte nje nga aktoret kryesosore te politikes shqipetare per 20-vjet rrjesht. E din ti "Albo" se cfare do me thene 20-vjet? Do methene qe ne 30-vjecaret ne fillimet e shpreses te viteve 1990 te behemi 50-vjecare dhe shpresa te mos duket qekundi! Dhe per kete faji te mos kerkohet gjekundi por vetem tek udheheqesit maskarenj (Berisha perfshihet) dhe tek ata maskarenj qe i perkrahin ata.

    Nuk mund te thuash qe Berisha ka bere permiresime dhe arritje per keta 3-vjet!
    Por te thuash , cfare ka bere Ai per keta 20- vjet?

    Dhe rasti i Shkelzenit , djalit te Berishes qe vajti si mik per koke i familjes , tek miku per koke i familjes , dhe si perfundim atij Shkelzenit i shkonin mendime se si te bente seks me vajzen mikut per koke te familjes, do me thene qe ( qetesohuni dhe shikoni te verteten ne sy) ne familjen e Berishes nuk jane te trasheguara vlerat e familjes. Dhe eshte kjo aresyeja qe Berisha ne publik , ne TV, ne media , te tha ty, mua dhe Balles, qe motra jote sh.kerdhehet moteleve.
    Ky eshte kryeministri jone. Dhe me e keqja eshte se ne nuk kemi ndonje shprese me te mire. Dhe me e keqja eshte se si ju i nderuar "Albo: dhe " brari" gjeni forca dhe e perkrahni ate?

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dajt.. ti nuk je taulant balla..prandaj mo u dhjas kot..

    pyet per kte ballen e eja prap e diskuto..

  5. #45
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ..

    i nderuar zara thustra..thot mondi shalli..

    mondush.. nderi me kanibalizmin me aprovusin e krimeve.. me solidarizuesit me krimet nuk kan fare lidhje..

    thirri kaplloqes..
    hey cecen,meso kush eshte z.edmond pastaj foli keshtu se je mesuar te flasesh me vend dhe pa vend per kedo.
    vetem fakti qe eshte korcar te ben te flasesh keshtu???
    te kam thene me korcaret mos e kruaj shume se do ta gervishtesh dhe do te te dhembe.
    nje anonim tip si ti te flasesh me kete menyre per nje njeri te ndritur qe na ben nder qe eshte midis nesh.
    mbyll gojen here tjeter kur flet ne kete menyre per korcaret se do te ta vulos me dylle hequr nga veshet tend.
    OK? brarush kukush dudush salush?
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •