Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Latinet

    Latinet e lagjes sime, zeshkane te embel si krem karamel.
    Mblidhen fundjaves ne aheng alla spanjollce dhe defrejne.
    E si te mos me vloje gjaku dhe mua, mish e shpirt ballkanas puro.
    Tek shoh mesoburra tek perdredhin siper kokes cupezat ngjala.
    Mes gurgullitjesh dhe shkendijave te tignujve te Salzes.
    I karikuar me metaksan qe Lui ma mbush me mik.
    Me nje tufe shiposh qe skermisin dhembet dhe leshojne xixa.
    Ndersa latinkat e vogla verviten na ajer si ne tablo te Chagallit.
    Pastaj ndonjera vjen dhe behet "Koketa" sic thone.
    Rrofte Merenge dhe pronari i klubit te fshatit tone!
    Rrofte populli latin dhe ai grek qe ne jep metaksan!
    Dhe shoket e mi qe bejne sikur jane esell,
    ne shtepi me shoqerojne, Ola!

  2. #12
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Amerika

    Mes Amerikes te madhe.
    Amerikes te shpifur e te pamate endem.
    Me poezite e mija lineare ankohem dhe shaj.
    Ato i shkojne per shtat,
    ketij grumbulli gumezhites mizash ngjyre jeshile.
    Sipas mundesive luftoj dhe une.
    Gumezhis pra.
    Qe neser te rrojme me te lumtur.
    Kur une te mos jem me,
    Dhe Amerike te jete bere gjithandej.
    Ku miza sydala tu zene syte.
    Ju fantazma te hutuara,
    qe vini verdalle neper skenen time.
    Te trullosura nga era e ndotjes.
    Me trurin shpelare nga dimensioni i peste,
    ai i Show-t,
    ne tufa, si derra ne tufa.
    Me aq sa mundem,
    per nje bote me te mire.
    Ju thurr nje poezi.
    Qe tu vije turp nga vetja.
    Qe te me vije turp nga vetja.
    E te leshohem pikiate, te dendem me m*t
    une dhe poezia ime e dhjere.
    Te lindur te dy ne motin e Amerikes se madhe.

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Me pelqeu Lendina.

    Te terheq bute e te leshon forte
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Te gjitha
    Te lumte mendja dhe dora.
    Vecova ,valixhja ime e murrme .dhe Atdheut.
    Kurajo dhe suksese te metejshme.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #15
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Leila faleminderit per komentin e mencur !
    Kolombi faleminderit per vleresimin,
    do doja te kisha me shume kohe dhe gjendje te volitshme per te krijuar, poezia eshte si nje lloj katarsisi, do doja te kisha me shume momente te tilla.
    me respekt Armando!

  6. #16
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Nje poezi e qete

    Gjenialiteti per te cilin flet
    pedagogu im plak dhe Shopenhaueri
    gjendet tek cdo njeri.
    Me kujtohet Kerouac
    me choruset e tij te rrjedhshme.
    Me lindin plot dyshime brilante.
    Qe shkrihen ne lumin e madh te njohjes.
    Te gjitha bashke, gjerat
    zhyten me koke ne univers.
    Dhe une perseri kenaqem.
    Ketu, ne kohen tone te papuqshme.



    Kozmosi im.

    I ulur, i heshtur, i perthyer jam.
    Nen driten e vaket te objekteve.
    Balleperballe qelqit.
    Duke vuajtur teorite budiste.
    Duke soditur gotat shushunja.
    Dhe duart e mia te telekomanduara.
    Kozmosi im po pi.
    Nje pije te kthjellet.
    Qe derdhet qiejve.
    Qiejve te vegjel, te mpleksur, te mij.

  7. #17
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    CEZAR

    Bubullojne nga larg, nga historia,
    beteja te Cezarit ne koken time.
    Kurse une fitore si te Pirros shenoj perdite.
    Me veten.
    Ndersa me ju nuk kam qene i vertete.
    Degjomeni, shikomeni ja ky jam une!
    Besomeni qe gerthas perbrenda
    pa ze deri ne shembje.
    Dhe shtyhem zvarre neper transhete e erreta.
    Labirinthet e heshtjes sime.
    Qe oh sa te rrezikshme jane.
    Pusite e mija te vogela, ordinere.
    Qe si atak epileptik me shkaterrojne perdite.
    Me perplasin trotuareve sa here qe s'flas.
    Por askush nuk me sheh.
    Nje qytetar i rregullt me dosje nen krah.
    Me fshikni shkarazi me sup neper stacione.
    Ma degjoni kollen neper librari.
    Ne kafene une jam.
    qe me zor e nxjerr zerin prej gryke,
    dhe pastaj behet heshtje menjehere.
    Ne kembet tuaja i padukshem shembem.
    I tille jam une, i pajehone.
    I padegjuar, anonim si nje perkufizim.
    Duke lozur me pamundesite brenda vetes.
    Gjithmone duke enderruar.
    Se ndoshta nje dite Cezar do te behem.

  8. #18
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Permbytje

    Nga te kater anet vjen Gezimi.
    Me shkendija si barut.
    Si det kacek me dallge.
    Nga kujtimet ato me diell ka marre.
    Dhe femijerine te gjithen.
    Perzihet rruges me vjeshten e ftohte,
    rruget e lagura, bisedat e nates.
    Mendimet me te mira te njerezve i merr.
    Dhe aty afer, pa ardhur tek une.
    I bashkohet te qeshures tende nga dhoma e gjumit.
    Eh cfare gezimi qenka ky.
    Per mua, i gjithi si me porosi.
    Permbytje qenka, permbytje e bekuar.

  9. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mė ka ndodhur njėherė nė jetėn time, tė dėgjoj jehonėn e njė epileptiku. Ka qėnė ditė, e ai (mbase ajo) i ri nė moshė u pėrplas me zhurmė nė trotuarin para hotel turizmit tė qytetit. Kishte nė dorė njė rrjetė tė thurur najlon ēėrapesh, me tre apo katėr shishe qumshti bosh brenda. Jehona pėr ēdo vesh aty pari sigurisht ishte e shisheve, e me sa kisha dėgjuar njė epileptiku nė krizėn dhe gulēet e tij duhet ti vije diēka tė hekurt apo metaltė nė dorė. Nuk kujtohem sa i vogėl kam qėnė, por jo aq sa tė mos shquaja njė ēelės tė madhe e tė vjetėr nga ata tubanėt qė pėrdoreshin pėr portat e drunjta, e tė mos ja shtrėngoja nė dorė. Habi, panik, shkumė, dridhje, njerėz qė gati mė hoqėn zvarrė ndėrkohė qė ju shpjegoja se ēelsat ishin tė atij (asaj) dhe se ato do ta qetsonin.
    Kam qėnė vėrtet i vogėl atėhere, por tė dėshmoj se epileptiku ka jehonė, e kam dėgjuar vetė.
    Pėr hatėr tė shqipes tė lutem qė nėse atak epileptik nuk e shkruan nė latinisht ta shkruash sulm (atak) pėrdhesi, por dhe ordinere ta shkruash tė zakonshme.
    Nuk mė bind se pėrkufizimet janė anonime apo tė paemra.

    Mė pėlqeu e para.

    Tek e fundit ke njė presje pa kostumin e pikės.

  10. #20
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Plandosjet pertoke nga perdhesi jane metafore, jane plandosje te brendshme.
    Nga ana tjeter kam dashur te krijoj nje lidhje ngacmuese me faktin qe Cezari vete ka qene epileptik.
    "Ordinere" eshte tashme fjale shume e perdorur ne shqip qe ka nje ngarkese emocionale te ndryshme nga e "zakonshme", ka nje ngarkese pak pezhorative, prandaj dhe nuk perdora "e zakonshme" - nuk me bente pune.
    Sqarime te rastit keto

    D_D Faleminderit per komentin, edhe une vete jam flamurtar i shqipes se paster, por mendoj ndonjehere se poezise i lejohet tek-tuk ndonje lajthitje e vogel
    Faleminderit edhe njehere per vemendjen dhe urimet e mia per poezite e tua, i kam lexuar shpesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 22-09-2003 mė 01:44

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •