Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”

    Deklaratë surprizë e kryeministrit shqiptar gjatë vizitës në Kinë. Zyra e shtypit “zgjon” ndjenjat vëllazërore Shqipëri-Kinë

    Dukej sikur lexoje një deklaratë për shtyp të viteve ‘70 te njoftimi i djeshëm i zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ndërsa mes rreshtave shkëlqente si xhevahir një batutë “kuptimplote” e kryeministrit shqiptar. Vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Xhorxh Bush e kritikoi publikisht Kinën për shtypjen e të drejtave themelore, kryeministri shqiptar ka bërë lëvizjen më brilante duke pretenduar se udhëheqja kineze dhe ajo e partisë së tij kanë ndryshuar dy vendet respektive. “Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që ndodhej në Kinë me rastin e Lojërave Olimpike, ku me siguri Kina do t'i tregojë botës sukseset dhe progresin e saj të madh. Kryeministri Berisha e cilësoi vizitën e ministrit Jiarui në Shqipëri si të suksesshme dhe theksoi se dy partitë, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Komuniste e Kinës kanë sjellë ndryshime epokale në vendet e tyre, ndaj bashkëpunimi dhe angazhimi i ndërsjellë mes tyre do të njohë progres të vazhdueshëm dhe lidhje të forta nga të gjitha strukturat e tyre”, - njoftonte dje zyra e shtypit, ndërsa popullit kinez dhe atij shqiptar nuk i ngelet tjetër veçse t’i falënderojnë këto dy parti për begatinë dhe shkëlqimin që i dhanë jetës dhe mirëqenies së tyre. Por duket se ndryshimi epokal është më i theksuar dhe më i realizuar në Shqipëri (ndoshta prej faktit se jemi disi më pak në numër) nëse u referohesh kujtimeve mbresëlënëse që kishte përjetuar një tjetër ministër kinez gjatë qeverisjes epokale të Partisë Demokratike në Shqipëri. “Më pas, axhenda e kryeministrit vijoi me takimin mjaft miqësor me ministrin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zotin Wang Jiarui dhe përfaqësues të lartë të kësaj ministrie, në ambientet e Asamblesë Popullore të Kinës. Ministri Jiarui i uroi kryeministrit Berisha mirëseardhjen dhe e falënderoi për mikpritjen e tij dhe të popullit shqiptar gjatë vizitës së tij në Shqipëri, për të cilën ai u shpreh se ishte mjaft mbresëlënëse”, - shkruante dje zyra e shtypit të Kryeministrisë, ndërsa njoftimi për shtyp theksonte edhe një tjetër iniciativë epokale të kryeministrit Berisha i cili “duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, shprehu dëshirën për të pritur kryeministrin e Kinës, zotin Wen Jiabao në Shqipëri”. Me siguri që edhe në këtë rast dy popujt do të përjetojnë një eksperiencë mbresëlënëse dhe epokale.



    Albania




    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Te me falin te gjithe simpatizantet fanatike te Berishes...

    ...por ai eshte vetem nje k.oqe dhe mallkimi i yne qe e kemi kryeminister..
    por e keqja nuk ka fund ketu..e keqja eshte qe nuk duket ne horizont asnje
    udheheqes me i mire se Sala. Zgjedhjet po vijne. Sala eshte k.oqe ne politike..qofte te perbrendeshme ..qofte te perjashtme..
    ..por asnjeri ne opozite nuk duket premtues..dhe mallkimi qe na ka bere Zoti vete eshte qe edhe per zgjedhjet e ardheshme
    zgjidhja me e mire, me keqardhje e them, do te jete prap Sali Berisha...oboboooo mjere neeeeee!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 08-08-2008 më 20:52

  3. #3
    DEM I KUQ Maska e lenci_80
    Anëtarësuar
    16-04-2007
    Vendndodhja
    españ, mendjen e kam ne laprak , bertas fort PARTIZONI FITORE.
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    ...por ai eshte vetem nje k.oqe dhe mallkimi i yne qe e kemi kryeminister..
    por e keqja nuk ka fund ketu..e keqja eshte qe nuk duket ne horizont asnje
    udheheqes me i mire se Sala. Zgjedhjet po vijne. Sala eshte k.oqe ne politike..qofte te perbrendeshme ..qofte te perjashtme..
    ..por asnjeri ne opozite nuk duket premtues..dhe mallkimi qe na ka bere Zoti vete eshte qe edhe per zgjedhjet e ardheshme
    zgjidhja me e mire, me keqardhje e them, do te jete prap Sali Berisha...oboboooo mjere neeeeee!
    tE NJEJTEN GJE MENDOJ DHE UNE KE TE DREJT DAJTI HAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
    PARTIZONI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dajt..

    le te qeshi rapsoli.. sepse i lejohet sepse aq di..
    po jo ne te shqiperise..
    ti e di mire se.. kina ndertoj ne shqiperi gati 95% te krejt objekteve industriale energjitike.. ushtarake etjetj..
    mos harro se nxenesit shqiptar qe nga 1965-sa kan mesuar me fletore kineze..lapsa kinez bojra kineze pelikan e lloj lloj kineze.. stilograf e stilolapsa kineze.. pun dore kineze.. e librat jan shtypur me leter kineze bile dhe veprat e dulles qe i lexojne ala rapsolet e ilirid kosov-diaspores jan shtypur me leter kineze..
    ska tynel ushtrie e port-baz ushtarake qe ska ven dore tekniku kinez..
    aeroplanet helikopteret topat tanket pushket kallashet kepucet boja kpucve grosha mielli kutite e mishit panda qumshi orizi qe hante ushtria e populli shqiptar e krejt gjithcka i solli kina..
    ska fabrik ne shqiperi qe prej themelit e deri ne prodhim nuk pat punen djersen e mendjen e teknikeve kineze..
    hidrocentralet e termocentralet jan ndihme e kines.. uzinat kimike e nafta e kudo jan bere me ndihmen kineze..
    antenat e radio tiranes e tv jane ndertuar me ndihmen kineze..
    minierat e hekurudhat jan bere me ndihmen kineze..
    transporti detar perbehej nga vaporre te ndertuar me parate e kinezeve..
    traktoret e kombajnat kineze kan pluguar e korrur fushat tona..



    dhe ne fund ppsh tregoi fytyren e saje mosmirnjohese duke mohuar ndihmen kineze 30 vjecare.. e miljarda e miljarda dollare ndihme ne para.. plus punen e mijra e mijra kinezeve ne cdo cep e qoshe te shqiperise..

    saliu perfaqson shqiptarin e ndershem.. qe njeh ato qe populli i tij ka perfituar nga nje popull tjeter i vuajtur.. sic eshte populli kinez..

    pyesni baballaret tju tregojne..

    ki kopuku i albanies ha e pi me llumin e ppsh-se me xhelatet e saje ka lidhjet e punet mafioze e ketej na shet perendimorin..

    i di saliu punet..

    suksese..

    jo po taulantet arapo armanas..te na drejtojne ne..

    jo mole..

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Do kishte qene interesante qe z.Sali Berisha te kishte ngritur dy gishtat si perhera, gjate parakalimit te perfaqesuesve shqiptar ne hapjen e olimpiades.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hajde Sali hajde
    Vertet kane bere epoke edhe partia komuniste e Kines me katovicen shembullore kineze dhe Pd Saliut.
    Ajo e kines beri qe Kina te behet dyqani botes
    Ajo e Saliut beri qe Shqiperia te behet turpi botes

  7. #7
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Do kishte qene interesante qe z.Sali Berisha te kishte ngritur dy gishtat si perhera, gjate parakalimit te perfaqesuesve shqiptar ne hapjen e olimpiades.
    James ti spaske pare gje fare me duket, sepse xhaxhi Sala i ngriti dy gishtat qe cke me te

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    haha lume ne per kryeministrin qe kemi dhe gomari do e kishte zili

  9. #9
    [QUOTE=Dajti;1992269]Te me falin te gjithe simpatizantet fanatike te Berishes...[/QUOTE.
    Ka ca nga kto fanatiket te fiksuar fare , poi shave saliun kush e di ca te bejne/
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zhuka..

    a e di pse ke mbiemrin zhuka..
    piet gjyshin ..
    sepse kini qene skllever..
    e ti ditmir.. me lenka cukon ne pushtet qe e ke kusho..shum shum do ishe sot..brigadier e antar partie ne sektorin e perimores..ku do u merrje shpirtin grave e vajzave te mjera myzeqare qe do punonin nga 4 e mjesit deri ne 7 te darkes arave e rreshtave pafund.. prashitje e vaditje e me 30 lek dita punes.. e ti do ruaje se mos te shkretat vjedhin piperkat e fasulet e dritero agollit.. ose ose.. do te kish cuar lenka porosi te ndonje gjermen komiteti qe ti te shkonje ne shkoll te sigurimit e te beheshe operativ i zones se cermes ku te zbuloje armiqte e partise ne gulaget myzeqare se mos shkruajne ndonje parulle prapa stallave..

    sot ti mor zhukan i zhukave flet nga italia me internet.. diskuton makina e pc-ra e ipode e muzika e cupa.. e mode e hugo boss..
    o i pleshtave..


    qe vetem po te permmendej nga ndonje lushnjar italia krejt dega e brendeshme e lushnjes do ish vene ne alarm e ti si syshqiponje i partise do zbuloje organizaten armiqesore qe kish llafosur per muzik italane..per bidona kokakole te kapura me not ne divjak.. apo se x reaksionar ja ka qepur kaubojs pantallonat pe doku nje te riu me partishmeri..
    kjo do ish jeta e juve zhukarakve e bizhdilo zhapikve te myzeqese..

    skini turp..
    jini bere me vila e vetura..me tv e video.. me bahce e me lope.. e kini trecerekun e fisit jashte shteti.. e dje as deri ne rrogozhine skish shkelur kemba juaj e mesuar zbathur ne shekuj..

    me sandalle ne dore shkonte mamaja jote ne lushnje e i vishte te rruga mbasi lante kembet me uj kanali..

    kaq raja i kini sojin sa as sot sguxojn te tregojne dicka per koh te partis punes..

    nejse.. rroni or zhapika zhukash se pa ju si do kishim petro koca e arta dade ne parlament..

    ka kush e nderon sali berishen..

    ska mbetur per ju zhabat..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-08-2008 më 08:17

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •