Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Shkërmoqja e rrezikshme e partisë së socialistë

    Shkërmoqja e rrezikshme e partisë së socialistë

    23 Korrik 2008


    Nga Gjergj KOJA* - Po, rrezikon të jetë e vërtetë! Dhe nëse nuk do të pranohet nga lidershipi i PS si deri tani, nuk do të mund të reflektohet. Është një thërrmim në planin organizativ i socialistëve, është një thërrmim i shpirtit dhe moralit të socialistëve i cili erdhi gradualisht, erdhi gjithnjë në rritje dhe për këtë arsye, kam të drejtën tragjike të dyshoj se kjo shkërmoqje nuk erdhi nga padija, por me qëllim. Dhe këtu Edi Rama ka një përgjegjësi historike. Ky thërrmim i gjithçkaje nga vlerat që krijoi Partia Socialiste në vite, kohët e fundit arriti përmasa të rrezikshme, aq sa,kur Edi Rama ndryshoi edhe Kushtetutën brenda pak orëve bashkë dhe vetëm me Kryeministrin, atëherë iu sos durimi edhe Servet Pëllumbit teksa denonconte publikisht opozitën e trukuar që bënte PS-ja (Nuk e di ku e fut Rama, Pëllumbin, tek politika e re apo e vjetër?!). Ne fakt Rama kishte qëllime dhe synime plotësisht të qarta pse duhej të thërrmonte PS-në në krye të së cilës e lanë të hipte me 9 tetor 2005.

    Kështu, Rama u bë kryetari i një partie te cilën më parë e urrente. Dhe ky është rasti i papreçedent në historinë e partive politike të majta apo të djathta në Evropë. Prandaj atij i duhej një parti pa të kaluar politike dhe për këte arsye nuk u ndal në përjashtimet de facto të çdo socialisti me emër, që për probleme të ndryshme nuk binte dakort me të. Ai nuk kishte rrugë tjetër për të sjellë të gjithë Bashkinë e miqve te tij në PS nëse nuk zhdukte më parë brumin socialist qe gjeti. Ai kishte frikë nga socialistët që kishin investimet dhe kontributet e tyre politike në PS dhe që nuk ia dinin për nder askujt qenien e tyre ne PS. Atij i duheshin njerëz që futjen në drejtimin e PS t’ia dinin për nder vetëm atij. Dhe këta ishin njerëzit që nuk kishin as edhe një orë të vetme militimi politik në PS deri në fillim të 2006-ës. Dhe pikërisht për të bërë këto spastrime, ai bëri goditjen e parë me sëpatë duke ndarë PS në politikë të re dhe në politikë të vjetër. Dhe pikërisht në funksion të qëllimit të tij ai bëri hapin tjetër fatal teksa u kërkonte falje shqiptarëve për politikën e keqe e të paudhë të 17 viteve dhe për qeverisjen e keqe 8-vjeçare të socialistëve. Natyrisht ai nuk e quante veten pjesë e kësaj qeverisjeje edhe pse vetë kishte 10 vjet në pushtet pa zbritur një ditë.

    Mandej, goditjet thërrmuese të Ramës në PS vazhduan rrjesht :

    * u zhdukën organizatat e PS (të cilat pothuajse nuk mblidhen më);
    * u zhdukën Këshillat Zonale të PS në qytet e fshat, të cilat ishin në fakt një bërthamë shumë e mirë e analizës së aktivitetit politik të PS dhe të të zgjedhurve të saj;
    * bëri nje çorbë të tmerrshme herë duke e ndarë e herë duke e bashkuar PS e qytetit dhe PS e fshatit, duke hutuar çdokënd;
    * zhduku Forumin e Gruas Socialiste dhe FRESSH-in si dy shkolla politike që me dinamikën dhe pavarësinë e tyre kontribuan vërtet shumë në prodhimin e politikanëve socialistë dhe në një emancipim radikal të PSSH, jo dhe aq të lehtë, sidomos për të bindur ndërkombëtarët;
    * ai e ka tmerr fjalën “Kryetar”: çdo institucion të PS që duhej të kishte kryetar dhe struktura për të zhvilluar përgjegjësinë politike të forumit, ai e zëvendësoi me koordinatore, kudo koordinatore që nuk dinin se ç’koordinonin e lëre pastaj të drejtonin;
    * Edi Rama nuk zhvilloi asnjëherë asnjë analizë politike të rezultateve të testeve elektorale ku u fut PS në periudhën 2006-2008; ai asnjëherë nuk guxoi të analizonte bashkë me strukturat e PS pse humbi PS nëe zgjedhjet për deputetë në zonat elektorale te Pogradecit, Tiranës, Shijakut. Ai nuk analizoi politikisht asnjëherë si dhe pse fitoi PS 10 nga 12 kryetarët e Bashkive më të mëdha në Republikë dhe pse humbi shumicën dërrmuese te këshillave bashkiakë dhe të gjithë këshillat e qarqeve. Ai asnjëherë nuk kërkoi llogari sa këshilltare vendore humbi PS në 2007 në raport me vitin 2003.
    * Ai asnjëherë nuk guxoi te analizonte politikisht cili ishte roli i aleatëve të PS e në veçanti i LSI në fitoren e kryetarëve të bashkive të Tiranës, Durrësit, Lushnjës, Beratit, Lezhës etj. Ai asnjëherë nuk u prononcua publikisht me përgjegjesinë se mbi ç’strategji do të funksiononte koalicioni PS-LSI në këshillat bashkiak dhe të qarqeve.

    A nuk shkon drejt thërrmimit një parti që, perveç problemeve të tjera nuk bën asnjëherë asnjë analizë të aktivitetit politik elektoral të strukturave të saj dhe nuk nxjerr asnjë konkluzion se ku dhe pse gaboi apo ku dhe pse fitoi??

    Shkërrmoqja e rrezikshme e socialistëve ka vërtet kohë që ka filluar. Por, epilogu i rëndë pritet të marrë rrugë që nga shtatori i i këtij viti e në vazhdim. Nëse Edi Rama me “djemtë” si Gramozi, Fatmiri, Kaçi apo Ylli nuk reflektojnë, atëhere epilogu i shkërrmoqjes do të jetë vrastar dhe shumë i dëmshëm për vlerat e demokracisë në Shqipëri, pasi bashkësia e socialistëve përbën një thesar për lirinë dhe ekonominë e shqiptarëve. Kjo shkërrmoqje nuk mund të ndalet as nga manovrat e pistave të tipit “10 anëtarë të LSI kaluan në PS”, as nga futja e kandidatëve për deputetë të G99 në listat e PS, as nga aksioni i një stili të ri politik të Ramës, i cili gjatë turit të tij nëpër fshatrat e Shqipërise, thonë ka filluar te flejë nëpër shtëpitë e fshatarëve për t’i qenë sa më pranë halleve të tyre (p.sh. ne Xibër të Dibrës).

    Është një thërrmim i socialistëve i cili pa dyshim duhet ndalur, për të ruajtur vlerat, kapacitetet dhe energjitë e mirëfillta të shumë socialistëve të vërtetë që me sa duket nuk u duhen më atyre që Rama mori direkt nga rruga, nga doganat apo nga PD dhe i futi në Asamblenë Kombëtare të PS, pa qenë as edhe një ditë të vetme anëtarë të PS. Ky brum i socialistëve nuk mund të ruhet pa një riorganizim drastik të së majtës shqiptare. Këtu misioni historik dhe sfida politike që i takon të përballojw LSI bëhen esenciale, të rëndësishme dhe të rënda. Është një sfidë që nuk mund të kalohet me sukses nëse socialistët nuk rigjejnë njëri-tjetrin në një të majtë ndryshe, të riorganizuar, efiçiente dhe të përgatitur për të marrë pushtetin. Interesat e një shumice shqiptarësh që sot janë të papërfaqësuar politikisht nga PS dhe PD nuk mund të barazohen dot apo të anashkalohen nga taktika djallëzore e së ashtuquajturës “tradhëti” ndaj siglës PS. Partinë e bëjnë njerëzit me vlerat e tyre. Kjo PS kështu siç është katandisur sot po largohet gjithnjë e më shumë nga socialistët e vërtetë të cilët Rama i quan politikë e vjetër.
    Shkërrmoqja e shpirtit dhe e iniciativës politike të socialistëve erdhi gradualisht dhe u bë mbytëse, mbi të gjitha nga mungesa e të bërit opozitë të PS. Specat, kastravecat dhe domatet, pavaresisht se kanë zënë një axhendë të gjerë të liderit të PS në turin e tij të dialogut nëpër Shqipëri, nuk mund të thuhet e aq më pak të besohet se përbëjnë një opozitë te mirfilltë politike kundër qeverisë dhe Kryeministrit. Pas bilbilave qe u frynë ne Parlament, socialistët u bënë aq të urtë sa i mundësuan qeverisë kalimin butë butë të çdo lloj skandali që mund të ndodhte, përfshirë edhe Gërdecin.

    Dhe së fundi diçka direkt per Edi Ramën.

    I dashur mik: Duke mos pasur as sot as kurrë ndonjë gjë personale me ty, të siguroj se ky qëndrim i imi nuk artikulohet kështu aspak nga ndonjë pakënaqësi personale ndaj teje në lidhje me pozicionin tim aktual politik në PS. Po të ishte puna se do të më duhej të luaja rolin e servilit politik ndaj teje apo të konjukturalit per tu rehabilituar nga ty, të garantoj që këtë rol do të mund ta luaja shumë më mirë se Edlira Haxhiymeri, Vjollca Ibro, Taulant Balla apo Pandeli Majko. Por unë kam jetuar ndryshe në PS dhe kam ndarë një moral tjetër politik me socialistët. Është pikërisht ky moral politik ndryshe që dikton ringritjen e socialistëve në një të majtë të reformuar dhe përfaqësuese. Ështe pikërisht ky moral politik ndryshe që do të të bëjë edhe ty një ditë të kuptosh se servilët dhe mosmirënjohësit nuk njohin vlera por vetëm kryetarin e radhës.

    *Ish-deputet i PS


    Gazeta Sot

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-07-2008 më 16:24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Po me pelqen kjo foto ahahah
    Me mir i shkon nje tjeter fjal , por sesht keq as sallam.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    epilogu i shkërrmoqjes do të jetë vrastar dhe shumë i dëmshëm për vlerat e demokracisë në Shqipëri, pasi bashkësia e socialistëve përbën një thesar për lirinë dhe ekonominë e shqiptarëve
    une e kuptoj shqetesimin e dydrinsit dhe te padronit te tij per kete shkermoqje te ps ...

    sepse ajo merr me vete edhe pd ... dhe ...

    merr fund sundimi dy-parti i sigurim-punizmit ...

    ndaj tosi po krijon nje grupim te qendres ... qe te shkoje andej ku ti thone ata qe mbajne ne duar fijet e ps dhe pd ...

  4. #4
    Këta duhet të ikin

    27/07/2008 - 11:03
    • Taulant Balla

    Këto ditë kam qenë shumë më i kujdesur për të lexuar opinionet e shkruesve të ndryshëm në shtypin e ditës. Të them të drejtën jam ndjerë mirë dhe i mbështetur nga ata të shumtë, që përmes vlerësimit të paanshëm dhe korrekt, denoncuan si të paprinciptë, të pamoralshëm, të padenjë dhe të papranueshëm sulmin, dhunën dhe kërcënimet për vrasje të Sali Berishës dhe duplikatës së tij femërore, të cilës nuk dua t’i përmend as emrin. Jam ndjerë i inkurajuar nga ata miq dhe shokë, që i qëndruan pranë njerëzve të familjes sime për t’i kaluar me heshtje, maturi dhe urtësi këto ditë të vështira për ta, të fyer dhe të provokuar në moral dhe në nder. Po ndalem këtu, duke qenë i bindur se të gjitha nënat dhe motrat shqiptare, të fyera dhe prekura njëlloj sikurse nëna dhe motra ime, do t’i mbajnë mend gjatë ato fjalë prej rrugaçi, për ta ndëshkuar dhe larguar me votë njëherë e mirë fatkeqësinë më të madhe të shqiptarëve në këto 18 vjet, i ngjashëm për nga forma, përmbajtja dhe veprimi me idhullin e tij, Enver Hoxhën.
    Por në kalim e sipër të komenteve dhe opinioneve, më zunë sytë një emër të vjetër, të një politike të vjetër, të një ish-ministri të partisë sime. Kisha kohë që nuk kisha dëgjuar për të, që para dy vitesh, kur vajti dhe u mbyll tek zyrat e FRESH-it, në katin e pestë tek PS-ja dhe nuk i lëshonte, a thua i kishte pronën e vet personale. Është e vërtetë që në Shqipëri ka ca parti që janë dhe konsiderohen nga mbajtësit si prona personale, përfshirë këtu partinë në pushtet, por të them të drejtën më duket e paperceptueshme sesi mund të jesh 10 vjet kryetar i një forumi rinor, në kushtet e mungesës së rinisë së përjetshme. Ju kujtoj se kjo orvatje “forever young” i pati dhënë këtij individi një portofol ministri, zëvendësministri dhe një mandat deputeti. Mjaftueshëm për t’i thënë partisë tënde faleminderit përjetë dhe për të mos u bërë bukëshkalë.
    Po e lexoja me kujdes këtë “forever young”-un, duke shpresuar se dy vjet do t’i kishin mjaftuar për t’u ftilluar dhe për të hequr dorë nga baltosja e punës së shokëve dhe shoqeve të partisë së vet, parti që e kishte bërë ministër dhe deputet. Shpresova se mos i kishin ardhur sytë dhe larë veshët, për të parë e dëgjuar veprimin më të madh politik të ndërmarrë nga një parti politike në Shqipëri në këto 17 vjet, Dialogut me Shqipërinë. Por në vend që të ftillohet, ky përfaqësues tipik i asaj politike të vjetër që na mban ende peng në batakun e Sali Berishës, vazhdon t’i japë frymëmarrje askujt tjetër, veçse Saliut.
    Si guxon ky ish-ministër, të tallet me punën tonë të përbashkët, nga kolltuku i butë i shtëpisë së vet, kur Edi Rama dhe të gjithë ne, anëtarë kryesie, anëtarë të Asamblesë Kombëtare, po shkojmë në çdo qytet dhe fshat, në çdo familje shqiptare, për të kuptuar më mirë hallet dhe problemet e tyre. Po e bëjmë këtë me bindjen se pushteti nuk është një kolltuk i ngrohtë përfitimi personal, por një përgjegjësi shumë e vështirë që kemi dhe duhet të ndjejmë, për aq kohë që kemi vendosur të jemi në politikë.
    Në baltosjen e tij ky ish-ministër kishte përdorur edhe emrin tim dhe të kolegut tim Pandeli Majko, i cili ka qenë kryetar i FRESH-it para këtij ish-ministrit të vjetër. Fakti që ka ardhur pas Majkos duhet ta kishte ftilluar të kuptonte këtë ish-ministrin se pse ka ikur para Majkos nga politika.
    Në përfundim, më vjen keq që e humba këtë mundësi komunikimi që me ofroi gazeta “Panorama” me qytetarët shqiptarë, me individë si Sali Berisha dhe me këtë ish-ministrin e paaftë të partisë sime. Megjithatë, duhet të merremi edhe me këta, se përndryshe vazhdojnë t’i bëjnë dëm vendit dhe shoqërisë sonë. Këta duhet të ikin.

    Gazeta Panorama

  5. #5
    Gjergji Koja: Afera korruptive ne Kryesine e PS-se.

    17 Tetor 2006


    Kryetari i FRESSH-it {Forumi Rinor EuroSocialist Shqiptar } Gjergji Koja nuk ka njohur punimet e konventes se Forumit si dhe perzgjedhjen e koordinatores Megi Ayteresa si pasardhese te tij. Ne nje emision televiziv, Koja ka theksuar se thirrja e Kongresit nuk ka zbatuar rregullat e percaktuara nga statuti i partise. Sipas tij, kongresi i vertete i FRESSH do te mblidhet ne 24 mars te vitit 2007 ne baze te vendimit te dale nga forumi me i larte drejtues sic eshte Komiteti i Pergjithshem Drejtues. "Nuk e njoh kongresin e filluar dhe te mbaruar nga Edi Rama. Aktualisht strukturat e FRESSH-it jane duke zhvilluar konferencat neper rrethe dhe eshte bere me dije dhe kryesia e PS-se per te gjitha keto aktivitete", ka deklaruar Koja. Ai ka theksuar se konventa e FRESSH-it nuk eshte se nuk njihet nga ai personalisht, por nuk njihet nga strukturat dhe forumet e FRESSH-it. Nderkohe qe Koja e ka cilesuar si nje farse mbledhjen e konventes, e cila i ka sherbyer, vetem kryetarit te PS-se Edi Rama.

    Gjithashtu Koja ka theksuar se "FRESSH nuk mund te perjashtohet nga PS, por perkundrazi vazhdon dhe do te jete nga pjeset me te fuqishme dhe bazamenti i PS-se."
    "FRESSH do te vazhdoje te mbeshtese PS-ne ne zgjedhjet lokale, por nuk do te kemi asnje bashkepunim me te gjithe ata qe duan emblemen e PS-se per tu ruajtur nga drejtesia, e cila pa dyshim do te veproje ndaj ketyre njerezve qe perdorin partine per te ruajtur veten" u shpreh Koja.


    Gjithashtu Koja ka bere kritika edhe ne adrese te shume anetareve te kryesise se PS-se, te cilet sipas Kojes duhet te ndiqnin shembullin e ish-kryetarit Nano dhe te terhiqeshin nga postet drejtuese te PS-se. Ne kete pike ai permendi Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafen, duke bere edhe akuza per implikim ne afera korruptive te disa anetareve te kryesise se PS-se.
    Nderkohe qe menyren e perzgjedhjes se koordinatores se re, Koja e ka cilesuar si nje stermundim qesharak te Edi Rames per te bere kongres te jashtezokonshem.

  6. #6
    Megi Ajtyresa jashtë “Summer Tour” të FRESSH

    14.07.2008
    • Forumi Rinor Eurosocialist ka vijuar dje "Summer Tour" në qytetin e Durrësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

    Në takimin e djeshëm, i cili drejtohej nga anëtarja e asamblesë socialiste, Ajola Xoxe, ra në sy mungesa e koordinatores së Përgjithshme të FRESSH-it, Megi Ajtyresa. Ajtyresa, e cila u zgjodh në krye të këtij forumi në tetor të 2006, duket se është mënjanuar nga ky funksion. Edhe pse ka qenë propozim i kryetarit të PS-së, Edi Rama që një nga aktivistët e shoqërisë civile nga qyteti i Shkodrës të zgjidhet në krye të forumit rinor socialist, sot Ajtyresa duket se nuk e gëzon këtë mbështetje. Ajtyresa erdhi në krye të FRESSH pas mënjanimit të Gjergj Kojës dhe deklaratave të hapura të tij ndaj kryetarit socialist rreth menaxhimit, që ky i fundit po i bënte këtij forumi. Por pas dy vjetësh, duket se gjërat brenda forumit nuk kanë shkuar ashtu siç edhe pritej, kur jemi vetëm një vit para fushatës elektorale të 2009. Ka qenë një propozim i kryesisë dhe asamblesë socialiste për një riorganizim të forumit. Për këtë qëllim, asambleja ka mandatar Ajola Xoxën që të bëjë riorganizimin e forumit, i cili në vjeshtë do të kalojë në zgjedhje të reja të strukturave drejtuese të tij. Starti i këtij rinovimi ka filluar me nismën "Re-FRESSH Summer Tour - Për Politikat Tona Vendosim Ne", ku do të zhvillohen disa takime në të gjitha qytetet kryesore të vendit me qëllim rizgjimin e të rinjve dhe aktivizimin e tyre përpara fushatës zgjedhore të vitit 2009.

    Takimi

    Takimi i djeshëm u zhvillua në zonën e Vollgës me mbështetjen e bashkisë së këtij qyteti dhe degës së Partisë Socialiste. Ajola Xoxa, gjatë fjalës së saj, duke folur për keqqeverisjen e maxhorancës aktuale e vuri theksin "tek absurdi i Qeverisë aktuale, e cila edhe vetë nuk ka besim te produkti që nxjerr, sikurse janë shërbimet publike, në një moment kur ministri i Arsimit i dërgon fëmijët e tij të mësojnë jashtë, apo homologu i tij i shëndetësisë, i kuron gjithashtu familjarët larg Shqipërisë". Më pas, Sokol Kondi i shpjegoi të rinjve nismën dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e saj, duke kontribuar me sa më shumë ide për përpilimin e programit politiko-rinor "nga ne për ne", si dhe i nxiti ata të bashkëpunojnë me gazetën e re "FRESSH Papper" që do të botohet së shpejti.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e ke bere çorap dydrins, je i çorientuar, apo te kane then qe te veprosh e postosh i çorientuar ...

    artikulli i pare mban daten 23 Korrik 2008;

    artikulli i dyte mban daten 27/07/2008;

    artikulli i trete mban daten 17 Tetor 2006, dhe

    ky i fundit 14.07.2008 ...

    kaq me merak e paske shkermoqjen e ps???

    ku e sheh ti rrezikshmerine e shkermoqjes???

    apo edi rama e kishte nxitur taulantin te fliste, ndaj komunisti sali berisha eshte betuar se nuk beje autokritike, pavarsisht se mbi 95 % e fajit i takonte taulantit ....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Cdo gje qe prek Edi do te prishet: ky eshte edhe fati i PS me duket
    dujsi leri datat e lexo artikujt me mire.....

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Cdo gje qe prek Edi do te prishet: ky eshte edhe fati i PS me duket
    dujsi leri datat e lexo artikujt me mire.....
    bubureca bluji, nostalgjike te tosit ...

    mo u shqetsoni, se edhe edi atje i ka mare udhzimet, aty ku sala e tosi ...


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Dujsi e kuptoj nervozizmintend po nuk behet gje me te shara. Mua nuk ma ndjen fare per te sharat tua. Do te desha te te takoja e te mi thoje ato fjale ne sy po nuk je nga ato ti . Nejse vazhdo ne rrugen tende se mire e ke.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Konferenca e Tiranës - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •