Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Talking Hakersat kosovarë, "sulm patriotik" ministrisë së Rulit

    Ndërhyrja në rrjet, për të paralajmëruar sulmet nga të huajt

    Faqja zyrtare e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është sulmuar dje gjatë paradites nga hakersat kosovarë, të cilët kanë ndërhyrë në rrjet për të paralajmëruar rrezikun që mund të vijë nga hakersat e huaj.

    Njoftimi i vendosur nga "specialistët" kosovarë të informatikës ka zgjatur për më shumë se dy orë, derisa kanë ndërhyrë përgjegjësit e faqes së internetit të ministrisë. Duke i kërkuar të falur ministrit Ruli për këtë "sulm patriotik", hakersat e paraqisnin shkakun e kësaj ndërhyrjeje të paautorizuar në rrjet me faktin se "faqja e internetit të www.mete.gov.al ka shumë probleme (vrima të zeza) dhe për këtë duhen marrë masat sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar sulmet nga hakersat e huaj".

    Kjo është hera e dytë e një sulmi nga "piratët" e informatikës që i bëhet një faqe interneti brenda një kohe shumë të shkurtër, kur më parë e njëjta gjë i kishte ndodhur faqes zyrtare të Postës Shqiptare.

    "Sulmi"

    Të vetëquajtur "Grupi i Hakersave Kosovarë", që në fillim të njoftimit kanë kërkuar të falur për ndërhyrjen në rrjet, por që këtë po e bëjnë "për të mirën e faqes të shtetit mëm Shqipëri". Sipas tyre, faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kaq shumë probleme dhe për këtë shkak duhen të merren masat para se hakersat e huaj të ndërhyjnë për të prishur rrjetin. "Këtë ndërhyrje në rrjet po e bëjmë për të mirën tuaj dhe lusim administratorët e serverit që të na kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur për t‘i ndihmuar për mbylljen e vrimave që ka faqja, për të mos lejuar piratët (hakersat) e huaj të sulmojnë faqet e shtetit mëm Shqipëri", thuhej në faqen e internetit të ministrisë.

    "Mbrojtja"

    Më tej hakersat kosovarë u bëjnë thirrje dhe administratorëve të faqeve të tjera të internetit të institucioneve të ndryshme në vend, duke iu ofruar mbështetjen e plotë në garantimin e sigurisë nga sulmet e paautorizuara. Duke kërkuar edhe një herë të falur, me një dialekt që mezi kuptohej,

    "Grupi i Hakersave Kosovarë" lë në fund të njoftimit edhe adresën se ku mund të kontaktonin administratorët shqiptarë që merren me serverat e administratës publike.



    Çfarë janë hakersat?


    Konsiderohen individë tepër inteligjentë në fushën e informatikës, si dhe të inxhinierisë elektronike, të cilët marrin përsipër përballimin e sfidave në shkatërrimin e rrjeteve informatike, pa pasur në vetvete një qëllim të fortë. Sulmet në rrjet nga hakersat kanë nisur në SHBA që në fillim të viteve ‘60, periudhë kur dhe lëndët e informatikës nëpër universitete po zgjeroheshin. Përveç ndërhyrjeve për shkatërrimin e rrjetit të internetit, hakersat janë në gjendje të krijojnë edhe "viruse", duke dëmtuar akoma e më shumë funksionin e kompjuterit.




    Precedentët

    Sulmi i Postës Shqiptare dhe

    klonimi i faqes së Kryeministrisë



    Ky nuk është rasti i parë që një faqe zyrtare interneti e një institucioni shqiptar sulmohet nga hakersat. Rreth tre muaj më parë e njëjta gjë i ndodhi Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, por kësaj here "piratët" ishin as më pak dhe as më shumë por vetë hakersat serbë. Pas klikimit, që në fillim të faqes kishte të shkruar "Kosova është Serbi". Një tjetër incident ndodhi edhe me faqen e internetit të Kryeministrisë, por ndryshe nga ndërhyrjet në rrjet, uebsajti ishte i klonuar. Pra, mjaftonte të mos shkruaje www.km.gov.al, por vetëm wwww.km.org dhe në vend të lajmeve të qeverisë ishin të pasqyruar barsoleta, ku personazhe ishin anëtarët e qeverisë dhe drejtues të politikës shqiptare.



    Sulmet e hakersave shqiptarë

    në Mal të Zi dhe Greqi



    Pak kohë më parë, hakersat shqiptarë sulmuan uebsajtin e Kuvendit malazez, në të cilin, në vend të përmbajtjes së zakonshme, ishte paraqitur një faqe e errësuar me shqiponjë dykrenore, me stemën e Shqipërisë me ngjyrë të kaltër. Mbi dhe nën stemën me ngjyra të bardha dhe të kaltra shkruante se në sajt kanë depërtuar hakersat nga grupi "Ulqin hakers grup" dhe forumi shqiptar "Zerokull". Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe hakersat shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilët për ditë të tëra sulmuan institucionet zyrtare të shtetit grek. Sipas mediave vendase, "specialistët" shqiptarë kishin përdorur një teknologji amerikane tepër të sofistikuar, duke ua bërë të vështirë punën ekspertëve grekë në zhbllokimin e faqeve të internetit.


    Gazeta Shqip
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Si nuk i bejne ndonje "atentat patriotik" ndonjerit nga ministrat, apo edhe kryeministrit?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Tani, nje mundesi tjeter per t'u konsideruar "per t'miren e shtetit mem Shqipni" eshte dhe dergimi i nje imeilli, apo t'i binin telefonit te ministrise, apo apo, mire fare, te dergonin nje delegacion ekspertesh te Ministria dhe te llafoseshin kembkryq per q'at pune.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Faqet e ministrive janë shumë të dobta, skanë faj këta, hackimi i tyre është shumë i lehtë. Pervç këtyre që janë rinovuar së fundi (psh http://mfa.gov.al/).
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Tani, nje mundesi tjeter per t'u konsideruar "per t'miren e shtetit mem Shqipni" eshte dhe dergimi i nje imeilli, apo t'i binin telefonit te ministrise, apo apo, mire fare, te dergonin nje delegacion ekspertesh te Ministria dhe te llafoseshin kembkryq per q'at pune.
    Qysh bre loqki dashka me qu imell? Duhet me shkatrru krejt faqen be nonen, me e mur vesh qita pe qka jena tu fol, me i parapri sulmeve te serbit kaja bre papakin e nones . A je tu mkuptue a jo be loqk?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Faqet e ministrive janë shumë të dobta, skanë faj këta, hackimi i tyre është shumë i lehtë. Pervç këtyre që janë rinovuar së fundi (psh http://mfa.gov.al/).
    Ajo eshte me e dobet akoma sepse ka shume javascripts dhe mund te manipulohet lehte me javascript injection. Me ate javascript goto mund te lexosh cfaredolloj faqeje apo dokumenti qe ndodhet ne cdo server apo folder, qofshin keo fotografi materiale PDF etj etj

    Thuaj shyqyr qe keto faqet tona jane vetem informative dhe skane materiale "Top Secret" se vajhalli kesaj pune.

    Faqet me Flash jane faqet me te mbrojtura. Sice eshte ajo e Top Channel psh

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Ajo eshte me e dobet akoma sepse ka shume javascripts dhe mund te manipulohet lehte me javascript injection. Me ate javascript goto mund te lexosh cfaredolloj faqeje apo dokumenti qe ndodhet ne cdo server apo folder, qofshin keo fotografi materiale PDF etj etj

    Thuaj shyqyr qe keto faqet tona jane vetem informative dhe skane materiale "Top Secret" se vajhalli kesaj pune.

    Faqet me Flash jane faqet me te mbrojtura. Sice eshte ajo e Top Channel psh
    E ke gabim. CMS eshte EasyWeb, CMS 100% shqiptare që ka 10 vite që zhvillohet. Nuk është e lehtë të thyhet, deri tani se ka thy njeri kodin.

    Ka nja 2-3 javë është lançu dhe ska pas anji problem. Beje provë lol "me e hakirat". Ndërsa webfaqet e tjera të ministrive janë bërrnut, model i vjetër kinez. Po edhe ato janë në proces ndërrimi.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk ke ca ti thyesh asaj faqe sepse ska gje per te thyer. Nese do kishte dokumenta apo faqe qe nuk duhet te lexoheshin nga publiku mund e gjendeshin shume lehte. Nese do te kishte login per administratore (se di nese ka se skam kohe te merrem me pa, e kam pa perciptazi) mund te futesh ne panel lehtesisht me javascript injection duke ruajtur nje cookie sikur e ke vizituar faqen e panelit te kontrollit me perpara.

    Per imazhet eshte perdorur nje script qe merr file nga diku, me directory traversal mund te futesh ne foldera te tjere dhe te marresh dokumenta me nje id te caktuar. Pra eshte shume pak e pasigurt sepse edhe sikur ti bejne programimin me te mire faqes, webmasters Shqiptare jane pyke ne menaxhimin e accessit te fileve dhe folderave ne server nga MySql apo nga FTP.

    Pra si faqe eshte e ndertuar mire por nuk eshte e sigurt, packa se nuk ka gje per te mbrojtur.

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Kot s'i fut ne pune ministria per ndertimin e nje site me te forte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 09-08-2008 më 06:32
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tani, nje mundesi tjeter per t'u konsideruar "per t'miren e shtetit mem Shqipni" eshte dhe dergimi i nje imeilli, apo t'i binin telefonit te ministrise, apo apo, mire fare, te dergonin nje delegacion ekspertesh te Ministria dhe te llafoseshin kembkryq per q'at pune.
    Kut të vie puna deri aty sa t'i dërgosh imell, çfarë do të bëjë ministri? Hakerat e kanë këtë profesion dhe ata e kryejnë punën e tyre se ministri s'merret vesh me këto punë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •