Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    i nderuar zara thustra..thot mondi shalli..

    mondush.. nderi me kanibalizmin me aprovusin e krimeve.. me solidarizuesit me krimet nuk kan fare lidhje..

    thirri kaplloqes..(Brari)

    Nuk ve nofka une mik Brari, per asnje forumist, por nuk mbyll kursesi gojen para logjikrave e dufeve, qe shkojne ndesh me te vertetat qe i dine qe nga foshnjat dhe deri ne ata qe jane me nje kembe nen dhe. Ka kuptim dhe domethenie cdo shtese, parashtese dhe prapashtese qe ju ve emrave dhe kodeve te forumisteve dhe kush me lexon pa nxituar, kupton qarte si fillimin ashtu dhe vazhdimin e shkrimeve te mia.
    Une e di qe dhe Zarathustra ka kuptuar tonin tim te forte ne fillim me pikcuditese pas kodit te tij e pa parashtesa nderuese, sikurse e ka ndjere pak llojin e ironise(jo ofendim kursesi) kur me tej i drejtohem me "i nderuar". Keshtu debatoj une me kedo, pa qene nevoja per ndezje nervash, por duke respektuar debatuesin. Nese ai eshte ai qe eshte, me anen e te ligut dhe mundohet t'i beje elozhe atij, me qafe paste veten. Une besoj qe e folura me kundershti, sipas konceptit tim te debatit, mund t'i ule sadopak perqindjen e keqe te te menduarit, me shume se sa t'i leshoj nofka e ofendime fjaloresh jashte fjalorit tim.
    Per shkrimin ke gje te me thuash, se ta dish qe e mata me shume nga c'matet, per ta hedhur apo jo ne forum.
    Per vazhdimesi, me kenaqesi e respekt, mondi pa shall, se s'ka ardhur akoma dimri.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    berisha dihet se e bene per karriere dhe per para qa budalliku qe flet dhe ben cdo dite por keta qe e ndjekin nga pas falas aman ore ku i kane lene trute

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Pa kete paragraf do e merrja shkrimin tend si nje shfryrje dufi sic kan gjithe shqiptaret qe jane te zhgenjyer, munduar e frustruar nga 18 vjet tranzicion qe ende vazhdon. Por te arrish te thuash se kemi qene me te lire (ose me pak te shtypur), me te kamur (dmth me pak te varfer) e me te zhvilluar (dmth me pak te prapambetur) gjate komunizmit hoxhist sesa gjate sundimit salist (ne fakt ne pushtet vetem 8 nga 18 vitet e tranzicionit), per mua i heq vetes te drejten e cdo serioziteti.
    Me fal zoteri, ku e lexon ti qe une paskam thene se kemi qene me te lire, ose me pak te shtypur? Perse kerkon te vesh fjale ne gojen time, apo te interpretosh ato qe une i them drejtpersedrejti. Une thashe se ka pasur rend, qetesi dhe rregull social, dhe jo liri mendimi e veprimi.

    Me thuaj ti se kur kemi qene me te kamur apo prapambetur, une vetem solla shifra. Ti cfare solle, hamendje? Dhe ne fakt pyetja qe sapo solla mesiper eshte e parendesishme, por jo kur zhuli dhe llumi xhahil i atij vendi ne menyren me perverte pretendon vlerat me te larta te asaj shoqerie, pasi mendon se ka bere "Epoke". Kur nje lider nen pushtetin e te cilit vriten mijera qytetare pretendon se ka bere Epoke, dhe ty nuk te ben pershtypje ky fakt, me fal po gjeje ti se kujt i humb serioziteti ne debat.

    Zoterinj, ju (nuk flas per ty personalisht) kerkoni ta njihni veten si kundershtare te afte te Lenkes e te Palit, dhe statistikat tregojne se edhe perpara tyre arritjet tuaja jane te dyshimta, ne rastin me te mire. Jeni ju zoterinj qe i keni zhytur shqiptaret mes zgjedhjes Lenka, Pali apo Sali Vicidol shpellari. Perpara kesaj zgjidhje eshte vene shqiptari sot, ose komunizem ose vizioni qeverises Vicodolo-Lazaratas.

    Sa here qe ky rrumpalle e degjeneron Shqiperine ne nje komb qe sillet si bashkesi fisesh, krahinash e fshatrash alla Lazarat, menjehere ne skene sillet Pali e Lenka, per tiu treguar shqiptareve se keta jane zgjedhja e tyre nqs nuk duan Sal Malokun. Nqs ju pajtoheni me kete, ju qofshi.

    Vjen llumi i shoqerise shqiptare e te kujton sot sesi ne qenkeshim frymezuar nga gjysherit tane te kuq apo Enveri. Hej bela, mire tha ai, piqet kungulli ne hije, po keta ku u poqen 30 vjet burgjeve te Hoxhes. Enveri mbeshtetesve te vet i shkolloi dhe edukoi me se miri, kurse kundershtaret i coi ne Spac dhe u dha 8 klase shkolle, gjeje ti se kush eshte grupi me progresist ketu. Hidhi nje sy Shqiperise sot dhe me thuaj, cilet jane shqiptaret me te suksesshem ne cdo fushe te jetes, dhe sa ish-te persekutum gjeni ju ne ate grup?

    Sa here qe ne kerkojme te kalojme ne nje standard me te larte, ne pengohmei ne menyren me te qelbur, dhe imponohemi ta krahasojme veten me statusin tone nen Lenken e Palin. Ky eshte argumenti 20 vjecar i sojit te Sali-Azemeve te Shqiperise. Eshte e pamundur te kritikohet Sali Rrumpalla pa sjelle si kunder-argument komunizmin 20 vjet te shkuar. Po mire nqs e doni keshtu ec e i krahasojme, me SHIFRA. Dhe kur une marr guximin ta krahasoj, une qenkam komunist, sepse ky eshte argumenti i vetem qe mbetet sidomos kur edhe shifrat deri diku nuk iu mbeshtesin shume ju.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 10-08-2008 më 20:30

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    po nuk e kuptoni o njerez qe ai komunist ka qene, eshte dhe komunisti dogmatik si ai nuk ndryshon? nuk e thote dot hapur 'partia moter e kines' po i bie livadheve e gerxheve qe te mos 'kuptohet'.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Ti Zarathustra ke shume nerva burrash, sesi sperton te merresh me Brarin qe thot ne 2008 demokracine ua solli Sala i zot e di.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Per sistemin enverist qe kaloi Shqiperia dhe pasojat e tij ndjehen edhe sot, kane nostalgji ata qe kane perlyer duart e tyre me gjak shqiptaresh, ata qe spiunonin, arrestonin, torturonin, internonin dhe ekzekutonin bashkekombas te tyre pse enderronin perendimin, pse besonin tek Zoti, pse degjonin muzike te huaj, pse mbanin floke te gjata, pse benin herezi te ankoheshin per gjendjen ekonomike etj.

    Ne mos qofshin ky soj-sorollupesh qe bejne apologjine e komunizmit ketu ne forum, jane femijet e tyre. Te cilet kane humbur privilegjet qe ju kishte garantuar ai sistem c`njerezor, privilegje te dhena per meritat qe prinderit e tyre kishin ne sherbim te diktatures. Keta jane qenie te deformuara ne karakter, te egersuar si ujqerit ne kohe dimri, shfryjne, hungerijne, mundohen te kafshojne ata, qe ne koshiencen e tyre jane rrenjosur si armiq qe i larguan nga pushteti. I pari ne liste eshte Sali Berisha, dhe vazhdojne me Azem Hajdarin etj. S. Berisha nje i ardhur nga nje rreth verior, qe me aftesite dhe zotesite e tij, kishte arritur te cante ne profesionin e tij ne ate gulag komunist (Shqiperia e gjitha ka qene nje gulag i madh), qe edhe per nje televizor duhej autorizim, imagjinoni per specializime dhe shkollime jashte vendit. Ishte S. Berisha qe u vu ne krye te levizjes per demokraci dhe arriti qe nje parti kriminale si PPSH-ne, ta flakte si plehre qe mban ere ne koshin e historise. A mund t'i thuhet mafioz A. Hajdarit, njeriut qe drejtoi protestat studentore kunder diktatures? Ne fakt, jane po te njejtet njerez qe shpifnin dhe sulmonin A. Hajdarin ne 90-91, kur ky shqiptar po ngrinte zerin kunder sistemit te tyre.

    Shqiptaret iken nga syte kembet prej komunizmit dhe gjendjes ku e kishte katandisur Shqiperine ai sistem. Kujtoni ambasadat (korrrik 90) dhe eksodin masiv drejt Italise ne 91-shin. Nuk kishte Berishe dhe Hajdar ne ate kohe. Ai sistem i percudnuar tjetersoi njeriun, i prishi vetite e tij te mira, e beri nje egersire qe spiunonte vellane e tij, babane, motren, burrin etj. Prishi xhamite dhe kishat, kolektivizoi cdo gje, zhduku pronen private etj. Pasojat e atij sistemi ndjehen edhe sot, nderkohe qe ka palaco qe bejne apollogjine e tij edhe ketu ne forum.

    Permendin disa plage sociale qe ne nje vend qe sapo ka dale nga nje diktature ne liri, jane gjera qe ndodhin. Eshte e vertete qe ne diktature kishte me pak krim ordiner, por eshte e vertete qe nuk kishte liri fare. Kjo ndodh ne cdo diktature, pasi krimi i cdo lloj natyre behet nga ata qe sundojne.

    Ku mund te jetojme, apo ne cfare sistemi, ne ate sistem ku je i ndaluar te mendosh dhe te flasesh ate qe do, apo ne ate sistem qe kete te drejte e ke te garantuar me ligj (pa permendur lirite dhe te drejtat e tjera)?!

    Ky soj-sorollupesh jane njerez pa atdhe, njerez qe si identitet kane komunizmin dhe qe nuk e kane per gje te identifikohen me te, bile me ate lloj komunizmi stalinist kriminal qe eshte zbatuar ne Shqiperi. Per fatin e tyre te keq ai sistem ka marre fund njehere e mire ne Shqiperi dhe nuk do te kete Edi Rame qe mund ta ngjalle, edhe pse organizon festa ne Peze me fotografite e E. Hoxhes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga highlander... : 10-08-2008 më 22:12

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Se mora vesh hiç pse kjo teme devijoi kaq pa kuptim.
    pa hyre ne politike se kush ishte dhe kush eshte ne pushtet sot,çfare gabimi ka bere Sala qe ka permendur ndihmat e medhaja te Kines ne kohe te komunizmit kur ne te gjithe e dime qe kane qene aq te medhaja sa qe kur u prish shteti ne 1997 ke rezervat e shtetit ne Mengel Elbasan kishte hala mallra kineze te reja qe nga koha qe kane ardhur,nuk duhet harruar se çdo gje qe ne trasheguam nga komunizmi ishte ndihme kineze.
    Berisha me duket se me menyre e te berit politike e siguroi nje hua te bute nga qeveria kineze dhe eshte kjo qe me teper duhet te na interesoje dhe jo bla bla blate e kota.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Kina, rindertim rrugeve shqiptare

    E Hene, 11 Gusht 2008

    PEKIN - Qeveria kineze ka vendosur te marre persiper rimekembjen e infrastruktures rrugore shqiptare. Kjo eshte pohuar dje ne nje takim qe kryeministri kinez, z. Wen Jiabao, pati me homologun e tij shqiptar Sali Berisha. Qeveria kineze lajmeroi se ajo do te jape nje kredi te bute per Shqiperine, ne menyre qe te rimekembe infrastrukturen e saj. Ne takim, dy ishin elementet kryesore, akordi qe Shqiperia dhe Republika Popullore e Kines te nenshkruajne nje marreveshje partneriteti strategjik per nxitjen e bashkepunimit ekonomik dhe ftesa qe kryeministri i Kines pranoi qe te vizitoje Shqiperine.

    Kryeministri i Republikes Popullore kineze, kur u takua dje me Berishen, theksoi se "eshte takimi i pare i tij me nje mik te vjeter te Kines".

    Kryeministri Berisha i ka theksuar homologut kinez se ai e konsideronte shume te rendesishme miqesine me Kinen: "Kam qene ketu, ne vitin 1996, - tha kryeministri, - me dy qellime: I pari, te falenderoja kombin kinez per ndihmen ndaj Shqiperise, duke hapur dhjetera e qindra fabrika ku u punesuan dhjetera e mijera njerez, por qe qeveria e atehershme u tregua mosmirenjohese dhe e mbylli vendin ne nje izolim ekstrem, duke mos ndjekur kursin e reformave te Kines qe ndermori Ten Xiaopin", vuri ne dukje Berisha.

    "Qellimi i dyte, - vijoi Kryeministri, - ishte vendosja e marredhenieve dypaleshe ne nje stad te ri.

    Ne kete pike, Jiabao tha se kete vit do te jete 60 vjetori i marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, duke ndare te njejtin mendim se ato duhen te cohen me tej. Nga keto vleresime te homologut te tij ka ardhur nje nxitje nga Berisha per ta ftuar Jiabaon ne Tirane. "Ne te shkuaren, Kryeministri Cu En Lai vizitoi tre here Shqiperine. Ka ardhur koha qe ne 60 vjetorin e marredhenieve diplomatike, shqiptaret te mirepresin Kryeministrin kinez, si nje kulminacion i marredhenieve", - ishte menyra si Berisha e ftoi kryeministrin e shtetit me 1.4 miliarde banore. Pergjigjja e Jiabaos ishte pozitive. Ai tha se e pranonte ftesen me kenaqesi dhe se do te vizitonte Shqiperine ne nje kohe te aferme, sapo te krijohej mundesia.

    Ne takimin mes Berishes dhe Jiabaos, u fol dhe per qendrimin e Shqiperise mbi perpjekjet per ndarje nga Tajvani etj. "Shqiperia ka nje qendrim te qarte te politikes se nje Kine dhe nuk leviz nga ky qendrim. Ne ndjekim me shume respekt qendrimet paqesore te Kines per zgjidhjen e problemit. Vertet sistemet nuk jane te njejta, por gjykoj se sistemi kinez eshte ne evolucion e siper. Ky eshte besimi im", ka deklaruar Berisha. Ne kete moment, nga pala shqiptare u be nje kerkese konkrete. Berisha i deklaroi zyrtarisht homologut te tij se kerkonte "mundesine per nje kredi te bute qe do te shkonte ne rimekembjen e infrastruktures qe ka trasheguar Shqiperia". Kjo gje, theksoi ai, do te vleresohej shume nga qeveria shqiptare. Ne kete drejtim, pergjigjja e kryeministrit kinez ishte e qarte dhe e prere: "Qeveria e Republikes Popullore te Kines eshte e gatshme dhe e konsideron te mundshme t'i jape nje kredi te bute Shqiperise, ne menyre qe ajo te rimekembe infrastrukturen e saj".

    Po ashtu, Jiabao tha se do te inkurajoje biznesin kinez per te investuar ne Shqiperi. Ndersa lajmeroi se do te dergoje shume shpejt nje ekip qe te vleresoje fushat me interes per investimet kineze. Ketu Berisha ka konsideruar se "eshte i rendesishem mbulimi dhe garantimi i investimeve kineze nga institucionet financiare kineze, nderkohe qe Shqiperia do te ofroje lehtesira te medha per biznesin kinez, si per shembull zona te lira ose parqe industriale, te cilat po ndertohen kete vit ne Shqiperi". Me tej, kryeministri Berisha foli per potencialet energjetike, hidrike, minerale, infrastrukturore te vendit tone dhe Kryeministri kinez tha se keto fusha jane me me rendesi per investimet e pales kineze. ed.ku

    Biseda mes dy kryeministrave u ndal edhe ne ceshtjen e pavaresise se Kosoves dhe zhvillimeve ne rajon. Berisha u shpreh se Kosova nuk ka qene pjese e Serbise, por e Serbise se Madhe dhe se njohja e saj eshte kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kryeministri kinez u shpreh se Kina respekton te drejten dhe vullnetin e popujve dhe ajo mendon se ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet nepermjet dialogut mes Kosoves dhe Serbise.

    "Lojerat Olimpike kane rendesi te madhe per mua"

    Ne takimin e djeshem, Berisha dhe Jiabao kane folur gjate dhe per Lojerat Olimpike. Kryeministri shqiptar pranoi se "ishte nje ceremoni magjike, ne lartesine e kombit te madh kinez dhe nje organizim i persosur". "Kina po perfaqeson sot eksperimentin me te madh te ndryshimit ne bote dhe ne kete kontekst gjej gjithmone ndryshime befasuese ne cdo udhetim timin", vleresoi Berisha ne kete udhetim te trete te tij ne Kine. Olimpiada, me shume se cdo gje tjeter, eshte simbol paqeje e mirekuptimi. Por dua te them se edhe zhvillimi i Olimpiades ne Pekin, eshte per mua i nje rendesie te vecante", theksoi Kryeministri i Shqiperise.

    Berisha: Pekini do te jape me shume liri per njerezit

    Berisha u citua dje nga radio kineze CRI te kete deklaruar ne takimin me homologun e tij, se Kina dhe Shqiperia po ecin me shpejtesi ne rrugen e zhvillimit ekonomik dhe se te dy vendet kane nje hapesire shume te madhe dhe te gjere bashkepunimi. "Une ndjek me shume interes te gjitha zhvillimet ne Kine. Kam qene ketu ne vitin 2004. Kina ka zhvilluar edhe zgjedhje lokale. Une jam i bindur qe ky vend do te ece gjithnje e me shume drejt zgjerimit te lirive, krahas lirive ekonomike, lirive politike dhe lirive te tjera. Pra une shoh se Kina ka nje te ardhme te shkelqyer, te madhe dhe Shqiperia ka nje mik te cmuar", - ka deklaruar Berisha sipas radios shteterore kineze.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Jane te paket ata njerez qe arrijne te shohin se sa hapa te medhenj perpara ka hedhur Shqiperia ne keto 3 vjetet e fundit dhe kjo fale lidershipit te Dr. Berishes. Kuptohet qe njerezit e vegjel qe merren me pergojimin e emrave te pervecem dhe jo me punet e qendrimet aktuale te tyre, do te bejne ate qe dine te bejne me mire, te llomotimin e pergojojne. Kjo eshte puna dhe problemi i tyre.

    Qe kryeministri i nje vendi te vogel si Shqiperia te pritet ne nje takim zyrtar me kryeministrin e shtetit me te madh te botes per nga popullsia, dhe shtetin me rritjen me te larte ekonomike ne bote ne keto 2 dekadat e fundit, flet shume si per kredibilitetin qe qeveria shqiptare ka fituar fale reformave te saj ne opinionin nderkombetar, ashtu edhe per interesin e pales kineze per te ringjallur nje bashkepunim e miqesi te vjeter, por jo me nen kuadrin e nje solidariteti mbi idealin komunist, por mbi interesat dypaleshe kapitaliste.

    Shqiperia mund te perfitoje shume nga ndihma kineze pasi jemi duke folur per ate Kine qe sot financon borxhin e jashtem te shtetit amerikan ne shifra qe kane arritur ne triliona dollare. Pra interesi kryesor i shtetit shqiptar nga Kina jane investimet direkte ne formen e kredive qe Kina mund te japi per projektet e infrakstruktures shqiptare. Siperfaqia e tokes shqiptare eshte baraz me nje zone te vogel te nje prej 56 provincave te Kines, kurse popullsia shqiptare eshte vetem sa nje fshat kinez. Dhe keto forma kreditimesh dhe miqesish qe shteti kinez ben shihen nga shteti kinez si nje forme e shtrirjes se hegjemonise se kapitalit kinez dhe rritje te mushkerive te ekonomise gjigande kineze.

    Ndihma e dyte qe Kina mund ti ofroje Shqiperise nuk eshte nje ndihme ekonomike dhe as politike. Ajo eshte nje ndihme shoqerore ku Kina mund te perbeje shembullin me te mire te transformimit gradual te nje shoqerie komuniste ne nje shoqeri kapitaliste. Mbi te gjitha, leksioni i historise kineze per Shqiperine eshte menyra se si Kina ka perdorur me mjeshteri asetin me te madh te saj: kapitalin njerezor. Ishte ky kapital njerez dhe nje tradite e theksuar pune qe bene qe Kina te thithi investimet e mbare botes se zhvilluar duke krijuar keshtu nje bum ekonomik te paprecedent.

    Persa i perket aspektit politik te maredhenieve dy-paleshe, maredheniet midis dy vendeve ishin gati te pamundura fale qendrimit qe Kina mbajti ndaj konfliktit ne Kosove dhe shpalljes se pavaresise. Kina nuk mbeshtet asnje levizjes separatiste ne bote pasi ka problemet e saj te brendshme me Tajvanin qe kerkon pavaresi nga Kina. Nese Kina do te njihte pavaresine e Kosoves, ajo ne menyre indirekte do tu jepte shkak separatisteve tajvaneze per te vazhduar levizjen e tyre. Dhe duke qene se Kina, ashtu si Rusia, ka te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, shpallja apo njohja e pavaresise se Kosoves brenda kuadrit te OKB ishte i pamundur.

    Te vetedijshem per kete acar diplomatik mbi Kosoven, Tirana zyrtare u dha prioritet maredhenieve me Japonine, ku bie ne sy vizita e kryeministrit Berisha ne Japoni qe parapriu viziten ne Kine. Japonia eshte rivali kryesor i Kines ne kontinentin aziatik dhe nje histori e hidhur mosbesimi ekziston midis dy popujve. Nga ana tjeter, pala shqiptare asnjehere nuk rreshti se kerkuari rikthimin e stines se pranveres midis dy vendeve, duke refuzuar ofertat e Tajvanit per $$$ ne kembim te njohjes se pavaresise dhe duke adoptuar politiken e "nje Kine" qe SHBA mban prej 1 dekade ndaj Kines. Kjo politike ben te mundur respektimin e pales kineze mbi ceshtjen e Tajvanit dhe respektimin e ekzistences se Tajvanit si modeli i transformimit te plote te Kines.

    Kina ende nuk ka eksploruar sic duhet mundesite e investimeve te saj ne shume fusha ne Shqiperi. Fushat qe une do te vecoja si me interes te vecante per Kinen jane industria e nentokes shqiptare, ku Kina ka nje oreks te jashtezakonshem per minerale dhe lende te pare per ekonomine e saj. Nje fushe tjeter me interes jane investimet ne infrastrukture, turizem dhe mjekesi. Kuptohet, qe ne shkembim te gjithe ketyre investimeve kineze, qeveria shqiptare duhet te jete e gatshme per te krijuar lehtesira per tregtine me Kinen, dhe hyrjen edhe ne tregun shqiptar te mallrave kineze.

    Pritja e kryeministrit Berisha pati ne Pekin nga homologu kinez dhe vizita e ardhshme e homologut kinez ne Shqiperi, do te shenojne hapjen e nje kapitulli te ri ne maredheniet shqiptaro-kineze, duke lene pas historine e shkuar. Dhe qeveria shqiptare duhet tu japi nje prioritet te vecante maredhenieve me Kinen pasi sot per sot, as SHBA dhe as BE nuk jane ne gjendje qe te financojne plotesisht projektet per te cilat ka nevoje infrastruktura shqiptare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-08-2008 më 02:05

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mos i lodh o zarathuthstra me keta kokeboshe.
    Po ne e bejne forumin si RD me fotot e Sali palles me takime ne Kine.
    Leri keta medioker te pd sa tu vije radha te pirdhen se kjo gjendje ku ndodhemi pa shtet e pa te gjitha pa te ardhme e pa pune ketyre ju duket normale. Jo vetem normale po boom ekonomik.
    Jane qesharake deri ne krim keta. Prandaj mos u lodh. Jane njerez atavike o njeri.
    Ne komunizem u ngriten kembet ti bien kokes.
    Tani u ngrit balta ti bjere kokes
    Po celka saliu kapitull re ri me Kinen. Pika qe su bie se me te tallet gjith bota diplomatike.
    Ka mare dhe ate majmunin bukurosh ve vehte qe sa vjen i dalin syte e po behet si njeriu kromanjonit.


    Të pathënat nga vizita e Berishës në Pekin
    Kryeministri Sali Beridsha ka bërë një seri takimesh në Pekin, gjatë ditëve të qëndrimit në hapje dhe ndjekje të lojërave olimpike. Zyra e Berishës në Tiranë, i përcolli këto takime, si të një niveli dhe rëndësive të veçantë. Në këto takime, berisha nuk e ka patur shumë mendjen tek lojërat olimpike, por duket se paska patur si qëllim ta shfrytëzoj këtë vizitë, si vizitë pune, ku primar ka qënë shtrëngimi i sa më shumë duarve të figurave poltike e shtetërore ndërkombëtare, me synimin për t'i patur ato si "lëndë" të parë për t'i përdorur në progandën e tij me shqiptarët, të cilët duhet thënë se i marrin ashtu siç i servir Saliu.Për këto takime, PD dhe zyra e propgandës e qeverisë po punon "non stop" duke i përgatitur dhe hedhur në publik me bujë të madhe. Por Berishën e kanë shoqëruar edhe disa episode të këndëshme e të pakëndëshme, të cilët nuk po thuhen akoma, por që tashmë kanë ardhur në Shqipëri edhe disa episode të tjera, të cilat "qendra e zërit" në kryeministri nuk po i publikon edhe pse janë me doza humori.

