Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte versioni i atyre qe ju ofrojne shanse zhvillimi dhe "malokeve" dhe "leberve" dhe eshte versioni i atyre qe e shohin njeren pjese te popullsise shqiptare si regres.

    Eshte versioni i atyre qe punojne realisht per nje te ardhme europiane dhe versioni i atyre qe enderrojne nje Shqiperi antiglobaliste dhe cheguevariste.



    Une kete dua o i nderuar po spo e shoh kerkundi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Kush e pa Salen ne Kine duke takuar ca udheheqes te vendeve afrikane , dhe me e forta , tv thoshte qe po lobon per Kosoven , pika qe si bie , po bente lobing me lideret e Zimbabves dhe Kongos.
    Sja var njeri qurret e shkon e takon xaxat e pare qe i dalin perpara .

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cili ishte versioni i kundert me versionin "xhahil Vicidolo-Lazaratas"?
    Ishte versioni i njerezve pa dinjitet, i njerezve skllever, i njerezve te pushkatuar dhe varur, i njerezve qe kishin lene dhite ne male dhe erdhen e krijuan "qeverine demokratike" te 24 majit 1944, i njerezve qe rrembyen pronat dhe pasurite e klases se re kapitaliste shqiptare, i njerezve qe u bene "zoterinj" pa pasur kurre nje prone, i njerezve qe spiunonin dhe vellaun, i njerezve qe kishin rrethuar vendin tri here me tela etj.

    Ne vitin 1990 atje ishit, pse nuk dolet ne krye te levizjes per ndryshimin e sistemit, por rrinit anash duke pare kepucarin e ndjere Azem Hajdari se si ecte ne balle te studenteve?

    Atje ishit por nuk mundet qe te ngriheshit per te share dhe rrezuar piedestalin e idhullit te gjyshit dhe te familjes, sepse ai ju solli ne Tiranen sovjetike, sepse ai ju dha apartament e pune ne dikastere, ndersa ata qe e rrezuan piedestalin e Enverit ishin ata qe ju deri dje kishit shkelur dhe perbuzur.

    Dhe pse ne anonimitet, gjithesecili e tregon identitetin e tij te vertete permes fjaleve dhe shkrimeve qe sjell ne forum!

    Lakmuesi qe ndan zhuganin nga sojniku punon!

    Me thuaj cilet ishin ata qe rrezuan ate diktature? A nuk ishin ata pikerisht djemte dhe vajzat e komunisteve, ish te privilegjuarit e atij sistemi apo vet ish-komuniste? A nuk ishte Edi Rama, Gramoz Pashko, Ridvan Peshkepia, Neritan Ceka etj si keta qe ishin ngritur kaq lart ne ate sistem qe dolen dhe e rrezuan ate diktature, per nje rend modern, tolerant dhe progresist? Dhe jo progresisto-kontrabandisto-drogaxhi si ai qe ndertoi Sal Rrumpalla dhe Azem mafiozi.
    Nuk pashe ndonje te persekutum ne ato demostrata. Gjithashtu nuk di qe JU, desidentet e kulluar sot, te keni ngritur zerin kunder asaj diktature qe ia dedikoni te tjereve per 50 vjet, por vetem keni duartrokitur dhe brohoritur cdo krim te saj me shume me fort se edhe vet shtresa e komunisteve. Komunistet ju sollen diktaturen, dhe po ata iu sollen edhe lirine, ju ishit kot, pa force, pa fuqi dhe pa vullnet, te fjetur dhe dembele perpara historise. Ju ishit turme qe prisnit tiu qeverisnin, sepse kur vinte puna te benit ndonje sakrifice hiqeshit menjane per te pare rehatin dhe interesin tuaj personal.

    Cilet komuniste ishin pa prone? Haxhi Lleshi, Kadri Azbiu, Mehmet Shehu, Baba Faja, Myslim Peza, Gogo Nushi etj si keta? A nuk ishin komuniste borgjezet me te pasur te Korces? Shko plasi gavot e lexo te mesosh se financuesi me i fuqishem i komunizmit ne Shqiperi ishin pikerisht shtresa e pasur e progresiste, borgjezia e Korces, e Shkodres, dhe djemte e bejlereve. Shko lexo Ermenjin per kete, krye-ballistin se ta thote ai te bardhe mbi te zeze.

    Dhe nuk eshte komunizmi, varianti i kundert i vizionit xhahil fisnoro-barbaro-krahinor i Sal Vicidol Lazaratit. Ate version shikon ti se aq ta pret. Nuk ishte varianti i kundert i komunizmit "gjendja e shokut" ku cdo gje u shkaterrua, u dogj dhe u cua ne zero per inat te komunizmit, as ai i piramidave hajdute ose ndryshe sic i quante Sal Rama "Dallendyshe te Demokracise" apo "Gjigande Ekonomike", as ai i horrave dhe gangove qe pushtuan Shqiperine ne kohen e tij, as ai i kontrabandes me Serbine, apo i luftes civile, as droga e Lazaratit, dhe prostitucioni qe lejoi shtresa e xhahileve te administrates se shtetit Rrumpalle te Sales. Kishte nje alternative me fisnike dhe te moderuar se kjo.

    Kishte njerez skllever ne diktature posi, edhe te persekutuar edhe te burgosur apo keqtrajtuar, por keta ishin hicgje, krahasuar me ata mijera qe vdiqen per vetem 5 vjet Vicidol ne Shqiperi, per 5 vjet Sali ne Shqiperi statistikisht humben jeten 4 here me shume shqiptare nga fenomene qe nuk ekzistonin me pare sesa per 50 vjet komunizem, krim, kanun, lufte civile. Te burgosurit politik dhe sklleverit e diktarures u zevendesuan nga te burgosurit dhe sklleverit e mafies qe lindi dhe lulezoi pikerisht nen qeverisjen e vizionit Vicidolo-Lazaratas. Mbi 20,000 femra u trafikuan dhe u sklleveruan ne prostitucion prej 92 ne 97, mbi 3,000 femije minorene u trafikuan, sipas statistikave 60% e shqiptareve do vdisnin per buke sikur mos te ishte per emigrantet, prodhimi i pergjithshem kombetar nuk arriti kurre as ate te vitit me te keq te Hoxhes.

    Rendi, disiplina, rregulli social u zhduk. Burgaxhinj ordinere dolen nga burgjet si te persekutuar politike, dhe u bene madje edhe shefa komisariatesh sic ishte Agron Brace ne Fier. Nenat, grate dhe motrat e shqiptareve perdhunoheshin, perdhoseshin prej langove dhe gangove se administrata e qebur e Sal Rames ishte e paafte dhe e korruptuar ti mbronte. Vendi qeverisej prej horrave te Sal Vicidolit dhe Azem kontrabandistit, me 6 muaj kurse tek Plepat e Durresit injorante qe as firmen nuk dinin te hidhin. Intelektualet dhe akademiket e kohes u konsideruan "mbeturina te komunizmit", u kthyen ne qesharake perballe klases se re te suksesshme, ate Azemo mafioze te trashe si derkuc neper benza te rinj.

    Kundershtaret politike u burgosen, u rrahen si kafshe, u terhoqen zvarr nga floket, u detyruan te lene ate vend e te degdisen neper bote, iu perdhunuan femijet sic ben me gocen e Pashkos, i kercenuan familjet sic ben me ate te Brozit, i thyen brinje e nofulla sic ben me Edi Ramen, gazetaret u rrahen me dhjetra, u dogjen redaksi gazetash si ajo e Koha Jone, mbi 30 shqiptare vdiqen neper burgje pa gjyq nga rrahjet e xhahileve qe mbushen rradhet e policise, madje edhe gazetaret e BBC u rrahen dhe keqtrajtuan. Te tjere edhe u zhduken si Remzi Hoxha. Edhe Hashim Thacin e debuan me shqelma nga Shqiperia kafshet e Sales.

    Keshtu qe here tjeter mos i bej hesapet pa hanxhine. Nuk ka skllever me te skllaveruar, komb me padinjitet, popullate me te perdhosur, njerez me te turperuar se ata qe iu mungon shteti, dhe jeten ua kontrollon horri dhe gangsteri ordiner qe krijon ky shtet. E pra, as Palerat dhe Lenkerat e PPSH nuk e zhveshen ate vend nga dinjiteti e krenaria sa e zhveshi Sali Vicidoli, dhe Azem kepucari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 10-08-2008 më 02:49

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zarathustra! Shkruan gjate dhe me duf dhe mire ben, se shpirti tend e di. Une s'kam te drejte te ve ne dyshim kete shpirt, pasi nxjerr dufe qe cdo shpirt shqiptari i ka. Mire deri ketu. Por i futur edhe une kesaj gjendjeje shpirterore, fale shkrimit tend, tek ndjeja dhe une dufet e mia per te dy kohet, s'di pse u ndjeva perseri i vetmuar me veten. Sepse, ndersa dufi im vazhdonte dhe vazhdon i pakornizuar, i pa anesuar, ajo c'ka me shkaktonte ne shembuj konkrete dufi tend, sikur po ma ngushtonte hapesiren e te vertetes. Prisja pra nje dufaxhi te paanshem, qe s'pajtohet vertet me katastrofat politike, ekonomike e shoqerore te ketij vendi dhe nuk i emeron ato me dy-tri emra te pervecem. Sepse, po te ishte e keqja e ketij vendi ne keta dy-tri emra, duhej te pranojme qe qenkemi populli me budalla i botes. Jo, i nderuar, nuk eshte ketu e verteta e gjendjes. Pa marre ne analize te hollesishme shkrimin tend, dua te them vetem kaq, qe qindra mijra shqiptaret e degdisur gerxheve te botes, kur moren kete degdisje, nuk dinin e nuk njihnin as Sale e as Azem, as Gramoz e as Rame(Nanon s'duhej ta harroje se kete e dinin ama), etj, etj... Ata njihnin c'kishin jetuar dekada te tera deri ate dite ikjeje. Dhe iken nga syte kembet... Dhe u bene me te mire e me te liq, me te lumtur e me te vuajtur andej nga iken. Se vertet iken nga ferri, po mos kujto se aty ku vajten i priste parajsa. Ca te verteta te tilla nuk mund t'i anashkaloje as Ramizi vete, jo pastaj nje qytetar a fshatar i thjeshte si une e ti(me fal nese nuk ben pjese ne kete kategori).
    Pasojat jane fenomeni me i thjeshte dhe me i lehte per t'u share, ofenduar, tallur. Sepse jane pasoja, te gjorat dhe shkaktaret ate duan, qe ne keshtu te vazhdojme tere jeten tone, te meremi vetem me to dhe ata, shkaktaret e kataklizmose se madhe t'i leme rehat ne kupolat e tyre te luksit. Ja, pra ku dola dhe une ne dufin total dhe jo te njeanshem, ne ate duf qe s'pyet per Hoxhe e Alia, per Nano e Rame, Gjinush e Ceke, Velaj e Ngjelaj, Sale e ndonje tjeter te haruar. Por, c'te bej, i nderuar, qe s'mund te heq dot nga kryeja e listes, ata qe dhe te dua une e ti, nuk i heq vete historia e ketij vendi???
    Miqesisht e sinqerisht Mondi
    --------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  5. #25
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    fakt,akoma ne vitin 2008,shqiperia eshte vendi me i varfer ne europe,gjithashtu nje vend i pashprese,nuk duket asnje drite ne fund te tunelit,nuk duket fare ne horizont asnje lloj force politike e ndershme qe ta nxjerre kte vend nga bataku ku e kane futur plehrat leader-a keto 100 vjetet e fundit.
    kemi administraten me te korruptuar ne europe e ngjashme me shtetet me te qelbura afrikane.
    parulla"ta bejme shqiperine si gjithe europa"qe u perdor ne vitet 90,ishte nje thjesht nje parulle utopike e bukur.me kete klase politike te qelbur qe kemi ne nuk kemi per te arritur kurre te futemi ne BE.
    eh ketyre plehrave as qe ju kercet qe te futemi ne BE,perkundrazi ju intereson mos futja.

    ne rast se nuk do ishin me shume se 1 milion emigrante shqiptare ne europe,shqiptaret do kishin vdekur per buken e gojes,njelloj si ne somali.

    “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”.............jo vetem PD ka bere epoke,ka bere dhe PS,kane bere epoke ne vrasjen e endrres se shqiptareve per tu bere nje shtet normal europian.

    ps.qe PD ishte thjesht nje pjelle e partise se punes eh kte e morem vesh qe ne fillim qe muajin e pare sa u krijua.
    kurse partia e qelbur e punes nderroi emrin ne PS dhe u be akoma me e qelbur sesa ishte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 10-08-2008 më 05:58

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Kishte njerez skllever ne diktature posi, edhe te persekutuar edhe te burgosur apo keqtrajtuar, por keta ishin hicgje, krahasuar me ata mijera qe vdiqen per vetem 5 vjet Vicidol ne Shqiperi, per 5 vjet Sali ne Shqiperi statistikisht humben jeten 4 here me shume shqiptare nga fenomene qe nuk ekzistonin me pare sesa per 50 vjet komunizem, krim, kanun, lufte civile. Te burgosurit politik dhe sklleverit e diktarures u zevendesuan nga te burgosurit dhe sklleverit e mafies qe lindi dhe lulezoi pikerisht nen qeverisjen e vizionit Vicidolo-Lazaratas. Mbi 20,000 femra u trafikuan dhe u sklleveruan ne prostitucion prej 92 ne 97, mbi 3,000 femije minorene u trafikuan, sipas statistikave 60% e shqiptareve do vdisnin per buke sikur mos te ishte per emigrantet, prodhimi i pergjithshem kombetar nuk arriti kurre as ate te vitit me te keq te Hoxhes.
    Pa kete paragraf do e merrja shkrimin tend si nje shfryrje dufi sic kan gjithe shqiptaret qe jane te zhgenjyer, munduar e frustruar nga 18 vjet tranzicion qe ende vazhdon. Por te arrish te thuash se kemi qene me te lire (ose me pak te shtypur), me te kamur (dmth me pak te varfer) e me te zhvilluar (dmth me pak te prapambetur) gjate komunizmit hoxhist sesa gjate sundimit salist (ne fakt ne pushtet vetem 8 nga 18 vitet e tranzicionit), per mua i heq vetes te drejten e cdo serioziteti.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Komunistet ju sollen diktaturen, dhe po ata iu sollen edhe lirine, ju ishit kot, pa force, pa fuqi dhe pa vullnet, te fjetur dhe dembele perpara historise. Ju ishit turme qe prisnit tiu qeverisnin, sepse kur vinte puna te benit ndonje sakrifice hiqeshit menjane per te pare rehatin dhe interesin tuaj personal.
    Vetem me keto fjale qe ke shkruar ketu e ke treguar qarte origjinen!

    Faleminderit per sinqeritetin!


    Besoj se fjalet e meposhtme nuk jane te huaja per ty:

    “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë“

    Friday, 27 October 2006

    Nga Edi Rama, Ardian Klosi -

    Disa herë kemi shprehur mendimet tona politike në publik, qoftë në takimet me studentë, me intelektualë ose në biseda apo shkrime për shtypin e huaj.Megjithatë këta 9 muaj, qyshkurse në Shqipëri u përvijua një lëvizje masive antikomuniste, shumë gjëra u kthjelluan më tej dhe këtu na jepet rasti të shprehim thjesht dhe drejtpërdrejt mendimet tona për opozitën shqiptare. Jemi lidhur natyrshëm me lëvizjen e studentëve, demonstratat, refleksionet, më vonë me kërkesat e sindikatave të pavarura. Gjatë këtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjë nga partitë e reja politike, për arsyen e thjeshtë që nuk arritëm të identifikoheshim me to. Nuk e gjetëm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmë se deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore. Nga ana tjetër është ndoshta edhe natyra e krijuesit që e bën të vështirë disiplinimin në një parti të caktuar. Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, në publik, kur kemi mundur, në kushtet e një censure të pashpallur që ekziston- në forma të reja- sot e gjithë ditën. Kemi menduar se kështu pasurohet dhe jo dëmtohet një lëvizje e gjerë opozite kundërkomuniste, ashtu si çdo lidhje demokratike ka kudo në botën e zhvilluar edhe fraksionet e saj. Ka vlerë pra të theksohet sot, në muajin gusht, ajo që duhej thënë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Skuadra e opozitës zyrtare (në të vërtetë është e çuditshme që një forcë e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar dhe në pushtet lokale të vazhdojë të quhet gjithë ditën opozitë) dhe trajnerët e saj e ndërlikojnë shumë në rrjetën e paragjykimeve komuniste atë që ishte e thjeshtë që në fillim: -Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës , ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist. Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhnjimtari ose të munduri. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në rradhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik. Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe kskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria? Humanizmi ndaj bashkëpunëtorëve të pafat të Enver Hoxhës e nderon demokracinë shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta përfaqësojë atë.) Gjithë ata që diktatura komuniste i detyroi të braktisnin atdheun që në orët e para të vendosjes së saj, ata që i detyroi të kapnin pushkën e të rezistonin nëpër male, aty që i ndryu në burgje e internime- që nga figurat e ndritura të kombit e deri te anonimët- si dhe më të rinjtë që shpresonin një kthesë rrënjësore, prisnin një akt të madh patriotik nga liderët e rinj: hapjen e dyerve të partisë së tyre për të gjithë opozitarët brenda dhe jashtë vendit dhe jo ngutjen për të dalë në krye e për të kultivuar unitetin partiak- këtë çelës të ndryshkur fitorjesh. Pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lëvizjes punëtore në shkurt, braktisja që shqiptarët i bënë në masë atdheut, premtimet për fitore në zgjedhje dhe zhgënjimi që shkaktoi humbja, e mbi të gjitha ndalimi i krijimit të partive të reja (PD në bashkëpunim me PPSh) në maj janë rrjedhimet logjike të dobësive të opozitës zyrtare. Le të ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, pa dashur të luajmë pjesën e atij që jep gjykimin pasi njihet rezultati, por për hir të një analize që mund të na ndihmojë në vlerësimin e së ardhmes: Ç’ përfaqësonin Partia e Punës, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit përpara zgjedhjeve? Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorrën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me rradhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit“. Demokracia nuk lufton komunistët, por komunizmin; duke hyrë në zgjedhje (pavarësisht nga fitorja apo jo në to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit në Shqipëri, legalizoi një president, prania e të cilit është nënqeshja cinike e Enver Hoxhës mbi demokracinë, dhe njohu organizatën ilegale të Sigurimit të Shtetit- Çetën Plakë të Koçi Xoxes. Ngjarjet e shkurt-marsit duhet të na japin shumë mësime për gjendjen aktuale, sepse përsëri “opozita“ gjendet përpara disa udhëkryqeve parimore. Përsëri në Shqipëri drejton një forcë antidemokratike që nuk lejon të hyjë ligjshmëria në jetën tonë të përditshme. Ngjarjet e Shkodrës nuk kanë gjetur asnjë lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanë për të gjetur në klimën e procedurave antidemokratike që po ndiqen. Farsa juridike hyri në të gjitha ekranet tona për t’ u këmbyer me rubrikën “Sot në Kuvendin Popullor“. Amnisti apo pafajësi? (është fjala për debatin parlamentar i vitit 1991 për amnistinë apo pafajsinë e ish-të persekutuarëve politikë- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbërthyer në këtë gozhdë që e ngul gjithmonë ajo forcë që kërkon t’ i japë ligjshmëri një të kaluare anti-ligjore. Duhet të pranosh që ka pasur procese juridike për të kërkuar amnisti ose pafajësi- kur dihet se ka pasur vetëm despotizëm dhe mafia shtetërore. Eksodi- provoi edhe një herë që qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen në dorë dhe se turbullirat në Shqipëri i krijojnë forca jashtëligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njëherë bënë zhurmën e rastit dhe gjithçka u kthye atje ku ishte, gati për shpërthimin tjetër. Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme. Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkarisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji. Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike. Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi. Mendojmë se referendumi nuk e kërcënon spektrin e demokracisë, por përkundrazi prezumon në vetvete rritjen e spektrit të demokracisë; sepse demokraci do të thotë që secila shtresë sociale, çdo grup individësh, bile edhe çdo individ i veçantë duhet të ketë të drejtë për të gjetur te fryma demokratike mendësinë e tij. Si intelektualë të pavarur, të prirur vetvetiu të përkrahim forcat më përparimtare, këmbëngulim në idenë e debatit të hapur demokratik dhe e përsërisim me keqardhje që në Shqipëri ende nuk është krijuar mundësia për një debat të tillë. Për këtë qëllim mendojmë të hedhim në këtë artikull idenë e krijimit të një Forumi të gjerë demokratik në të cilin duhet të marrin pjesë të gjitha forcat antikomuniste, përkatësisht antikolektiviste, duke përfshirë këtu partitë ekzistuese politike dhe ato që do të krijohen, shoqata, grupe dhe individë të veçantë që kanë këtë tendencë; sepse vetëm kështu bëhet e mundur që lufta kundër komunizmit, e cila s’ është e thjeshtë, të organizahot në mënyrë radikale. Asnjeri s’ duhet të harrojë se ende janë të gjitha mundësitë që PSSh të marrë sërish pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe më keq, që Çeta Plakë të provojë një grusht tjetër shteti. Prandaj kjo e bën detyrë imperative krijimin e Forumit të gjerë antikomunist, i cili do të zgjeronte kufijtë gjithnjë e më të ngushtë të opozitës zyrtare.

    (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 179-185)
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-08-2008 më 09:50

  8. #28
    Kryeministri Berisha takohet me drejtues të kompanisë kineze ZTE, ndër më të mëdhatë në fushën e telekomunikacionit


    Gjatë qëndrimit në Pekin, Kryeministri Berisha u takua me drejtues të kompaninë ZTE, një ndër kompanitë më të mëdha kineze në fushën e telekomunikacionit, me një xhiro prej 10 miliard dollarë në vit. ZTE operon në fushën e teknologjisë së informacionit, në telefoninë celulare etj..



    Richard Guo, Zëvendëspresident i kompanisë dhe John Lee, Drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin u shprehën të kënaqur për këtë takim dhe i shprehën Kryeministrit interesin shumë të madh për tregun shqiptar. Ata e informuan Kryeministrin Berisha se tashmë kanë në Shqipëri një përfaqësi të tyre dhe së shpejti do të zgjeronin në mënyrë të ndjeshme aktivitetin e tyre.



    Kryeministri Berisha e konsideroi një lajm të gëzuar faktin që një kompani e fuqishme si ZTE shfaq interes dhe planifikon të zgjerojë investimet në Shqipëri. Qeveria shqiptare, - tha Kryeministri – do të ofrojë çdo lehtësim për kompanitë prestigjioze kineze për të hapur linja prodhimi në Shqipëri dhe për të eksportuar më pas në një treg më të gjerë, siç është tregu evropian.



    Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ofron shumë për investitorët dhe për ta bërë sa më atraktive klimën e biznesit në vend, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë nismash si “Shqipëria një euro”, vendosja e taksës së sheshtë 10 për qind, ndër më të ulëtat në Europë, digjitalizimi i procedurave etj.. Shqipëria, - tha Kryeministri - ofron gjithashtu edhe një treg pune nga më të leverdishmit dhe të mirëtrajnuar.



    Kryeministri vlerësoi gjithashtu vendosmërinë e kompanisë ZTE për t’u zgjeruar dhe shtrirë aktivitetin e saj në Shqipëri. Nga ana e tyre, drejtuesit e kompanisë u interesuan veçanërisht për strategjitë e qeverisë shqiptare në fushën e teknologjisë së informacionit. Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në moshën digjitale. Në këtë drejtim, Kryeministri u bëri me dije disa nga nismat e qeverisë si ngritja e laboratorëve të informatikës dhe shtrirja e internetit në çdo shkollë, digjitalizimi i të gjitha procedurave, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e aplikimit të procedurave ‘on line’ edhe në sistemin bankar. Shqipëria, - u shpreh Kryeministri – ka një ligj të mirë për tregun elektronik dhe tashmë duhet vullnet i mirë dhe trajnim i specialistëve për implementimin e tij.



    Drejtuesit e ZTE falënderuan Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë, duke u shprehur të gatshëm për shtrirjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.



    08/08/2008




    Kryeministri Berisha, në një interviste për CRI, shpreh vlerësimet për mikpritjen e Lojërave Olimpike “Pekin 2008”


    Në një interviste për Radio Kina Internacional (CRI), Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet për punën përgatitore, organizimin dhe mikpritjen e Lojërave Olimpike “Pekin 2008”.



    “Mikpritja kineze është e përsosur, por mendoj se po në këtë lartësi janë të gjitha terrenet, i gjithë organizimi dhe trajtimi, pra, çdo gjë ecën me një përsosmëri të vërtetë,” u shpreh Kryeministri, gjatë intervistës, të përkthyer në 43 gjuhë të botës.



    Kryeministri vlerësoi zhvillimin dhe ndryshimet që Kina ka pësuar, duke i konsideruar ato befasuese.


    “Unë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në vendin tuaj të madh. Kina po përfaqëson sot eksperimentin më të madh të ndryshimit në botë dhe në këtë kontekst, gjej gjithmonë ndryshime befasuese në çdo udhëtim timin. Por dua të theksoj një moment shumë të rëndësishëm. Admirova edhe përpjekjen e urbanistëve të Pekinit për të ruajtur hapësirën e gjelbër. Ndërtime ultramoderne, gradaçela të shumta, por edhe hapësira e gjelbër, jetike për qytetarët, m'u duk e ruajtur dhe e fuqishme.”


    Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë në Kinë, një ditë më parë ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Pekin 2008”. Para hapjes së Olimpiadës, Kryeministri Berisha ka përshëndetur, në një pritje në selinë e ambasadës shqiptare në Pekin, ekipin olimpik shqiptar, pjesëmarrës në këto Lojëra.



    Gjatë pritjes të dhënë nga Presidenti kinez Hu Jintao për nder të të ftuarve në ceremoninë e hapjes së këtyre Lojërave, Kryeministri Berisha është takuar dhe ka biseduar me personalitete të larta botërore.



    Gjithashtu gjatë qëndrimit në Pekin, Kryeministri është takuar me drejtues të kompanive prestigjioze kineze.

    09/08/2008

    Faqja zyrtare e Kryeministrise
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-08-2008 më 12:24

  9. #29
    Më 10 gusht, kryeministri kinez Wen Jiabao u takua në Pekin me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha që mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit.


    Wen Jiabao tha se midis popullit kinez dhe atij shqiptar ekziston miqësia tradicionale. Vitet e fundit, janë shtuar kontaktet e nivelit të lartë midis dy palëve dhe të dyja palët kanë përkrahur njera tjetrën në problemet e rëndësishme me interes të përbashkët. Pala kineze dëshiron të kërkojë së bashku me palën shqiptare mënyrën efektive për zgjerimin e tregtisë dhe të investimeve reciproke, në mënyrë që bashkëpunimi miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë të krijojë më shumë leverdi për popujt e dy vendeve.
    Sali Berisha u shpreh se qeveria dhe populli shqiptar e cmojnë shumë miqësinë tradicionale shqiptaro-kineze dhe e falënderon Kinën që i ka dhënë për një kohë të gjatë Shqipërisë përkrahje dhe ndihmë. Pala shqiptare shpreson se do të zhvillojë marrëdhëniet e bashkëpunimit të gjithanshëm me Kinën. (Du/ Artan)

    China Radio International

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    civilizim i thote zarathusi.. regjimit te enverit..
    dhe permend haxhi lleshin kadri hazbiun etj..

    i ngrati haxhi e kish nje grua zonje.. martuar me te qe ne koh te zogit ndoshta.. e kish 40 vjet haxhiu qe firmoste telegramet e urimit per burrshtetasit e vendeve me te cilat kish mardhenje vendi.. ose firmoste vendime pushkatimo varjesh qe ja binin gjykatat e larta...
    nje dizaj padroni .. i haxhiut..enveri.. zemrohet me gruan e haxhi lleshit.. pra gruaja e haxhiut plake ( bashk vendase me nexhmijen) kish bere ndonje gabim politik.. dhe enveri jep urdher.. dhe gruaja plake.. qe i bie me kto rregullat e sotme te ish zonja e pare e vendit.. meqe haxhiu llesh ish si nje fare presidenti i shqiperise.. merr rruget drejt gulageve enveriste dhe e degdisin ne belsho dumre..
    haxhiu vazhdon punen si president.. i civilizuar kurse gruaja e tij plake mbledh nje boce me placka trupi e le rezidencen presidenciale e hypen kamionit te debim intermnimeve( mrekulli e civilizimoit enverist) e mbillet ne gulaget enveriste e vetmuar..

    kushedi sa i civilizuar do jet ndjere i ziu haxhi .. kur nenen e femijve te tije .. dhe gruan me te cilen kishte 60 e ca vite bashkjetese.. ja marrin policet e civilizuar te enverit e ja ngarkojne ne kamion e ja degdisin belsho gulageve..
    kushedi sa e civilizuar do jet ndjere pedagogja.. e kimise fitore lleshi kur nenen ja internuan.. e i duhej te lyhej e zbukurohej per te treguar se ajo eshte e gezuar.. e se sve as nenen mbi partine e enverit..

    kushedi sa civilizim ka ndjere vlora kur enveri me hekrin.. fusin ne biruce ministrin legjendar te punve te perbrendeshme.. me te cilin mburrej vlora.. kadriun hazbi.. dhe nje nga nje ja shkulin te ngratit dhemb e dhemballe.. ata te civilizuarit prokuroret enveriste ..e torturojne me muaj te tere derisa skish brim rripi qe ti qendronte me tokza e pantallonave te mjerit.. dhe e nxjerrin ne gjyq 40 kile burre.. e i bejne akuza njera me genjeshter se tjetra.. e pastaj e pushkatojne.. dhe e hedhin ne grope te civilizuar..

    leshator..
    ju as per vete as per popull nuk bete civilizim..
    kasaphane jane plenumet e partise se punes.. dhe kto kasaphana.. pafund.. nuk morren fund kurre nga kurajo e antareve te ppsh-se ( ne se i kish mbet ksaj antaresie ndonje miligram kurajo ) ..
    atyre i dha fund dhe per ju.. kepucari azem.. dhe ju e pushkatuat pa gjyq azemin mbi 5 here..
    civilizim i madh o bisha..
    eshte e vertete se shum djem komuniste ishin bij pasanikesh..

    i tille ishte dhe gjik kuqali.. bir pasaniku shtepia e te cilit.. nje vile luksoze aristokrate ne tirane ishte residence gjat viteve te luftes ku hante pinte e strehoej enveri inë.. me .. miladin e dushan e derdhej parja e te jatit te gjik kuqalit.. ( gjika.. deshmor i luftes) vuuu qe te mos mungonte asgje ne tryez ku shtrohej enveri me shoket jugosllav.. e hanin gjith lezet gatimet e maxhordomit te famshem.. sterjo gjokorecit.. dhe mbas clirimit.. e marrin te jatin e deshmorit gjik kuqal.. e varin kokposhte ne birucat e burgut.. e i thone nxirri florinjte ku i ke.. o qen e bir qeni.. dhe vdes ne tortura strehuesi i te civilizuarit enver.. babai i deshmorit e furnizuesi i levizjes me mall e para pa hesap..

    vetem nje pik uje permenda nga deti i civilizimit leshatoroisto enverist..

    i nderuar zara thustra..thot mondi shalli..

    mondush.. nderi me kanibalizmin me aprovusin e krimeve.. me solidarizuesit me krimet nuk kan fare lidhje..

    thirri kaplloqes..

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •