Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196

    HESHTJA E PLUMBTË - Nga Menduh Thaçi

    HESHTJA E PLUMBTË - Nga Menduh Thaçi


    Emri:  thaci-konfrenceshtypi3.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  10.2 KB

    Nga aspekti legal, zgjedhjet e para të parakohshme në Maqedoni përfunduan. Instancat e ndryshme shtetërore e dhënë bekimin e vet se çdo gjë është në rregull. Qeveria pra, mund të formohet dhe ajo, në nivel negociatash ndërpartiake është formuar. VMRO- DPMNE dhe BDI-ja dhënë njëra tjetrës fjalën e nderit për lojalitet, për besnikëri dhe kështu u qetësuan gjakrat, veçmas në radhët e BDI-së, përfaqësuesit e së cilës kërcënoheshin se nëse nuk do të respektohet vullneti i popullit do të kërcasë sërish kallashnikovi, se do të rihapet çështja e federalizmit etj. Pra, në këtë mënyrë u bë e qartë se këto kërkesa nuk qenkan qëllime politike, por instrumente për ta arritur qëllimin kryesor, të qenit në pushtet. Ky inversion, shpallja e qëllimit politik për instrument, dhe instrumentit për qëllim, në mënyrë të pashpjegueshme ngadhënjeu. Ata që sadopak marrin vesh nga politika, kuptuan se BDI-ja merret me politikë që të hyjë në pushtet dhe jo për t'i realizuar disa qëllime politike, si bie fjala federalizmi i Maqedonisë. Idetë politike për këtë parti brenda natës u bënë mjet për kërcënim dhe ofertë për allëshverësh politik: nëse do të jemi në pushtet nuk do t'i hapim këto tema, por nëse nuk do të jemi do t'i hapim, jo vetëm këto tema, por edhe ato që kanë të bëjnë me çështjet me interes vital për Maqedoninë, siç është kontesti me Greqinë lidhur me emrin. Gruevski e pranoi këtë ofertë, e rehatoi BDI-në dhe pandeh se ka bërë biznes të mirë, por si gjithmonë vonë do të kuptohet se dardha e ka bishtin prapa.

    * * *
    Pas arritjes së marrëveshjes për ndarje të pushtetit, Maqedoninë e pllakosi heshtja. Në krahasim me gjallërinë paraprake, kjo heshtje e ka peshën e plumbtë. As gëk as mëk! Heshtin të gjithë, politikanët, tek-tuk ndonjë deklaratë, përfaqësuesit diplomatikë, gazetarët, sidomos opinionistët. Nuk ka analiza politike për natyrën, qëllimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje, nuk bëhen krahasime në mes të premtimeve parazgjedhore dhe të atyre paszgjedhore, por në heshtje varri kapitalizohen interesat e grupimeve të ndryshme që e kanë fare të qartë se ç'kërkojnë nga të qenit në pushtet. Lufta për pushtet brenda llojit është e ashpër, ngaqë interesat janë të prekshme.
    BDI-ja nga një grupim folklorik-politik i kthehet qenies së vërtetë, grupimit që kohezionin e brendshëm e ruan mbi baza të interesit individual, përkatësisht mbi baza të krimit të përbashkët. E dinë luga ç'ka vorba, thotë populli, dinë ata vetë se kush sa e ka përvetësuar fondin e luftës, kush sa ka reketuar, gjobuar, kush sa... Sa më e rëndë dhe më gjerë shtrihet heshtja aq më mirë ndahen këto interesa. Prandaj është dhënë direktiva anëtarësisë dhe opinionistëve që të mos bëjnë shumë pyetje, as për qëllimet e bashkëqeverisjes e dhe as për afatet. Dhe ata heshtin, nuk analizojnë, heshtin si peshku në akuarium, heshtje varri, e plumbtë. Modelin e ri të komunikimit me opinionin, të flitet shumë dhe të mos thuhet asgjë e dha kryetari i kësaj partie, z. Ali Ahmeti në intervistën që ia dha "Zërit të Amerikës". Në pyetjen e gazetarit se kur do të zgjidhen çështjet që janë në interes të shqiptarëve, ai përgjigjet me gjuhën e re: "besoj që brenda këtij mandati do të zgjidhen çështje që akoma nuk kanë përfunduar, akoma nuk kanë gjetur zgjidhje, siç është gjuha shqipe që duhet të jetë një zgjidhje e pranueshme për shqiptarët e Maqedonisë, konform Kushtetutës së Maqedonisë dhe Marrëveshjes së Ohrit; gjithashtu edhe zgjidhja e statusit të njerëzve të dëmtuar nga viti 2001, duke u bazuar në ligjet e vendit si dhe shumë çështje që lidhen me ekonominë e vendit për të cilat ne do të japim kontributin aktiv...". Ky është ai vokabular i ri ku s'ka qartësi politike, logjike, juridike dhe s'ka afate. Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit sipas vetë marrëveshjes ishte dashur të përfundonte brenda vitit 2004, kur BDI-ja ishte në pushtet. Tani, në vitin 2008, pas katër vitesh, ai besuaka, kjo do të thotë se nuk është i sigurt, se kjo çështje do të zgjidhet brenda këtij mandati, pastaj ish luftëtarët e UÇK-së me të cilët ai lidhi kontratën morale për çlirimin e popullit shqiptar, në diskursin e ri të kësaj partie, që veten e paraqet si vazhduese e amanetit të të rënëve për liri u bënë "njerëz të dëmtuar në luftën e vitit 2001, statusi i të cilëve do të zgjidheshka sipas ligjeve të vendit". Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës ai shpreh bindjen se "pavarësia e Kosovës është shpallur, ajo është njohur nga SHBA-të, nga shumë shtete me influencë të Bashkimit Evropian, nga shumë shtete tjera të kontinentit dhe në këtë linjë duhet të jetë edhe Maqedonia".

    * * *
    Në një intervistë tjetër dhënë televizionit ALSAT, pyetjes së gazetarit për afatet e nxjerrjes së Ligjit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe për kërkesat e tjera ai u përgjigj "sa më shpejtë aq më mirë". Pra, për këto formulime të mjegulluara, pa kuptim dhe pa afat u vranë gjithë ata njerëz, u shkatërruan gjithë ato objekte, u rrënua imazhi i shqiptarëve në botë, u shkaktua gjithë ajo tragjedi dhe askush nuk kërkon llogari. Ndërgjegjja e atyre që duhej të ishin vigjilent po fle. Kjo heshtje është e rrezikshme, ngaqë fsheh në vete një manipulim kolosal. Aspak nuk i gëzohem kësaj heshtjeje dhe as katandisjes së një strukture politike, i thënçim shqiptare që dinjitetin kombëtar e dorëzoi për një grusht interesi dhe kontribuoi që partia maqedonase në mënyrë pompoze të kumtojë triumfin e saj mbi partinë shqiptare, e cila paskësh kërkuar vetëm kolltuqe, pa kërkesa politike që nuk janë konform me programin e tyre elektoral"Ringjallja në 100 hapa". Prandaj e shohë të udhës që të përkujtoj disa gjëra, për ta zgjuar ndërgjegjen, sidomos të atyre që hodhën gurë e drurë mbi PDSH-në:
    BDI-ja kur u profilizua si parti politike e kategorizonte veten si parti e majtë qytetare, madje anacionale dhe ishte krejtësisht normale që hyri në qeveri bashkë me LSDM-në në mandatin 2002-2006. Së këndejmi, ishte krejtësisht jo normale që, në emër të interesave etnike, ajo të kërkojë të hyjë në qeveri në vitin 2006 me një parti të djathtë, siç e kategorizonte veten VMRO-ja. Pas dështimit të këtij argumenti etnik, BDI-ja lëshoi në qarkullim argumentin e ri, atë të marrëveshjes së majit. Gruevski e mohonte një marrëveshje të këtillë, BDI-ja me ngulm theksonte se ajo ekziston dhe në emër të kësaj marrëveshje inekzistente e sulmonte PDSH-në, kinse ajo nuk paska sukses në qeverisje, përkatësisht të arsyetojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Tani kur arritën , si në vitin 2001 ta ndalin hovin e PDSH-së, tani kur bënë marrëveshje për bashkëqeverisje me VMRO-në, autori i diskursit të ri, të mjegullt dhe të pa konkretizuar, z. Ali Ahmeti thotë se "kërkesat e shqiptarëve do të zgjidhen konform Kushtetutës së Maqedonisë dhe Marrëveshjes së Ohrit". Ai këtë e tha me një komoditet befasues dhe të gjithë ata që paraprakisht na fshikullonin me atë marrëveshje inekzistente të majit, tani heshtin, nuk e pyesin, as Alinë as Velinë, ku u tretë kjo marrëveshje që ishte pjesa substanciale e fushatës së tyre elektorale, oferta me të cilën ata lidhën kontratë me elektoratin. Të gjithë ata që na torturonin me peshën historike të kësaj marrëveshje, tani heshtin, ngaqë dita ditës do të bëhen të vetëdijshëm për përgjegjësinë, për dëmin e shkaktuar. Heshtja e tyre dëshmon se ata nuk i kanë shërbyer çështjes, por një koniunkture politike, një interesi grupor. Kjo përgjumje është e rrezikshme; Gjatë zgjedhjeve faktorë të ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, politikanë, gazetarë e akuzonin PDSH-në për incidente të ndryshme. Kulminimi i këtij cinizmi arriti me rastin e incidentit në hyrje të fshatit Haraqinë, me ç'rast u vra një aktivist i BDI-së nga ana e forcave speciale maqedonase. Në mënyre mjeshtërore, të pa shpjegueshme u ndërtua akuza se prapa kësaj qëndruaka PDSH-ja. Është krejtësisht e pabesueshme se si ky rast, në sytë e opinionit e bëri BDI-në viktimë, ndërkaq PDSH-në fajtore kur dihej mirëfilli se PDSH-ja në asnjë mënyrë nuk ishte e involvuar në këtë incident. Askush nuk shtroi pyetjen ç'kërkonin kallashnikovët në duart e aktivistëve të BDI-së dhe përse ata vendosnin barrikada dhe e sulmonin policinë. Mjeshtëria e kamuflimit nën petkun e viktimës pati efekt në rezultatin zgjedhor. Ky incident, kjo vrasje u shfrytëzua në mënyrë të paskrupullt për marketing elektoral, në ditën e zgjedhjeve. Mediat shqiptare dhe maqedonase, me aluzione dhe drejtpërdrejtë e akuzonin, pa kurrfarë argumenti PDSH-në. Këto akuza ishin të paramenduara dhe parapërgatitura, ashtu si ishte arrestimi spektakular i Agim Krasniqit për ta kompletuar përshtypjen për fajësinë e PDSH-së. E njëjta metodë u përdor edhe me rastin e Brodecit që ishte tentativë e qartë e BDI-së që të dërgojnë mesazhe kërcënuese qeverisë së Maqedonisë për destabilizim të Maqedonisë për shkak, siç thonë ata të mos respektimit të dinjitetit të votuesve shqiptarë. Edhe me këtë rast askush nuk shtroi pyetje ç'kërkonin ata njerëz të armatosur deri në dhëmb në një shtet, të cilin z. Ahmeti e trajton si atdhe të tij dhe lufton për ruajtjen e integritetit të tij. Vrasjen e tyre, ngjashëm si me vrasjen e aktivistit të kësaj partie në hyrje të fshatit Haraqinë me kallashnikov në dorë që dikush ia ka dhënë, z. Ahmeti dhe opinionistët e tij ia veshin PDSH-së konkretisht kreut të PDSH-së. Pa e shtruar pyetjen se kush i nxit këta njerëz të armatosen nuk do të kuptohet për cilat interesa viktimizohen ata. Tash më është bërë e pashpjegueshme se si imponohet metoda e ndryshimit të tezave. Luftën e filluan për çlirim kombëtar dhe e përfunduan me politikën e integrimit, përkatësisht me lojalitetit ndaj shtetit, në fillim ishin çlirimtar pastaj u bënë qytetarë të devotshëm të shtetit, trumbetonin për njëfarë marrëveshje të majit, tani kërkesat e shqiptarëve dashkan t'i zgjidhin në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve edhe atë sa më shpejt aq më mirë, impononin parimin se qeveria duhet të formohet ndërmjet partive qe kanë fituar më shumë vota brenda elektoratit etnik, ndërkaq kur hynë në qeveri pajtohen me kërkesën që të mënjanohen kërkesat etnike, hynë në koalicion me një parti politike maqedonase duke u pajtuar me implementimin e programit të asaj partie që nënkupton suspendimin programit të vetë partisë të tyre që vë në dyshim nevojën, logjikën e ekzistimit të asaj partie, paralajmërojnë se kanë kuadër të vetin, ndërkaq pajtohen me kërkesën e mandatarit që përzgjedhjen përfundimtare të ministrave ta bëjë ai. Këto kompromise, kur hiqet dorë nga programi dhe kuadri në fakt suspendohet arsyeja, "raisone d'etre" e ekzistimit të një partie;
    "Disfata" e PDSH-së nuk u shkaktua nga mençuria, oferta joshëse e BDI-së, as nga analizat e opinionistëve, por nga institucionet e sistemit, nga skenarët që vënë në veprim mediumet, policinë, mercenarët ngjyrimesh të ndryshme, komisionet zgjedhore, veçmas atë republikan. Atë që nuk arritën ditën e zgjedhjeve, në kutitë zgjedhore, e kompensuan në zyrat e komisionit republikan zgjedhor ku u vendos që zgjedhjet të përsëriten kryesisht në zonat ku ka fituar PDSH-ja. BDI- ja këto zgjedhje i fitoi, ashtu si PDSH-ja i humbi ato në zyrat burokratike që funksionojnë sipas diktatit politik. Dikujt i konvenon butësia manare e BDI-së dhe pengon ashpërsia e PDSH-së, përkatësisht gatishmëria e BDI-së që të bëjë kompromise dhe refuzimi i PDSH-së që të heqë dorë nga autonomia e veprimit dhe e vendimmarrjes.

    * * *

    Por, mënjanimi i PDSH-së nga misioni politik, si në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2008, ende pa kryer mandatin flet për frikën e qarqeve të ndryshme brenda dhe jashtë Maqedonisë nga politika dhe mënyra e veprimit të PDSH-së.
    Me siguri kjo parti është bërë pengesë për disa interesa të hirta. Mirëpo, ky është fillimi. Detronizimi i PDSH-së gjithsesi është në funksion të heqjes së mburojës politike të popullit shqiptar. Institucionet maqedonase gjithsesi do të jenë në funksion të mendësisë dominuese që ka krijuar bindjen se lufta e 2001 ishte një komplot anti-maqedonas, se Marrëveshja e Ohrit ishte e imponuar, ashtu si edhe Ligji për amnisti. BDI-ja nuk ka forcë, nuk ka kapacitete politike dhe morale ta mbrojë popullin, veçmas ish pjesëtarët e UÇK-së nga hakmarrja institucionale dhe lë më t'i avancojë kërkesat e shqiptarëve. Tanimë është marrë vendimi politik që të procedohen lëndët e kthyera nga Gjykata e Hagës. Në fillim do të bindet kreu i BDI-së se duhet të kenë mirëkuptim për emocionet e popullit maqedonas dhe se do të gjykohen vetëm ata që u takojnë radhëve të PDSH-së.
    Tashmë janë dërguar ftesat për gjykim, që dëshmon për rolin minor të BDI-së në qeveri. Nëse Ali Ahmeti do ta gëlltisë këtë kafshatë të hidhur, do ta humb shpirtin politik. Pas kësaj do t'i vijë radha atij. Dallimi mes BDI-së dhe PDSH-së, mes tjerash ekziston edhe në sjellje. BDI-ja lehtë pranon të ketë mirëkuptim për emocionet dhe kërkesat e vëllezërve maqedonas dhe të heqë dorë po aq lehtë nga kërkesat politike, ndërkaq PDSH-ja arrin ta bindë, ndonëse me vështirësi, partinë maqedonase të ketë mirëkuptim për emocionet dhe kërkesat e shqiptarëve. Ashtu si arritëm dikur që ta bindim qeverinë e Maqedonisë të ketë mirëkuptim për emocionet e shqiptarëve, pra të refuzojë ekstradimin e Fazli Veliut, i burgosur nga interpoli gjerman, ashtu kohët e fundit ia dolëm të pengojmë gjykimin e lëndëve të kthyera nga Tribunali i Hagës. Maqedoninë e ka pllakosur heshtja, ngaqë edhe gojëkëqijtë kanë kuptuar se shkuan shumë larg.

    Autori është kryetar
    i Partisë Demokratike Shqiptare


    P.S. Meqenëse ky artikull është shkruar para se të miratohet rregullorja e Parlamentit, autori i këtij shkrimi nëpërmjet telefonit na u lut që të shtojmë edhe një fjali.
    "Sjellja e rregullores së Parlamentit në Maqedoni aspak nuk dallon për nga forma dhe përmbajtja nga abrogimi i autonomisë së Kosovës në vitin 1989 që bëri Kuvendi Federativ në Beograd dhe me sjelljen e kësaj rregullore, në mënyrë më frapante është thyer edhe Kushtetuta e Maqedonisë".
    Vazhdojmë SHQIP...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Rrofshin pallavrat e kryetarit te partise ne opozite.


    P.S A mund te me tregoni ju te PDSHs se cka ndodhi me Ruzhdi Matoshin, njeriu sikur humbi prej 1 qershorit.

  3. #3
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga Raim Lexo Postimin
    Rrofshin pallavrat e kryetarit te partise ne opozite.


    P.S A mund te me tregoni ju te PDSHs se cka ndodhi me Ruzhdi Matoshin, njeriu sikur humbi prej 1 qershorit.
    Ajde para se te flasish me ne na puth doren te gjithve . Mpuq Mpuq

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Kakarizin pulat(e cofta) te opozites, haha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nuro1
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    wien
    Postime
    133
    Citim Postuar më parë nga Raim Lexo Postimin
    Kakarizin pulat(e cofta) te opozites, haha.
    kaj si be minister bez resor kako u vllad mu lizes muda na vojvodata
    Not All Virgins Are Angels , And Not All Angels Are Virgins

  6. #6
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    PDSH-ja cdo here ka artikuluar interesin kombetar shqiptar andaj cdo here i kane bere shere te medha per ta larguar nga skena poltike dhe qeveritare,ashtu si ne vitin 2001 me lufte poashtu edhe ne vitin 2007 me zgjedhje te parakohshem dhe anulimin ne te gjitha vendet ku fitore bindese kishte pdsh iu be sher per largim na qeveria,,pse a mendoni ju te nderuar shqiptar pse i frigohen pdsh dhe Menduh Thacit , shume logjike eshte mendoni mire dhe analizoni ngjarjet dhe periudhat e hidhura te pdsh dhe Menduh Thacit,ishte po kjo bdi e cila ne vitin 2005-2007 e ndjeku nga sherbimi sekret maqedonas.eshte ky ky Crvenkovsi qe me mbeshtejen e bdi u fyt kryetar shteti i cili iu kanos Menduh Thacit per likuidim,,por ne si shqiptar duhet ti urojm shendet z.Arben Xhaferit dhe z.MEnduh Thacit se keto jane shqiptaret e vertet qe interesohen per shqiptaret ne Maqedoni.

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    PDSH-ja cdo here ka artikuluar interesin kombetar shqiptar andaj cdo here i kane bere shere te medha per ta larguar nga skena poltike dhe qeveritare,ashtu si ne vitin 2001 me lufte poashtu edhe ne vitin 2007 me zgjedhje te parakohshem dhe anulimin ne te gjitha vendet ku fitore bindese kishte pdsh iu be sher per largim na qeveria,,pse a mendoni ju te nderuar shqiptar pse i frigohen pdsh dhe Menduh Thacit , shume logjike eshte mendoni mire dhe analizoni ngjarjet dhe periudhat e hidhura te pdsh dhe Menduh Thacit,ishte po kjo bdi e cila ne vitin 2005-2007 e ndjeku nga sherbimi sekret maqedonas.eshte ky ky Crvenkovsi qe me mbeshtejen e bdi u fyt kryetar shteti i cili iu kanos Menduh Thacit per likuidim,,por ne si shqiptar duhet ti urojm shendet z.Arben Xhaferit dhe z.MEnduh Thacit se keto jane shqiptaret e vertet qe interesohen per shqiptaret ne Maqedoni.


    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    * * *
    Por, mënjanimi i PDSH-së nga misioni politik, si në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2008, ende pa kryer mandatin flet për frikën e qarqeve të ndryshme brenda dhe jashtë Maqedonisë nga politika dhe mënyra e veprimit të PDSH-së.
    Me siguri kjo parti është bërë pengesë për disa interesa të hirta. Mirëpo, ky është fillimi. Detronizimi i PDSH-së gjithsesi është në funksion të heqjes së mburojës politike të popullit shqiptar. Institucionet maqedonase gjithsesi do të jenë në funksion të mendësisë dominuese që ka krijuar bindjen se lufta e 2001 ishte një komplot anti-maqedonas, se Marrëveshja e Ohrit ishte e imponuar, ashtu si edhe Ligji për amnisti. BDI-ja nuk ka forcë, nuk ka kapacitete politike dhe morale ta mbrojë popullin, veçmas ish pjesëtarët e UÇK-së nga hakmarrja institucionale dhe lë më t'i avancojë kërkesat e shqiptarëve. Tanimë është marrë vendimi politik që të procedohen lëndët e kthyera nga Gjykata e Hagës. Në fillim do të bindet kreu i BDI-së se duhet të kenë mirëkuptim për emocionet e popullit maqedonas dhe se do të gjykohen vetëm ata që u takojnë radhëve të PDSH-së.
    Tashmë janë dërguar ftesat për gjykim, që dëshmon për rolin minor të BDI-së në qeveri. Nëse Ali Ahmeti do ta gëlltisë këtë kafshatë të hidhur, do ta humb shpirtin politik. Pas kësaj do t'i vijë radha atij. Dallimi mes BDI-së dhe PDSH-së, mes tjerash ekziston edhe në sjellje. BDI-ja lehtë pranon të ketë mirëkuptim për emocionet dhe kërkesat e vëllezërve maqedonas dhe të heqë dorë po aq lehtë nga kërkesat politike, ndërkaq PDSH-ja arrin ta bindë, ndonëse me vështirësi, partinë maqedonase të ketë mirëkuptim për emocionet dhe kërkesat e shqiptarëve. Ashtu si arritëm dikur që ta bindim qeverinë e Maqedonisë të ketë mirëkuptim për emocionet e shqiptarëve, pra të refuzojë ekstradimin e Fazli Veliut, i burgosur nga interpoli gjerman, ashtu kohët e fundit ia dolëm të pengojmë gjykimin e lëndëve të kthyera nga Tribunali i Hagës. Maqedoninë e ka pllakosur heshtja, ngaqë edhe gojëkëqijtë kanë kuptuar se shkuan shumë larg.



    Këto që i flet Kryetari i PDSH, janë argumente që flasin dhe rikujtojnë vetë aturon se në rrugen e tij politike te shpeshtnën, kur hyri në pushtet, harroi dhe anashkaloj, diferencoi dhe largoj anëtarët që vepronin për PDSH. Ashtu siç konstaton ai se qarqe të hirta e shtynë |PDSH nga kulltukët e pushtetit, mirë ëtë të analizojë faktet, sa anëtarëve që nga Kryesia Qëndrore e deri në degë dhe nëndegë, i ka hëngër nata përse nuk kanë qenë të përshtatshmit e tij të Refetit, Ernadi e Matosh Komandantit!
    Jemi në pozicione që të rishikojmë dhe të sjellim qëndrime mbi veprimet që të vënë në kokëtëshpinës! Këtë pozicion e përjetoj zotri Thaçi se pranoj të emroj shkarazi kuadro të hirta që edhe kur ia tregonin se ata persona denbabaden janë bashkëpunëtorë edhe të djallit, ai heshti se shumica prej tyre që ditëpërditë takoheshin me Matoshin padyshim se nuk e kishin lënë pa e kripur mirë ! Sepse dorë ne thatë thotë populli kush nuk e lëpin!

    Pastaj, ky analist i këtyre kolumnave patjetër duhet të bëjë rekapitularin e metatezës së vet sepse zgjedhja e tij për kryetar partie nuk e dijmë , apo fare nuk e shqyrtuan nëndegët. Ai erdhi si monarkët sipas shijes së zotri Arben Xhaferit, pa asnjë debat në Kongres! Ajo nuk ishte Heshtje e plumbtë. Mase ishte heshtja tunxh!

    Po ajo zgjedhje e tij dhe e klanit pastaj, nuk u bë në rrethna krejtësisht të jashtzakonshme? Pa himnin dhe flamurin shqiptar, sepse merrte pjesë dhe fliste thapathupçe Grujeski! Koha thonë është fëmija e sëvërtetës! Ajo rritet dhe bën hapat të arrijë te caku e ta thotë të vërtetën! Dhe e vërteta është kjo : Se me grupin e zgjedhur nëpër poste sipas shijes së Mendo Carit, ndodh kjo hallakamë! Ashtu edhe kalin kur e pyetën ! Kur e kishte pasur ma vështirë ! Vetëm atëherë kur i kishin prirë gomarërët sepse sajbiu me qëllimi i kishte nxierr të parët!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    shkrimi i Menduh Thaqit eshte nje shkrim objektiv mbi Maqedonijen post zgjedhore,por te njejtat fjale i thoshte edhe bdi per pdsh (ne kohen kur bdi ishte ne opozite)
    ne maqedoni populli shqiptar eshte ndare ne dysh,dy ane qe luftojne qe luftojne per te njejten qeshtje e per pushtet.si bdi e pdsh kane kerkesa te njejta (njohja e zyrtarizimi i gjuhes shqipe,punsimi e investimet me te medha ne vendet ku shqiptaret jane shumice,shkollimi i larte ,etj)te dy partite kane kerkesa te njejta ,njera prej pozites te pushtetit,tjetra ne opozite.
    atje eshte nje lufte ne dy fronte ;forcat jane ndare ne dy pjese ,fale etjes egoiste per pushtet prej dy paleve ,qe sillen si dy kampe te papajtura efakturen e ndarjes se partive politike atje e paguajne shqipateret e thjeshte
    le te mledhin mend partite atje si pdsh e bdi e te arrisin konsenzus per kerkesat e te drejtat kryesore atje(mos te ket opozite e pozite per disa qeshtje madhore te tyre)si gjuha,shkollimi,investimet etj
    me lehte vrapohet me dy kembe se vetem me nje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Këto që i flet Kryetari i PDSH, janë argumente që flasin dhe rikujtojnë vetë aturon se në rrugen e tij politike te shpeshtnën, kur hyri në pushtet, harroi dhe anashkaloj, diferencoi dhe largoj anëtarët që vepronin për PDSH. Ashtu siç konstaton ai se qarqe të hirta e shtynë |PDSH nga kulltukët e pushtetit, mirë ëtë të analizojë faktet, sa anëtarëve që nga Kryesia Qëndrore e deri në degë dhe nëndegë, i ka hëngër nata përse nuk kanë qenë të përshtatshmit e tij të Refetit, Ernadi e Matosh Komandantit!
    Jemi në pozicione që të rishikojmë dhe të sjellim qëndrime mbi veprimet që të vënë në kokëtëshpinës! Këtë pozicion e përjetoj zotri Thaçi se pranoj të emroj shkarazi kuadro të hirta që edhe kur ia tregonin se ata persona denbabaden janë bashkëpunëtorë edhe të djallit, ai heshti se shumica prej tyre që ditëpërditë takoheshin me Matoshin padyshim se nuk e kishin lënë pa e kripur mirë ! Sepse dorë ne thatë thotë populli kush nuk e lëpin!

    Pastaj, ky analist i këtyre kolumnave patjetër duhet të bëjë rekapitularin e metatezës së vet sepse zgjedhja e tij për kryetar partie nuk e dijmë , apo fare nuk e shqyrtuan nëndegët. Ai erdhi si monarkët sipas shijes së zotri Arben Xhaferit, pa asnjë debat në Kongres! Ajo nuk ishte Heshtje e plumbtë. Mase ishte heshtja tunxh!

    Po ajo zgjedhje e tij dhe e klanit pastaj, nuk u bë në rrethna krejtësisht të jashtzakonshme? Pa himnin dhe flamurin shqiptar, sepse merrte pjesë dhe fliste thapathupçe Grujeski! Koha thonë është fëmija e sëvërtetës! Ajo rritet dhe bën hapat të arrijë te caku e ta thotë të vërtetën! Dhe e vërteta është kjo : Se me grupin e zgjedhur nëpër poste sipas shijes së Mendo Carit, ndodh kjo hallakamë! Ashtu edhe kalin kur e pyetën ! Kur e kishte pasur ma vështirë ! Vetëm atëherë kur i kishin prirë gomarërët sepse sajbiu me qëllimi i kishte nxierr të parët![/QUOTE]




    Krejt cka don te thuash ti ke mund me me pak fjale te kishe thene ne qofte se do te ishe me objektiv pak. Ne shqiptaret i rregulluam krejt kerkesat tona e tash ka mbet te diskutojm per menyren e zgjedhjes se kryetarit. Nqse ashtu, si u zgjodh Ajo delja me floket e bardha kryetar i BDI-s...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndodhitë në Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 14:57
  3. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  5. A është heshtja gënjeshter?
    Nga s0ni në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-06-2004, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •