ligji per ''branitelat'' (ish ushtaret nga pala maqedonase te angazhuar ne konfliktin e vitit 2001),kaloi ne komsionin parlamentar, tashme ai ligj hudhet ne diskutim dhe do te pritet votimi i tij, ky ligj i shton edhe me shume te ardhurat dhe benificionet e ''branitelave'', u garanton atyre, sigurim shendetesor pa pages, tatime dhe dogana mjaft te ulta, banesa, etj etj, gjersa ligji per ish ushtaret e UCK as qe permendet, kush bart baren me te madhe per kete me siguri se Ali Ameti pasi qe ai eshte ish udheheqesi politik i UCK, lider i BDI-s dhe tashme edhe parti participiente ne qeveri.......


Reagimet e para kundėr propozim-ligjit pėr "branitelllat"

Edhe pėr UĒK-nė ligj si pėr "branitellat"

Bekim MURATI

Shkup, 14 gusht - Njė ditė pasi Komisioni i pėrgjithshėm qeveritar i dha dritė jeshile propozim-ligjit tė veēantė pėr tė drejtat e pjesėmarrėsve maqedonas nė konfliktin e vitit 2001, ekspertė juridik, analistė dhe liderė tė partive politike kanė shprehur reagimet e tyre tė ashpra kundrejt kėtij vendimi. Ata thonė se propozim-ligji i tė drejtave pėr "branitellat" ėshtė njė sprovė politike e koalicionit dhe diskriminim i hapur institucional i shqiptarėve, konkretisht veteranėve tė UĒK-sė. "Me kėtė ligj edhe mė tej shtohet hendeku dhe jobarazia midis ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare dhe pėrfaqėsuesve tė ushtrisė dhe policisė maqedonase. Nė aspektin politik, ky propozim ligj ėshtė njė sfidė pėr partnerin e ri tė koalicionit qeveritar - BDI-nė, e cila vihet para njė sprove, sepse e njėjta ka deklaruar se me VMRO-DPMNE-nė kanė marrėveshje pėr zgjidhjen e statusit tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ndėrkohė, tani si prioritet del zmadhimi i benificioneve vetėm pėr ushtarėt maqedonas", ka thėnė Jeton Shasivari, profesor universitar nė UEJL. Sipas tij, kjo situatė mund tė shkaktojė mospajtime mes partnerėve tė koalicionit, por nga ana tjetėr, do tė shkaktohet edhe revoltė tek ish pjesėtarėt e UĒK-sė, si dhe tek tė gjithė shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn vijė kanė vijuar edhe reagimet e liderėve politik tė partive mė tė vogla. Kreu i Bashkimit Demokratik Kombėtar, Hysni Shaqiri propozim-ligjin nė fjalė e ka quajtur tendencioz dhe pėrbuzės pėr veteranėt e UĒK-sė.
"Statusi i ish ushtarėve tė UĒK-sė dhe familjeve tė dėshmorėve ėshtė lėnė nė mėshirėn e Zotit. Deri mė tani, tė gjitha partitė politike kanė dhėnė premtime boshe se do ta mbyllin kėtė ēėshtje, por deri mė tani asgjė konkrete. Qė nga mbarimi i konfliktit tė vitit 2001, partitė politike statusin e pjesėtarėve tė UĒK-sė e kanė shfrytėzuar vetėm pėr marketing politik", ka akuzuar Shaqiri. Ai tregon se gjendja e familjeve tė dėshmorėve, invalidėve tė luftės dhe ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė ėshtė e mjerueshme dhe asnjė nga ata tė cilėt kanė humbur jetėn nė betejė, nuk marrin asnjė ndihmė. Pėr Harun Aliun, kryetar i Alternativės Kombėtare, fajtor pėr mungesėn e njė Ligji pėr veteranėt e UĒK-sė ėshtė partia shqiptare nė pushtet - BDI. "Fajtor kryesor pėr njė situatė tė tillė ėshtė elita politike shqiptare e cila participon nė qeveri. Nuk duhet qė t'ua kemi zili maqedonasve, sepse ato e bėjnė atė e cila ėshtė mė e mirė pėr ti vlerėsuar vlerat e tyre, nė kėtė rast 'branitellat', tė cilėt sipas qeverisė sė Maqedonisė, kanė luftuar pėr ti mbrojtur interesat e maqedonasve. Ndėrsa ne e injorojnė UĒK-nė, e cila e cila ishte faktor i sakrificės dhe e cila sadopak e avancoi dhe e ngriti ēėshtjen shqiptare", ka thėnė Aliu, njėherėsh ish-epror i lartė nė luftėn e vitit 2001. Ndėrkohė, propozim-ligji i ri pėr "Branitellat" edhe gjatė ditės sė enjte nuk ėshtė komentuar nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Njė pjesė e deputetėve tė kėsaj partie janė shprehur se akoma nuk e kanė shqyrtuar tė njėjtin, edhe pse anėtarė tė kėsaj partie kanė qenė pjesėmarrės nė mbledhjen qeveritare. Madje, zėvendėssekretari i Komisionit tė pėrgjithshėm qeveritar, Abdulla Azari nga radhėt e partisė sė Ahmetit kishte udhėhequr mbledhjen. Ndryshe, pėrveē shkollimit falas dhe shėrbimeve shėndetėsore qė ishin paraparė me ndryshimet e Ligjit tė vitit 2003, tani me propozim-ligjin e ri pjesėtarėt e forcave tė sigurisė maqedonase pėrfitojnė edhe banesa sociale, pensione personale dhe familjare, kompensime pėr risocializim, ndihmė tė pėrkohshme nga 300 rroga mujore, lehtėsime doganore, ēmime shtetėrore...