    Bushi u përcolli Berishën, afrikanëve
    Berisha, sa pa presidentin amerikan Bush, ashtu siç di të ec në rastet kur nxiton të kap diçka, iu afrua dhe i dha dorën. Bushi momentalisht, nuk reagoi, por ishte Berisha ai që i tha: Nuk po njeh? Jam Saliu Berisha, jam kryeministri i Shqipërisë. Bush i lëshoi dorën, i fërkoi shpatullat, siç bënë me të gjithë ata që do të mbarojë punë shpejt dhe iu drejtua presidentit të Brazilit dhe të Filipineve: Ma merreni pak Saliun, se e kam mik dhe ma mbani mirë, se është njeri me mend.
    Flaka olimpike dhe zjarrvënia e Berishës
    Në ceremoninë e pritjes zyrtare që Presidenti Kinez bëri për nder të përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrës në Kinë, ishte dhe kryeministri Sali Berisha. Ndërsa gjatë koktejit, të gjithë takoheshin dhe bisedonin në mënyrë korteziale me njeri tjetrin, Berisha ishte i vetmi që i bëri një kërkesë Presidentit Kinez, i cili u tregua i gatshëm t'ia plotësonte. Berisha i kërkoi, që në momentin kur të vinte flaka olimpike në stadiumin e hapjes së ceremonisë, ta merrte edhe ta merrte edhe pak sekonda në dorë. Presidenti Kinez e pranoi këkresën e tij. Sa e dëgjoi presidenti Bush, i tha: Mos ia jep, se i vë flakën Kinës.
    Përshëndetja me dy gishta
    Sali Berisha, në momentin që po prezantohej ekipi ynë kombëtar në lojërat olimpike, i përshëndeti ata me dy gishta, pra me simbolin e PD. Ata që ishin pranë Berishës, thonë se ai nisi të belbëzonte "fitore, fitore". Mirë e ka patur, por fakti që këtë thirrje e ka bërë me dy gishta, ndoshta ka qënë momenti, që Berisha ka kujtuar se ka qënë në mitingjet e PD dhe është ekzaltuar nga fakti, që në atë stadium kishte aq shumë njerëz, sa atij i dukeshin mitingash. Ndërsa kinezët e morrin këtë lloj përshëndetje, si mesazh, që pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, Berisha do të përmbyste komunizmin edhe në Kinë, për t'u sjellë atyre demokracinë, natyrisht, si kjo e modelit shqiptar.
    Shpërthimi i fishekzjarrëve
    Ceremonia e hapjes së lojërave olimpike nisi me një "shpërthim" super gjigand fizhekzjarrësh. Kjo e bëri Berishën të shtrembëronte buzët dhe të fliste me vete. Ky shpërthim, ndoshta i ka kujtuar shpërthimin e Gërdecit, i cili duket se nuk iu nda Berishës as në Kinë. Fill pas kësaj, Berisha nisi të shikonte nga Bushi, për të verifikuar nëse Bushi e kishte kthyer apo jo kokën nga Berisha.
    Gradaçelat kineze
    Berisha ka bërë disa shëtitje në Pekin, duke ecur nëpër rrugët mes gradaçelave. Në moment, iu kujtuan kodrat e Liqenit TË Tiranës dhe projekti që ka bërë me Edi Ramën për ta mbushur këtë zonë me gradaçela. Po kështu thuhet, se menjëherë i ka telefonuar Edi Ramës dhe i ka kërkuar mendim, nëse mund të merrte ndonjë projekt gradaçelash kineze, për t'i ndërtuar në kodrat e liqenit. Rama i ka thënë të mos merret me këtë punë, se do t'i ndërtonte sipas projekteve franceze.
    Fishekët kinezë
    Në takimin që pati me Presidentin Kinez, u hap dhe biseda e fishekëve të skaduar, të cilët pasi u paketuan, iu shitën SHBA për fishekë prodhim shqiptar. Presidenti Kinez i shprehu Berishës, qejfmbetjen e tij dhe të popullit kinez për këtë falsifikim dhe tregti me SHBA. Mirëpo Berisha iu betua për "fjalë të nderit", se "nuk dinte asgjë, se ia kishte futur Fatmir Mediu, i cili kishte përzier edhe djalin në këtë mesele". Mirë, o mirë i tha presidenti Kinez, por ne nuk na erdhi mirë, jo që hodhe në erë Shqipërinë, por sepse ne, fishekët ua kemi dhënë 60 vjet më parë për të luftuar imperializmin amerikan, ndërsa ju bëtë biznes me ta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 11-08-2008 më 04:07

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •